LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Me mjete blind/ Ndalohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit të PS. Babai: Nallbati, po e ka 'personale' të merret me mua

• Një telefonatë ka ndaluar disa mjete të blinduara në Qafë-Kashar, brenda të cilave ndodheshin kushërinjtë Rraja dhe miqtë e tyre. • Ramazan dhe Rexhep Rraja, bashkë me tre shokët e tyre janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Shtetit. • Ndërkohë që për momentin janë bllokuar dhe 3 mjetet e blinduara për t'u kontrulluar se ku janë blerë dhe kujt i përkasin. • Ndëkohë që i biri është në Komisariat, Xhelal Rraja tha se djali i tij Ramazani lëviz me mjet të bliduar, por shtoi se kjo nuk është arsye për shoqërim. • Madje akuzoi drejtorin e Policisë Kriminale Neritan Nallbati se e ka "personale" me ta. • Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t'u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. • Vetë reagoi për mediat duke u shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se e gjitha është sulm politik.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Alo, dikush po "qarkullon" me blinda, kontrollojeni"/ "Lëviznin “eskortë”, telefonata që çoi në ndalimin e Ramazan Rrajës dhe 3 miqve

 

Me mjete blind/ Ndalohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit
Ramazan dhe Rexhep Rraja

 

TIRANË- Një informacion i mbërritur me telefon, në sallën operative në Policinë e Tiranës se persona të armatosur dhe të gjithë me precedentë penalë, lëviznin “eskortë” me tre makina të blindura, ka mobilizuar forcat “Shqiponja”. "Ora News" shkruan se të gjithë të shoqëruarit, Ramazan Rraja, Rexhep Rraja dhe miqtë e tyre, janë marrë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara. Deri më tani lidhur me ngjarjen nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Shtetit, ndërkohë që të gjithë të rinjtë janë ende në ambientet e Policisë së Shtetit. 

Emri i Ramazan Rrajës, u përmend nga policia edhe në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona Briland Martinaj, Dilen Vata dhe Besmir Hoxha, ndërkohë që kushëriri i i tij, Rexhepi u bë i njohur për çështjen e dhunimit të ish të dashurës së tij, Xhisiela Malokut. Që nga kjo ngjarje e fundit nuk ka pasur më akuza për të. Ndërsa Ramazani u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqen në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov.

3 VITE ME PARE

Operacioni i Policisë në Kashar, pas nipit, shoqërohet edhe djali i deputetit të PS, Rahman Rraja

Me mjete blind/ Ndalohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit
Rexhep Rraja

TIRANË- Pas shoqërimit të nipit të deputetit socialiste Rahman Rraja, është shoqëruar edhe djali i tij, Rexhep Rraja. Balkanweb shkruan se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara. Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa 3 të tilla janë bllokuar.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të Rexhep Rrajës, i cili disa vitë më parë u akuzua për dhunimin e një vajzë. Shoqërimi i tij vjen pasi, policia paradten e sotme ka shoqëruar edhe kushuririn e tij Ramazan Rrajën. Ende nuk ka asnjë reagim nga vet deputeti socialist për këtë ngjarje që ka ndodhur. Ndërkohë që pritet që policia të bëj një njoftim zyrtar mbi shgoqërimet e bëra.

 

3 VITE ME PARE

Ç'ka ndodhur? Policia aksion në Qafë-Kashar, ndalohet Ramazan Rraja. Po lëvizte me mjet të blinduar

Me mjete blind/ Ndalohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit
Ramazan Rraja

TIRANË- Ndalohet nga Policia e Shtetit nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja. Aksioni i Policisë së Shtetit është zhvilluar mesditën e sotme në Tiranë në zonën e Qafë-Kasharit. Lajmin për ndalimin e tij e ka bërë me dije gazetarja Klodiana Lala, e cila pretendon se Rraja po qarkullonte me një mjet të blinduar, por Policia ende nuk ka bërë me dije asnjë detaj, ndërsa nuk dihet ende aryseja e ndalimit. 

Me mjete blind/ Ndalohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit
Pamje nga aksioni

Deri më tani, gjithë çfarë dimë është fakti që Ramazan Rraja ka qenë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Lezhë, e po ashtu si një nga të dyshuarit kryesorë për masakrën e Fushë Krujës, edhe pse vetë ka dalë publikisht dhe ka mohuar të gjtha pretendimet e ngritura ndaj tij. Rraja pretendon se e ka të provuar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy personave të tjerë. 

Ndërkohë që dosja e tij kriminale është e zgjeruar edhe jashtë Shqipërisë, pasi së bashku me kushëririn e tij, Fioralb Rraja dhe një letonez, akuzohet për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës dhe fitonte shuma që shkojnë deri në 11 milionë euro.

 

rexhep rraja ramazan rraja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj