All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK, shtyhet komunikimi i akuzave për Metën

• Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave. • Raportohet se komunikimi i akuzës për Metën është shtyrë nga SPAK për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani. • Lidhur me këtë, Meta ka reaguar përmes një reagimi nga qelia, ku thotë se nuk ka patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri paraditen e sotme kur një gardian i ka thënë se e kërkojnë në SPAK. • Ai shprehet se do paraqitet në SPAK, sapo avokati të kthehet në Shqipëri. • Nga ana tjetër ish-deputetja, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi janw paraqitur në SPAK për tu njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre. • Ish-deputetja dha një deklaratë të shkurtër për mediat para se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku tha se kur çështja të shkojë në GJKKO, do të paraqiten vetëm avokatët mbrojtës, ndërsa ajo do të vazhdojë më projektet e saj. • Duke ironizuar, Kryemadhi tha se ajo i ka ngjarë babait të saj sepse shtoi e kanë përjashtuar 4 herë nga partia dhe 5 herë është pranuar përsëri. • Një ditë më parë, Ema Çoku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme dhe u njoh me akuzat e hetuesve. • Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho gjithashtu u paraqitu në ambientet e SPAK, ku u njoh zyrtarisht me akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. • Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve. • Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.

7 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

"S’e di a ka internet në burg!" Meta e quajti “Zegjine”, Kryemadhi sulmon Blushin: Ia transmetoi fansi i gardërobës sime, ia njoh çfarë rrace ka

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,
Monika Kryemadhi
All - Paragraf - 1

TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar pas daljes nga SPAK deklaratat e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, i cili në një postim në rrjetet sociale e quajti “Zegjine”. Kryemadhi tha se nuk e di a ka Ilir Meta internet atje në burg dhe vijoi sulmin ndaj sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi.

Ajo tha për Blushin se është transmetuesi i deklaratës dhe e cilësoi si "fansin e garderobës së saj". Kryemadhi shprehu keqardhjen për gjithë këtë histori që ka ndodhur. Ajo tha se Meta nuk ka pasur dijeni për asnjë shpenzet e saj sepse të gjitha të ardhurat financiare kanë ardhur nga familja e saj.

"Nuk e di a e ka parë, a ka internet Ilir Meta atje në burg që të shohë Zegjinenë. Jam e bindur që transmetuesi i kësaj, zëdhënësi i vet politik e shpirtëror, dhe fansi i gardërobës sime, që mund ta ketë udhëzuar vjehrri i vet se ai është. Se shyqyr Zotit ia njoh rracat që të gjithëve, se çfarë rracash kanë, çfarë prejardhjesh kanë dhe çfarë monstruozitetesh prodhojnë.

Më vjen keq për gjithë këtë histori që ka ndodhur për shkak të gjithë situatës. Unë kam përgjegjësitë e mia si ish-bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve të tij sa i përket gjërave që në njëfarë mënyre, por edhe sot, po qe se përsëritet prap, nuk e shikoj të arsyeshme ti tregoj Ilir Metës marrëdhëniet e mia familjare, shoqërore e personale.

Kam pasur marrëdhënie sentimentale me të dhe politike, politikisht kam qenë gjithmonë korrekte me të, moralisht kam qenë superkorrekte me të dhe financiarisht kam qenë superkorrekte me të. Nuk kam asnjë detyrim. Meta nuk ka pasur dijeni për asnjë shpenzim timin sepse të gjitha të ardhurat e mia financiare kanë ardhur nga familja ime, asnjë e ardhur financiare, qoftë një qindarkë s’më ka ardhur nga Ilir Meta", tha Kryemadhi.

10 MUAJ ME PARE

U njoh me mbylljen e hetimeve/ "Firmosëm por nuk jemi dakord", Kryemadhi del nga SPAK: Mamaja ime është quajtur pastruese, akuzohet se ka ndihmuar mua

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,
monika kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku është njohur me mbylljen e hetimeve.  Ajo mbajti dhe një deklaratë të shkurtër për mediat ku tha se kishte firmosur që nuk është dakord me akuzat dhe se për këtë ajo do të ndjekë gjithë procedurat e parashikuara nga ligji.

Kryemadhi tha se SPAK e akuzon për fshehje pasurie, ndërsa mamanë e saj, Fatime Kryemadhin e akuzon për pastrim të veprës penalë të saj. Kryemadhi shtoi se pretendohet se mamaja e saj ka blerë shtëpi me lekët që i ka dhënë ajo. 

“E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mu për të pastru veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha Kryemadhi.

10 MUAJ ME PARE

FOTO/ Gjeti një unazë para Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi batuta me gazetarët: Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,
kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi para se të futej në ambientet e SPAK tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga makina. Duke bërë batuta me gazetarët, Kryemadhi tha se do ta dorëzojë unazën në SPAK, ose do ta shesë për të paguar avokatin e saj. 

“Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita. Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’.”, tha Kryemadhi. 

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,

Ditën e sotme, ajo do të njihet me akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme. Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale.

10 MUAJ ME PARE

Kryemadhi para SPAK: Kur të shkojë çështja në gjykatë, nuk do paraqitem, do vijoj me projektet e mia! Unë i kam ngjarë babait tim...

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,
monika kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat para se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku do të njihet me akuzat e ngritura ndaj saj. Kryemadhi është shprehur se kur çështja të shkojë në GJKKO, do të paraqiten vetëm avokatët mbrojtës, ndërsa ajo do të vazhdojë më projektet e saj. 

"Kjo është drejtësia e Yri Kim. Unë jam e bindur se do të kemi një ekip shumë të mirë avokatësh e për hir të së vërtetës do të bëjme edhe një risi për sa i përket proceseve gjyqësore jo vetëm nga ana ligjore por edhe nga ana gazetareske dhe artistike. Kam marrë vesh që tani që shkon çeshtja në gjykatë, unë mund të mos shkoj fare ne gjykatë. Atje shkojnë avokatët. Unë vazhdoj me projektet e mia. Ça do bëj. Dëshmitarët, të gjithë që janë aty nuk kanë dhënë asnjë gjë kundër meje, as kundër Ilir Metës, as kundër mamasë time as kundër gjithë bashkëpunëtorëve. Pse do shkoj. Atje të gjithë kanë bërë lojë kungulleshkash. Me tha, i thashë, i mora, i bëra. Kështu që gjithë procesi atje është ligjor. Në do marrim provat, provat që ka çuar prokuroria, do ti ballafaqojmë . Aty janë nja këtër fashikuj që prokuroria u ka dërguar letër redaksive të gazetave, porataleve dhe u kërkon çfarë shkrimesh keni kundër Monika Kryemadhit. Ata i kanë marrë jo si indicie por si prova. Ka shumë gjera që ne do ti shikojmë se si janë...", tha ajo. 

Duke ironizuar, Kryemadhi tha se ajo i ka ngjarë babait të saj sepse shtoi e kanë përjashtuar 4 herë nga partia dhe 5 herë është pranuar përsëri.

"Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje. Kam ardhur sot tju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës. Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të. Mami im është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë ëshyë pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime. I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy. Në fund fitoi? Çfarë fitoi mi ka vdekur, është harruar. Të na rrojë inceneratori.", tha Kryemadhi. 

 

10 MUAJ ME PARE

Mbyllja e hetimeve, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK për t'u njohur me akuzat

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,
monika kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ajo do të njihet me akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit.

10 MUAJ ME PARE

"Sot u njoftova për paraqitjen në SPAK", Meta: Do shkoj sapo të kthehet avokati, mezi presim gjykimin dhe përballjen pas 6 vitesh hetimesh

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një njoftimi për mbylljen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Meta shkruan në postimin e tij se nuk ka patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri paraditen e sotme kur një gardian i ka thënë se e kërkojnë në SPAK. 

Ai shprehet se do paraqitet në SPAK, sapo avokati të kthehet në Shqipëri. Më tej shton se mezi pret "gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste."

POSTIMI I PLOTË:

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi.

U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian.

Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur.

Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!
ZERO prova penale!
ZERO akte dhe vendime të paligjshme!
ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!
ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!
ZERO pasuri të paligjshme!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

10 MUAJ ME PARE

Mbyllja e hetimeve/ SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën pas kërkesës së avokatit, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

Mbyllja e hetimeve/ Kryemadhi dhe nëna e saj paraqiten në SPAK,
kryemadhi, meta

TIRANË -Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet mbi dosjen e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, ndërsa ka nisur me komunikimin formal të akuzave. Raportohet se komunikimi i akuzës për Metën është shtyrë nga SPAK pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Ky i fundit ka informuar se ndodhet me pushime dhe si rezultat njoftimi për presidentin e PL-së do të bëhet ditën e hënë.

Ndërkohë Monika Kryemadhi dhe nëna e saj do të njihen ditën e sotme me vendimin për mbylljen e hetimeve. Një ditë më parë, Ema Çoku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme dhe u njoh me akuzat e hetuesve. 

Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho gjithashtu u paraqitu në ambientet e SPAK, ku u njoh zyrtarisht me akuzat e ngritura në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Xhixho mësohet se është thirrur për t’u njohur me provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, në kuadër të hetimeve. Ndaj babai të deputetes Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv përfshirë në dosjen e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputes Monika Kryemadhi.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

monika kryemadhi ilir meta fatime kryemadhi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë