LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet kryetar me 73 vota, hapet rruga për krijimin e qeverisë

• Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës ditën e sotme. • Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugë formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. • Basha siguroi 73 vota pro, 30 kundër, ndërsa tre deputetë abstenuan. • Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave. • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe votuan kundër. • PDK-ja ishte kritikuar që nuk e kishte votuar Bashën për kryetar të Kuvendit në seancën e kaluar, pasi ishte shprehur se do t'i votonte kandidatët e Vetëvendosjes që nuk ishin ministra në Qeverinë Kurti II. • Në fjalimin e tij të parë si kryetar i Kuvendit, Basha u shpreh nga foltorja se është përgjegjësi e madhe detyra e re që mban. • Ai tha se sfida dhe ngërçi muajve të fundit ishte shkollë që i ka shërbyer demokracisë së Kosovës. • Basha shtoi se deputetët duhet të jenë të bashkuar me qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. • Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari theksoi gjithashtu se duhet të qëndrojnë të bashkuar edhe ndaj shtetit fqinj, Serbisë që sipas tij shfaq tendenca territoriale. • Ai bëri thirrje për një Serbi që e njeh Kosovën si shtet të pavarur. • Basha shtoi se pret në Kuvend përballje politike për një vend më të drejtë dhe të zhvilluar. • Pas fjalimit, Basha njoftoi ndërprerjen e seancës për një orë, ndërsa më pas do të vazhdohet për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. • Me zgjedhjen e tyre, Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe i hapet rruga formimit të qeverisë.

10 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Osmani uron kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit: Të votohet sa më parë edhe qeveria e re dhe të përmbyllet ky proces në përputhje me kushtetutën

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha dhe nënkryetarëve. Presidenca bën me dije se Osmani ka mirëpritur hapat që u ndërmorën sot duke zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit. 

Ajo më tej ka bërë thirrje që ky proces të përmbyllet sa më parë dhe Kuvendi të votojë qeverinë e re. Që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit Kosova ka patur një ngërç politik ndërsa ditën e sotme më në fund u arrit të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënryetarët e Kuvendit. Dimal Basha arriti të merrte votat për postin e Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi janë nënkryetarët e rinj.

Njoftimi i presidencës:

Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

10 MUAJ ME PARE

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të enjten, Rohde: Pata pak shpresë për tejkalim të krizës, s’ka vullnet të mjaftueshëm politik për të gjetur një zgjidhje!

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
Foto

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për mediat pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës. Rohde para gazetarëve është shprehur se nuk po sheh zgjidhje institucionale. Sipas tij ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu.  Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde.

Ai tha se kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është e keqe pasi po rrezikohen fondet e jashtme.

“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.

Seanca u ndërpre për të vijuar sërish të enjtën pasi nuk u arrit të zgjidhej nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb. Nenad Rashiq nuk arriti të merrte votat e duhura. Ai mori 55 vota pro, një ishte kundër dhe 17 abstenime.

10 MUAJ ME PARE

Ndërpritet seanca/ Nenad Rashiq nuk merr votat e duhura për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, të enjten tentativa e radhës

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
Foto

KOSOVË- Nenad Rashiq nuk ka arritur të votohet si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Rashiq nuk arriti të merrte votat e duhura. Ai mori 55 vota pro, një ishte kundër dhe 17 abstenime.

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se për zgjedhjen e Rashiqit si nënkryetar nga komuniteti serb nevojiten së paku 61 vota. Pas dështimit të votimit seanca u ndërpre për të vazhduar ditën e enjte në orën 11:00.

“Marrë parasysh situatën që gjendemi dhe kërkesat e partive tjera, në frymën e bashkëpunimit unë propozoj që ta dnërpresë seancën këtu dhe të shihemi ditën e enjte në ora 11:00”, tha Basha.

Deputetja nga Lista Serbe, Verica Qeraniq ashtu si kolegia e saj Liljana Stefanoviq ka refuzuar që të jetë kandidate për nënkryetare.

10 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Seanca parlamentare ka rinisur në Kuvendin e Kosovës, ku tashmë është zgjedhur kryetar, Dimal Basha. Pas rikthimit në Kuvend, deputetët kanë votuar edhe për nënkryetarët. 

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë nga partitë shqiptare me vota 101 pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. 

Ndërkohë, dy nënkryetarët e tjerë duhet të propozohen nga pakicat.

10 MUAJ ME PARE

Pas zgjedhjes së Bashës kryetar të Kuvendit, ja kush janë emrat e propozuar për nënkryetarë nga partitë politike

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Me rinisjen e seancës  në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar, pritet të votohen edhe nënkryetarët e parlamentit. Sipas mediave në Kosovë, PDK për nënkryetare do të propozojë Vlora Çitakun dhe LDK do të propozojë Kujtim Shalën. Ndërkohë nga LVV dhe Lista Serbe nuk ka ndonjë emër që është bërë publik.

Pas disa muajsh seancash të dështuara për zgjedhjen e kryeparlamentarit, kriza politike mori fund ditën e sotme. Gjatë procesit të votimit, Dimal Basha arriti të sigurojë 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Në votat pro ishin dhe votat nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

 

10 MUAJ ME PARE

Zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar, Abdixhiku: Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
lumir abdixhiku

KOSOVË- Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit.

Ai e ka cilësuar rezultatin në votimin e seancës së sotme si "fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj". Në postimin e tij, Abdixhiku shprehet se Kosova duhet të aspirojë më lart nga ku është. LDK votoi kundër zgjedhjes së Bashës si kryeparlamentar

REAGIMI I PLOTË: 

Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.  LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.

10 MUAJ ME PARE

Dimal Basha kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës/ Spiropali: Përgëzime për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si kryeparlamentar i Kosovës. Në reagimin e saj, Spiropali ka përgëzuyar deputetët e Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

Ajo shprehet se pret rifillimin e bashkëpunimit vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve të dy vendeve. 

POSTIMI I PLOTË: 

Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!

Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

10 MUAJ ME PARE

U zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Basha: Sfida e këtyre muajve ishte dëshmi se jemi vend demokratik! Ndërpritet seanca për një orë

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
dimal basha

PRISHTINË- Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mbajtur fjalimin e parë si kryeparlamentar. Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se është përgjegjësi e madhe detyra e re që mban. Ai tha se sfida dhe ngërçi muajve të fundit ishte shkollë që i ka shërbyer demokracisë së Kosovës. 

Basha shtoi se deputetët duhet të jenë të bashkuar me qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

"Faleminderit për besimin tuaj. Ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun, mundin që besuan se e ardhmja e vendit ishte më e madhe se sa vetë jeta. Një falenderim i madh shkon për gratë dhe nënat, që mbeten një themel i shëndoshë për vendin.

Përulje dhe falënderim për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuuan për një shoqëri të fortë dhe demokratike. Sot kjo republikë qëndron e pavarura në krah të vendeve mike. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj. Ka disa muaj që Kuvendi është ballafaquar me një problem që s’është hasur më herët, por që është i pranishëm edhe në vendet mike.

Gjithçka ka ndodhur në konturat e një vendi demokratik. Kjo është dhe një herë dëshmi, se Kosova është një vend demokratik. Në rastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se mund të lerë mënjanë diferencimet dhe të ngrihet për kauza të përbashkëta. Duhet të jemi të bashkuar në qëllimet tona, mbrojtja e sovranitetit të vendit tonë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.", tha ai. 

Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari theksoi gjithashtu se duhet të qëndrojnë të bashkuar edhe ndaj shtetit fqinj, Serbisë që sipas tij shfaq tendenca territoriale. Ai bëri thirrje për një Serbi që e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Basha shtoi se pret në Kuvend përballje politike për një vend më të drejtë dhe të zhvilluar.

“Qeveria me vullnetin e Kurtit dhe punën e policisë sonë kanë arritur të thyejnë grupet kriminale. Shteti ynë ka monopolin e dhunës në territorin e Kosovës, pa përfshirë zhvillimin e mirëqenies dhe ekonomisë. Të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë që shfaq tendenca territoriale.

Mbrojtja është përgjegjësi e përbashkët. Nga ky Kuvend bëj thirrje për një Serbi që e njeh Kosovën si shtet të pavarur, fqinjësi të mirë dhe gjenerata me respekt dhe tolerancë. Ne jemi për ndërtim të urave të bashkëpunimit. Demokracia është larmishmëria e ideve ndryshe. Në këtë Kuvend pres debat të hapur, përballje politike për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar. Partitë i kemi ndryshe, por Kosovën e kemi bashkë.”, tha Basha.

Pas fjalimit, Basha njoftoi ndërprerjen e seancës për një orë, ndërsa më pas do të vazhdohet për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

10 MUAJ ME PARE

Siguroi edhe votat e PDK-së/ Kush është Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës?

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
dimal basha

KOSOVË- Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas disa muajsh seancash të dështuara për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Gjatë procesit të votimit, Basha arriti të sigurojë 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Në votat pro ishin dhe votat nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por kush është Dimal Basha? 

Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.

Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.

Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.

Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.

Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje!

Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim. 

10 MUAJ ME PARE

Merr fund kriza, konstituohet parlamenti i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet kryetar me 73 vota, hapet rruga për krijimin e qeverisë

Merr fund kriza, konstituohet Kuvendi i Kosovës/ Dimal Basha i VV zgjidhet
dimal basha, kryetar i kuvendit

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës ditën e sotme. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugë formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha mori 73 vota pro, 30 kundër, ndërsa tre deputetë abstenuan.

Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe një pjese të pakicave. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe votuan kundër. PDK-ja ishte kritikuar që nuk e kishte votuar Bashën për kryetar të Kuvendit në seancën e kaluar, pasi ishte shprehur se do t'i votonte kandidatët e Vetëvendosjes që nuk ishin ministra në Qeverinë Kurti II.

Basha, tashmë nga posti i kryeparlamentarit, shpalli një pauzë njëorëshe, pas së cilës pritet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit. Me zgjedhjen e tyre, Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe i hapet rruga formimit të qeverisë. Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit e votuan kryetarin e Kuvendit në përpjekjen e 58-të të tyre. Basha u zgjodh pas disa dështimesh pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht, i cili i urdhëron deputetët ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati 30-ditor.

Në tri seancat e kaluara, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje – të cilës i takon të propozojë kandidat për kryeparlamentar – i kishte hedhur pesë kandidatë në votim, por asnjëri prej tyre nuk i kishte marrë të paktën 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Asnjëri prej Albulena Haxhiut, Hekuran Muratit, Arbërie Nagavcit, Donika Gërvallës, Dimal Bashës, nuk ia kanë dalë t’i marrin më shumë se 57 vota.

Si nisi ngërçi politik?

Seanca konstituive nisi më 15 prill. Por, ajo deri të martën e 26 gushtit nuk ishte përmbyllur për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike mes partive politike, pasi asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme. Pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë dështoi të zgjidhej në krye të organit ligjvënës në gjashtë votime të hapura, Dehari më 1 maj ndryshoi rendin e ditës. Ai më pas kërkoi nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe që të propozonin nga një anëtar për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Kjo u kundërshtua nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, të cilat refuzuan që të propozonin anëtar për këtë Komision. Fillimisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu drejtua Kushtetueses për çështjen e ngërçit. Gjykata u përgjigj më 26 qershor, duke thënë se votimi duhej të bëhej sipas praktikave të deritanishme. Ajo u dha deputetëve 30 ditë afat ta përmbyllnin procesin e konstituimit, por ky afat u shpërfill. Në ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja, dorëzuan lëndë të ndara për çështjen e votimit të kryeparlamentarit.

Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme nga 27 qershori deri më 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve që të ndërmerrnin vendime dhe veprime për konstituimin e Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja njoftoi për vendimin për dy lëndët e paraqitura - aktgjykimin e plotë të të cilit e publikoi më 18 gusht - përmes së cilit tha se ndryshimi i rendit të ditës ishte shkelje, duke obliguar Kuvendit që t'i kthehet votimit të hapur. Asnjëra nga subjektet nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të bërë vet shumicën dhe po ashtu nuk është arritur një marrëveshje politike.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota. PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL

dimal basha kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj