LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq në Shqipëri/ Disa zona në Veri mbeten pa energji, akset nacionale bllokohen nga dëbora

•Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje të shumta të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin. •Situatë e vështirë është rregjistruar në akset kryesore në Veri, ku dëbora ka penguar qarkullimin e automjeteve. • Në Juglindje të vendit veçanërisht në zonën e Korçës dhe Kolonjës është parë një gjendje e rënduar e motit, por qarkullimi ka vijuar normalisht. • Në Kolonjë është parandaluar një tragjedi, ku 4 banorë kanë rrezikuar jetën kur kanë tentuar të kalojnë lumin me automjet. • Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të udhëtojnë me kujdes dhe të vendosin zinxhirët. • Nga ana tjetër ekipet e emergjencës janë duke pastruar dëborën në shumë rrugë nacionale me kripë dhe borëpastrues. • Në Dibër dhe Bulqizë 17 fshatra kanë probleme me furnizimin e energjisë elektrike. •OSHE është duke punuar për normalizmin e situatës. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Shembet një masiv gurësh në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, ARRSH apel shoferëve për kujdes

Moti i keq në Shqipëri/ Disa zona në Veri mbeten pa energji,
foto ilustruese

MIRDITË-  Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborë kanë përfshirë gati të gjithë vendin. Situatë e vështirë dhe problematike është rregjistruar në akset kryesore në Veri.

Një shembje e masive gurësh ka ndodhur në segmentin Fushë Arrëz-Mirditë mesditën e sotme. Shembja e gurëve  raportohet se ka ndodhur në vendin e njohur si shkalla e Rrasit.

Kontraktorët kane hapur njërin sens të rrugës, por shembjet vijojnë sërish. ARRSH i bën apel për drejtuesit të mjeteve të këtij aksi rrugor që të bëjnë kujdes.

 

2 VITE ME PARE

Moti i keq në Shqipëri/ 17 fshatra pa energji elektrike në Dibër dhe Bulqizë

Moti i keq në Shqipëri/ Disa zona në Veri mbeten pa energji,
Foto ilustruese

DIBËR- Në një situatë të vështirë janë gjendur disa zona në qarkun e Dibrës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës. Vijon të ketë probleme përsa i përket furnizimit me energji elekrtike në Dibër dhe Bulqizë. Pa rrymë elektrike janë rregjistruar 8 fshatra në Njësisë Kala dhe Dodë dhe 9 fshatra në Bulqizë.

Nga ana tjetër reshjet e dëborës kanë bërë të vështirë qarkullimin në rrugët e fshatrave Selishtë, Zall Dardhë. Ekipet e emergjencës dhe elektriçistët kanë mbrritur pranë zonave për të normalizuar situatën e krijuar. 

2 VITE ME PARE

"Respektoni sinjalistikën"/Bora bllokon rrugët kryesore të vendit, ARRSH: Udhëtoni me kujdes

Moti i keq në Shqipëri/ Disa zona në Veri mbeten pa energji,
Foto ilustruse

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes ditën e sotme në disa akse rrugore të vendit për shkak të vështirësive të motit. Gjatë natës dhe në mëngjes në zonat Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cagonj-Bilisht dhe në Dardhë ka pasur reshje të shumta shiu dhe dëbore, shkak i cili ka vendosur në vështirësi qarkullimin.

Sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore, zinxhirë dhe të ulin shpejtësinë duke respektuar sinjalistikën.

Në të gjitha akset, ku është evidentuar vështirësia nga moti i keq janë vendosur patrulla policie për t'i ardhur në ndihmë çdo udhëtari. Nga ana tjetër vijon pastrimi i dëborës përmes shpërndarjes së kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në rrugët nacionale. 

NJOFTIMI I PLOTË

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje. Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastimin e akseve. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. 

2 VITE ME PARE

Parandalohet tragjedia/ Tentuan të kalonin lumin me automjet, ngecën në mes të ujit, rrezikohet jeta e 4 banorëve në Kolonjë

Moti i keq në Shqipëri/ Disa zona në Veri mbeten pa energji,
Permbytje

KOLONJË- Mund të kishte përfunduar në tragjedi. 4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujrat e lumit të Prodan, pasi tentuan kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.


Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Parashikimi i motit/ Shira të dendur dhe dëborë, kushte të paqëndrueshme atmosferike

Moti i keq në Shqipëri/ Disa zona në Veri mbeten pa energji,
Moti

TIRANË- Si pasojë e ndryshimit të masave ajrore nga të ftohta polare në masa ajrore të ngrohta oqeanike, vendi ynë do të karakterizohet nga moti i ngrohtë, por i lagësht.

Reshje të dendura shiu do të ketë në të gjithë ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat e thella malore priten reshje të konsiderueshme dëbore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të tyre.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë serisht rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C./Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj