Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. • Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës teksa kanë zgjedhur të protestojnë. • Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta. • Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë. • Konfederata e Sindikatave organizoi një protestë në rrugën e Rinasit. • Ata janë vendosur përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj. • Me pankarta dhe flamuj në duar ata i bëjnë thirrje të rinjve që të mos braktisin atdheun, por të kujdesen për të. • Po ashtu me pankartat e tyre, Konfederata i bën thirrje politikës të hartojnë plane për të mbajtur të rinjtë ne vend. • Ndërkohë punonjës të profesioneve të ndryshme po protestojnë këtë 1 Maj përpara Kryeministrisë. • Në pankartat e tyre lexohen mesazhe të ndryshme që kanë në thelb trajtimin me dinjitet për punëtorët.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Tiranë u zhvilluan disa protesta. Në njërën prej tyre, një grup i njerëzve u grumbulluan në rrugën që lidh Tiranën me aeroportin e Rinasit. Në këtë protestë u bë thirrje që të rinjtë të luftojnë për të drejtat e tyre në punë dhe të mos largohen nga Shqipëria. Drejtues të Konfederatës së Sindikatave thanë se vendi ka nevojë për punëtorë, pasi që shumë biznese vuajnë nga ky problem, por shtoi se të rinjve nuk u ofrohen paga dhe kushte dinjitoze.
“Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju”, ishte një prej pankartave që mbanin protestuesit në këtë protestë.
“Të rinjtë nuk do të detyroheshin të emigronin nëse politikbërësit hartojnë politika për t’i mbajtur ata këtu, duke i motivuar dhe vlerësuar”, tha një prej protestuesve.
Në një tjetër protestë të mbajtur për të shënuar 1 Majin, punëtorët e arsimit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
Me pankartat ku shkruhej “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, “zbatoni kontratën kolektive” e “shpërblim në fund të vitit për mësuesin”, punëtorët e arsimit shprehën pakënaqësitë e tyre.
Ata kërkuan dyfishim të pagave duke theksuar që vetëm kështu maturantët mund të zgjedhin të studiojnë për t’u bërë mësimdhënës, që gjë gjithnjë e më pak të rinj po zgjedhin ta bëjnë. Paga mesatare për një mësues në Shqipëri është 60 mijë lekë, apo rreth 600 euro, në muaj.
“Ne kërkojmë që kryeministri ta mbajë premtimin që buxheti për arsimin do jetë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo duhet zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, s’mund të ketë infrastrukturë, s’mund të ketë laboratorë dhe as rritje pagash pa rritur buxhetin. Pa arsim cilësor nuk mund të ketë të ardhme ky vend”, tha Isa Halilaj, përfaqësues i Sindikatës së Arsimit.
Më pas, mësuesit iu bashkuan protestës që u mbajt para Kryeministrisë nga punëtorë të sektorëve të ndryshëm si minatorë, naftëtarë, e punonjës të qendrave të thirrjeve. Protesta u organizua nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë. Me thirrjet “Dinjitet për punëtorët” protestuesit kërkuan që qeveria të reflektojë duke paralajmëruar protesta më masive ditët në vijim. Gratë pjesëmarrëse në protestë ngritën zërin për hendekun e pagave mes burrave dhe grave dhë vështirësitë e tyre për të përballuar jetesën përballë cmimeve të larta.
“Flasim sot për drejtat e punëtoreve në fabrikat e këpucëve dhe veshjeve, a keni shkuar ndonjëherë aty? A i keni pyetur ato gra, a i keni pyetur nëse e marrin pagën minimale? Flasim për pagë minimale kur Evropa, madje edhe Ballkani flet për pagë cilësore, që të mundëson të paguash mjekun në fund të muajit, shportën me ushqime cilësore, jo ushqime të skaduara me ofertë nëpër markete”, tha një nga pjesëmarrëset në protestë.
E përderisa në Tiranë mbaheshin protestat e punëtorëve, kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një akvititeti në Elbasan tha se njerëzit e punës po e dëshmojnë cdo ditë se asgjë nuk është e pamundur./ REL
TIRANA- Punonjës të profesioneve të ndryshme po protestojnë këtë 1 Maj përpara Kryeministrisë. Në pankartat e tyre lexohen mesazhe të ndryshme që kanë në thelb trajtimin me dinjitet për punëtorët.
“Oficerët kanë status, të gjithë kanë status, jemi në kushtet më të vështira. Jemi të diskriminuar, të sëmurë, asnjë nuk merr parasysh kërkesat tona. I kemi dhënë ekonomisë shumë të ardhura, sot jemi të persekutuar”, tha një minator.
Një përfaqësuese e sindikatës së arsimit tha se duhet të dyfishohet paga dhe t’i kthehet vëmendja shkollave. Ajo deklaroi se ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre.
“Sot jemi përpara Kryeministrisë për të kërkuar dyfishimin e pagës së mësuesit. Gjithashtu kemi nevojë që Kryeministri të kuptoj që shkollat kanë nevojë për investime. Ministret e kanë kthyer shkollën në shkollë Facebook-u, ku imponohet mësuesve të bëjnë like e share e jo punën e tyre. Ti kthehet vëmendja shkollës”, tha ajo.
RINAS- Konfederata e Sindikatave organizoi një protestë në rrugën e Rinasit. Ata janë vendosur përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj. Këtë 1 maj ky organizim synon të sensibilizojë me protestën e saj që të rinjt që të mos largohen nga vendi.
Me pankarta dhe flamuj në duar ata i bëjnë thirrje të rinjve që të mos braktisin atdheun, por të kujdesen për të. Po ashtu me pankartat e tyre, Konfederata i bën thirrje politikës të hartojnë plane për të mbajtur të rinjtë ne vend.
TIRANA- Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës teksa kanë zgjedhur të protestojnë.
Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta. Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë.
TIRANA- Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Në të gjithë botën 1 Maji është një ditë proteste për të kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre në punë.
Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës teksa kanë zgjedhur të protestojnë. Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta. Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë.
“Kërkesa jonë kryesore është që qeveria të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri. Ne, Sindikatat e Arsimit kemi kërkuar në të gjitha takimet qe kemi bërë që pa një buxhet 5 % të GDP për arsimin, nuk mund të ketë arsim cilësor në Shqipëri pa mësues të mirëpaguar.
Nëse nuk ka paga dinjitoze atëherë profesioni i mësuesit nuk do të jetë profesion i kërkuar nga të rinjtë. Ata që shkojnë në degën e mësuesisë janë ata me nota më të ulta”, tha një përfaqësuesi sindikate.