LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MOTI I KEQ në Shqipëri, shira të dendur në Veri. Era shkakton probleme me energjinë elektrike, incident në portin e Durrësit

• Moti i keq pushton sërish Shqipërinë. • Erërat e forta kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në 5 qarqe të vendit, ndërsa një traget u përplas me bankinën në portin e Durrësit pasditen e kësaj të diele. • Shkak u bë këputja litarëve si pasojë e motit të keq. • Shi pritet në Veri.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Cikloni Mesdhetar po afrohet drejt Shqipërisë, por çfarë pritet të ndodhë? Flet meterologia

MOTI I KEQ në Shqipëri, shira të dendur në Veri. Era
Foto ilustruese

TIRANË- Qendra Ciklone ka përfshirë Mesdheun, e cila është afruar drejt vendit tonë duke shkaktuar stuhi ere të vrullshme dhe reshje shiu. Por kanë pasur intensitet më të lartë në zonën e Shkodrës.

Meterologia Rezarta Xhakollari tha për Abc, stuhia do të vazhdojë deri pas mesnate në vendin tonë. Gjatë ditëve në vazhdim, era do të jetë mbi 30 m /sek dhe dallgëzim të lartë mbi 8 ballë.

3 VITE ME PARE

Detaje të reja mbi incidentin e tragetit të Ankonës në portin e Durrësit, Drejtoria Detare: E mori era e fortë!

MOTI I KEQ në Shqipëri, shira të dendur në Veri. Era
Trageti

DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë detaje mbi incidentin që ndodhi pasditen e së dielës në portin e Durrësit ku një traget i linjës së Ankonës ka këputur zinxhirët lidhës dhe është përplasur me bankinën. Por fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë në bord. Sipas të dhënave të tjera, shkak për përplasjen është bërë era e fortë, e në ndihmë të tragetit kanë shkuar dy rimorkiatorë.

“Sot në orën 18:21 në portin e Durrësit ka ndodhur një incident. Si rezultat i erës fortë që shkoi 35 m/s në port, trageti A/F CLAUDIA ka këputur cimën e djathtë dhe ka prekur bankinën nga ana e ish-portit te peshkimit. Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmangur përplasjet dhe trageti CLAUDIA është lidhur përsëri në bankine me cima te tjera.

Theksojmë se trageti A/F Claudia nuk ka pasur të imbarkuar pasagjerë dhe automjete në çastin e incidentit. Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatorë ka filluar puna për imbarkimin e mjeteve në traget. Njoftojmë se në këto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti Durrësit dhe është nisur për Ankona. Gjithashtu të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durrës – Bari dhe Bari – Durrës së tragetet do vazhdojnë normalisht në linjat sipas orareve të përcaktuara në grafik,”-thuhet në njoftim.

 

3 VITE ME PARE

HARTA LIVE: Sot e nesër mot i keq në vend, shi në Veri, ulen edhe temperaturat

MOTI I KEQ në Shqipëri, shira të dendur në Veri. Era
Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot, pasditen e të dielës do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Nesër, temperaturat në bregdet do të variojë: 11 / 15 °C; në vendet e ulëta: 10 / 14 °C; në vendet malore: 5 / 11 °C. Sot, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

HARTA LIVE: 

3 VITE ME PARE

OSHEE: 5 qarqe me probleme, nesër punohet në terren, këto orë s'ka energji elektrike

MOTI I KEQ në Shqipëri, shira të dendur në Veri. Era
Foto ilustruese

TIRANË- Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka bërë me dije një listë të të gjithë qarqeve që kanë probleme me furnizimin. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, OSHEE bën me dije se ka probleme në Korçë, Durrës, Vlorë, Mallakastër dhe në Elbasan, e se nesër do kryehen punime për mirëmbajtjen e rrjetit.

NJOFTIMET E BËRA NGA OSHEE: 

Njoftim për abonentët #Korçë
Stakim, 27 shkurt

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt do të kryhen punime në linjën 35kV Korçë – Bilisht gjatë intervalit kohor 08:00-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë. Pjesërisht: Qendër, Bitinckë, Miras, Kapshticë, Liqenas, Progër, Pojan, Hoçisht, Vranisht, Stropan, Vishocicë, Baban.

Njoftim për abonentët #Vlorë
Stakim, 27 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Vlora 1.
Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë: Pjesërisht: Lagjia "Kushtrimi", "24 Maji", "28 Nëntori", "Hajro Cakërri", Nartë, Zvërnec

Njoftim për abonentët #Mallakastër
Stakim, 27 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 27 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në NST Poçem. Pa energji do të mbeten këto zona në Mallakastër: Pjesërisht: Drizar, Kud, Corush, Klos, Hekal, Molaj.

Njoftim për abonentët #Elbasan
Stakim, 28 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Mjekës.
Pa energji do të mbeten këto zona në Elbasan: Pjesërisht: Shirgjan, Gjergjan, Bathës, Kuqan, Llixha, Shirgjan, Tregan, Trepsenisht, Gjinar, Zavaline, Bodur, Jeronisht, Kamican, Lleshan, Pashtresh, Fushë Kuqe, Shelcan, Xhibresh.

Njoftim për abonentët #Durrës
Stakim, 28 shkurt
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të kryhen punime në NST Shkozet. Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës. Pjesërisht: Rruga "Azis Shkupi", Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, rruga "Ibrahim Kodra", ish- këneta, Rruga e Dibrës.

3 VITE ME PARE

Erërat e forta, disa zona në Fier pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit

MOTI I KEQ në Shqipëri, shira të dendur në Veri. Era
Foto ilustruese

FIER- Erërat e forta kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në qytetin e Fierit dhe disa zona përreth. Në njoftimin e bërë nga Operatori i Shpërndarjes, energjia elektrike është ndërprerë që në orët para të mëngjesit, ndërsa shtohet se po punohet për përmirësimin e situatës. Deri më tani raportohet se shkak i ndërprerjes së dritave është bërë moti i keq. 

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Durrës, këputen litarët e tragetit "Af Claudia"

MOTI I KEQ në Shqipëri, shira të dendur në Veri. Era
Foto ilustruese

DURRËS- Moti i keq këput litarët e tragetit që do nisej drejt Anconas. Trageti 'Af Claudia', i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës ka pësuar një aksident dhe është përplasur me bankinën e portit. 

Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë. E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit. 

Në momentin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë brenda në traget.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj