Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, ku akuzoi me tone të ashpra qeverinë Rama, institucionet e drejtësisë dhe mediave, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e protestave deri në largimin përfundimtar të regjimit. • Në fjalën hyrëse, Berisha falënderoi pjesëmarrësit në protestën e opozitës, të cilën e cilësoi si kryengritje paqësore në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve, integrimit europian dhe të ardhmes së vendit. • Lideri demokrat theksoi protesta pati jehonë ndërkombëtare dhe tregoi se opozita mbetet e pamposhtur përballë narkoshtetit të parë në Europë. • Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama dhe Belinda Ballukun për korrupsion dhe plaçkitje të qytetarëve shqiptarë, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë derisa Balluku të përfundojë në burg dhe Rama para drejtësisë. • Berisha u ndal edhe te ndërhyrja e policisë në protestë, duke theksuar se mjeti me ujë ishte përdorur në mënyrë të qëllimshme ndaj tij. • Ai e cilësoi Ramën frikacak dhe të izoluar ndërkombëtarisht, duke shtuar se ky i fundit është bërë objekt diskutimi në Europë. • Në lidhje me raportin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Berisha deklaroi se dokumenti përbën radiografinë reale të gjendjes në vend. Sipas tij, raporti evidenton probleme serioze me zgjedhjet, korrupsionin dhe ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet. •Ai tha se misionet faktmbledhëse të Parlamentit Europian dhe të Partisë Popullore Europiane kanë verifikuar në terren shqetësimet e ngritura nga opozita shqiptare. • Kryedemokrati theksoi se në qarqet europiane është diskutuar edhe mundësia e ndërprerjes së procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por është zgjedhur fillimisht rruga e rekomandimeve dhe monitorimit përmes raportit të Parlamentit Europian. • Një pjesë e konsiderueshme e bashkëbisedimit iu kushtua mediave dhe organizatave të gazetarëve. • Berisha akuzoi pronarët e mediave për lidhje me qeverinë dhe për censurë të qëllimshme ndaj opozitës. • Ai tha se disa organizata reagojnë vetëm ndaj deklaratave të tij, ndërsa heshtin përballë gjuhës fyese dhe presionit që, sipas tij, ushtron kryeministri ndaj gazetarëve. • Në raport me drejtësinë, Berisha u shpreh skeptik për veprimet e SPAK, duke theksuar se institucioni është nën ndikimin e qeverisë. • Ai akuzoi disa prokurorë për lidhje me eksponentë të krimit të organizuar dhe deklaroi se çështje që lidhen me tenderët e AKSHI po mbulohen politikisht. • Berisha foli edhe për reformën territoriale, duke deklaruar se Partia Demokratike synon rikthimin e komunave dhe hartimin e një ndarjeje të re administrative. • Ai solli shembuj nga vende europiane për të argumentuar se Shqipëria ka shumë pak njësi vendore krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Europës. • Gjithashtu, ai premtoi se nëse opozita vjen në pushtet do të shfuqizojë “Paketën e Maleve”, të cilën e cilësoi si një ligj që favorizon grabitjen e pronave dhe konfliktet mbi tokën. • Në fund të bashkëbisedimit, Berisha uroi shqiptarët për Ditën e Europës, por deklaroi se vendi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të historisë së tij.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, se emisionet politike, me urdhër të Edi Ramës nuk kanë folur për raportin e Parlamentit Europian. Kryedemokrati i cilësoi mediat si pjesë të një censure totale dhe akuzoi pronarët e televizioneve që, sipas tij, janë të lidhur me qeverinë.
Berisha: Urdhër direkt i Edi Ramës. Ja pra, më thoni. Më thoni ju lutem. Raportet, debatet televizive, raportin më të rëndësishëm. Ua them unë ju që ky është raporti më i rëndësishëm, për aq sa është më i rëndësishmi institucion i Bashkimit Europian, parlamenti Europian, dhe shqiptarët nuk dëgjuan në studio televizive asnjë koment, asnjë komentator, asnjë debat të thonë asnjë fjalë. Më thoni ju lutem, a nuk është kjo censurë totale absolute e mafies së fjalës së lirë? A nuk është kjo, a nuk është kjo fshehje e të vërtetave më të hidhura për të mbrojtur regjimin e Edi Ramës? A nuk është kjo abuzim maksimal me valët e publikut nga mafia më e rrezikshme e fjalës së lirë, pronarët e mediave të shitur te Edi Rama, që kontrollohen nga Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se raporti i PE është mbështetje e madhe për opozitën dhe shqiptarët. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se raporti është hartuar pas verifikimeve në terren nga delegacione të dërguara në Shqipëri me kërkesë të opozitës.
Kryedemokrati theksoi, se Parlamenti Europian vendosi të dërgojë një mision faktmbledhës të përbërë nga deputetë të nëntë grupeve parlamentare, ndërsa Partia Popullore Europiane angazhoi përfaqësues nga 30 parti të qendrës së djathtë europiane për të verifikuar situatën në Shqipëri.
"Tani, cili është realiteti? E vërteta është, i dashur mik, raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Ai raport ka një histori, e cila bazohet në qëmtimin, në verifikimin e të vërtetave në vend nga një komision faktmbledhës që erdhi në Shqipëri me kërkesën e opozitës shqiptare. Unë duhet të informoj shqiptarët se mund t’u duket çudi, por një nga vështirësitë serioze tonat në diskutimet tona me miq dhe partnerë është se kur ne tregojmë ndodhitë në Shqipëri, ata na i besojnë, por na thonë se këto duken të pabesueshme. Ne i kishim paraqitur këto në Parlamentin Europian, ne i kishim paraqitur këto në të gjitha forumet e organizatave tona, por siç e patë ju, Parlamenti Europian vendosi të sjellë një mision faktmbledhës të përbërë nga deputetë të 9 grupeve parlamentare që formojnë këtë parlament.
Partia Popullore Europiane solli një mision faktmbledhës të përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive të qendrës së djathtë në Europë. Pra, gjërat u konstatuan në vend dhe unë mund t’u them se në atë raport, që ju e cilësoni me të drejtë dhe që është radiografia reale e situatës në Shqipëri, janë bërë 300 e sa ndërhyrje dhe amendime. Keni të drejtë. Raporti konstaton një mori të pafundme problemesh që ekzistojnë dhe bën thirrje të adresohen. Përndryshe, mosadresimi i tyre ka pastaj raport tjetër në të cilin i thuhet që të ndërpritet të gjitha bashkëpunimet me Shqipërinë. Dhe unë u them se është konsideruar. Edi Ramës i është thënë se një variant është të zhbëjmë të gjithë procesin e integrimit që nga fillimi me Shqipërinë.
Por ky variant është rezervë, nuk është vënë menjëherë në lëvizje. Është vënë ky raport, i cili përfaqëson Parlamentin Europian. Ky raport do të kalojë në seancë plenare në qershor dhe ky raport është një mbështetje e fuqishme për popullin shqiptar, për qytetarët shqiptarë dhe opozitën shqiptare në rrugën e integrimit. Ky raport bën diagnozën e problemeve madhore të krijuara nga Rama, Balluku dhe hajdutët e tjerë në Shqipëri," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e ka quajtur Gonzaton si “ambasadorin e Edi Ramës”, që sipas tij ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel.
“Sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera. Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama tashmë është në rreth të kuq, ndërsa theksoi se është i gatshëm të shesë lëkurën e tij për të shpëtuar. Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale, Berisha tha se pavarësisht manovrave të Ramës, shqiptarët do t'i tregojnë vendin.
"Ne po veprojmë, të garantoj se po bëjmë gjënë e duhur. Të lutem, mos u ndiko nga mediat e kontrolluara nga Rama, po ndiq, kontrollo pak mediat botërore. Shiko çfarë jehone të jashtëzakonshme i kanë dhënë, qoftë dhunës policore ndaj kryengritësve paqësorë, por qoftë dhe shkaqeve themelore të kësaj kryengritje. Natyrisht, duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga paqësore nuk është një rrugë e shpejtë, si ndeshja e stadiumit, por është një rrugë e sigurtë. Dhe njëherë të siguroj se, Edi Rama është në rreth të kuq. Është i gatshëm të kishte gjallë të ndjerën nënë, ta shiste dhe atë për lëkurën e vet. Por, le të shesë çdo gjë, shqiptarët do t'i tregojnë vendin e atij. Me asgjë nuk do mund të blejë mburojë për lëkurën e vet," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, falënderoi të gjithë protestuesit e 8 Majit. Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama për vjedhje dhe plaçkitje të qytetarëve shqiptarë, ndërsa protestën e përshkroi si një betejë kundër regjimit.
Berisha deklaroi se jehona e protestës është pasqyruar në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që kritikoi zërat që, sipas tij, përpiqen të dekurajojnë protestat opozitare, duke i akuzuar se mbrojnë qeverinë.
"Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta, të gjithë ju që na ndiqni në rrjetet sociale. Së pari, dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para atyre dhjetëra mijëra që u bashkuan dje në rrugët dhe sheshet e Tiranës në një kryengritje madhështore për të mbrojtur nderin, dinjitetin e çdo shqiptari. Për të mbrojtur ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, integrimin në Europë. Për të mbrojtur të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ishte protesta, kryengritja paqësore e tetë, me një jehonë të jashtëzakonshme botërore. I ndiqni lajmet se si guximi, kurajo, sakrifica juaj u shndërrua në lajm botëror. U përcoll me dashamirësi absolute. Betejë si në legjendë kundër dyshes tashmë famëzezë në mbarë botën, Rama-Balluku.
Kundër vjedhjes dhe plaçkitjes së qytetrëve shqiptarë. Me këtë protestë, me këtë kryengritje, me këto sakrifica, ju u provoni shqiptarëve se qëndroni të pamposhtur para një të keqe që po e gërryen këtë komb sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij. Para një të keqe, para një dysheje Rama-Balluku se po plaçkit këtë komb më shumë se çdo pushtues tjetër në historinë e tij. Para një regjimi që përfaqëson narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Prania juaj dje në bulevardin e Tiranës ishte prozhektori i madh i shpresës për të gjithë shqiptarët që ende nuk guxojnë të dalin nga emocionet e frikës. Për të gjithë shqiptarët që duan që Shqipëria të integrohet me dinjitet në BE.
Pra, ju keni qenë dje në bulevardin e madh të Tiranës amaasadorët më të shkëlqyer, përfaqësuesit më dinjitozë, elita e vërtetë e kombit, e ndërgjegjes së tij para çdo shqiptari dhe para partnerëve, miqve të Shqipërisë në mbarë botën. Edhe njëherë lexoni, shihni mediat e tyre se çfarë jehone pozitive i kanë bërë. Dhe për një moment do u lutesha të imagjinonit sikur ne të heshtnim, sikur ne të mos ishim në përballje dhëmb për dhëmb me regjimin se çfarë gjëme e vërtetë do të ishte për Shqipërinë dhe shqiptarët. Se si do ta shfrytëzonin këtë racistët antishqiptarë siç u shprehën tre javë më parë se shqiptarët janë të ambientuar me vjedhjen dhe korrupsionin.
Imagjinoni ju, në rast se opozita nuk do ishte në përballje të egër, por do dëgjonte vuvuzelat mjerane të Edi Ramës. Këta kritizerë amoralë të cilët në vend se të bashkohen me popullin opozitar, në mburojë të Edi Ramës, bëjnë gjithçka për të dekurajuar protestën e tij. Pra miq, edhe njëherë, bekimin e Zotit. Shqipëria u është përjetë mirënjohëse. Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës për këtë sakrificë që ne do ta vazhdojmë gjer në largimin përfundimtar të kësaj të keqe të madhe. Të këtij njeriu që ka vendosur moral të regjimit të tij, moralin e etërve të tij xhelatë. Të këtij njeriu që bllokoi bulevardin e protestës paqësore për të treguar frikën dhe tmerrin që ka nga protestuesit. Të këtij njeriu që shërbehet nga horra, kriminelë, plaçkitës në të gjitha funksionet e narkoshtetit të tij. Por ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë të pamposhtur," tha Berisha./Dosja.al