LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të merrte në dorë SPAK-un me ish-kryetaren e KLGJ-së, deputetja socialiste: Sajesa!

• Disa mesazhe të zbuluara në rrjetin "Signal" dhe të publikuara së fundmi nga mediat kanë treguar lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani. • Në mesazhet e publikuara duket se marrëdhënia mes Bushkës dhe Llagamit ka qenë interes dhe për favore personale. • Dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem. • Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit. •  Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka. • Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte gënjeshtër. • Në momentin kur Llagami dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ajo shprehet se Bukshka e ka gënjyer disa herë. • Një tjetër fakt, se në gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. • Në disa mesazhe të tjera Llagami në cilësinë e kryetares së KLGJ-së shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në. • Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ajo nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë. • Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë. • Ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. • Dhe pikërisht për këtë ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami, që të futet si OPGJ në SPAK. • Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar pas publikimit në media të mesazheve ndërsa është shprehur se mediat po hedhin baltë dhe shpifje ndaj saj. •  Ajo ka theksuar se ato që janë raportuar nga mediat janë të pavërtëta. • Bushka shtoi se këto pretendime janë sajesa dhe nuk kanë baza. •  Ajo shtoi se që nesër do ta ndjekë çështjen nërrrugë ligore dhe se e vërtëta nuk mund të fshihet me gënjeshta. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Sajesa që nuk kanë asnjë bazë në realitet", reagon Klodilda Bushka për mesazhet e publikuara: Që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore! Po hidhet baltë ndaj meje

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të
Klotilda Bushka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar pas publikimit në media të disa komunikimeve ku pretendohej se ajo fliste ke kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami për “kapjen e SPAK”. Bushka në reagimin e saj është shprehur se mediat po hedhin baltë dhe shpifje ndaj saj. Ajo ka theksuar se ato që janë raportuar nga mediat janë të pavërtëta.

Bushka shtoi se këto pretendime janë sajesa dhe nuk kanë baza. Ajo shtoi se që nesër do ta ndjekë çështjen nërrrugë ligore dhe se e vërtëta nuk mund të fshihet me gënjeshta.

"Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta.

Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!", shkruan Bushka në komentin e saj.

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

Disa mesazhe të zbuluara në rrjetin "Signal" dhe të publikuara së fundmi nga mediat kanë treguar lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani. 

Në mesazhet e publikuara nga 'OraNeës', duket se marrëdhënia mes Bushkës dhe Llagamit ka qenë interes dhe për favore personale. Dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem.

Në këtë kuptim Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit. Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka.

Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte gënjeshtër. Në momentin kur Llagami dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ajo shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka gënjyer disa herë.

Një tjetër fakt, se në gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Në disa mesazhe të tjera të publikuara nga “Ora Neës”, Llagami në cilësinë e kryetares së KLGJ-së shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në.

Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ajo nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë. Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë.

Ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për këtë ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami, që të futet si OPGJ në SPAK.

1 VITE ME PARE

FOTO+VIDEO/ “Lajmi më parë nga Luri” Si ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon “infiltrimin” e të vëllait në SPAK, mesazhet: Dua SPAK-un në dorën tonë

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

TIRANË- Skandali i lidhjeve mes kryebashkiakut Erjon Veliaj, deputetes socialiste Klotilda Bushkës dhe ish-krytares së Këllishit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami po thellohet akoma më shumë. Në disa mesazhe të tjera të publikuara nga “Ora News”, Llagami në cilësinë e kryetares së KLGJ-së shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në.

 

Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ajo nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë. Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë.

Ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për këtë ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami, që të futet si OPGJ në SPAK.

Bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:

Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë!

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

Eda (Naureda Llagami): Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.

Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!

Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato...

-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!

Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)

Eda (Naureda Llagami): Është i omël!

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

Eda (Naureda Llagami): Lajmi më parë nga Luri (Lurand Llagami). Për këtë të Lurit...

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

1 VITE ME PARE

Dalin MESAZHET/ Llagami e KLGJ-së kupton që Bushka e kishte gënjyer për emërimin në GJK. Burgosja e Veliajt ishte kuptuar që para 1 viti: Lali nuk e ngrys këtë vit

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të
Foto Ilustruese

TIRANË- Lidhjet e deputetes socialiste dhe kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve Klotilda Bushka me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, apo dhe kreun e ILD-së Artur Metani, janë zbuluar mes mesazheve në rrjetin 'Signal'. Bushka është thirrur nga SPAK-u për të dëshmuar mbi hetimet e çiftit Veliaj-Xoxa dhe rolin e saj, ku prokurorët e posaçëm kanë dyshime të forta se ajo ka ndikuar në këto hetime përmes intimidimit të dëshmitarëve dhe prishjes së provave.

Në mesazhet e publikuara nga 'OraNews', duket se marrëdhënia mes Bushkës dhe Llagamit ka qenë interes dhe për favore personale. Dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, duket se premtonte emërimet dhe vijimin e karrierës në sistem.

Në këtë kuptim Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit. Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka.

Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte gënjeshtër. Në momentin kur Llagami dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ajo shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka gënjyer disa herë.

Një tjetër fakt, se në gjirizet e drejtësisë dhe mazhorancës që para më shumë se një viti ishte vetëm çështje kohe burgosja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Bisedat i përkasin muajve nëntor e dhjetor 2023, si dhe janar të vitit 2024:

Nereida Llagami: Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në fund.
Klotilda Bushka: Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

Nereida Llagami: Këtej më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka).
- Ehu. Pse mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë, prandaj ta kërkova ty.

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të
Nereida Llagami: Më thotë që Lali (Erion Veliaj)...
- Filloi prapë...
Nereida Llagami: Nuk e ngrys këtë vit...
- T’i bojmë gati qelinë.
Nereida Llagami: I ka thënë...

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të

1 VITE ME PARE

Mesazhet/ Zbardhet skema për të qerasur shoqet e Ajolës me tre poste në Gjykatën Kushtetuese

Përgjimet nxjerrin zbuluar Klotilda Bushkën/ Si kërkoi të
Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami

TIRANË- Mes dhjetorit 2023 dhe janarit 2024, tre zonja me pushtet të rëndësishëm politik dhe në sistemin e drejtësisë, intensifikuan takimet mes tyre, në një zyrë, në katin e dymbëdhjetë të “Sky Tower”, në hyrje të ish-Bllokut në Tiranë.

Mikpritësja ishte Ajola Xoxa, avokate dhe bashkëshortja e kryebashkiakut tashmë të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Të ftuarat ishin Naureda Llagami, në atë kohë kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Klotilda Bushka, deputete e Partisë Socialiste, kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Temat e bisedës mes tre mikeshave, të njohura që nga aktivizimi në organizata jo-qeveritare, mund të kenë qenë të ndryshme, nga çështjet politike, tek fëmijët e deri tek veshjet. Por, mes tyre ka pasur edhe një temë specifike-si të krijoheshin hapësirat për të emëruar, më së paku Llagamin, në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur ajo po përfundonte mandatin në krye të KLGJ-së.

Disa komunikime telefonike mes Bushkës e Llagamit dhe kësaj të fundit me një person të tretë, të publikuara së fundmi nga “Ora News” hedhin dritë për përpjekjet e zonjave për emërimin e Llagamit në Kushtetuese.

Kjo sforco nuk duket se ishte thjesht një trill, për t’i gjetur Llagamit një vend të mirë pune. Në bisedat mes tyre, Llagami jep një detaj shumë interesant-ajo kishte dijeni se Erion Veliaj brenda një viti do të arrestohej.

Ishte koha kur hetimi penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës ende nuk kishte nisur. Por, mesa duket, mikeshat ishin në dijeni se “dikush” ishte i interesuar për të burgosur Veliajn dhe duheshin bërë të gjitha përpjekjet për të blindur gjyqësorin me njerëz, të cilët do të mund t’i gjendeshin kryebashkiakut të Tiranës në ditë të vështira.

Bisedat për emërimin e zonjës Llagami në gjykatën më të lartë të vendit dukeshin si të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese nuk kishte asnjë vend vakant dhe gjyqtarët në detyrë kishin mandat që zgjaste në kohë.

Ndërkohë që vërtetësia e komunikimeve mes zonjave të politikës dhe drejtësisë nuk është konfirmuar plotësisht, ajo që ndodhi më pas me Gjykatën Kushtetuese i jep një lloj konfirmimi bisedave të Llagamit me Bushkën dhe me një person të tretë.

Tashmë, në lojë nuk është më një mandat i vetëm në Gjykatën Kushtetuese, i projektuar për Llagamin. Oreksi u rrit. Kërkohen tre mandate-njëri që duket se i është premtuar Genta Bungo Tafës, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Ndërsa, personi i tretë që shpreson të marrë një mandat në Kushtetuese është ende identikit, por i pazbuluar plotësisht.

Dy zonjat e identifikuara, Llagami në KLGJ e Tafa-Bungo në KPK, kanë pasur në dorë karrierën e gjyqtarëve. Ndaj, ato duket se po kërkojnë “shpërblimin”, duke u kërkuar votën për në Gjykatë Kushtetuese.

Në target ishin mandatet e gjyqtareve Elsa Toska, Holta Zaçaj dhe Sonila Bejtja. Për t’u arritur ky qëllim nuk ishte i mjaftueshëm vetëm “mbledhja e zonjave”. Grupi duhej zgjeruar dhe, në radhë një nga një, në “lojë” u përfshinë aktorë të tjerë.

I pari, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili, për një ironi “goglash” u caktua edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, struktura që shqyrton kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese, i njohur për raporte të ngushta me dyshen Erion Veliaj-Fatmir Xhafaj. 

I dyti, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili, ndoshta për një keq-përdorim politik ose padituri në çështjet kushtetuese, u përfshi në këtë “lojë”, me një kërkesë tërësisht të pavend për shqyrtimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Një personazh i tretë, i cili del vagullt në këtë histori është Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili bashkohet herë pas here me drekat vanitoze, në praninë e Naureda Llagamit e Klotilda Bushkës.

Në këtë skenar janë përdorur ose përfshirë në mënyrë të verbër edhe disa ndërkombëtarë me peshë, të cilët, duke këmbëngulur për zbatimin anti-kushtetues të skemës së ripërtëritjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, në fakt i kanë dhënë benzinë planit të hartuar në zyrën e Ajolës, por jo vetëm.

Emrat në spiralen e komplotit kushtetues

Spiralja e komplotit që duket se ka nisur më shumë se një vit më parë në bisedat e zhvilluara në zyrën e Ajolës ose të paktën nga persona që frekuentonin zyrën e saj, tashmë ka arritur në një pikë shpërthyese.

Prej muajsh, institucioni më i lartë gjyqësor në vend është përfshirë në një lloj amullie për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj.

Skenari nisi të zbatohej në Shtator 2024. Sapo trupa gjyqësore ishte kthyer nga pushimet, anëtarja Elsa Toska, e emëruar në vitin 2019 për një mandat të plotë 9-vjeçar në Gjykatën Kushtetuese, dha dorëheqjen. Kjo “dorëheqje brenda ditës” nuk u shoqërua me asnjë sqarim domethënës, përveçse me justifikimin “për arsye personale”. Ajo sot është pedagoge e thjeshtë universitare.

Dorëheqja e Toskës krijoi vakancën e parë në Kushtetuese. Parlamenti shpalli procedurat për plotësimin e vakancës së saj. Kandiduan 10 juristë. Një prej tyre është Naureda Llagami. Procesi është në pritje të shqyrtimit të kritereve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Sokol Sadushi.

Ndërkohë që “faza e parë e skenarit”, pra përfshirja e emrit të Llagamit në procedurën drejt Gjykatës Kushtetuese, nisi zbatimin, Sadushi kishte detyrën që t’i jepte rrugë “fazës së dytë”.

Në Dhjetor 2024, ai, në cilësinë e kryetarit të organit të emërtesës Gjykatës së Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte përfundimin e mandatit të parakohshëm të kryetares së kësaj të fundit, Holta Zaçaj.

Ndërhyrja e Sadushit ishte tërësisht e pabazuar në Kushtetutë dhe në ligj, diçka që e pranonte edhe ai vetë në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, letra e Sadushit nxiti një grup brenda Kushtetueses, të cilët kërkuan shqyrtimin e pretendimeve të Sadushit dhe në fund, me shumicë votash, vendosën që mandati i Zaçajt përfonte në Mars 2025. Zaçaj qëndron në detyrë, deri në emërimin e zëvendësuesit.

Emri zëvendësues pritet të dalë nga një listë prej dhjetë kandidaturash. Mes këtyre emrave është edhe Genta Bungo Tafa. Pra, edhe “faza e dytë e skenarit” u vendos në lëvizje.

Në kohën që diskutohej publikisht për kohëzgjatjen e mandatit të Holta Zaçaj, në fushë hyn Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve. Ajo ngriti publikisht pretendimin e “përtëritjes 3-vjeçare” të mandateve të gjyqtarëve kushtetues. Ky qëndrim i Bushkës përkon me kohën kur ajo ndërhynte në mënyrë të paligjshme tek dëshmitarët e thirrur në hetimin penal ndaj Erion Veliajt, siç rezultoi në vendimin e Gjykatës së Posaçme për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Ripërtëritja 3-vjeçare është një parashikim kushtetues me kohë të kufizuar, i cili prekte dy mandate-Holta Zaçaj (viti 2025) dhe Sandër Beci (viti 2028).

Por, me shkurtimin e mandatit të Holta Zaçaj, targeti u fokusua tek një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Sonila Bejtja. Gjyqtarja Bejtja është emëruar nga Presidenti i Republikës në vitin 2019 për një mandat të plotë 9-vjeçar, i cili përfundon në vitin 2028.

Në fund të Shkurtit 2025, Presidenti Bajram Begaj, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për intepretim të kohëzgjatjes së mandateve gjyqtarëve. Me një shkresë, në të cilën nuk lidhet me njëra-tjetrën as objekti, as baza ligjore e as teksti, duket qartë se fokusi i kreut të Shtetit, në këtë rast si organ emërtese, është mandati i gjyqtares Sonila Bejtja.

Kërkesa e Begajt është në fazë vlerësimi paraprak. Hapi i Presidentit shënoi “fazën e tretë të skenarit”, të nisur fillimisht nga bujtëset e zyrës së Ajola Xoxës dhe që shtriu tentakulat në tre mandate gjyqtarësh kushtetues.

E gjithë kjo histori, vetëm e vetëm për të shpëtuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nga telashet, të cilat tashmë i janë mbledhur shumë mbi kokë dhe po e mbajnë prej disa javësh në paraburgimin e Durrësit.

klotilda bushka

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë