Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Moti i keq nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën. • Përmbytjet dhe reshjet e borës kanë bërë që shumë qytete dhe fshatra të përmbyten apo të bllokohen në Kosovë. • Deri më tani janë qinda familje të evakuuara për shkak të përmbytjeve. • Sot kryekomunari i Skënderajt Fadil Nura deklaroi se dëmi i bërë në këtë komunë nga përmbytjet ka shkuar deri në 10 milion euro. • Po ashtu për shkak të reshjeve të dëborës në Kosovë është mbyllur pikëkalimi i Kullës që lidh Kosovën dhe Serbinë.
2 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Pika e kalimit kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, është e mbyllur si pasojë e borës së madhe që ka rënë gjatë natës. Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në përditësimin e bërë rreth orës 10:00 thuhet se magjistralja Pejë-Kullë është mbyllur pa dhënë ndonjë njoftim tjetër.
KOSOVË- Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura deklaroi se dëmi nga përmbytjet në këtë komunë, është vlerësuar në 10 milionë euro. Në një intervistë për Euronews Albania, Nura u shpreh se përmbytjet kanë dëmtuar jashtëzakonisht infrastrukturën publike, teksa shtoi se 11 ura janë shkatërruar totalisht.
“Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skënderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total," tha ai.