Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore. • Në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e 'Vollgës' janë nën ujë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve. • Prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë dhe reshjat kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. • Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës. • Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. • Situata në Qarkun Kukës pas reshjeve të shumta ka qenë problematik sidomos me bllokimin e rrugëve. • Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot - Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec. • Si pasojë e përmbytjeve, procesi mësimor është pezulluar në të gjithë qarkun e Durrësit për shkak të pamundësisë së lëvizjes nxënësve. • Janë mbyllur çerdhet, kopshtet e shkollat. • I rrethuar nga uji është dhe Universiteti Aleksandër Moisiu. • Dhjetëra banesa, biznese dhe ambiente nëntokësore janë dëmtuar, pasi uji ka deportuar në garazhe dhe katet e para të pallateve. • Përmbytjet gjithashtu nuk kanë kursyer as burgun e Durrësit. Qelitë në katin e parë janë mbuluar nga uji dhe të paraburgosurit u transferuan në katin e dytë. • Ndërkohë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e Mallkuç në Fushë- Krujë duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine.
37 artikuj për këtë temë.
GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës është paralizuar nga moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut. Si pasojë e kësaj, përroi i Ficos ka dalë nga shtrati dhe ka rrëmbyer gjithçka që i ka dalë përpara.
Në lagjen Varrosh, rrugët janë përmbytur, ndërsa gjysma e qytetit është pa energji elektrike. Rreshjet e shiut kanë dëmtuar shumë biznese, ndërsa ende nuk raportohet për evakuime./Dosja.al
DURRË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në Durrës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thotë se Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri.
Meta thekson gjithashtu këta përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë. Në fund, Meta nënvizon se këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria "rilindase".
Postimi i Metës;
Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë. Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria "rilindase"./Dosja.al
GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës po përballet me rreshje shiu intensive dhe mot të përkeqësuar. Përmes nje postimi në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku i qytetit Flamur Golemi ka bërë thirrje të shmangen lëvizjet e panevojshme nga qytetarët.
Golemi u shpreh strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe në ndjekje të situatës, për të bërë gjithçka që duhet. Në rast emergjence qytetarët duhet të telefonojnë në numrin 112.
“Strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe ndjekje të situatës për të bërë gjithçka duhet dhe kemi në dorë për të mos pasur pasoja, mbi të gjitha në njerëz e pastaj me radhë dëme të tjera materiale.”, shkruan Flamur Golemi./Dosja.al
DURRËS- Reshjet intensive të shiut kanë përmbytur banesa të shumta në Durrës, duke detyruar familjarët të evakuohen. Siç shihet edhe në pamje, uji është futur në banesa duke shkatërruar çdo gjë. Pak më herët u raportua se mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura.
Si pasojë e përmbytjeve, procesi mësimor është pezulluar në të gjithë qarkun e Durrësit për shkak të pamundësisë së lëvizjes nxënësve. Siç raportohet, sistemi i kanalizimeve nuk i ka përballuar prurjet e mëdha të ujit, ndërsa pusetat e bllokuara e kanë agravuar situatën, duke mbushur rrugët me ujë./Dosja.al
PËRMET- Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq, kanë bërë që niveli i lumit Vjosa të rritet në mënyrë të ndjeshme. Niveli i tij ka arritur rreth pesë metra tek Ura e Mifolit. Bëhet me dije se shirat e dendura kanë vijuar, për disa orë me radhë. Ato po regjistrohen jo vetëm në këtë rajon, por në të gjithë jugun e vendit.
Në rritjen e nivelit të saj, kanë ndikuar edhe shkarkimi i disa lumenj të vegjël dhe përrenjëve. Autoritetet lokale paralajmërojnë se shirat pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë. Si pasojë e kësaj, rrezikohen përmbytje të mëtejshme, veçanërisht gjatë orëve të para të ditës së nesërme.
Banorëve iu bëhet thirrje të marrin masa paraprake për mbrojen e pasurisë së tyre materiale dhe familjes. Emergjencat civile dhe strukturat lokale po monitorojnë situatën për të ndërhyrë në rast nevoje./Dosja.al
DURRËS- Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Manjola Luku, ka denoncuar situatën kaotike të përmbytjeve në bashkinë Durrës. Lidhur me situatën, ajo akuzon institucionet vendore dhe qendrore për dështim total në menaxhimin e emergjencës. Demokratja thekson gjithashtu se situata kërkon veprime të menjëhershme
“Reshjet e fundit kanë shkaktuar probleme serioze në shumë fshatra të njësive administrative Manëz dhe Sukth. Banorët janë të bllokuar dhe rrugët e aksesit janë të mbuluara nga uji. Kemi nevojë urgjente për ndërhyrje për lirimin e rrugëve dhe ndihmë për familjet e prekura.
Bashkia dhe qeveria duhet të lënë propagandën dhe të dërgojnë ekipet dhe mjetet e nevojshme. Duhet një paketë emergjence për përballimin e situatës dhe mbrojtjen e pasurisë së qytetarëve. Niveli i ujit ka arritur maksimumin dhe kjo është një zonë shumë emergjente”, deklaroi deputetja Luku./Dosja.al
KURBIN- Në qarkun e Lezhës, Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet. Përroi i cili kalon përmes qytetit të Laçit, ka dalë nga shtrati dhe ka krijuar panik tek banorët. Kjo ka bërë që rrugët kryesore, banesat dhe bizneset të përmbyten. Në kudër të kësaj, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm.
Edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, janë shënuar probleme dhe lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën. Ndërsa qytetarëve iu bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme./Dosja.al
KUKËKS - Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq. Reshjet intensive dhe moti i keq kanë përkeqësuar situatën, në shumë fshatra të tij. Konkretisht në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë të dy lagjeve te fshatit rrezikon të dëmtohet për shkak të fryrjes së lumit nga prurjet e shumta të ujit.
Sipas banorëve të fshatit prurjet e lumit kanë gërryer bazamentet e betonit në hyrje dhe dalje të urës, e cila është e tipit ushtarak. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e emergjencave civile në nivel lokal dhe qendror. Përveç kësaj, fshati Orgjost ka mbetur pa energji elektrike. Ajo është ndërprerë rreth 30 minuta më parë./Dosja.al

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturësm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të motit të keq.
Me anjë të një postimi në Facebook, Balluku shton se stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Në fund, zv.kryeministrja thekson se për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.
NJOFTIM PËR MEDIA
Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.
Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit. Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme. Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.
LAÇ- Një qytetar në qytetin e Laçit ka dalë në qarkullim me motoskaf. Ky veprim ka ardhur si pasojë e përmbytjeve, që kanë paralizuar qytetin. Bëhet me dije se disa banesa janë përmbytur, ndërsa pas nuk ngelen as tokat buqësore dhe rrugët./Dosja.al
SHKODRA- Përroi i Glinës ka dalë nga shtrati në territorin e Bashkisë Vau i Dejës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në qarkun e Shkodrës. Kjo ka bërë që shumë toka të rrezikojnë përmbytjen./Dosja.al
DURRËS- Reshjet e dendura të shiut kanë 'paralizuar' Durrësin, duke shkaktuar situata kaotike. Lidhur me përmbytjet, një banore shprehet se se shtëpia i është përmbytur që mbrëmjen e kaluar dhe është detyruar të dalë nga banesa në orën 3 të mëngjesit, pasi u rrezikonte jetën fëmija. Duke folur për Top Channel, qytetarja tregon se shkoi në polici për ndihmë, por aty i është thënë që të shkojë në bashki.
“E shihni?! Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Ku të shkoja? Kemi fjetur këtu brenda. Për pak na u mbyt fëmija, nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm. Desh na iku fëmija, ia dhashë fisit tim, i thashë ‘ma mbaj fëmijën’. Jetohet kështu? Shkova te policia, e më tha shko te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?!”, u shpreh qytetarja./Dosja.al
FUSHË- KRUJË- Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore. Kjo situatë ka shkaktuar edhe bllokimin e dy lagjeve në fshatin Murqine.
Ndërsa, në fshatrat Bubqi, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina dhe Bilaj situata për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese vijon që të jetë problematike. Si pasojë e kësaj qindra hektarë tokë bujqësore ndodhet nën ujë dhe shumë rrugë e akse të tjera janë përmbytur.
Strukturat e bashkisë, prefekturës apo emergjencave civile nuk kanë kryer asnjë ndërhyrje në tërren. Reshjet e shiut kanë ndaluar, por sipas parashikimeve pritet që të rifillojnë duke sjellë kështu edhe përkeqësimin e situatës./Dosja.al
SHKODËR- Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër ka reaguar lidhur me motin e keq, pasi reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë rritje të prurjeve në lumenj dhe përrenj në territorin Shkodërs. Sipas të dhënave nga DRUK Lezhë, nuk janë evidentuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat apo digën e Rezervuarit të Shtodrit.
Gjithashtu në njoftim thuhet se aktualisht, nivelet e ujit në lumin Buna, lumin Drin, lumin Kir dhe lumin Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Ndërsa, në territorin e Bashkisë Vau i Dejës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Po ashtu në fshatin Hoten është raportuar një banesë me prezencë uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile.
Njoftimi i Prefekturës Shkodër:
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon mbi situatën aktuale në territorin e Qarkut Shkodër, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.
Nga informacioni i administruar nga DRUK Lezhë, rezulton se ka pasur rritje të prurjeve nga përrenjtë dhe lumenjtë. Megjithatë, deri në këto momente nuk janë konstatuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat dhe digën e Rezervuarit Shtodër. Aktualisht, nivelet e ujit në lumin Buna, lumin Drin, lumin Kir dhe lumin Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje.
Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në terren dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.
Në territorin e Bashkisë Vau i Dejës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Në fshatin Hoten është raportuar një banesë me prezencë uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile. Situata po monitorohet në vijimësi nga strukturat përkatëse.
Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë vijuar reshjet e shiut me intensitet mesatar gjatë gjithë natës dhe në orët në vijim. Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit. Në zonat Rrazë dhe Veshtë është konstatuar prezencë uji por pa rrezik për banesat. Po punohet për furnizimin me energji elektrike në zonën e Kelmend. Gjithashtu po punohet për hapjen e kalueshmërisë së rrugës pranë lumit në zonën e Dragovojës.
Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale. Deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa.
Në territorin e bashkisë Shkodër, janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Grupi i Emergjencave Civile po kryejnë inspektime në terren dhe janë në monitorim të afërt të çdo situate emergjente.
Situata hidrike paraqitet si me poshte:
Në Kaskadën e Drinit, prurjet aktuale natyrore arrijnë vlerën 3500 m³/s, duke reflektuar një situatë hidrike të qëndrueshme. Nivelet e liqeneve paraqiten si më poshtë:
Fierza: 281.2 m
Koman: 174.2 m
Vau i Dejës: 75 m
Shkarkimet aktuale nga hidrocentralet janë të kontrolluara dhe të qëndrueshme: HEC Vau i Dejës 700 m³/s dhe HEC Koman 700 m³/s. Deri më tani nuk raportohen problematika. Prefekti i Qarkut Shkodër, vijon ndjekjen nga afër të situatës në koordinimin me të gjitha strukturat vendore e qendrore për menaxhimin e emergjencave./Dosja.al
ELBASAN- Qyteti i Elbasanit po përballet me një mot të keq dhe rreshje shiu intensive. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, ka bërë me dije se 24 orët në vijim pritet të shoqërohen me reshje intensive.
Llatja shkruan se të gjitha ekipet e ASHP-së, në qytet dhe në zonat rurale, ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme emergjente. Ai deklaroi se ekipet në fshat po shpërndajnë skorje në rrugët malore, për shkak të ngricave që priten në ditët në vijim. Në fund, iu bëri thirrje banorëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre orëve.
“Pas 24 orësh reshje shiu të pandërprera, situata në territorin e Bashkisë Elbasan paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Të gjitha ekipet e ASHP-së, në qytet dhe në zonat rurale, ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme emergjente. Aktualisht, ekipet në fshat po shpërndajnë skorje në rrugët malore, për shkak të ngricave që priten në ditët në vijim.
Po monitorohen vazhdimisht prurjet e Lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës, të cilat ndodhen ende në kuota normale. Në qytet po mbahen nën kontroll kolektorët, për të shmangur bllokimet nga inertet e sjella nga reshjet. Sipas parashikimeve, 24 orët në vijim priten të jenë me reshje edhe më intensive, ndaj kujdesi do të jetë i shtuar.” shkruan Llatja./Dosja.al
DURRËS- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një inspektim në hidrovorin Spitallë, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, prefektin e qarkut dhe drejtorin e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, për të monitoruar nga afër situatën e krijuar si pasojë e reshjeve intensive që kanë përfshirë zonën.
Gjatë inspektimit, Ministri Salla theksoi se Durrësi është përballur me një intensitet shumë të lartë reshjesh gjatë orëve të fundit, çka ka sjellë disa problematika të lidhura me përmbytjet dhe prurjet e shtuara.
“Jemi në rezervuarin e Spitallës për të monitoruar nga afër situatën në të cilën ndodhet Durrësi sot, me reshje të rrëmbyeshme dhe problematika të evidentuara gjatë orëve të fundit,” u shpreh ministri.
Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve, duke theksuar se bashkëpunimi mes bashkisë, emergjencave civile, bordeve të kullimit, prefekturës dhe strukturave teknike është thelbësor për menaxhimin e situatës.
“Duhet të vijojmë me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, sidomos duke pasur parasysh se, sipas parashikimit të motit, reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim,” tha Salla.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se strukturat janë në gatishmëri për të ndjekur situatën në kohë reale dhe për të ndërhyrë sipas nevojës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të prurjeve dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme.
Institucionet përkatëse do të vijojnë monitorimin e situatës në orët dhe ditët në vijim, në funksion të mbrojtjes së tokës bujqësore, infrastrukturës dhe sigurisë së qytetarëve./Dosja.al

LEZHË- Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut kanë sjellë rrëshqitjen e një masivi shkëmbor. Kjo ka bërë që aksi i vjetër rrugor Lezhë–Rubik, të bllokohet plotësisht.
Bllokimi i rrugës ka ndodhur që prej orëve të paradites dhe ende nuk ka asnjë ndërhyrje në terren nga strukturat përgjegjëse. Kjo ka penalizuar lëvizjen e banorëve dhe automjeteve në këtë zonë./Dosja.al
TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar pas situatës së përmbytjeve të krijuara në qytetin e Durrësit, si pasojë e motit të keq dhe rreshjeve intensive. Përmes një deklarate për mediat, anëtarja e PL-së në Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, u shpreh se kjo nuk është një situatë e papritur dhe as e pashpjegueshme.
Ajo tha se kjo është një pasojë direkte e një mënyre qeveriseje, ku interesat e qytetarëve jane lënë prej vitesh në plan të dytë, ndërsa paratë publike nuk janë kthyer në shërbime dhe mbrojtje për komunitetin. Ibraj tha se Durrësi vuan nga një model administrimi ku investimet janë të copëzuara, të përkohshme dhe pa ndikim afatgjatë.
"Situata e përmbytjeve në qytetin e Durrësit nuk është as e papritur dhe as e pashpjegueshme. Ajo është pasojë direkte e në mënyre qeverisjeje ku interesat e qytetarëve jane lënë prej vitesh në plan të dytë, ndërsa paratë publike nuk janë kthyer në sherbime dhe mbrojtje për komunitetin. Durrësi sot nuk vuan nga kushtet atmosferike, por nga një model administrimi ku investimet jane të copëzuara, të përkohshme dhe pa ndikim afatgjatë.
Infrastruktura urbane është lënë pa mirëmbajtje, ndërhyrjet janë sporadike dhe reagimi vjen vetëm pasi dëmi është konsumuar. Durrësi ka nevojë për një orientim të qartë të fondeve publike drejt infrastrukturës bazë, për planifikim afatgjatë dhe për nderhyrje që mbrojnë jetën, pronën dhe aktivitetin ekonomik të qytetarëve" tha Anisa Ibraj./Dosja.al
DURRËS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar kaos në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se si pasojë e përmbytjeve mbi 40 familje janë evakuuar nga shtabi Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura.
Ushtria ndodhet në Durrës që prej orëve të para të paradites me katër pompa te fuqishme, pasi janë shkaktuar përmbytje të mëdha. Reshjet e dendura të shiut kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme, duke shkaktuar situata shqetësuese në disa qytete./Dosja.al

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar lidhur me situatën si pasojë e motot të keq, me të cilën po përballet qyteti i Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji shkruan se fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda.
Ai tha se janë miliona euro investime të dështuara, projekte fasadë, punë të bëra për të vjedhur jo për qytetarët, por jo për interesin publik. Salianji tha se familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve.
Në fund, ai tha se ky është modeli i Edi Ramës, beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë.
Reagimi
Fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda: miliona euro investime të dështuara, projekte fasadë, punë të bëra për të vjedhur jo për qytetarët, jo për interesin publik, por për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve! Tenderi i hidrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro dhe ndërkohë hidrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por nuk punon!
Sot Durrësi është nën ujë nga një shi i vetëm. Familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve.
Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. Rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ura e sheshe luksi që nuk i hyjnë në punë askujt veç atyre që ndajnë tenderat.
Ne nuk mund ta pranojmë më këtë tallje me jetët e qytetarëve. Shteti ekziston për të mbrojtur njerëzit, jo për të mbushur xhepat e pushtetit!
KËTIJ MODELI ABUZIV DUHET T’I JAPIM FUND!/Dosja.al
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u mblodhën sot në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të raportuar mbi situatën aktuale në vend, si pasojë e motit të keq që ka prekur Shqipërinë gjatë ditës së sotme.
Në mbledhje ishin të pranishëm edhe prefektët e qarqeve, ndërsa ministrat informuan mbi gatishmërinë e plotë institucionale për përballimin e situatës, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave me risk.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Andis Salla theksoi se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës në terren.
“Sa i përket Ministrisë së Bujqësisë, i gjithë ekipi i drejtorive të ujitjes dhe kullimit, si dhe drejtoritë në varësi, janë në dispozicion të situatës. Aktualisht, në qarkun e Shkodrës kemi prurje më të lehta, ndërsa në Lezhë dhe Durrës ka problematika që lidhen me përmbytjen e disa zonave të tokës bujqësore,” u shpreh ministri.
Ai sqaroi se deri në këto momente bëhet fjalë për disa hektarë tokë bujqësore të përmbytura, ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për ndërhyrje. Ministri Salla u bëri thirrje prefektëve për koordinim të ngushtë me bashkitë, duke theksuar se drejtoritë e bordeve të kullimit janë në bashkëpunim të plotë me pushtetin vendor, por se nevojitet edhe koordinim i vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile.
Sipas tij, problematikat lidhen kryesisht me disa kanale kryesore që rrezikojnë të dalin nga shtrati, çka mund të sjellë përmbytje të mëtejshme. “Qëllimi ynë është të parandalojmë përmbytjet, të cilat aktualisht prekin kryesisht tokat bujqësore, dhe të shmangim çdo rrezik për banesat e qytetarëve,” theksoi Salla.
Në përfundim, Ministri i Bujqësisë bëri të ditur se do të jenë edhe në terren, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, për të koordinuar nga afër veprimet dhe për të monitoruar situatën në zonat e prekura, duke ndërhyrë me mjete dhe masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbledhur ditën e sotme Komitetin e Emergjencave Civile. Kjo mbledhje vjen pas situatës të krijuar në disa qytete të vendit, si pasojë e motit të keq dhe rreshjeve intensive. Në këtë mbledhje, Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës.
Kjo për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve. Në lidhje me këtë, situata po monitorohet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore. Sipas IGJEO-s, reshjet intensive pritet të vijojnë deri më 8 janar.
Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri të plotë. Qytetarët janë njoftuar të shmangin zonat me risk dhe të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në rast nevoje./Dosja.al
DURRËS- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka shkuar në burgun e Durrësit, për të parë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq. Në burgun e Durrësit qëndrojnë të izoluar disa persona të politikës shqiptare.
Këtu përmendim ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Në foton e shfaqur shihet Lamallari i veshur çizme, veshje speciale dhe shoqëruar nga disa persona./Dosja.al

TIRANË- Zëvëndëskryeministrija e Shqipërisë, Belinda Balluku ka reguar ndaj situatës së krijuar nga moti i keq në vend. Ajo shkruan se, që momentet e para të gjitha strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.
Ajo shprehet se me përjashtim qytetin e Durrësit, i cili është më i prekuri nga reshjet, në pjesën tjetër të rajoneve, nuk janë evidentuar problematika në sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Sipas saj, situata është e qetë dhe puna në terren vijon.
Shkrimi i plotë:
RAPORTI MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ
Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit që prej orëve të para të ditës së sotme. Për pasojë janë evidentuar disa problematika. Që në momentet e para të gjitha strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.
AKSET RRUGORE
•Në zonën veriore reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës dhe prurje uji të mëdha.
•Në aksin Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore.
Akset ku ka pasur probleme:
•Bajram Curri–Valbonë
•Ura Bujan–Qafë Morinë
•Bajram Curri–Fierzë
•Dedaj-Bogë
•Kukës–Krumë
•Kukës–Shishtavec – Skuraj–Peshkopi
•Dushaj–Lekbibaj në km 4, ka ndodhur një rreshqitje duke vështirësuaR qarkullimin, po punohet për largimin e materialit nga pjesa kaluese e rrugës.
•Në aksin Vorë-Maminas në km 2 ka prezencë të ujit në rrugë.
•Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
•Aktualisht në rang vendi janë 22 fidera jashtë pune, ku rajoni më i prekur është Durrësi, ndikuar nga moti i keq dhe prezenca e ujit në kabina.
•Të gjitha linjat që furnizojnë hidrovorët janë në funksion, përveç segmentit në Synej të Kavajës, për të cilin është duke u punuar.
•Linjat 35kV dhe nënstacionet furnizojnë normalisht me energji elektrike.
RRJETI I TRANSMETIMIT
•Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
•Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.
•Në Nënstacionin Rrashbull 220/110 kV ka prani të shtuar uji në sheshin e nënstacionit. Ekipet e OST-së, në bashkëpunim me Emergjencat Civile po marrin masat e nevojshme për evadimin e ujit.
SITUATA NË KASKADËN E DRINIT
•Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, prurjet në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës vijojnë të mbeten të larta, pa shfaqur tendencë rënieje.
•Aktualisht, këto njësi prodhimi janë në punë me kapacitet të plotë, me gjithsej 9 agregate në funksion. Uji i ardhur përpunohet për vënien në punë të njësive prodhuese, rezervohet në liqene brenda kuotave të lejuara dhe pjesa tjetër shkarkohet në mënyrë të detyrueshme, me qëllim garantimin e sigurisë së veprave prodhuese.
FURNIZIMI ME UJË
Rajoni Durrës
•Situata paraqitet problematike, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që vijojnë pa ndërprerje.
•Të gjitha stacionet e pompave janë në funksion të plotë.
•Niveli i kanalit të hidrovorit është maksimal;
•Situata vlerësohet e rënduar, me rrezik për agravim për shkak të vazhdimit të reshjeve intensive.
•Strukturat përkatëse janë në terren dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme.
•Në pjesën tjetër të rajoneve, pavarësisht reshjeve, nuk janë evidentuar problematika në sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
•Situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndërsa grupet e punës janë në gatishmëri të plotë për të monitoruar nga afër çdo zhvillim dhe për të ndërhyrë menjëherë në rast nevoje.
PORTET DHE AEROPORTI
Porti Durrës
Situata në Portin e Durrësit aktualisht paraqitet normale, pa probleme në veprimtarinë portuale. Po vijon imbarkimi i pasagjerëve për tragetet që kanë lundrim në mesditë. Furnizimi me energji vijon pa problem.
Porti Vlorë
Nuk ka pasur traget në nisje dhe as anije të tjera të ankoruara. Nisja nga Brindizi e tragetit mbetet në varësi të kushteve të motit. Kapiteneria ka pezulluar daljen e anijeve të vogla në gjirin e Vlorës.
Porti Sarandë
Situata e qetë. Trageti i linjës me Korfuzin vijon operimet.
Aeroporti “Nënë Tereza”
Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë normalisht. Situata meteorologjike në zonën përreth Aeroportit vazhdon të jetë e ngarkuar./Dosja.al
TIRANË- Aeroporti "Nënë Tereza" ka njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre të operimit.
Në një njoftim zyrtar për qytetarët thuhet se, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport. Ndërsa u bën thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime.
Njoftimi për pasagjerët:
"Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, disa fluturime mund të ndikohen në oraret e tyre. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që punojnë në koordinim të ngushtë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.
Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime. Faleminderit për mirëkuptimin."/Dosja.al
DURRËS- Përmbytjet e ditës së sotme në Durrës kanë prekur edhe IEVP-në e Durrësit ku mbahet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Durrësi është paraqitur si një nga qarqet më problematike sa i përket situatës të reshjeve dhe përmbytjeve për shkak të mos funksionimit të hidrovoreve dhe infrastrukturës kulluese të qytetit.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar gjithashtu përmbytjen e tre banesave në Durrës, familjarët e të cilave janë evakuuar./Dosja.al
DURRËS- Një pjesë e aksit të rrugës interurbane Tiranë-Durrës është përmbytur, konkretisht në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit. Për shkak të përmbytjes Policia e Shtetit njoftoi se në të dy anët e rrugës, është e pamundur të qarkullohet me makinë në këtë segment.
Me qëllim shmangien e trafikut dhe aksidenteve, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:
-Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
-Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore të vendit. Pamjet e mëposhtme janë nga disa zona të Durrësit, ku shihet se në pak reshje shiu, ato janë bërë të pakalueshme.
Në aksin rrugor Arapaj-Shkallnur, shihet se makinat mezi kalojnë për shkak të rrugëve të përmbytura. Ndërkohë që kalimi në këmbë në këto rrugë është thuajse e pamundur.
View this post on Instagram
Po ashtu në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e 'Vollgës' janë nën ujë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve./Dosja.al

TIRANË- Nis shkarkimi në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga lumi Drin dhe njofton se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH, për menaxhimin e situatës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë. Ndër të tjera, ai thekson se deri më tani nuk është evidentuar asnjë problematikë.
“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve. Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Edi Rama./Dosja.al

DURRËS- Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të Durrësit për shkak të bllokimit të rrugëve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zona të banuara dhe akse kryesore rrugore. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe qytetarë të detyruar të lëvizin në kushte të vështira.
“Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha.

KUKËS- Situata në Qarkun Kukës pas reshjeve të shumta ka qenë problematik sidomos me bllokimin e rrugëve. Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot - Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec.
DURRËS- Një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit, pasi banesa e tyre është përmbytur.
Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, thotë se dhe pse hidrovoret janë në funksion, situata vijon të mbëtet e rënduar në shumë zona të qytetit, ndërsa njofton që të shmangen lëvizjet deri në përmirësimin e situatës./Dosja.al
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës. Në lagjen “Besëlidhja”, situata duket se është më e rënduar si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arriturnë disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Fatmirësisht, nuk raportohen dëme, megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve në shkollë. Autoritetet lokale, bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të stabilizimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili prej disa muajsh po zbatohet në qytetin e Lezhës./Dosja.al
DURRËS- Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar përmbytje në disa segmente rrugore të vendit. Në Durrës rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e 'Vollgës' janë nën ujë, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve.
Prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë dhe reshjat kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Ndërkohë, mësohet se, vijojnë shkarkimet e ujit nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës.
Sipas të dhënave nga Bashkia Shkodër dhe Shtabi i Emergjencave në Prefekturë, nuk ka rrezik për përmbytje. Hidrocentrali i Fierzës ndodhet aktualisht në kuotën 280 metra, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i lejuar, duke vijuar operimin në parametra konstant. Po kryhet monitorim periodik i niveleve të lumenjve Drin e Bunë, si edhe i Liqenit të Shkodrës dhe këto kuota të regjistruara deri në këto momente nuk paraqesin rrezik për përmbytje./Dosja.al

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shume intensive. Në qarqet Lezhë, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në vendet e ulëta: 12 / 17 °C, në vendet malore, 5 / 11 °C, Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri./Dosja.al