Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore. • Në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e 'Vollgës' janë nën ujë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve. • Prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë dhe reshjat kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. • Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës. • Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. • Situata në Qarkun Kukës pas reshjeve të shumta ka qenë problematik sidomos me bllokimin e rrugëve. • Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot - Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec. • Si pasojë e përmbytjeve, procesi mësimor është pezulluar në të gjithë qarkun e Durrësit për shkak të pamundësisë së lëvizjes nxënësve. • Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e Mallkuç në Fushë- Krujë duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine. • Situatë kritike është edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku në qytet është pezulluar mësimi në shumë shkolla dhe ka mungesë të energjisë elektrike në shumë lagje. • Ndërkohë që ditën e sotme, reshjet e shiut duket se i kanë lënë vendin borës në disa qytete. • Qarqet në veri janë zbardhur nga bora, por po ashtu dhe Elbasani apo Korça. • Ndërkohë, qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish sot në protestë lidhur me përmbytjet masive. • Qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia. • Një nga protestuesit shprehet se kërkon të drejtën e tij dhe thekson se shtëpi i është përmbytur. • Lidhur me përmbytjen, ai thekson se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. • Ndërsa një qytetarë tjetër shprehet se i gjithë uji që është futur në oborr është kolere dhe thekson se janë të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza. • Ata kërkojnë veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.
17 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë vijuar protestë. Ky tubim vjen pas situatës me motin e keq, i cili ka prekur qytetin dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat dhe bizneset e tyre. Ish-kandidatja për deputete në listën e hapur të PD në qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, ka deklaruar se në vitin 2025 ka bërë një kallëzim në SPAK për përmbytjet.
Ajo tha se SPAK e ka deleguar në Durrës për moskompetencë. Sipas saj, ata janë grup i strukturuar kriminal dhe Emirjana Sako duhet të jetë pjesë e hetimit të SPAK. Në fund, ajo tha se kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por nga njeriu.
“Dy prindërit e mi janë përmbytur. Në 2025 kam bërë një kallëzim në SPAK për përmbytjet. Por SPAK e ka deleguar në Durrës për moskompetencë, por ata janë grup i strukturuar kriminal dhe Emirjana Sako duhet të jetë pjesë e hetimit të SPAK.
Por përmbytjet dhe dëmshpërblimin e kanë sjellë në Durrës dhe prokurorët e kanë larë me verën e Ergys Agasit 33 mijë euro. Dje kam bërë një tjetër kallëzim në SPAK për kryetaren e bashkisë, për përmbytjet sa herë bie shi. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por nga njeriu”, tha Kuçana./Dosja.al
DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë vijuar protestën e tyre, para dyerve të Bashkisë. Ata kanë hedhur domate dhe letra higjenike, drejt godinës së Bashkisë. Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët e tjerë t'i bashkohen protestës së tyre.
Banorët thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara. Ata bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi. Sipas tyre ata nuk kanë bërë në kohë pastrimin e kanaleve kulluese. Si pasojë e motit të keq, në Durrës u raportua edhe viktima e parë./Dosja.al
DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë vijuar protestën e tyre, para dyerve të Bashkisë. Një protestuese ka deklaruar se është sosur durimi i tyre dhe duan zgjidhje të menjëhershme. Ata kanë deklaruar se disa prej tyre janë intimiduar dhe nuk kanë ardhur sepse u kanë thënë nuk do t’ju japim dëmshpërblim.
“A keni gjë në dorë? Do ju vrasin? Unë jam nëna juaj jam 74 vjeç. A keni ju prindër? Gjithë ky popull kaq i mirë si po ju duron? U sos durimi!”, shprehet njëra prej tyre.
Sipas tyre, policët kanë ardhur për të shoqëruar protestuesit. Ndërsa, thanë se e drejta e protestës është e garantuar nga ligji dhe Kushtetuta.
“Është e qartë që të gjithë këta policë ka ardhur për të shoqëruar djemtë. Njërin e dërguan në komisariat. Këta nuk kapën asnjë nga ata që plasën fishëkzjarre për Vitin e Ri, por njerëzit e lirë. E drejta e protestës është e garantuar nga ligji dhe Kushtetuta. Ju lutemi mos u sprapsi. Disa janë intimiduar dhe nuk kanë ardhur sepse u kanë thënë nuk do t’ju japim dëmshpërblim. Kjo është qeveria e shantazhit. Ku ka para për shishe vere, ka edhe lekë për dëmshpërblime”, deklaron një tjetër./Dosja.al
DURRËS- Banorët e qytetit të Durrësit kanë dalë sërish në protestë. Ky tubim vjen pas situatës me motin e keq, i cili ka prekur qytetin dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat dhe bizneset e tyre. Qytetarët fajsojnë qeverinë, e cila sipas tyre nuk i ka mbështetur në këtë katastrofë natyrore.
Banorët thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara. Ata bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi. Sipas tyre ata nuk kanë bërë në kohë pastrimin e kanaleve kulluese. Si pasojë e motit të keq, në Durrës u raportua edhe viktima e parë./Dosja.al

VLORË- Fshatrat në Vlorë dhe Fier ndodhen në ditën e tretë të përmbytjeve. Banesat janë të izoluara nga uji, ndërsa dëmet më të mëdha për banorët e fshatrave Bishan dhe Novosel, si dhe Ferras, Çerven dhe Kashisht, janë në bagëti dhe në të mbjellat, të cilat janë dëmtuar rëndë. Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga pushteti vendor apo ai qendror, teksa kërkojnë ndihmë për familjarët që kanë të sëmurë në shtëpi, si dhe ushqim për bagëtitë që i kanë shpëtuar përmbytjes.
Dhjetëra banorë janë të izoluar nga uji, me stalla të mbuluara dhe dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori, si pasojë e përmbytjeve në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Më të dëmtuara janë fshatrat Bishan dhe Novosel në Vlorë, si dhe Ferras, Çerven dhe Kashisht në Fier.
Banorët nuk mund të dalin nga banesat e tyre, pasi uji ka rrethuar shtëpitë dhe e kanë të pamundur lëvizjen. Dëmet në banesa për banorët në Ferras janë të mëdha, pasi rreth 75 familje janë përmbytur si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë.
Ndërkohë, banorët e Bishanit janë të izoluar për shkak se mbikalimi për të hyrë në fshat është i mbuluar nga uji. Përveç ndjenjës së braktisjes nga shteti, i cili sipas tyre nuk ka ndërhyrë, ata kërkojnë ushqim për bagëtitë dhe shpendët shtëpiake. Dëme të konsiderueshme për banorët e këtyre fshatrave janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore, të cilat janë të mbuluara nga uji, duke dëmtuar të gjitha të mbjellat./Syri.net
POGRADEC- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë bërë të mundur që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë gjatë nga shtrati i tij. Dalja nga shtrati e tij, ka sjellë bllokimin e shkarkuesit në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë.
Në kudër të kësaj, qarkullimi i automjeteve në një segment rreth 100 metra kryhet vetëm me një korsi. Nga kjo kanë mbetur të bllokuara, edhe aksi Kakaç–Grunjas dhe aksi Kalivaç–Dunicë. Si pasojë e këtyre bllokimeve, procesi mësimor nuk është zhvilluar në fshatrat Dunicë dhe Grunjas./Dosja.al

DURRËS- Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish sot në protestë lidhur me përmbytjet masive. Qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia. Një nga protestuesit shprehet se kërkon të drejtën e tij dhe thekson se shtëpi i është përmbytur. Lidhur me përmbytjen, ai thekson se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
“Unë kam dalë sot të protestoj dhe të kërkoj të drejtën time. Shtëpi më është përmbytur. E kam shtëpinë afër burgut. Asnjë nuk ka ardhur. I kemi njoftuar, por presin të largohet uji. I kërkoj bashkisë së Durrësit të jenë pranë qytetarëve. Janë në ujë të gjithë njerëzit. Është hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim nuk kemi marrë”, u shpreh një qytetare.
Ndërsa një qytetarë tjetër shprehet se i gjithë uji që është futur në oborr është kolere dhe thekson se janë të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza. Ata kërkojnë veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.
“Jemi përmbytur. I gjithë uji që është në oborr është kolere. Jemi të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza. Duhet të ecësh me skaf. Duam drejtësi. Të vijnë të hapin kanalizime”, u shpreh një qytetari./Dosja.al
POGRADEC- Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge është bërë për shkak të reshjeve të dëborës, që kanë përfshirë një pjesë të vendit ditët e fundit.
Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të vijijë normalisht. Kjo ka mundësuar kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.
Gjatë ditës së sotme në zonë shkuan për ta inspektuar nga afër prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata thanë se kjo është bërë e mundur nga puna e pandërprerë e ekipeve përkatëse. Ndërsa e konsideruan si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës./Dosja.al
DURRËS- Bashkia Durrës iu ka bërë apel qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme, pasi priten era të forta. Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia bën me dije se duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet. Kjo duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë e cila do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Njoftimi:
Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.
Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.
Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet./Dosja.al
FIER- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë sjellë një sërë problemesh dhe dëmesh materiale për fermerët e fshatit Kafaraj, në qarkun e Fieit. Rreth 25 hektarë tokë e kultivuar në serat me luleshtrydhe, është mbuluar nga uji. Sipas fermerëve kjo është një situatë që përsëritet sa herë ka katastrofa natyrore, ndërsa pohojnë nuk nuk dëmshpërblehen për dëmet e shkaktura.
Si pasojë e kësaj situate, ata pohojonë se kanë humbur sasi të konsiderueshme të luleshtrydhes, pasi bima është tashmë në fazën e prodhimit te saj. Gjatë një prononcimi për mediat, një fermer i zonës u shpreh se dëmi është i madh dhe se nuk është marrë asnjë masë. Ai tha se uji ka hyrë tek nënstacioni elektrik dhe tek pompat e ujit të pijshëm pavarësisht.
“Këtu për momentin janë rreth 250-300 dynym luleshtrydhe nën pushtetin e ujit. Dëmi është i madh, rasti është i përsëritur, hera e 5. Asnjë masë nuk është marrë. Na kanë penalizuar me argjinaturën që kanë bërë me justifikimin se do të mbrojnë banesat, por neve na dëmtojnë më shumë. Mbrëmë për herë të parë pas kaq vitesh ka hyrë uji tek nënstacioni elektrik dhe tek pompat e ujit të pijshëm pavarësisht se nuk tregojnë.
Tani kemi prodhimin kryesor të luleshtrydhes. Kemi hedhur lekë, tani ishte koha për t’i marrë dhe u përmbytëm. Sa sera duhet të përmbyten që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme? Shteti tani e ka në dorë, ose na ndihmon ose na le shkretë. Asnjëherë nuk jemi dëmshpërblyer. Na ka ardhur kryeministri na ka thënë një herë më parë se do t’iu dëmshpërblej 100%, ne i thamë duam 50%. Kanë ardhur dhe kanë vlerësuar vetëm 30% të dëmit he nga këto 305 na kanë dhënë 10% të dëmit. Hera e 5 kësaj radhe, nuk ka shkelur këtu këmbë robi. Ne me këtë punë ushqehemi, nuk kemi të ardhura të tjera. Tani vetëm falimentim dhe zhgënjim nga ana e shtetit”, tha njëri prej fermerëve./Dosja.al
DURRËS- Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Sukth të qytetit të Durrësit, mbetet problematike. Rreth 5000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa lagjet 2, 3, 4 janë nën ujë.
Sipas Shtabit të Emergjencave të qarkut Durrës, situata është përkeqësuar edhe në Katundin e Ri dhe në zonën e Sukthit, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen dhe çarjes së argjinaturës. Për pasojë, fshatrat Erzen dhe Fllakë janë përmbytur, ndërsa zona e Qerretit paraqitet në rrezik përmbytjeje.
Bëhet me dije se, strukturat e emergjencës po monitorojnë nga afër situatën dhe po marrin masa për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të minimizuar dëmet.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në qytetin e Vlorës, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vënë në vështirësi dhjetëra familje.
Mes kaosit të krijuar, spikat rrëfimi i një banori të moshuar, i cili tregon se është lënë tërësisht në mëshirë të fatit. Petriti, një banor i zonës së Bishanit, përshkruan një situatë dramatike. Banesa e tij është përmbytur plotësisht nga uji, i cili ka shkaktuar, sipas tij, “një dëm të paparë”. Më e rëndë akoma është situata e tij familjare.
Ai jeton me bashkëshorten e sëmurë dhe të paralizuar, të cilën iu desh ta ngjiste i vetëm në katin e dytë të shtëpisë për t'i shpëtuar jetën nga vërshimi i ujit. Me zërin që i dridhet nga hidhërimi, ai shprehet se askush nga institucionet nuk i ka ofruar ndihmë. “I bëra me dorë makinës së policisë, por askush nuk erdhi”, thotë ai, duke treguar se përpjekjet e tij për të kërkuar ndihmë kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Fare!”, përgjigjet ai kur pyetet nëse ndonjë autoritet është interesuar për gjendjen e tyre.
Ndjenja e braktisjes është e thellë. “Deri tani nuk më ka pyetur njeri: je i gjallë apo je i vdekur? Je shqiptar apo je serb?”, shprehet i moshuari, duke artikuluar një zhgënjim të thellë me mungesën totale të mbështetjes shtetërore. Rasti i tij nxjerr në pah jo vetëm pasojat shkatërruese të përmbytjeve, por edhe dramën njerëzore të atyre që ndihen të padukshëm dhe të harruar në momente të vështira si ky i situatës ku është vendi në këto kohë.
Gazetari i SYRI: Pra, janë bërë dëm, ju ka ardhur uji në banesë.
Banori: Më ka ardhur ujë, ka bërë një dëm të paparë. Megjithatë, një interesim, një, më the thashë, bile i ja bëra me dorë makinës së policisë...lesht...
Gazetari i SYRI: S'erdhi askush t'ju ndihmonte?
Gazetari i SYRI: Jeton vetëm apo?
Banori: Kam gruan të sëmurë të paralizuar.
Gazetari i SYRI: Ka ardhur dikush ta shikojë bashkëshorten që e keni të sëmurë, të dy të moshuar?
Banori: Ajo është në kat të dytë. E, i kisha këtu, në orën 1:00, pastaj e ngrita kalipeçi. Pa ekzagjerim, e kam ngritur kalipeçi. Më mirë mos të flas se...
Gazetari i SYRI: E kuptoj. Pra, edhe pse jeni në këtë situatë, askush nuk ka ardhur të shikojë Petritin që në çfarë gjendje është?
Banori: Po fare! E di sa vajti uji këtu? Pra, deri aty lart erdhi uji. Deri tani nuk më ka pyetur njeri: je i gjallë apo je i vdekur? Je shqiptar apo je serb, a çfarë mund të thuash, nuk di të flas. Më mirë mos të flasësh se s'të dëgjon njeri. Pastaj, ne dorë e tretë, jemi sot për nesër./Syri.net
KORÇË- Qarku i Korçës vijon të jetë problematik në disa zona, si pasojë e reshjeve të shiut, dëborës dhe temperaturave të ulëta.
OSHEE njofton se, janë evidentuar problematika në linjat e tensionit të mesëm 10 kV, ku 11 fidera rezultojnë të stakuar, 8 prej tyre pjesërisht. Aktualisht, 1 995 abonentë në zonat rurale janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa zonat urbane nuk kanë ndërprerje. Situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton probleme.
Furnizimi me energji për objektet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht dhe ekipet e OSHEE-së janë në gatishmëri për riparime. Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke përmbytur rreth 3 600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit. Nga reshjet e borës nuk raportohen problematika madhore.
Aksi Qafë Plloçë–Qukës vijon të jetë i bllokuar për shkak të inerteve, ndërsa në fshatin Dardhas po punohet për krijimin e një bypass-i. Rruga e fshatit Denas mbetet e bllokuar derisa të ulet niveli i ujit.
ARRSH raporton se në akset Ersekë–Leskovik, Korçë–Ersekë, Zëmblak–Goricë dhe Bilisht–Miras është kryer kriposje për shkak të ngricave, ndërsa qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë. Kriposja është kryer edhe në segmentin Boboshticë–Dardhë për shkak të temperaturave të ulëta.
Në Bashkinë Pogradec vijojnë problemet në rrugën e Dardhasit, ndërsa në disa njësi administrative ka ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Dardhas është dëmtuar një banesë nga rrëshqitja e dheut dhe është shpallur e pabanueshme. Në Bashkinë Devoll, situata është normalizuar në disa fshatra pas tërheqjes së ujit. Në Bashkinë Kolonjë, ka ngrirje të rrugëve në zonat rurale. Procesi mësimor ka nisur normalisht në qytete, por jo në disa fshatra për shkak të kushteve atmosferike
Në Bashkinë Maliq, janë shënuar përmbytje tokash bujqësore, rrëshqitje dherash, dëmtime rrugësh, të rrjetit të ujësjellësit dhe të argjinaturave, si dhe shkatërrimi i një ure. Probleme në qarkullim raportohen edhe në disa fshatra për shkak të dëborës.
Autoritetet e mbrojtjes civile u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të qarkullojnë vetëm me goma dimërore ose zinxhirë, ndërsa situata vijon të monitorohet./Dosja.al

DURRËS- Lëvizja Bashkë ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë para Bashkisë së Durrësit, ndaj përmbytjeve masive që prej disa ditësh kanë prekur disa zona të qytetit.
Protestuesit, kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjithashtu një hetim të thelluar mbi funksionimin e hidrovorit.
Disa nga pankartat që mbanin protestuesit kishin shkrime të tilla si , “Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon” dhe “Hetim për portin e ri”/Dosja.al

VLORË- Niveli i ujit në lumin Vjosa ka filluar të bie këtë mëngjes pas një situate të vështirë të krijuar dje.
Ditën e djeshme lumi doli nga shtrati duke krijuar problematika të theksuara dhe vështirësi për qarkullimin e banorëve të zonës.
Mësohet se, me uljen e sasisë së reshjeve ka rënë edhe niveli i prurjeve në lumë, edhe pse dëmet në zonat përreth Vjosës vijojnë të jenë të mëdha./Dosja.al
Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanëve të sapombjellë në zonat me bujqësi intensive.
Emergjencat civile raportuan dje se mijëra hektarë tokë në Lezhë, Shkodër, Berat, Lushnjë dhe Durrës janë përmbytur, ku, veç të tjerash, kanë krijuar një dëm të madh në bujqësi.
Mariglen Ziu, një fermer në zonën e Beratit, pohoi se një pjesë e madhe e serrave u dëmtuan rëndë nga ngricat e ditëve të para të vitit dhe ato që shpëtuan janë zhytur poshtë ujit.
Ervin Resuli, një ekspert i çështjeve të bujqësisë, tha se i gjithë vendi po përballet me humbje këto ditë. Dëmet kanë përfshirë edhe ushqimin e gjësë së gjallë.
Këto ditë të vështira nuk janë humbje vetëm për fermerët, por për të gjithë ekonominë tonë. Një pjesë e serrave ishin në kulmin e prodhimit të sezonit të dytë dhe disa të tjera sapo kishin mbjellë fidanët për sezonin e hershëm të pranverës 2026.
Dëmtimi i prodhimit do të sjellë kufizim të furnizimit në tregje. Përvoja ka treguar se në këto raste, çmimet rriten. Përmbytjet në bujqësi nga humbje individuale kthehen në çekuilibrues të ekonomisë kombëtare, me rënie të prodhimit dhe rritje të inflacionit.
Dëmet e krijuara do të mbarten për një kohë të gjatë, pasi në shumë sera, bashkë me prodhimin, janë dëmtuar skeletet dhe plasmasët. Gjithashtu, hyrja e llumit në sera do të vështirësojë rifillimin e punës dhe mbjelljeve gjatë periudhës në vijim.
Fermerët shqiptarë nuk kanë kapacitete për të përballuar fatkeqësitë natyrore, të cilat janë shtuar vitet e fundit, ndërsa qeveria shqiptare ofron mbështetje shumë të ulët në raport me rajonin dhe BE-në.
Gjithashtu, fermat tona nuk i aplikojnë skemat e sigurimit privat, teksa nuk funksionon as mekanizmi i kompensimit nga fatkeqësitë natyrore.
Emergjencat civile pohuan se rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë në Lezhë. Në Berat, rreth 95 ha tokë bujqësore ishte nën ujë dhe rreth 200 ha tokë bujqësore e përmbytur ishte në Fier. Në zonën e Shkodrës, uji ka mbuluar edhe rrugën nacionale dhe tokat me histori përmbytjeje./Monitor.al
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten sot reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.
Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në vendet e ulëta: -2 / 9 °C, në vendet malore: -6 / 6 °C. Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore./Dosja.al