Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare do të vulosë përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. • Në “Shënimet e javës”, Kryeministri theksoi se Shqipëria ka arritur një tjetër etapë të rëndësishme drejt Integrimit Europian, ndërkohë theksoi se qëllimi do arrihet me patjetër, që Shqipëria të anëtarësohet brenda kësaj dekade. • Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi edhe opozitën se gjatë procesit të negociatave është përpjekur të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke përmendur protestat me molotovë në Tiranë. • Sipas tij, “molotovarët" e Tiranës u përpoqën të krijonin perceptimin se Shqipëria ishte e izoluar dhe se rruga europiane e vendit ishte bllokuar. • Më tej, Rama njoftoi se Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër mbështetje financiare për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. • Sipas tij, bëhet fjalë për 49 milionë euro, duke e çuar në 212 milionë euro totalin e fondeve të përfituara deri tani nga Shqipëria. • Rama u shpreh ndër të tjera, se ky financim është rezultat i reformave dhe progresit të certifikuar nga Komisioni Europian në procesin e integrimit. • Kryeministri e cilësoi gjithashtu vizitën në Korenë e Jugut dhe Japoni si domethënëse për forcimin e partneriteteve dhe rritjen e interesit ndaj Shqipërisë. • Ai shtoi ndër të tjera, se gjatë vizitës ka zhvilluar edhe takime me kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë shfaqur interes për investime në Shqipëri
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Tokio se Shqipëria po rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe po fiton gjithnjë e më shumë respekt e vlerësim në arenën globale. Duke folur në "shënimet e javës", Rama e cilësoi vizitën në Korenë e Jugut dhe Japoni si domethënëse për forcimin e partneriteteve dhe rritjen e interesit ndaj Shqipërisë.
Sipas tij, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Aziatike të Lidershipit në Korenë e Jugut, ai prezantoi transformimet e Shqipërisë nga izolimi drejt integrimit europian dhe zhvillimit demokratik. Ai shtoi ndër të tjera, se gjatë vizitës ka zhvilluar edhe takime me kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë shfaqur interes për investime në Shqipëri.
“Këtu, mirëmbrëma, atje, mirëmëngjes! Përshëndetje nga Tokio, prej ku, mu përpara nisjes për në Shqipëri, po regjistroj këto shënime pas një jave domethënëse për Shqipërinë, për mënyrën se si vendi ynë rritet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Natyrisht, jo në përmasë, por në shkallën e respektit dhe të vlerësimit për dinjitetin me të cilin ndërveprojmë në komunitetin e shteteve. Fillimisht, në Korenë e Jugut dhe më pas në Japoni, ishin dy stacione ku gjetëm një interes të shtuar për Shqipërinë, një dëshirë të lexueshme për bashkëpunim dhe për forcim të miqësive të natyrshme mes vendeve demokratike. Në Konferencën Aziatike të Lidershipit pata rastin të flas si i ftuar nderi, me një përfaqësi të gjerë të komunitetit ekonomik të kësaj pjese të zhvilluar të botës.
Fola për transformimet e mëdha të Shqipërisë, nga izolimi drejt bashkimit me Europën dhe, më pas, në takimin me kryeministrin Kim Min-seok, u ndalëm në mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në inteligjencë artificiale, teknologji dixhitale, industri ushtarake dhe turizëm, duke cekur po ashtu simbolikën e takimit që përkon me 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Aty takuam gjithashtu një sërë kompanish të mëdha, prestigjioze, ku konstatuam një interes gjenuin për Shqipërinë, si shembull suksesi dhe si destinacion investimesh të mundshme. Më pas, këtu në Tokio, vizita e konfirmoi rritjen e nivelit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë. Ishte vërtet një nder i veçantë pritja me ceremoninë e lartë shtetërore nga kryeministrja Sanae Takaichi, me të cilën krijuam menjëherë një komunikim të drejtpërdrejtë dhe miqësor.
Diskutuam zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, në teknologji, në energji, mbrojtje dhe, po ashtu, edhe këtu, në turizëm. Siç u theksua më pas nga kryeministrja në statusin e saj, mbështetja e Japonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk ishte thjesht një mesazh formal, por një shprehje e respektit të Japonisë për suksesin tonë në rrugën e transformimit historik të shtetit shqiptar, në një shtet vibrant, demokratik dhe në zhvillim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm. Ishte kënaqësi dhe nder më vete edhe ftesa për të folur në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku ndava me studentë, diplomatë dhe akademikë historinë e transformimit të Shqipërisë, fazën ku ndodhet sot procesi i negociatave me Bashkimin Europian, si dhe pikëpamjet tona për të ardhmen e Europës së përbashkët.
Të mbushura me energji pozitive ishin edhe takimet me strukturat e parlamentit, kryeparlamentarin e Japonisë, deputetët e Ligës së Miqve të Shqipërisë, si edhe me komunitetin e sipërmarrjes japoneze. Por besoj se ajo që ka rëndësi, mbi të gjitha, është fakti se sot Shqipëria ka hyrë krejt natyrshëm në hapësira dialogu dhe partneritetesh, ku deri jo shumë vite më parë do të ishte vërtet e vështirë edhe të imagjinohej respekti që ka sot bota për vendin tonë”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër mbështetje financiare për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sipas Ramës, bëhet fjalë për 49 milionë euro, duke e çuar në 212 milionë euro totalin e fondeve të përfituara deri tani nga Shqipëria. Rama u shpreh ndër të tjera, se ky financim është rezultat i reformave dhe progresit të certifikuar nga Komisioni Europian në procesin e integrimit.
“Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave, është njëkohësisht vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes.
Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme. E pra, urime të gjithëve dhe, mbi të gjitha, faleminderit! Faleminderit çdo shqiptari dhe shqiptareje që beson, që mbështet dhe që ecën me ne në këtë mision historik. Forca! Forca! Shqipëria, asgjë nuk e ndal dot Shqipërinë europiane!”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se gjatë procesit të negociatave është përpjekur të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke përmendur protestat dhe incidentet me molotovë në Tiranë. Në “Shënimet e javës”, Kryministri ironizoi demokratët, duke thënë se u gënjyen nga mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe në fund humbën me turp.
Sipas tij, “molotovarët" e Tiranës u përpoqën të krijonin perceptimin se Shqipëria ishte e izoluar dhe se rruga europiane e vendit ishte bllokuar.
"Ai ballafaqim mori kohën e vet, ndërkohë që “molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo të molotovëve e flakadanëve që hidheshin nëpër Tiranë bënin xhiro në median e botës. Mblidh benzinë e hidh bombë artizanale me vandalë të paguar, u lëshuan po ashtu kanaleve e portaleve të Shqipërisë për t’i helmuar shqiptarët.
Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo çka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që sot janë pjesë e Bashkimit Europian apo synojnë të bashkohen me të. Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar.
U gënjyen, u gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari. Kështu, më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare do të vulosë përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në “Shënimet e javës”, Kryeministri theksoi se Shqipëria ka arritur një tjetër etapë të rëndësishme drejt Integrimit Europian, ndërkohë theksoi se qëllimi do arrihet me patjetër, që Shqipëria të anëtarësohet brenda kësaj dekade.
Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi edhe opozitën se gjatë procesit të negociatave është përpjekur të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke përmendur protestat me molotovë në Tiranë.
“Por, ashtu siç dhe dihej, shënimi i shënimeve është ai që lidhet me ballafaqimin mes Komisionit Europian dhe shteteve anëtare në Bruksel, për raportin e detyrave të kryera nga Shqipëria pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave. Ai ballafaqim mori kohën e vet, në ndërkohë që “molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo të molotovëve e flakadanëve që hidheshin nëpër Tiranë bënin xhiro në median e botës. Mblidh benzinë e hidh bombë artizanale me vandalë të paguar, u lëshuan po ashtu kanaleve e portaleve të Shqipërisë për t’i helmuar shqiptarët.
Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo çka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që sot janë pjesë e Bashkimit Europian apo synojnë të bashkohen me të. Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar.
U gënjyen, u gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari. Kështu, më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”, tha Rama./Dosja.al