LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ministri i Jashtëm britanik viziton Kosovën, Cameron: Do iu ndihmoj në përpjekjet për njohje ndërkombëtare. Kurti: Anglia, aleat i rëndësishëm

 • Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë të enjten në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën në aspiratat e saj duke përmendur këtu procesin e njohjeve të reja. • Gjatë një prononcimi për media me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, Cameron ka theksuar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor duke thënë se Britania e Madhe po investon në këtë. • Gjatë qëndrimit në Kosovë, Cameron është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin Albin Kurti. • Gjatë kësaj konference, zëvendëskryeministrja e Kosovës Gërvalla, ka thënë se diplomatin britanik e ka njoftuar për sfidat, me të cilat është përballur Kosova gjatë vitit të kaluar, duke përmendur sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vizita në Prishtinë, Cameron: Jemi mbështetës të Kosovës, do të ndihmoj në përpjekjet për njohje ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm britanik viziton Kosovën, Cameron: Do iu
Cameron dhe Gërvalla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me homologen e tij, Donika Gërvalla ka shprehur mbështetje të madhe ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Cameron gjithashtu u shpreh se Britania do ta ndihmojë Kosovën në proceset në të cilat po kalon. Ai gjithashtu tha se Britania do të ndihmoj edhe në përpjekjet për njohje ndërkombëtare.

“Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për tu njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran... Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për t'u njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meritoni,” u shpreh ministri britanik.

Cameron në një konferencë të përbashkët tha se ndodhet këtu për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe për shtetin e Kosovës

"Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it," tha Cameron.

Në lidhje me këtë takim të zhvilluar ka folur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cila u shpreh se mbi 90 për qind mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së.

“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, shtoi Gërvalla.

2 VITE ME PARE

Vizita e Cameron në Prishtinë, Kearns: Është koha që ne të gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën

Ministri i Jashtëm britanik viziton Kosovën, Cameron: Do iu
Alicia Kearns

KOSOVË- Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e saj në "X" në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Cameron është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kearns ka shprehur kënaqësinë në lidhje me vizitën e Cameron në Kosovë. Ajo shtoi se Britania e Madhe ka një rol të rëndesishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. 

Postimi i plotë:

Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit.

2 VITE ME PARE

David Cameron vizitë në Prishtinë, pritet në takim nga Kurti: Anglia aleat i rëndësishëm i Kosovës

Ministri i Jashtëm britanik viziton Kosovën, Cameron: Do iu
Kurti në takim me Cameron

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ditën e sotme në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. Cameron ka mbërritur mbrëmë në Prishtinë. Përveç takimit me Kurtin Cameron do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të dalin në konferencë për mediat.

Po ashtu Camron do të pritet në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në lidhje me takimin e zhvilluar mes kryeministit të Kosovës dhe Canmron, Kurti ka ndarë disa momente në faqen e tij  "X" ku ka shprehur kënaqësinë për pritjen e ministrit britanik. 

Postimi i plotë:

Kënaqësi të pres ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Prishtinë në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një aleat i vendosur dhe besnik i Republikës së Kosovës, që para krijimit të shtetit tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojmë.

david cameron albin kurti donika gervalla vjosa osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj