E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Moti i keq ka prekur disa qarqe të vendit edhe ditën e sotme. • Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e motit të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. • Në akset rrugore Elbasan–Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe pemësh në dy raste dhe në aksin Elbasan–Peqin ka pasur rrëshqitje dherash. • Reshjet intensive kanë sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan. • Nga moti i keq është prekur dhe qarku i Gjirokastrës, ku disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike. • Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster. • Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike.
8 artikuj për këtë temë.
Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rrëshqitje dherash të cilat kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen mbi sigurinë dhe cilësinë e ndërtimit të këtij projekti të kushtueshëm.
Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive. Ndërkohë pritet që firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit./Dosja.al
MIRDITË- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kanë shkaktuar dëme serioze në zonat malore të Mirditës. Bëhet me dije se disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjeve të dherave dhe problemeve në infrastrukturë.
Madje në fshatin Jezull është shembur edhe ura që e lidh me rrugën kryesore, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e banorëve. Ndërkohë Njësia Administrative Fan bën me dije se dy fshatra janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës.
Dëmtime janë shënuar edhe në disa ura pasarelë të zonës. Të izoluar janë edhe fshatrat Shëngjin dhe Klos, ndërsa Njësia Administrative Kurbnesh po përballet me probleme të rënda, pasi rruga kryesore që e lidh me Lurën është bllokuar, ndërsa disa fshatra të tjerë njoftojnë ndërprerje të qarkullimit./Dosja.al
POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në tregun industrial në Pogradec. Mësohet se uji ka depërtuar brenda godinës së tregut, duke dëmtuar të gjitha produktet e tregtarëve, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtën situatë.
Si pasojë, tregtarët janë detyruar të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin. Ato kanë deklaruar se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet. Sipas tregtarëve, premtimet e bashkisë për ndërtimin e një tregu të ri kanë qenë të shumta, por asnjë iniciativë konkrete nuk është marrë deri më tani./Dosja.al
LEZHË- Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se qarku më i prekur nga situata me rreshjet në vend, është qarku i Lezhës. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria ka thënë se në këtë qark raportohet për dëmtime të urave dhe rrugëve. Në njoftim thuhet se po vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras.
Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet. Qarqet e tjera si Korçë, Kukës apo Durrës mbeten më të stabilizuar, pasi gjendja e tyre është nën kontroll. Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.
Njoftimi i Plotë:
Gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.
SITUATA SIPAS QARQEVE
Qarku Lezhë
Vijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin. Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.
Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.
Qarku Durrës
Situata në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm është drejt normalizimit, ujërat janë tërhequr nga zonat e prekura. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.
Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
Qarku Kukës
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme.
Qarku Shkodër
Është zhbllokuar segmenti rrugor Theth–Ndërlysaj në njësinë administrative Shalë.
Mbetet i bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ku punimet do të vijojnë gjatë ditës së sotme.
Qarku Gjirokastër
Aksi rrugor Sofratikë–Libohovë është kthyer në normalitet. Aktualisht ka prani të shtuar ujërash në segmentin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës.
Qarku Elbasan
Vijojnë punimet për pastrimin e inerteve në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Murraç”, si dhe në segmentin Elbasan–Librazhd.
Qarku Korçë
Në fshatin Sanjollas, njësia administrative Barmash, bashkia Kolonjë, situata është normalizuar falë zhbllokimit të tombinove dhe pastrimit të inerteve, duke u shmangur rreziku për banesat.
SITUATA ENERGJETIKE
Ekipet e OSHEEE po vijojnë punën për rikthimin e furnizimit me energji
-në fshatrat Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë, në qarkun e Lezhës
- në njësitë administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Bytyç dhe Lekbibaj në qarkun e Kukësit
- Në njësitë administrative Hajmel dhe Vig–Mnelë (bashkia Vau-Dejës), si dhe në Iballë dhe Qafë-Mali (bashkia Fushë-Arrëz) në qarkun e Shkodrës. Në zonën Maricaj, Memaliaj, në qarkun e Gjirokastrës
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe në kontakt të pandërprerë me strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave, për marrjen e masave në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike./Dosja.al

KORÇË- Qarku i Korçës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduar dhe intensive. Si pasojë e kësaj situatë, janë raportuar disa problematika. Kjo ka bërë që rreshjet të sjellin prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore. Por, ARRSH njofton se kjo nuk përbën problem për qarkullim, pasi të gjitha akset janë të hapura.
Sipas OSHEE, për shkak të erës dhe reshjeve aktualisht janë pa energji 776 abonentë në këta fidera: Fideri Vithkuq – N/St Rehovë: 289 abonentë; Fideri Potgozhan – N/St Gur i Kuq: 130 abonentë; Fideri 3 – N/St Ersekë: 100 abonentë; si dhe Fideri JO6 – N/St Leskovik: 257 abonentë. Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekuara./Dosja.al
ELBASAN- Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e moti të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. Si pasojë e kësaj situate, ka pasur ndërprerje energjie elektrike në disa zona malore dhe rrëshqitje dherash pranë rrugëve. Në akset rrugore Elbasan–Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe pemësh në dy raste dhe në aksin Elbasan–Peqin ka pasur rrëshqitje dherash.
Firmat kontraktuese kanë ndërhynë menjëherë dhe të gjitha rrugët, në mënyrë që të bëjnë zhbllokimin e tyre dhe qarkullimin e lirë për automjetet. Reshjet intensive kanë sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan. Ndërsa ekipet e OSHEE po punojnë në terren, në mënyrë që të riparojnë difektet dhe të kthejnë e furnizimin me energji elektrike./Dosja.al
GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e kësaj situate atmosferike, disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.
Situata më e keqe paraqitet në njësitë administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster. Prej më shumë se 12 orësh këto njësi administrative, nuk kanë energji elektrike. Ekipi i OSHEE ka shkuar menjëherë drejt zonave të prekura,ku dhe po punon për rrikthimin e energjisë elektrike./Dosja.al
TIRANË- Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesata. Ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri 20m/sek./Dosja.al