LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq/ Borë dhe ngrica në Korçë e Kukës, qindra familje pa energji elektrike në disa bashki

•Moti i keq në vend me reshje dëbore e shiu dhe erë të fortë ka shkaktuar probleme në disa prej rretheve.  •Në Korçë, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës, duke bërë që trashësia e dërborës në Dardhë që njihet si zonë turistike të arrijë deri në 40 cm. •Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët. •Në Lezhë, era e fortë ka rrëzuar pemën e Krishtlindjeve dhe vitit të ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Temperaturat zbresin nën zero/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Moti i keq/ Borë dhe ngrica në Korçë e Kukës, qindra
Moti

TIRANË-Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se qarkullimi në rrugë vijon pa probleme, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat ku mund të ketë prezencë akulli.

NJOFTIMI I ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë

Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C. Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugor.

2 VITE ME PARE

Moti i keq në Shkodër, era e fortë lë pa energji disa zona

Moti i keq/ Borë dhe ngrica në Korçë e Kukës, qindra
Moti

SHKODËR- Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Për shkak të erërave të forta ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ne zonat e Vau Dejës, Komanit, Pukës, Velipojës dhe Malësisë se Madhe.

Strukturat e OShEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Sipas Emergjencave Civile, nuk raportohen probleme ne akse rrugore.

2 VITE ME PARE

Korça dhe Kukësi nën dëborë, qindra familje pa energji elektrike, bllokohet rruga Qafë Borje-Doganë

Moti i keq/ Borë dhe ngrica në Korçë e Kukës, qindra
Debore

TIRANË- Qarku i Kukësit dhe i Korçës janë përfshirë nga reshjet e dëborës që kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Reshjet janë shoqëruar me erë të fortë duke shkaktuar problemet e para në furnizim me energji elektrike në zonat e thella malore.

Trashësia e dëborës në Dardhë ka shkuar deri më 40 cm, në Voskopojë 30 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës dëborë arrin rreth 1 metër.

Në Qafën e Qarrit po punojnë 4 borëpastruese ,3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë. Për pasojë të reshjeve të dendura, ka probleme me energjinë elektrike në Ersekë, Devoll dhe Maliq.

SITUATA:

-Potgozhan 200 familje pa energji

-Gjyres Bradvice 24 familje pa energji.

-Prenisht dhe Vithkuq 124 familje pa enegji.

-Rehovë 57 familje pa energji.

-Gjionç Prodan, 61 familje pa energji.

Njoftim i detajuar për qarkun e Kukësit:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 16.12.2023 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në zonat e thella malore reshje të dobëta bore të shoqëruara me erë të fortë. Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje -Doganë. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës, fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç Nj.Ad qendër Krumë, Nj.Ad Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has, fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh Nj.Ad Tropojë e vjetër, fshatrat Zogaj, Kepenek , Kam dhe Çorraj Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Era e fortë shkatërron gjithë dekorin e festave në Lezhë

Moti i keq/ Borë dhe ngrica në Korçë e Kukës, qindra
Sheshi

LEZHË- Era e fortë gjatë natës së mbrëmshme ka shkaktuar dëme të shumta në Lezhë. Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar pema e Krishtlindjeve dhe vitit të ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti” si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe linjat elektrike në disa zona.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj