LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mori 500 mijë euro!" Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë drejtuar SPAK-ut: Hetoni deklaratat e Argita Malltezit! Vajza e kreut të PD-së: Keqpërdorim i drejtësisë! Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit

• Gjyqtarja Irena Gjoka mësohet se i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë vajzën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezin mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro. • Bëhet me dije se gjyqtarja e GJKKO-së kërkoi hetimin e Argita Malltezit nëpërmjet një relacioni të depozituar në SPAK. • Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar pas lajmit se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë atë mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro. • Në reagimin e saj Malltezi thotë se është njohur nga mediat me rastin. • Ajo shton se nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk ka marrë ende njoftim. • Po ashtu Malltezi shton se në emisionin në fjalë, ku është bërë deklarata, ajo kabërë pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave të hetojnë, të pyesin në SPAK nëse ekziston një çështje e tillë dhe a po bëhet hetim. • Ajo thotë se ky rast është keq përdorim i drejtësisë pasi, sipassaj, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i jep të drejtë SPAK-ut të hetojë çështje ku ankues ose i paditur është një prokuror apo gjyqtar i drejtësisë së posaçme. • Malltezi thotë se kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. • Argita Malltezi thotë se kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri-tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. • Sipas saj, në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kërkesa e gjyqtares Gjoka për hetim nga SPAK të deklaratave, reagon Argita Malltezi: Keqpërdorim i drejtësisë! Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit

"Mori 500 mijë euro!" Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë
Argita Malltezi

TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar pas lajmit se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë atë mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro. Në reagimin e saj Malltezi thotë se është njohur nga mediat me rastin. Ajo shton se nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk ka marrë ende njoftim. 

Po ashtu Malltezi shton se në emisionin në fjalë, ku është bërë deklarata, ajo kabërë pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave të hetojnë, të pyesin në SPAK nëse ekziston një çështje e tillë dhe a po bëhet hetim. Ajo thotë se ky rast është keq përdorim i drejtësisë pasi, sipassaj, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i jep të drejtë SPAK-ut të hetojë çështje ku ankues ose i paditur është një prokuror apo gjyqtar i drejtësisë së posaçme. Malltezi thotë se kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. 

Argita Malltezi thotë se kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri-tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Sipas saj, në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme.

REAGIMI:

Jam njohur nga mediat me kallzimin e gjyqtares simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka. Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte.

Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit,

Keqperdorimin e drejtesise. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.

Së treti, akti i zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashi per nje sere veprash penale ne proceduren e ceshtjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P.

Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.

Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’i drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme?

A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është rregjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet?

SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj i bëj edhe një here thirrje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje.

Argita Malltezi

1 VITE ME PARE

"U korruptua me 500 mijë euro!" Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë drejtuar SPAK-ut: Hetoni deklaratat e Argita Malltezit

 

"Mori 500 mijë euro!" Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë
Irena Gjoka dhe Argita Malltezi

TIRANA- Gjyqtarja Irena Gjoka mësohet se i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë vajzën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezin mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro.

Bëhet me dije se gjyqtarja e GJKKO-së kërkoi hetimin e Argita Malltezit nëpërmjet një relacioni të depozituar në SPAK. Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me dosjen e ish-kompleksit "Partizani", ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu i është komunikuar akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i janë komunikuar për këtë çështje edhe Xhimi Begeja, si dhe noteres Andia Pustina, ortakë dhe persona me lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga "prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës".

 

irena gjoka argita malltezi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj