LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mos u ngopshi!"/ Aktivistët e "Lëvizja Bashkë" protestë kundër rritjes së pagave për politikanët, Arlind Qori: Turp!

• Lëvizja "Bashkë" ka dalë në protestë kundër rritjes së pagave së deputetëve dhe ministrave në Kuvendin e Shqipërisë. • Me një pankartë të madhe në duar që shkruan: Mos u ngopshi!, aktivistët kanë dalë kundër projektligjeve që pritet të kalojnë sot. • Një fjalë mbajti edhe kreu i Lëvizjes "Bashkë", Arlind Qori, i cili bëri përllogaritjen e diferencës mes një pensioni minimal dhe pagës së një deputeti; kjo e fundit ishte 39 herë më madhe. • Për krahasim, Qori mori si shembull edhe pagat e deputetëve italianë dhe pensionistëve. • "Viktimë" e tyre mbeti edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndërroi rrugë kura i pa, por sërish u mbulua me para të falsifikuara. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“O hajde Tigër”/ Aktivistët e "LB" vrapojnë pas Ahmetajt, deputeti i PS ndërron rrugë, por e "mbulojnë" me euro

"Mos u ngopshi!"/ Aktivistët e "Lëvizja
Pamje nga momenti

TIRANË- Aktivistët e Lëvizjes "Bashkë" po zhvillonin një protestë para Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetë dhe ministrat, kur para u doli një prej këtyre të fundit. Ndërsa anëtari i Këshillit Bashkiak Redi Muçi po thoshte se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi, për në Kuvend po shkonte ish.zv-kryeministri, Arben Ahmetaj.

“Ben Ahmetaj në njëfarë mënyrë përfaqëson  në mënyrën më ekzemplare të mundshme korrupsionin e kësaj qeverie dhe të këtyre deputetëve. Po ja i bëri bisht dhe kësaj proteste që jemi këtu. Nëse hyni brenda kësaj salle dhe i drejtoni kamerat një nga një nga ato ulëse, do shihni se si parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi,”- tha ai.

Në momentin që Muça po fliste drejt Kuvendit ka ardhur deputeti Arben Ahmetaj, i cili ka ndërruar rrugë sapo ka parë aktivistët.  or këto të fundit e kanë mbuluar me para dhe i janë drejtuar duke i thënë: Hajde Tigër, je i korruptuar. O tigër! Hajde tigër. Eja! Je i korruptuar, edhe ti je i korruptuar. T'ju vijë turp zoti deputet. 

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

3 VITE ME PARE

KRAHASIMI- Rritja e pagave të deputetëve dhe ministrave, Arlind Qori: Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e një pensionisti

"Mos u ngopshi!"/ Aktivistët e "Lëvizja
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori nga protesta që po mbahet jashtë Kuvendit, në kundërshtim me vendimin për rritjen e pagave të deputetëve, risolli në vëmendje disbalancën me vlerën e pensionit. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Qori bëri një llogari të thjeshtë dhe doli në përfundimin se paga e deputetëve është 39 herë më e madhe se e një pensionisti në Shqipëri. E po ashtu për krahasim përdori edhe Italinë.

"Ata nuk nderojnë as statusin, as zgjedhësit e tyre. Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz thellësisht injorant dhe halabakë. Njerëz që në një shoqëri të drejtë nuk e di a do gjenin punë, ose me shumë gjasë do përfundonin në burg për delinkuentë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash, e kemi sot deputet, e kemi një nga pronarët më të mëdhenj të BigMarket. Një njeri që nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga reagimi i qytetarëve. Pushtetin nuk e kanë marrë nga populli, por ia kanë marrë popullit. Në vendet demokratike deputetët studiojnë shumë, gjithë kohës janë në Komisione parlamentare, studiojnë përvojën e vendeve të tjera. Lexojnë libra dhe situata të ngjashme. Në Shqipëri, deputeti mesatar, përveç se është injorant, nuk bën asgjë nga mëngjesi në darkë, thjesht 2 muaj para zgjedhjev ingranohet në lagjen e vet. Ku me blerje vote, ku me intimidime merr votat. Sot do i dyfishojnë pagën vetes. Në Shqipërinë tonë pensioni minimal është sa askund tjetër në Europë. Imagjino të jeni pensionist dhe të jetoni me 80 mijë lekë të vjetra. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Do të jetë sa 21 pensione mesatare. Ky është skandal i padëgjuar në asnjëlloj vendi. Bëra krahasime në vendet e tjera, në Itali më rezultoi që paga bazë e deputetit në Itali është 5 mijë euro, pensioni minimal është 600 euro. Bëni pjestimet dhe do u dalë 8-9 fishi. Në Shqipëri është 39-fishi i pensionit minimal. Një deputet sot do të marrë rrogë sot 6-7 herë më të lartë se rroga e një polici. Tani janë në hije, pastaj janë do dalin në diell. Ku mund të qëndrojë ky vend, si mund të ketë kaq shumë pabarazi?! Ata që na qeverisin nuk duan t'ja dinë për popullin, ata mund të vijnë pas një jave dhe ta bëjnë 15 milionë. Pse jo? Do na gjejnë një shembull në botë dhe do na e thonë. Pa pyetur fare për pagat e punëtorëve, pensionet. Kjo nuk është ndarje mes qeverisë dhe opozitës së vjetër, kur shkon puna tek paratë dhe për të vjedhur ata janë bashkë. Nuk jetohet më kështu, Shqipëria po zbrazet nga studentët dhe nga rinia. Hapësira publike në Shqipëri po vidhet, të vetmit që gëzojnë janë oligarkët dhe pushtetarët. Por nuk do i gëzojnë për shumë kohë paratë se janë produkt i hajdutërisë dhe abuzimit,"-tha Arlind Qori.  

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

3 VITE ME PARE

Në parlament diskutohet rritja e pagave, Lëvizja 'Bashkë' në protestë: Mos u ngopshi! (FOTO)

"Mos u ngopshi!"/ Aktivistët e "Lëvizja

Sot deputetët votojnë për rritjen e pagave të tyre, Lëvizja Bashkë në protestë: Mos u ngopshi! Në parlament diskutohet rritja e pagave, jashtë ambienteve protestë nga Lëvizja 'Bashkë'

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

3 VITE ME PARE

Rritja e pagës për deputetët dhe ministrat, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit: Vendim skandaloz

"Mos u ngopshi!"/ Aktivistët e "Lëvizja
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka deklaruar se do të mbajnë një protestë ditën e sotme para Kuvendit, pas vendimit për rritjen e pagave për ministrat dhe deputetët. Me anë të një postimi në Facebook, Qori e ka konsideruar këtë projektligj si skandaloz, ndërkohë që shton se protesta do të nisë në orën 10:00. 

Postimi i Plotë:

Nesër (e enjte) në orën 10:00 aktivistët e Lëvizjes BASHKË do të ngrenë zërin përpara Kuvendit të Shqipërisë (salla e seancave plenare) për vendimin skandaloz të rritjes së pagave të deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe presidentit. Shqipëria është nga vendet e fundit në Evropë për pensionet dhe pagat, ndërkohë që po i arrin standardet evropiane në nivelin e shpërblimit të pushtetarëve. Mirëpresim çdo qytetar të indinjuar të bashkojë me ne zërin e revoltës!

Sipas ndryshimeve që u miratuan në Komisionin e Ekonomisë, e që pritet të kalohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, pagat e deputetëve dhe ato të ministrave do të llogariten me koeficientin 0.73 në një hierarki që nis me pagën e Presidentit të Republikës. Me koeficientin e ri, pagat e deputeteve dhe ministrave gati dyfishohen pra shkojnë në 310 -319 mijë Lekë nga 175 mijë që janë aktualisht. Paga mujore e presidentit bëhet 425 mijë, ndërsa ajo e kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit arrin në 392 mijë Lekë në muaj. Po ashtu, nesër edhe projektligji për reformën e pagave për më shumë se 130 mijë punonjësve të administratës publike.

levizja bashke rritja e pagave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj