LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/ Kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec: S’ka negociata për tokën shqiptare. Tubimi shtrihet edhe në 4 qytete të tjera (PAMJET)

• Mijëra qytetarë vijuan edhe sot rezistencën kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec për të gjashtën ditë radhazi. • Më flamujt shqiptarë dhe me pankarta në duar, 'Revolucion', Shqipëria e shqiptarëve' dhe ‘Atdheu nuk është në shitje’ qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. • Me brohorima, qytetarët përsëritën pesë kërkesat e tyre: Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare. • Mes zërave që morën fjalën në protestë ishte edhe një nënë e moshuar, e mbështjellë me flamurin kuqezi, e cila emocionoi të pranishmit me vargjet e një poezie kushtuar Shqipërisë. • Protestës iu bashkua edhe një murgeshë, e cila tha se kishte dalë në protestë si qytetare dhe jo për të adresuar drejtpërdrejt figurave politike, por për të ngritur shqetësime që, sipas saj, prekin qytetarët në përgjithësi dhe veriun e Shqipërisë në veçanti. • Me thirjet "Rama në burg, Berisha në burg", në një pikë bashkohen të gjithë, për ta larguar klasën politike që ka qeverisur Shqipërinë në këto 35 vite dhe që ka dështuar tu japë zgjidhje problemeve të vendit. • Ndryshe nga ditët e tjera, sot protesta u shtri edhe në katër qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës, Vlorë, Elbasan dhe Durrës. • Po ashtu qytetarët janë shprehur të vendosur se protestën do ta shtrijnë edhe përtej kufijve, duke i bërë thirrje diasporës shqiptare në të gjithë trevat që të bëhen pjesë e kësaj rezistence.

21 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Protestuesit kërkojnë mbështetjen e qytetarëve: Çohuni nga kafja

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
pamjet

TIRANË- Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që tu bashkohen në tubimin kundër projektit të Zvërnecit. Gjatë tubimit, ata iu drejtuan qytetarëve me mesazhe sensibilizuese, duke i ftuar të reagojnë dhe të mos qëndrojnë indiferentë ndaj zhvillimeve që prekin interesin publik.

'Çohuni nga kafja' ishte thirrja e bërë në kor nga grupi i protestuesve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit, makinat i përshëndesin me bori

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
pamjet

TIRANË- Edhe pas pesë orësh protestë, qytetarë kanë vijuar tubin rrugve të Tiranës me brohorima dhe flamuj në duar.  Protestues të shumtë kanë vijuar të marshojnë duke përshkuar rrugët nga Bulevardi Zogu I dhe tek Zogu i Zi e më gjerë.

Atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë që kanë qenë në rrugë, ndërsa automjetet i kanë përshëndetur me bori. Protesta ende nuk ka një orar përfundimi dhe pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërkohë që për ditën e nesërme qytetarët kanë njoftuar dy protesta./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Qytetarja para kryeministrisë: Edi Rama je një dhunues! Kushërira ime u shty në fytyrë nga gardistët e kryeministrit në Vlorë

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Një qytetare mori fjalën në podium, teksa solli në vëmendje rastin në Vlorë ku një aktiviste u nxor me forcë nga mitingu i Ramës me socialistët, pasi kishte disa pankarta me vete. Ajo u shpreh se Edi Rama është një dhunues.

Protestuesja: Unë jam nga Vlora. Doja të adresoja një çështje që ka ndodhur sot, praktikisht sot PS festonte 35-vjetorin. Kushërira ime shkon për të protestuar kundër kësaj që po ndodhet. Në vend që ta mbështesin, gardianët e Ramës e kanë shtytur në fytyrë. Edi Rama je një dhunues. Ne nuk e mbështesim. Nesër do jemi në Vlorë, edhe këtu./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin ku u shfaq Rama

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Pas përfundimit të protestës përpara kryeministrisë, qytetarët marshuan rrugëve të kryeqytetit duke kërkuar anulimin e investimit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. 

Teksa po kalonin në rrugën pranë bashkisë së Tiranës, në një pallat ishte vendosur një ekran i madh ku duke kryeministri Rama që po jepte një intervistë për një media të huaj. Protestuesi hodhën shishe në drejtim të ekranit dhe më pas marshimi vijoi në rrugë të Tiranës rreth qendrës./Dosja.al

 

 
1 MUAJ ME PARE

Qytetarët në Durrës protestë për ndërtimin e resortit në Zvërnec

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
pamjet

DURRËS- Tubim për resortin në Zvërnec u organizua edhe në Durrës, ku qytetarët me një flamurin kuq e zi marshuan në disa zona të qytetit. Ata bënin thirrje që të tjerë qytetarë t’i bashkoheshin kauzës së tyre në mbrojtjen e pronës së trashëguar. 

Protestat janë zhvilluar në disa qytete, duke shprehur kundërshimet e tyre për qeverinë dhe duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama nga detyra./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk harrojmë Gërdecin dhe 21 Janarin

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Protesta kundër projektit për ndërtimin e resortit në Zvërnec vijoi edhe para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalime duke artikuluar kritika ndaj klasës politike dhe institucioneve. Një nga folësit deklaroi se qytetarët nuk duhet të harrojnë ngjarjet e rënda si Gërdeci dhe 21 Janari. Protestuesi iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se, sipas tij, qytetarët do të kërkojnë ndryshim politik në zgjedhjet e ardhshme. 

“Ne nuk harrojmë Gërdecin, nuk harrojmë 21 Janarin, ne nuk harrojmë reformën në drejtësi, ne nuk harrojmë shokët dhe vëllezërit që na ikin. Ne nuk harrojmë në asnjë moment që më 21 Janar u vranë njerëz dhe Sali Berisha nuk iku”, u shpreh ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, qytetarët zhvendoset te Sheshi Skënderbej

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë marrë vendimin për të ndryshuar lokacionin e protestës. Mijëra protestues kanë nisur të marshojnë dhe të vendosen në sheshin kryesor të kryeqytetit, në Sheshin “Skënderbej”. Edhe pas zhvendosjes në qendër të Tiranës, tensioni dhe vendosmëria e pjesëmarrësve ka mbetur e lartë.

Thirrjet e qytetarëve kanë vijuar me të njëjtat tone të ashpra, ku kryefjalë mbeten: Mbrojtja e territorit shqiptar nga vendimmarrjet e qeverisë dhe kërkesa e prerë për dorëheqjen e kabinetit qeveritar të udhëhequr nga Edi Rama.

Marshimi drejt Sheshit “Skënderbej” shënon një tjetër moment kulmor të këtij tubimi, ku qytetarët po tregojnë qëndrueshmëri duke mos u larguar edhe pas orëve të tëra në këmbë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

I riu shpërthen me poezi kundër politikës: Ku do mbyteni o tradhtarë, kemi për t'ju marrë zvarrë

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Një djalë i ri, recitoi vargje kundër klasës politike, duke shkaktuar entuziazëm te të pranishmit para Kryeministrisë. Me çantën në shpinë dhe mes brohorimave të protestuesve, ai iu drejtua specifikisht kryeministrit Rama dhe demokratit Sali Berisha.

"O Edi Rama a dëgjon?
O Sali Berisha a dëgjon?
Shihni si i keni mbledhur sot?
Ku do mbyteni o tradhëtarë?
Kemi për t'ju marrë zvarrë
Popullin siç e keni marrë 
34 vite me rradhë"

1 MUAJ ME PARE

Me pankarta në duar, qytetarët dalin në protestë edhe në Kukës

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

KUKËS- Një grup të rinjsh u mblodh pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, në shenjë mbështetjeje për protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit.

Pjesëmarrësit shprehën solidaritetin e tyre me qytetarët që kundërshtojnë zbatimin e projektit, duke theksuar se qeveria nuk mundë ta shesë atdheun. Të rinjtë deklaruan se do të vijojnë të mbështesin protestën dhe të marrin pjesë në tubimet në ditët në vijim./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Me flamuj, pankarta dhe thirrje për revolucion, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve: Rama ne ta grisim kontratën

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
pamjet

TIRANË- Atmosfera në protestën e zhvilluar në bulevard është shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të shumta kundër klasës politike, ndërsa mijëra qytetarë kanë ndezur blicet e telefonëve, duke krijuar një panoramë mbresëlënëse në qendër të Tiranës.

Mes thirrjeve për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë, protestuesit kanë artikuluar edhe slogane të forta kundër institucioneve dhe përfaqësuesve politikë. Tubimi është zhvilluar në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe politike, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre për kërkesat që kanë ngritur prej disa ditësh, ku kryeson largimi i kryeministrit Edi Rama.

“Revolucion”, “Armiku është në Parlament!”, “Rama ne ta grisim kontratën!”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë tubimit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë, nuk na përfaqësoni më

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, qytetarët kanë vijuar me thirrje të forta kundër klasës politike, duke kërkuar ndryshim të thellë në përfaqësimin politik në vend. Një prej protestuesve iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Sali Berisha, duke deklaruar se ata nuk përfaqësojnë më vullnetin e qytetarëve. Protestuesi theksoi se sipas tij, një pjesë e madhe e qytetarëve brenda vendit dhe në diasporë kërkojnë ndryshim politik.

