LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK, caktohet masë sigurie për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin

• Safet Bajri është arrestuar nga policia sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. • Bajri është arrestuar nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë. • Pas dërgimit në komisariatin e Shkodrës, Safet Bajri është nisur drejt Tiranë. • Bëhet me dije se arrestimi i Bajrit lidhet me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. • Ndërkohë po për këtë ngjarje janë lëshuar edhe dy urdhërarreste për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin. • Disa ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit. • Avokati i tij tha se Safeti do të merret në pyetje dhe është kërkuar gjithashtu t'i merret ADN-ja. • Safet Bajri doli publikisht në një emision televiziv dy netë më parë, ku i pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë. • Gjithashtu ai foli edhe për konfliktin e përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, ku tha se “nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje”. • Ndërkohë dy anëtarë të grupit "Bajri", konkretisht Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, ndodhen në burg pasi u vetëdorëzuan më 22 janar në policinë e Shkodrës. • Dy të vetëdorëzuarit ishin shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi. • Gjithashtu më 19 shkurt, SPAK ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme caktimin e masave arrest me burg për Troshanin dhe Sakicën. • Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Sakica dhe Troshani në bashkëpunim edhe me një person me iniciale F.l akuzohen si të implikuar në atentatin e dështuar, ndërsa akuzohen gjithashtu edhe për grup të strukturuar kriminal, armbëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë. • Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se personat e lartpërmendur kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në Rranxë të Bushatit me qëllim vrasjen e personit nën hetim Aleksandër Prendi dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zone.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Safet Bajrit, Behar Bajrit e Astmer Bilalit, SPAK zbardh akuzat: Planifikuan vrasjen e Fatbardh Licit në 2018

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
Safet Bajri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit. Me anë të një njoftimi për mediat, SPAK thekson se ndaj personave të mësipërm rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Dyshohet se të tre personat e mësipërm akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit.  

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.

Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim B.B; A.B dhe S.R, të dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal;

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; B.B; A.B dhe S.R  kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit F. L, i afërm i shtetasit I.L. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B,

Në datën 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim B.B; A.B dhe S.R. Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

1 VITE ME PARE

U arrestua sot me urdhër të SPAK/ Kush është Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës?

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
Safet Bajri

TIRANA- Safet Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar ditën e sot me urdhër të SPAK. Bajri është arrestuar nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë. Pas dërgimit në komisariatin e Shkodrës, Safet Bajri është nisur drejt Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i Bajrit lidhet me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

 

Safet Bajri në Blegjikë

Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse Bajri konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri në kuadër të masës së sigurisë dhënë pas operacionit "Oaz".

Asokohe, mediat belge akuzuan ministrin "e fiksuar me deportimet e të huajve", duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Bajrin rëndonte edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

Në vitin 2018 në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç. Këta persona, sipas policisë, ishin anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Operacioni "Oaz"

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ky operacion që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash. 

Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në qelitë e 302-shit në burgun e Reçit. Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje. Gjithsesi dy shtetet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në Shqipëri.

Dënimi:

Në dhjetor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimet për 5 nga anëtarët e grupit "Bajri". Togat e zeza shfrynë asokohe mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe në vend. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu në atë kohë, për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit. 

EMRAT DHE DËNIMET:

1. Safet Bajri dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, u shpall fajtor për armëmbajtje, përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

3. Astmer Bilali dënohet me 3 vite burg.

4. Ismet Idrizi, edhe ky fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite burg.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ I buzëqeshur dhe i shoqëruar nga RENEA, dalin pamjet nga momenti kur Safet Bajri mbërrin në Policinë e Tiranës

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
safet bajri

TIRANË- Safet Bajri ka mbërritur në drejtorinë e Policisë në Tiranë. Siç shihet edhe në foto, Bajri është i prangosur dhe i shoqëruar nga oficerët e Forcave Speciale të RENEA-s. 

Bajri është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij me urdhër të SPAK. Urdhëri i arrestit ndaj tij është caktuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. 

 

Bëhet me dije se masë sigurie për të njëjtën ngjarje është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin. Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i "forti" i Shkodrës.

1 VITE ME PARE

I arrestuar në megaoperacionin "Oaz"/ Si u shpëtoi akuzave Safet Bajri, Gjykata e dënoi vetëm 2.5 vite burg

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
Safet Bajri

SHKODËR– Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa mësohet se është caktuar masë sigurie për Asmer Bilalin edhe Behar Bajrin.

 

Por si u arrestua Safet Bajri në vitin 2018 dhe çfarë dënimi dhanë togat e zeza për të?

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ky operacion që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash. 

Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në qelitë e 302-shit në burgun e Reçit. Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje. Gjithsesi dy shtetet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në Shqipëri.

Dënimi:

Në dhjetor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimet për 5 nga anëtarët e grupit "Bajri". Togat e zeza shfrynë asokohe mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe në vend. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu në atë kohë, për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit. 

EMRAT DHE DËNIMET:

1. Safet Bajri dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, u shpall fajtor për armëmbajtje, përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

3. Astmer Bilali dënohet me 3 vite burg.

4. Ismet Idrizi, edhe ky fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite burg.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Safet Bajrit me urdhër të SPAK, caktohet masë sigurie për Asmer Bilalin edhe Behar Bajrin

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
safet bajri, asmer bilali, behar bajri

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar arrestimin e Safet Bajrit ditën e sotme, i cili po shoqërohet nga Forcat Speciale të RENEA-s drejt Tiranës. 

Bëhet me dije se masë sigurie është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin. Ndalimi i tyre është bërë lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re. 

Behar Bajri gjithashtu u ekstradua nga Franca nën masa të rrepta sigurie më 16 nëntor 2023. Ndaj tij rëndojnë 7 akuza, mes tyre vrasje me pagesë, grup kriminal. Ai u arrestua më 4 shtator 2023 në një lokal në Strasburg, pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2023 për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Ndërkohë do t'i komunikohet edhe masa e re e sigurisë.

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i "forti" i Shkodrës.

1 VITE ME PARE

"Te ngjarja në Bushat, makinat janë të miat!" U arrestua sot, Safet Bajri në media dy ditë më parë: Për masakrën e Dobraçit ua kam dhënë kamerat, nuk kam konflikte

 

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
Safet Bajri

 

SHKODRA- Safet Bajri është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Bajri u shfaqur mbrëmjen e së mërkurës në emisionin "Top Story", pas aksionit në Shkodër për kapjen e tij. Ai mohoi gjithçka duke deklaruar se emri i tij po keqpërdoret dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale.

I pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë. Gjithashtu në një kohë ku është i përfolur për një konflikt të përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, ai tha se “nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje”.

“Në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston. Njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha ai.

I pyetur në lidhje me pasuritë e tij dhe nëse ka pasur sekuestrim, ai tha se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.

“Unë kam bërë 13 vite burg, kam bërë 4 vite kam dalë i pafajshëm, kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen, 6 vite tërë jetën”, deklaroi Bajri.

I akuzuar për përfshirje në fushatë elektorale për PS-në dhe në mbledhja votash për partinë në pushtet, ai sërish e mohoi:

"Nuk i njoh fare dhe nuk më intereson politika", tha Bajri.

Gjatë intervistës Bajri kishte pas krahëve portretin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe flamurin turk. 

Safet Bajri gjatë fjalës së tij ka pranuar publikisht se automjetet e blinduara tip “Audi A8” dhe “Mercedes Benz”, të cilat u gjetën të braktisura dhe me të cilat udhëtonin Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe të tjerët janë të tijat. Por, Bajri e mohoi që ai të kishte qenë prezent në atë ngjarje, por shtoi se do donte shumë që të ishte, pasi sipas tij, nëse do të ishte ai aty nuk do të kishte ikur askush, por do të njoftonte Policinë.

Ai deklaroi se logjikisht nuk mund të mendosh se të akuzuarit e SPAK ishin nisur për të vrarë Aleksandër Prendin dhe familjarët e tij, duke qenë se ishin me 3 automjete të blinduara, që sipas tij, i njeh e gjithë Shkodra se kush i ka. Bajri dha edhe versionin e tij se pse mund të ketë ndodhur ngjarja.

Ndërkohë, Bajri konfirmoi edhe deklaratën e SPAK, se “Audi A8” i blinduar kishte targa të huaja, të cilat nuk i përkonin po të njëjtit mjet. Ai tha se doganën ia kishte paguar mjetit në fjalë, por ende nuk ia kishte bërë letrat për shkak të procedurave ligjore për mjetet e blinduara.

Pjesë nga fjala e Safet Bajrit:

Për ngjarjen e Bushatit, ata persona as nuk i njeh kërkush, as nuk i njoh unë, as nuk i njohin çunat. Nuk kanë patur problem kurrë me ata çuna. Janë tre makina, kanë shkuar në një zonë, ku është hapur zjarr. Si munden me shku tre makina, të cilat janë të njohura se të kujt janë, “Benzi” dhe “Audi” me targa franceze janë makinat e mia, se i kam përdorur unë për çdo ditë. Si mundet, me shku tre makina të blinduara, me përgatit kushte për një vrasje, kur janë tre makina që i njef e gjithë Shkodra se kush i ka.

Personat në fjalë, me të cilët nuk ka pas askush komunikim me ta, as pas ngjarjes, do të kenë problemet e veta. Makinat janë me xhama të zinj. “Audi” është me doganë të preme, pavarësisht se nuk ka qenë e mundur hala me ia ba letrat sepse ka disa procedura ligjore për një makinë të blinduar dhe ka pas një palë targa të mbivendosura që as nuk janë të vjedhura, janë targa të një makine tjetër që nuk e di se çfarë.

Pse kanë qëlluar ata, unë mendoj se ata e dinë arsyen, 100%, nga problemet e tyre personale. Makina “Audi” është prishur, kanë qenë t’u prit karrotrecin dhe karrotreci është shoqëruar në Polici. E kanë qëlluar makinën se ose kanë dyshuar se makina me xhama të zinj, me të panjohur dikush ka shkuar për ta. Diçka që më mire seç e dinë ata, nuk e di njeri. Unë jam i sigurt 1000% se ata persona nuk kanë patur asnjë gjë në drejtim as të atyre çunave dhe as në drejtim temin apo në drejtim të makinave, veç se kanë dyshuar për gjërat e veta se çfarë janë këto makina që kanë ndalur këtu.

1 VITE ME PARE

U arrestua me urdhër të SPAK, Safet Bajri do të merret në pyetje për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
safet bajri

TIRANË- Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në banesën e tij në Dobraç. Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar nga Forcat Speciale të RENEA-s. 

Bëhet me dije se Bajri i konsideruar si "i forti i Dobraçit" do të merret në pyetje lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. 

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i "forti" i Shkodrës.

Safet Bajri doli publikisht në një emision televiziv dy netë më parë, ku i pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

Gjithashtu ai foli edhe për konfliktin e përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, ku tha se “nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje”.

“Në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston. Njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Safet Bajrit, SPAK caktoi masë sigurie edhe për dy anëtarët e grupit Bajri për përplasjen me armë në Bushat

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
safet bajri

SHKODËR- Safet Bajri është arrestuar me urdhër të SPAK, ditën e sotme në Shkodër nga Forcat Speciale të RENEA-s. Bajri po shoqërohet drejt Tiranës për tu marrë në pyetje. 

Arrestimi i tij vjen 3 ditë pasi SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij në Dobraç të Shkodrës. Ndërkohë dy anëtarë të grupit "Bajri", konkretisht Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, ndodhen në burg pasi u vetëdorëzuan më 22 janar në policinë e Shkodrës. Dy të vetëdorëzuarit ishin shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi. 

Ndërkohë më 19 shkurt, SPAK ka kërkuar pranë Gjykatë së Posaçme caktimin e masave arrest me burg për Troshanin dhe Sakicën. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Sakica dhe Troshani në bashkëpunim edhe me një person me iniciale F.l akuzohen si të implikuar në atentatin e dështuar, ndërsa akuzohen gjithashtu edhe për grup të strukturuar kriminal, armbëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se personat e lartpërmendur kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në Rranxë të Bushatit me qëllim vrasjen e personit nën hetim Aleksandër Prendi dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zone.

SPAK sqaron se në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi. Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve. SPAK vijon më tej në 18 shkurt 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin.

1 VITE ME PARE

"Nga Shkodra drejt Tiranës!" Detaje nga shoqërimi i Safet Bajrit

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
Safet Bajri

TIRANA- Safet Bajri është shoqëruar nga policia sot me urdhët të GJKKO-së. Bëhet me dije se aktualisht Bajri ndodhet në komisariatin e Shkodrës dhe pritet që të niset drejt Tiranës. Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Bajri është nën hetim nga SPAK, dhe se jo zyrtarisht thuhet se ndaj tij ka masë sigurie. Mes akuzave për të cilat ka masë është edhe ajo e grupit kriminal.

Disa ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit. Pas aksionit në banesën e Safet Bajrit reagoi edhe avokati i tij, i cili u shpreh se “nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal”.

1 VITE ME PARE

"Me urdhër të Gjykatës së Posaçme!" Shoqërohet në polici Safet Bajri

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri arrestohet me urdhër të SPAK,
Saft Bajri

SHKODRA- Safet Bajri është shoqëruar nga policia ditën e sotme. Bëhet me dije se Bajri është shoqëruar me urdhër të Gjykatës së Posaçme. Disa ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit. Pas aksionit në banesën e Safet Bajrit reagoi edhe avokati i tij, i cili u shpreh se “nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal”.

Gjithashtu dy ditë më parë vetë Safet Bajri bëri një dalje për mediatike në emisionin "Top Story" nga ku mohoi gjithçka duke deklaruar se emri i tij po keqpërdoret dhe se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale. I pyetur se përse RENEA kishte kryer kontrolle në banesën e tij, ai u shpreh se sa herë që efektivët kanë shkuar në banesën e tij, ai u ka vënë në dispozicion kamerat e sigurisë.

Bajri është përfolur për një konflikt të përgjakshëm me familjen Lici me pasojë disa të vrarë në atentate, dhe për këtë ai tha se “nuk ka pasur kurrë konflikte me këtë familje”. I pyetur në lidhje me pasuritë e tij dhe nëse ka pasur sekuestrim, ai tha se çdo gjë është e verifikueshme dhe se nuk ka pasur asnjëherë sekuestrime.

“Në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston. Njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha Bajri.

 

 

 

safet bajri

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit