LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në të gjithë vendin, në pranga 250 trafikues droge

• Pas hetimeve disa mujore policia ka nisur një megaoperacion antidrogë dy ditët e fundit i cili u shtri në disa qytete të vendit ku kanë vënë në pranga mbi 250 persona. • Operacioni "Tempulli" u shtri në qytetet në zonat më të "nxehta" të shpërndarësve të drogës në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Berat. • Numri më i lartë i të arrestuarve është në Tiranë. • Operacionet u zhvilluan gjatë natës dhe janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qyteteve ku operonin trafikuesit. • Në shkallë vendi janë lëshuar mbi 200 urdhër arresti për persona të përfshirë në aktivitet të paligjshme, kryesisht në shpërndarjen e lëndëve narkotike. • Mësohet se në kuadër të këtij operacioni në qytetin e Vlorës janë arrestuar 35 persona ku u sekuestruan edhe doza kokaine gati për shitje ndërsa në Korçë janë arrestuar 10 persona. • Megaoperacioni është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. • Operacioni antidrogë është në fazën e dytë të tij vijon punën në shkallë vendi. • Nga faza e parë e këtij megaoperacionit janë arrestuar mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Çështja McGonigal/ Shqiptaro-amerikani Nezaj, për mbi 6 orë në Prokurorinë e Posaçme

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
Agron Nezaj

TIRANË- Në Tiranë, Agron Nezaj, një prej personave kyç në çështjen e ngritur në Shtetet e Bashkuara ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për lidhjet e tij me Shqipërinë, u thirr të hënën në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për afro 6 orë. Ai nuk pranoi të jepte deklarata apo komente mbi çështjen për të cilën ishte thirrur. Dokumenta të Drejtësisë amerikane të para nga Zëri i Amerikës, vënë në dukje se në gjysmën e parë të vitit 2018, shqiptaro-amerikani Nezaj u bë një burim konfidencial i FBI-së, për hetimet e saj mbi lobistin amerikan.

Prokuroria e Posaçme shqiptare u vu në lëvizje nga një padi e deputetit demokrat Gazmend Bardhi, ku kërkohej të zhvilloheshin hetime për përfshirjen e mundshme të kryeministrit Edi Rama, i cili ishte takuar disa herë me zotin McGonigal, në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara. Shqiptaro-amerikani Nezaj, rezulton të ketë qenë pika e lidhjes mes ish zyrtarit të FBI-së dhe kryeministrit shqiptar. Ky i fundit ka deklaruar se zotin Nezaj “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”. Në takimet mes tyre, ka qenë i pranishëm dhe zoti Dorian Duçka, i cili po ashtu përmendej në aktakuzën ndaj zoti McGonigal. Zoti Duçka, një ish-zyrtar i qeverisë, ka shërbyer më pas, siç ka deklaruar dhe vetë zoti Rama, si këshilltar i jashtëm i tij.

Zoti McGonigal, pranoi në shtator fajësinë për 225,000 dollarë të marra nga zoti Nezaj. Kishte qenë vetë McGonigal ai që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezaj nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.

Zëri i Amerikës ka lexuar dokumentin që prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i dorëzuan më 5 janar 2024 gjykatës. Ata kërkojnë 30 muaj burgim dhe 95 mijë dollarë gjobë “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”.

Në dokument shpjegohet se zoti McGonigal i ka kërkuar paratë me justifikimin se i duheshin për shkak të presioneve financiare dhe shpenzimeve për universitetin për fëmijët e tij dhe i kishte thënë shqiptaro-amerikanit Nezaj se do t’ia kthente ato. Zoti Nezaj priste që në të ardhmen të bashkëpunonte me zotin McGonigal për biznese fitimprurëse.

Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private.

“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t'i kryente ato”, thuhet në dokument.

Pranimi i fajësisë u bë në shtator, në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

Zoti McGonigal ka pranuar të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Rama dhe zotin Duçka. I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare.

Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së.

Ish zyrtari i FBI-së informoi Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast, më 25 nëntor, “pasi një ditë më parë ai kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan nga personi B”, i identifikuar si Dorian Duçka.

Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike.

Ndërsa në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Nezaj. Ky i fundit, sipas aktakuzës, e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Kur vitin e kaluar foli në parlament për këtë çështje zoti Rama tha se “koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?", duke shtuar se “po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare”.

Por në fakt, në atë kohë, nuk ishte folur për financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me këtë çështje, e cila doli në dritë më vonë, në mars 2018, pas dyshimeve të ngritura nga një shkrimi i botuar nga revista amerikane “Mother Jones”.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime se përse Nezaj dhe Duçka u angazhuan drejtpërdrejt në këtë çështje, i pari duke u bërë burimi konfidencial i FBI-së për këtë rast, dhe i dyti, këshilltari i zotit Rama, duke sponsorizuar udhëtimet e dëshmitarëve nga Europa për takimet e tyre me FBI-në.

Nga ana e tyre, dokumentat e siguruar nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se hetimi ishte hapur në shkurt të vitit 2018, për disa mospërputhje në plotësimin e dokumentave të FARA-s, ligjit për regjistrimin e lobistëve dhe se kishte ngjallur pikëpyetje dhe te vetë personeli i FBI-së.

Pikëpyetjet e zyrtarëve të FBI-së lidhur me kërkesën për hetimin e lobistit

Në mbështetje të këtij fakti, prokurorët bashkangjisin një letër të një agjenti të FBI-së ku janë redaktuar disa të dhëna identifikuese. Letra mban datën 16 mars 2018 dhe zyrtari që e shkruan pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime” më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”

Më tej, zyrari shkruan se kërkon që të jetë në gjendje t’u përgjigjet eprorëve nëse lindin pyetje. “Do të doja t’ju shpjegoja atyre se pse po punojmë për një çështje SIM/FARA të lidhur me Shqipërinë, kur çdo ditë unë luftoj për burime për disa çështje të sigurisë kombëtare që kanë lidhje me disa vende që paraqesin kërcënim të lartë si..”, thuhet në letër ku emrat e vendeve të tjera janë të fshira.

Po ashtu është bashkangjitur edhe vendimi për mbylljen e hetimit, që mban datën 25 korrik 2019, pas daljes në pension të zotit McGonigal, ku thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut nuk ka arritur në përfundimin se ---- (emër i redaktuar) ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj dhe se kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për FARA-n në Departamentin e Drejtësisë”. Në këtë vendim përmendet me emër Partia Demokratike e Shqipërisë.

Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i kanë kërkuar gjykatës, dënimin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal me 30 muaj burgim dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, siç thuhet në memorandumin lidhur me akuzat e për rastin e Shqipërisë.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë, edhe në një gjykatë në Nju Jork, lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Me 15 dhjetor 55-vjeçari McGonigal u dënua nga gjykata federale e Manhatanit me katër vjet e dy muaj burg.

Marrë nga VOA

2 VITE ME PARE

"Tempulli" në Korçë dhe Vlorë/ Dhjetëra të arrestuar brenda disa javëve, sekuestrohen qindra mijëra euro, drogë dhe armë

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
foto ilustruese

KORÇË- 32 shtetas janë arrestuar në Korçë për periudhën dhjetor 2023-janar 2024 në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar“Tempulli 2”.

U ekzekutuan 10 urdhra ndalimi, 9 masa sigurie “Arrest në burg” si edhe janë arrestuar në flagrancë 13 persona.

Gjithashtu policia ka sekuestruar 285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të fazës së dytë, të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Korçë, për periudhën dhjetor 2023-janar 2024, janë vënë në pranga 32 shtetas dhe konkretisht:

-Janë ekzekutuar 10 urdhra ndalimi.
-Janë ekzekutuar 9 masa sigurie “Arrest në burg”.
-Janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas.
-Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.

Gjithashtu si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 persona në Vlorë. Ndërkohë janë ndaluar 11 persona për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, në Vlorë janë sekuestruar:

-503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

– 35 000 lekë, 400 euro;

-2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

-12 automjet dhe 45 aparate celularë.

2 VITE ME PARE

Nga lëndët narkotike te armët dhe automjetet, çfarë u sekuestrua gjatë operacionit "Tempulli 2"

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
Foto ilustruese

TIRANË-  Në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”, janë sekuestruar  7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine,10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro).

Nga operacioni janë ndaluar 273 persona, u shpallën në kërkim 26 persona dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale. 

PJESË NGA DEKLARATA E RRUMBULLAKUT: 

Në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, në bazë të provave të siguruara nga 66 procedime proaktive të ndjekura nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, u siguruan 299 masa sigurie dhe 306 vendime kontrolli.

Nga ky operacion u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan:

7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine, 10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro).

Ndërkohë vijon me intensitet megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për të garantuar punën rigoroze dhe në vijimësi të Policisë së Shtetit, mbi çdo lloj paligjshmërie, me qëllim ndërtimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, turistët dhe vizitorët e shumtë të vendit tonë.

Dua të siguroj qytetarët se Policia e Shtetit ka angazhuar specialistët më të mirë të hetimit të krimit dhe në bashkëpunim me prokuroritë respektive dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, po punohet intensivisht për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2023 dhe në fillimin e këtij viti, si dhe janë rihapur dosjet e vjetra kriminale për t’u rihetuar, bazuar në informacione dhe prova të reja të siguruara për autorësinë e tyre.

Njëkohësisht Policia e Shtetit është përfshirë në procesin më të rëndësishëm, atë të vetëpastrimit të radhëve të saj nga elementet e inkriminuar që njollosin uniformën e shenjtë të Policisë dhe vrasin besimin e qytetarëve, të aleatit tonë më të çmuar, sepse pa mbështetjen e besimin e qytetarëve asnjëherë nuk mund të përmbushim me sukses detyrat tona në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërive.

Faleminderit dhe medias, për pasqyrimin e punës së strukturave të Policisë në të gjithë vendin, dhe për oponencën e tyre. Përfitoj nga rasti të ftoj edhe një herë qytetarët, të rinjtë, nxënësit e përfaqësuesit e mediave, që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, e cila punon e sakrifikon përditë për të mirën e përgjithshme.

2 VITE ME PARE

"Tempulli" në Fier/ Vihen në pranga 50 persona, sekuestrohen lëndë të ndryshme narkotike

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
foto ilustruese

FIER- 20 persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, në kaudër të megaoperacionit antidrogë "Tempulli", ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë sekuestruar si provë materiale, lëndë e llojeve të ndryshme narkotike si kanabis, kokainë dhe heroinë, 34 telefona, 25 fishekë dhe 17 mjete.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në vijim të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli” ka arrestuar 50 shtetas nga të cilët, për datën e sotme 22.01.2024:

– Persona të arrestuar 20

– Gjendje të lirë 8

– Kërkim 2

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 820 gram cannabis sattiva

– ⁠15 ml vaj canabisi

– ⁠116 gramë kokain

– ⁠2 gramë Heroinë

– ⁠2 thika

– ⁠25 fishek model 54

– ⁠mjete 17

– ⁠telefona 34

2 VITE ME PARE

Operacioni "Tempulli"/ Arrestohet një anëtar i Këshillit Bashkiak në Elbasan (EMRI)

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
Foto ilustruese

ELBASAN-Një nga 7 grupet kriminale që u shkatërrua gjatë orëve të fundit në kuadër të operacionit “Tempulli 2” e kryente aktivitetin kriminal në Qarkun e Elbasanit.

Mes 20 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, në vijimësi të këtij operacioni sipas burimeve të besueshme rezulton të jenë edhe një student si edhe një anëtar i këshillit bashkiak i grupit të këshilltarëve të djathtë. Anëtari i Këshillit Bashkiak është Franko Hakilja, cili vjen nga radhët e Partisë së Lirisë. 

Ndërsa është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi gjatë mes javës, ata do të dalin para trupit gjykues ku do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë.

2 VITE ME PARE

Megaoparacioni "Tempulli"/ Arrestohen 250 persona, sekuestrohet drogë dhe armë pa leje, provat dëshmojnë aktivitetin kriminal të 7 bandave

 

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
Sekuestrimet nga operacioni tempulli

 

TIRANË- Një megaoperacionin është zhvilluar dy ditët e fundit në vend ku në pranga janë rënë 273 persona duke sjellë shkatërrimin e 7 bandave të drogës. Nga ky operacion janë sekuestruar drogë, armë pa leje të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu nga ky operacion janë shpallur në kërkim edhe 26 persona të tjerë.  Drejtori i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë deklaratës për mëdiar u shoreh se operacioni ka nisur që në dhjetori të viti të kaluar.

“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizoj arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.

Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare në. Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikës tek adoleshentët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi Rrumbullaku. 

Megaoperacioni është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni antidrogë është në fazën e dytë të tij vijon punën në shkallë vendi. Nga faza e parë e këtij megaoperacionit janë arrestuar mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

2 VITE ME PARE

Policia aksion në Korçë, arrestohen pas 3 muajsh hetime 10 persona

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
Foto ilustruese

KORÇË-  Në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli” ditën e sotme në Korçë janë kryer një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar. Ky aksion mësohet se ishte nisur prej të dielës dhe është finalizuar këtë të hënë. Nga ky operacion janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve 3 mujore të Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë ku më pas u lëshuan  urdhër-arrestet për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë. Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

Operacioni u zhvillua gjatë natës dhe janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit.  Në shkallë vendi janë lëshuar mbi 200 urdhër arresti, për persona të përfshirë në aktivitet të paligjshme, kryesisht në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”, me fazën e dytë të tij vijon punën në shkalllë vendi. Në Korçë janë kryer një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar nga një aksion i nisur prej të dielës dhe është finalizuar këtë të hënë.

 

2 VITE ME PARE

Vlorë/ Arrestohen 35 persona, sekuestrohen doza kokaine gati për shitje

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në
Foto ilustruese

VLORA- Operacioni anti-drogë 'Tempulli' po vijon në të gjithë vendin. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni në qytetin e Vlorës janë arrestuar 35 persona. Po ashtu, lidhur me këtë operacion janë sekuestruar edhe doza kokaine gati për shitje, por ende nuk bëhet me dije sasia.

2 VITE ME PARE

"Tempulli"/ Megaoperacion antidrogë në të gjithë vendin, mbi 150 të arrestuar

Megaoperacioni "Tempulli"/ "Valë" arrestimesh në

TIRANË- Një megaoperacion është kryer dy ditët e fundit në Shqipëri. Policia e Shtetit e ndihmuar nga ajo operacionale kanë bërë të mundur vazhdimin e megaoperacionit Temulli, për shpërndarësit e drogës. Nga megaoperacioni mësohet se janë arrestuar mbi 150 persona, shpërndarës dhe kultivues droge. 

Numri më i lartë i të arrestuarve është në Tiranë. Megaoperacioni u zhvillua në zonat më të 'nxehta' të shpërndarësve të drogës në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Berat.

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni përfshin disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës. Nga faza e parë e këtij megaoperacionit janë arrestuar mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

policia droge arrestime

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!