“Si Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë mesazhin që vjen qartë nga ky shesh. Ju nuk na përfaqësoni më. Shumica e popullit shqiptar në shesh dhe ata në diasporë kanë një mesazh të qartë për ju: Rama dhe Berisha, jeni të pushuar nga puna”, deklaroi ai mes thirrjeve të protestuesve./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë!

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
Murgesha

TIRANË- Një murgeshë katolike mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale dhe shëndetësore në zonat veriore të vendit. Ajo u shpreh se kishte dalë në protestë si qytetare dhe jo për të adresuar drejtpërdrejt figura politike, por për të ngritur shqetësime që, sipas saj, prekin qytetarët në përgjithësi dhe veriun e Shqipërisë në veçanti.

"Mirëmbrëma të gjithëve, jam një murgeshë Katolike. Së pari jam këtu si një qytetare. Kur po vija këtu po mendoja se çfarë të them. Nuk jam këtu t'i jap mesazh Ramës dhe Berishë, por të gjithë atyre që mbartin emri politikan. Kemi ardhur me dy pankarta që dëshiroj t’i ndaj me ju. E para: Sot, në këto ditë, shpresa po lulëzon, sepse shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë. Pankarta e dytë thotë: Nuk jemi mirë, nëse nuk jemi mirë të gjithë. Lutja që i bëj Zotit është faleminderit Zot që prindërit e mi nuk sëmuren sepse në veri të bie një sëmundje ne jemi përtokë. Veriu i Shqipërisë krenohet me disa investime të pakta, si Rruga e Kombit dhe disa fshatra turistikë, por kjo është një turp. Nuk mjafton që ne të kënaqemi me kaq në 36 vite”, tha Murgesha./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nënëlokja mes mijërave protesuesve para Kryeministrisë, lexon vargjet e një poezie: Po të shesin copa-copa moj Shqipni!

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Pjesë e protestës kundër investimit në Zvërnec ishte edhe një nënëloke e mbështjellë me flamurin kuqezi. Me duart që i dridheshin, ajo lexoi vargjet e një poezie të shkruar prej saj të titulluar “Zëri i Atdheut” ku ajo flet për nënat ‘qyqare’ shqitare që i kanë bijtë rrugëve të botës në emigracion. Në vargjet e saj ajo citon se kjo qeveri qesh e zgërdhihet si hijena tinzare.

O atdhe i dashur, o nëna Shqipëri.

Bijtë e bijat që i rrite ccfarë po të shkaktojnë ty.

Po të shesin copa copa pa të pytur fare.

Qeshin e zgërdhihen si hijena tinzare.

Se kështu u pëlqen me ty të bëjnë pazare.

Cohu shqiptar atdheun  ta shpëtojmë.

Nga këlyshët e komunizmit që akoma sundojnë.

Janë me të etur për pushtet se etërit e vet./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Anulo projektin"/ E reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
e reja

TIRANË- Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocional gjatë protestës së zhvilluar në bulevard, duke deklaruar se pjesëmarrja e saj lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe mbrojtjen e Shqipërisë. E prezantuar si Anxhi, ajo tha se kishte zgjedhur të ishte në protestë për vajzën që pret të vijë në jetë dhe për brezat e ardhshëm.

Qytetarja theksoi se vendi u përket shqiptarëve dhe brezave që do të rriten në të, duke kundërshtuar projektin që ka nxitur reagime dhe protesta në Zvërnec. Në përfundim të fjalës së saj, protestuesja bëri thirrje për anulimin e projektit.

“Jam shumë krenare sot. Unë jam Anxhi dhe jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Të gjithë ata që e kanë promovuar ndër vite Shqipërinë, nuk do të lejojmë që ajo të shitet. Shqipëria është e imja dhe e jona, e fëmijëve që kemi dhe e atyre që do të vijnë në jetë. Anulo projektin," deklaroi ajo./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

“Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve”/ Pankartat pikante në protestë, qytetarët: Atdheu nuk është në shitje! Edi Rama dorëhiqu

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Qindra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Përveçse në Tiranë, protesta janë duke u mbajtur edhe në qytete të tjera. Në duar qytetarët mbajnë pankarta ku shprehin pakënaqësitë e tyre për qeverinë. 

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Atdheu nuk është në shitje” “Edi Rama dorëhiqu”, “Toka është e maskarenjve por Atdheu i shqiptarëve”, “2000 euro metri katror, 600 euro qeraja, 700 euro paga”, “Ju jeni hajdutë”, “Di gjë ka ilaç kundër helmit të gjakpirësve”, “Shoqëria është e jona”, janë disa nga pankartat që mbajnë qytetarët. 

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

Në tubime janë parë edhe flamuj amerikanë të ngritur krah flamurit kombëtar shqiptar, një detaj ky që, përkundrazi, tregon një simbolikë pro-perëndimore dhe jo refuzim të aleancës strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve me SHBA-në./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

"Mes jush ka shumë dashur"/ Aktori Mehdi Malkaj përlotet në protestë: Kanë fshirë qelbësirllëqet mbi kurrizin tonë, por sot…

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dhe rezistencë ndaj qeverisë. Malkja iu drejtua qytetarëve kudo që ndodhen, duke i ftuar t’i bashkohen protestës.

“O njerëz kudo që jeni, ejani këtu sepse këtu ka dashuri pa hesap. Më tha dikush kur ishte muhabeti i teatrit që Rama e ka ndarë mendjen ta prishë, i thash përse nuk e nndan edhe ti të mos e prishë. Nëse ai e ka ndarë mendjen se do rrijë ende, mjerë ai. Populli ëhstë fshirë barkaz dhe mbi kurrizin e tyre kanë fshirë qelbsirllëqet pushtetarët, ndaj duhet të qendrojmë në këmbë e të fshijmë ne këpucët në kurrizin e tyre," tha Malkaj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Qytetarja ndërpret fjalimin/ Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen të gjithë protestuesit për ta gjetur (VIDEO)

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës, kur një qytetare ndërpreu fjalimin e saj pasi u njoftua se një fëmijë kishte humbur në mes të turmës së protestuesve. Menjëherë pas njoftimit, pjesëmarrësit në protestë u mobilizuan për të ndihmuar në gjetjen e të miturën. Qytetarja ka bërë me dije se fëmija është vajzë dhe është e veshur me rozë. 

1 MUAJ ME PARE

Protestuesja shpërthen para Kryeministrisë: Në fillim na thanë se jemi grekë e rusë, por këtu ka vetëm shqiptarë të mirë

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Një protestuese ka shpërthyer gjatë fjalimit saj në protestën para kryeministrisë, duke kritikuar ashpër qeverinë. Ajo theksoi se qevria fillimisht i quajti grekë e rusë, por ajo thekson se në tubim ka vetëm shqiptarë të mirë. Sipas protestueses, reagimi qytetar po shtrihet në çdo vend ku jetojnë shqiptarë, duke theksuar se vendi u përket qytetarëve dhe jo pushtetarëve.

“Pushteti ka tentuar ta deligjtimojë protestën. Në fillim na thanë s ejemi grekë, pastaj rusë, qoftë edhe iranianë. Pushtetit që i ka ardhur fundi nuk e ka kuptuar që këtu ka vetëm shqiptarë të mirë. Kjo është vetëm e qytetarëve dhe e njerëzve të mirë. Ne jemi protesta, ju jeni protesta. Shqipëria është e jona. Po protestohet kudo ku ka shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve jo e pushtetarëve. Për 35 vjet na kanë mashtruar se mund të kemi një Shqipëri tjetër”, tha një protestuese./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Nuk jemi përçarë"/ Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/
pamjet

TIRANË- Qytetarët kanë njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohen dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana. Sipas njoftimeve, protesta e parë do të zhvillohet në orën 10:00 në Zvërnec, ndërsa tubimi i dytë është planifikuar në orën 18:00 në Bulevardin e Tiranës, ku pritet të mblidhen sërish qytetarë nga zona të ndryshme.

“Nesër në Zvërnec do të ketë protestë në Zvërnec në orën 10, ndërsa pasdite në orën 18:00 do të mblidhemi sërish në bulevard në Tiranë. Do ta thonë është përçarje por nuk jemi përçarë. Kemi një kërkesë: Rama ik! Protestë që nisi nga indinjata kur sheh se shteti është i pafuqishëm përballë kriminelit që tërheq zvarrë qytetarin, u kthye në një protestë që kërkon një Shqipëri më të mirë”, tha anjë qytetare./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët mbajnë në duar flamuj kuq e zi, flamuj me mbishkrimin autoktonë dhe kanë ndezur flakadanë.

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

1 MUAJ ME PARE

Dita e 6-të e protestës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në shesh me pankarta dhe flamuj në duar: Shqipëria nuk shitet

Mijëra protestues "pushtojnë" Tiranën/

TIRANË- Protesta e gjashtë kundër projektit në Zvërnec ka nisur. Qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skëndërbej me flamuj dhe pankarta në duar, duke marshuar drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, anulimin e projektit të debatueshëm në Zvërnec dhe rishikimin e një sërë vendimesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Prej pesë ditësh me radhë, bulevardi kryesor i Tiranës është kthyer në epiqendrën e protestave, ku qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, thirrjeve dhe marshimeve.

Dje qytetarët listuan edhe pesë kërkesa për Ramën: 1-Dorëheqjen e Qeverisë 2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë! 3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve, 4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, 5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare./Dosja.al

protesta per zvernecin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj