LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe Bulqizën, probleme me energjinë në disa fshatra në Kuçovë, në Durrës pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit

• Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa në disa qytete janë raportuar problemet e para. • Vendi unë është përfshirë nga reshje të dendura të shiut ndërsa në disa qytete raportohet edhe për dëborë. • Mësohet se në Bulqizë kanë rënë temperaturat ndërsa vendi është zbardhur nga dëbora. • Reshjet e dëborës kanë filluar në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, teksa raportohet se ka patur reshje edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit. • Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm. • Qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, teksa borëpatrueset kanë punuar për pastrimin e akseve. • Megjithatë, rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistën rrugore. • Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka përshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Në kushte të tilla të motit, është pezulluar prej 3 ditësh aktiviteti i peshkimit. • Kapiteneria e peshkimit ka njoftuar se stuhitë detare rrrezikojë anijet e peshkimit, për këtë arsye nuk do të dalin në det për për të zhvilluar aktivitetin e tyre duke bërë që të ketë më pak prodhim. • Sipas njoftimit të kapitenarisë, bëhet fjalë për rreht 150 mijë anije peshkimi. • Moti i përkeqësuar, ka shkaktuar probleme me anijet e peshkimit e si rrjedhojë ka patur një reduktim të sasië së prodhimeve të detit në restorante dhe dyqane peshku. • Kjo shkakton edhe një krizë në sektorin më të rëndësishëm ekonomik në Durrës, pasi qindra restorante, hotele dhe dyqane peshku janë të lidhura me me aktivitetin e peshkimit. • Raportohet se disa fshatra në Skrapar dhe Kuçovë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në rrethin e Kuçovës janë dëmtuar 6 kabina elektrike, duke lënë pa energji prej orëve të para të mëngjesit rreth 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër. • Ndërkohë, si pasojë e erërave të fortë, OSHEE në Berat njofton se është dëmtuar fidri nr.9 në nënstacionin e Çorovodës, duke lënë pa energji elektrike rreth 40 abonentë. Mësohet se fshatrat e thella malore: Leshenje, Potom, Kostren e Tomorr kanë mbetur pa energji prej disa orësh.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Rënia pa ndërprerje e reshjeve të dëborës/ Policia e Shkodrës apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore!

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe
Borë

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë më një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve pas rënies pa ndërprerje të reshjeve të shiut dhe të dëborës. Në një njoftim zyrtar policia ka bërë me dije se kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. 

Më tej bëhet me dije se ka prezencë të borës në akset rrugore Tamarë-Selcë- Vermosh; Bogë -Qafë Thorë- Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali. Policia thekson se borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës.

Gjithashtu bëhet me dije se nga moti i keq policia i ka ardhur në ndihmë një drejtuesi pasi ishte bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë. Për shkak se drejtuesi po qarkullonte me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen e mjetit.

Policia Rrugore ka apeluar që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë. Më tej ata kanë theksuar që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. 

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Policisë Shkodër/ Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore. Aktualisht në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh; Bogë – Qafë Thorë – Theth; dhe Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.

Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

1 VITE ME PARE

Moti i keq me shi dhe stuhi, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike prej disa orësh

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe
foto ilustruese

BERAT- Mbrëmjen e dielës është rikthyer moti i keq me shiu dhe erë të fortë. Stuhitë kanë vijuar përgjatë natës së djeshme duke shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa zona.

Raportohet se disa fshatra në Skrapar dhe Kuçovë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në rrethin e Kuçovës janë dëmtuar 6 kabina elektrike, duke lënë pa energji prej orëve të para të mëngjesit rreth 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër. 

Ndërkohë, si pasojë e erërave të fortë, OSHEE në Berat njofton se është dëmtuar fidri nr.9 në nënstacionin e Çorovodës, duke lënë pa energji elektrike rreth 40 abonentë. Mësohet se fshatrat e thella malore: Leshenje, Potom, Kostren e Tomorr kanë mbetur pa energji prej disa orësh.

Burimet zyrtare të OSHEE-së Berat, konfirmojnë se ekipet ndodhen në terren dhe po vijojnë punën për të riparuar linjat dhe kabinat e dëmtuara, me qëllim kthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

1 VITE ME PARE

Rinisin reshjet e dëborës në vend/ Zbardhet maja e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë, akset rrugore pa probleme me qarkullimin

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe
llogara

LLOGARA- Moti i keq me temperatura të ulëta gjatë orëve të fundit në vend, ka risjellë reshjet e dëborës në disa vende. Raportohet se maja e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë është zbardhur nga dëbora gjatë orëve të para mëngjesit të kësaj të hëne.

Në aksin rrugor Dukat-Llogara ka patur vetëm prezencë të breshërit, ndërsa bëhet me dije se borëpastruesit kanë pastruar rrugën dhe aktualisht është e kalueshme.

Qarkullimi i makinave vijon narmalisht, teksa policia rrugore ndodhet në terren në monitorimin e situatës. Megjithatë, policia rrugore ka bërë apel për drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në rrugë. 

 

1 VITE ME PARE

Moti i keq me stuhi detare në Durrës/ Pezullohet aktiviteti i anijeve të peshkimit, tragetet e linjave me Italinë vijojnë pa probleme

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe
Durres

DURRËS- Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka përshirë qytetin bregdetar të Durrësit prej disa ditësh. Në kushte të tilla të motit, është pezulluar prej 3 ditësh aktiviteti i peshkimit. 

Kapiteneria e peshkimit ka njoftuar se stuhitë detare rrrezikojë anijet e peshkimit, për këtë arsye nuk do të dalin në det për për të zhvilluar aktivitetin e tyre duke bërë që të ketë më pak prodhim. Sipas njoftimit të kapitenarisë, bëhet fjalë për rreht 150 mijë anije peshkimi.

Moti i përkeqësuar, ka shkaktuar probleme me anijet e peshkimit e si rrjedhojë ka patur një reduktim të sasië së prodhimeve të detit në restorante dhe dyqane peshku. Kjo shkakton edhe një krizë në sektorin më të rëndësishëm ekonomik në Durrës, pasi qindra restorante, hotele dhe dyqane peshku janë të lidhura me me aktivitetin e peshkimit.

Ndërkohë, nga moti i keq nuk janë prekur udhëtimet me trage. Linjat me portet italiane vijon pa probleme. 

 

 

1 VITE ME PARE

Rikthehen reshjet e dëborës në vend, zbardhet edhe Vermoshi

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe
mot me debore

VERMOSH- Reshjet e dëborës janë rikthyer pothuajse në të gjithë vendit. Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë risjellë sërish borën në veri të vendit.

Aksi Tamarë-Vermosh është zbardhur nga reshjet e borës, po ashtu edhe në Qafë Thore raportohet se trashësia ka arritur deri mbi 50 cm.

Qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme, teksa borëpatrueset kanë punuar për pastrimin e akseve. Megjithatë, rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistën rrugore.

Ndërkohëm, nuk raportohet probleme me energjinë elektrike.

1 VITE ME PARE

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, nuk ka probleme në rrugët e minierave

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe
bore ne Bulqize

BULQIZË- Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e kaluar kanë sjelle reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në Bulqizë.

Reshjet e dëborës kanë filluar në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, teksa raportohet se ka patur reshje edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit.

Momentalisht nuk raportohet për problematika në qarkullim. Rrugët e minierave ku bëhet transporti i minierave gjithashtu janë të kalueshme pa probleme.

 

1 VITE ME PARE

Reshje dëbore në qarkun e Korçës, zbardhet disa fshatra

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës zbardhin Korçën dhe
Dëbora

KORÇA- Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se nisë në lartësitë mbi 1200 m. Bëhet me dije se reshjet janë regjistruar në fshatrat e Dardhës dhe Vithkuqit, ndërsa sipas informacioneve intensiteti i tyre është i ulët.

Ndërkohë, borëpastrueset, firmat kontraktore kanë zbritur në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Nga ana tjetër, vlerat e temperaturave qëndrojnë në 2 gradë, ndërsa pritet që dëbora të vijojë. 

moti i keq reshje bore reshje shiu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj