LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mikroditë te "Ekonomia"/ Sejko: Normat e interesit janë ulur me tre herë! Shehaj: Banka e Shqipërisë përgjegjëse për mbajtjen peng të 100 mijë qytetarëve

• Ditën e sotme te Komisioni për Ekonominë dhe Financat u zhvilluar një seancë e posaçme dëgjimore me Bankën e Shqipërisë për Mikrofinancën • Guvernatori Genc Sejko gjatë fjalës së tij në seancë theksoi se subjektet që japin mikrokredi i janë nënshtruar kontrolleve. •Ai tha se janë bërë inspektime dhe se normat e interesit janë ulur me tre herë. • Sipas guvernatorit nga nivelet e 200 përqind është ulur tek 60-50 përqind. • Gjithashtu ai pranon se janë marrë masa që detyrimi për klientët të mos jetë më shumë se 30 përqind e shumës së marrë si kredi. •Ndërkohë gjatë zhvillimit të seancës nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet. • Deputeti Agron Shehaj ka akuzuar Bankën e Shqipërisë si përgjegjëse për mbajtjen peng të 100 mijë qyetarëve përmes mikrokredive. • Pas kësaj, kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka përjashtuar anëtarin Agron Shehaj duke i thënë se ai nuk është te mëhalla e tij politike që të sillet si të dojë ai. • Ndërkohe Shehaj iu pergjigj duke i thënë se tha se përjashtimi i tij po bëhej, sepse Shalsit nuk i pëlqyen ato që deputeti tha apo pyeti.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ekonomia"/ Shehaj debat me guvernatorin: Banka e Shqipërisë përgjegjëse për mbajtjen peng të 100 mijë qytetarëve me mikrokreditë (VIDEO)

Mikroditë te "Ekonomia"/ Sejko: Normat e interesit janë ulur
agron shehaj, genc sejko

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë u zhvillua një seancë e posaçme dëgjimore me Bankën e Shqipërisë për Mikrofinancën.

Gjatë zhvillimit të seancës është zhvilluar një debat me tone të ashpra mes mes deputetit Agron Shehaj dhe guvernatorit Gent Sejko.

Deputeti ka akuzuar Bankën e Shqipërisë si përgjegjëse për mbajtjen peng të 100 mijë qyetarëve përmes mikrokredive. 

PJESË NGA FJALA E SHEHAJT:

100 mijë qytetarë shqiptarë, që merren peng, se ishin marrë peng! Janë marrë peng! Janë marrë peng nga një biznes kriminal, të licencuar dhe monitoruar nga Banka e Shqipërisë, nuk meritonte të pezullohej menjëherë? Ju e latë 4 vjet.

Faktet tregojnë që kemi të bëjmë me aktivitet kriminal, ku kemi një kompani e cila bën gjithçka, të merr në telefon, e merr në telefon qytetarin edhe i thotë:

Pse një qytetar nuk mund të marrë, gaboi, i duheshin, nuk ka të drejtë? Ju i jepni të drejtë MCA-së ta marrë peng qytetarin? Si mund të thoni që ai ia kishte. Po, ia kishte.

Është e drejtë që t’i thotë “më ke 10 milionë lekë, unë të bllokoj shtëpinë. S’do të bllokoj shtëpinë? Hajde bëj një kredi tjetër me kushtet që të them unë”. Sepse kur unë të ,mbaj shtëpinë peng, mund të aplikoj çdo lloj kushti, nuk kanë më të drejtë ata të zgjedhin. Kjo do të thotë të mbahen peng. Dhe për mbajtjen peng të 100 mijë qytetarëve, Banka e Shqipërisë është përgjegjëse! Nuk ka bërë detyrën. 

 

 

 

2 VITE ME PARE

Debate në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë/ Shalsi përjashton Shehajn, deputeti opozitar: S'të pëlqyen pyetjet?

Mikroditë te "Ekonomia"/ Sejko: Normat e interesit janë ulur
Mbledhja


TIRANË-Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka nisur me debate. Në këtë mblehdje është i pranishëm edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërise, Gent Sejko i cili po jepte sqarime në lidhje me mikro kreditë.

Gjatë mbledhjes kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi ka përjashtuar anëtarin Agron Shehaj duke i thënë se ai nuk është te mëhalla e tij politike që të sillet si të dojë ai. Ndërkohe Shehaj iu pergjigj duke i thënë se tha se përjashtimi i tij po bëhej, sepse Shalsit nuk i pëlqyen pyetjet.

Eduart Shalsi: Të lutem, të zhvillojmë mbledhjen në mënyrë normale. Të lutem, mos më fol për parime.

Agron Shehaj: Ne kemi ardhur këtu për të dëgjuar zotin guvernator. Qytetarët janë vjedhur e kjo është më e rëndësishmja.

Eduart Shalsi: Ndërpritet mbledhja 2 minuta dhe kërkoj përjashtimin tënd nga Komisioni në bazë të Rregullores.

Agron Shehaj: Pse po përjashtohem, se po ngre një shqetësim? Do na lësh të flasim për vjedhjen e qytetarëve apo jo. Nuk të pëlqejnë pyetjet?

Eduart Shalsi: Nuk je tek mëhalla jote këtu. Të mëhalla jote politike sillu si të duash. Ndërpritet mbledhja për 5 minuta.

2 VITE ME PARE

Guvernatori Gent Sejko për mikro-kreditë: Normat e interesit janë ulur me tre herë, subjektet financiare i janë nënshtruar të gjitha kontrolleve

Mikroditë te "Ekonomia"/ Sejko: Normat e interesit janë ulur
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku theksoi se subjektet që japin mikrokredi i janë nënshtruar kontrolleve.

Gjithashtu Sekjo përmend faktin se revokimi i licensës është masa e fundit që BSH mund të marrë. Sejko thotë se janë bërë inspektime dhe se normat e interesit janë ulur me tre herë.

Sipas Sejkos nga nivelet e 200 përqind është ulur tek 60-50 përqind. Gjithashtu ai pranon se janë marrë masa që detyrimi për klientët të mos jetë më shumë se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Fjala e plotë:

Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

genc sejko agron shehaj komisioni i ekonomise dhe financave mikrokredite

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj