LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Reshje shiu dhe dëbore në Shkodër e Pukë, trafik i rënduar në disa akse rrugore! Policia apelon për goma dimri

• Moti i keq ka 'mbërthyer' vendin, duke shkaktuar situata problematike në disa qytete dhe akse rrugore. • Problematike ishte edhe rruga e kombit, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ulja nën zero e temperaturave. • Për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete dhe 6 persona mbetën të lënduar. •Gjithashtu Pogradeci dhe Korça u mbuluan nga dëbora. • Reshje pati edhe në zonën e Qafë Thanës, ku u krijua vështirësi në qarkullimin dhe radhë kilometrike. • Edhe në aksin Prrenjas-Elbasan prej disa orësh qindra automjete kanë mbetur të bllokuar në trafik. • Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë. • Sakaq, autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes me lëvizjen e mjeteve dhe të pajisen me zinxhirë e goma dimri.

5 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Moti i keq në vend/ Instituti i Gjeoshkencave: Priten reshje intensive, ja zonat ku ka rrezik përmbytje

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Reshje shiu dhe dëbore në
foto ilustuese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka lëshuar një njoftim për parashikimin e rrezikut nga përmbytjet, duke paralajmëruar qytetarët për reshje intensive dhe situatë të vështirë në disa zona të vendit.

Sipas IGJEO, sot pasdite dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.

Në zonat urbane të këtyre  mund të shfaqen gjithashtu probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Parashikimi i IGJEO për periudhën 3–7 janar 2026 tregon se reshjet intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit, do të shkaktojnë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Temperatura për 3 janar:

Bregdeti: 10–16 °C

Vendet e ulëta: 7–15 °C

Vendet malore: 3–11 °C

Era: Sot dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

IGJEO u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për sigurinë e tyre.



6 MUAJ ME PARE

Bora dhe akulli bllokojnë rrugët në qarkun e Shkodrës/ 200 mjete të bllokuara pranë Koplikut! Borëpastrueset hapin aksin Qafë Thore-Bogë

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Reshje shiu dhe dëbore në
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të në qarkullimin e automjeteve.

Bëhet me dije se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut.

Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Ndërkohë problemet janë evidentuar në aksin nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje drejt qytetit të Koplikut. Gjithashtu në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë.

Njoftimi i plotë

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete po tentojnë të lëvizin në drejtim të qytetit të Koplikut. Nga informacionet e fundit të administruara nga strukturat operacionale në terren informohemi se aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar dhe qarkullimi po vijon normalisht.

Aksi rrugor Selcë–Qafë Berdelëcit paraqet probleme për shkak të ngricave të shumta, disa automjete janë kthyer në fshatin Tamare. Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Në rast nevoje ose problematikash, qytetarët ftohen të komunikojnë menjëherë me Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Situtatë kaotike/ Trafiku i rënduar "paralizon" aksin Prrenjas-Elbasan! Prej disa orësh automjetet në radhë kilometrike

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Reshje shiu dhe dëbore në
pamje nga vendngjarja

PËRRENJAS- Aksi kombëtar Prrenjas-Elbasan është 'paralizuar' nga trafiku i rënduar. Bëhet me dije se automjetet nuk po lëvizin prej disa orësh, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.

Konkretisht bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor. Ndërkohë qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete për një kohë të gjatë./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Bora bllokon rrugën e Thethit, varg i gjatë automjetesh! Drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e borëpastrueseve...

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Reshje shiu dhe dëbore në
pamje nga vendngjarja

THETH- Një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore të Thethit që nga orët e mëngjesit e deri për shkak të reshjeve të dëborës. Drejtuesit e mjeteve janë shprehur se, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita dhe rruga nuk po pastrohet.

Gjithashtu shoferët thonë se u është kërkuar pagesë për të ndërhyrë dhe për të pastruar rrugën. Po ashtu drejtuesit e mjeteve thonë se një person me fuoristradë u ka thënë se po të paguanin 200 mijë lekë të vjetra do i kalonte nga ana tjetër e rrugës./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Zbardhet Qarku i Shkodrës, Prefektura: Po monitorojmë situatën

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Reshje shiu dhe dëbore në
Bora

SHKODËR- Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se strukturat operacionale janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se qarkullimi në akset kryesore rrugore vijon normalisht, pavarësisht prezencës së ngricave dhe trashësisë së dëborës në disa zona.

Prefekti i Qarkut Shkodër informon opinionin publik se, sipas të dhënave të siguruara nga strukturat operacionale në terren, në territorin e qarkut kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

Njoftimi i Prefektit:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore.
•Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

•Në territorin e bashkisë vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.
•Në aksin rrugor Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.
•Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.

•Në qytetin e Koplikut vijojnë reshjet e dëborës, me trashësi rreth 3 cm.

•Vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm.
•Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

•Në territorin e bashkisë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, me trashësi rreth 5 cm.
•Momentalisht nuk raportohen situata problematike.

•Nga kjo drejtori bëhet me dije se, aktualisht, në akset rrugore që mbulon nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Prefekti i Qarkut Shkodër është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.

moti i keq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj