Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Moti i keq ka përfshirë vendin, ku si pasojë janë shkaktuar probleme në disa qarqe. Në Lezhë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në lagjen "Besëlidhja". • Sistemi i kanalizimeve në qytet nuk ka arritur që të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë vërshim të ujërave në bllokun e banimit. • Niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Prezencë uji pati edhe në disa pika të rrugës Lezhë-Shëngjin. • Gjithashtu kanali i ujërave të larta në Zadrimë doli nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe përmbyti disa hektarë tokë bujqësore në zonën e Kallmetit. Ndërkohë, probleme raportohen edhe në bashkinë e Kurbinit. • Në disa zona ka mungesë të energjisë elektrike, kryesisht në fshatra. Problematike situata paraqitet edhe në Fushë-Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Mallkuc. • Në Murqinë uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha arash. • Shumica e kanaleve janë të vjetra dhe pa pastruar dhe nëse reshjet vazhdojnë me intensitet, përveç sipërfaqeve të tokës, mund të rrezikohen edhe banesa. • Në Vlorë, po ashtu era e fortë ka rrëzuar disa pemë në zonën e Skelës dhe Pyllin e Sodës. • Probleme me energjinë elektrike raportohen edhe në Fier për shkak të erës së fortë. • Zonat e prekura janë nënstacioni i Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec, në Mbrostar dhe Gorishovë. • Ndërkohë, grupet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa bashkitë kanë angazhuar mjete dhe punonjës për largimin e inertëve dhe normalizimin e trafikut.
7 artikuj për këtë temë.
VLORË- Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin e kësaj të martë nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës. Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti vijon të qëndrojë në radë, pra në det të hapur.
Ndërkohë që lundrimi detar vijon të mbetet pezulluar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke nisur nga mbrëmja e së dielës deri ditën e mërkurë. Vendi është përfshirë nga moti i keq, teksa sipas parashikimeve, kjo javë do të sjellë reshje të dendura shiu./Dosja.al
MAT- Situata në Bashkinë Mat, paraqitet katastrofike, si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Mësohet se në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.
Reshejt kanë shkaktuar probleme edhe në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën./Dosja.al
TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka njoftuar se situata meteorologjike në vend paraqitet e qetë dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Me anë të një njoftimi, Ministria bëm me dije se në Lezhë dhe Fushë Arrëz ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Në Lezhë, ndërprerja e energjisë u shkaktua pas rrëzimit të një peme në aksin Lezhë-Shëngjin, e cila dëmtoi linjat elektrike. Ndërsa në Fushë-Arrëz, problematikat me energjinë u shkaktuan nga era e fortë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash.
Njoftimi i Plotë:
Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar. Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.
Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.
Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!/Dosja.al
VLORË- Kushtet atmosferike të paqëndrueshm kanë përfshirë vendin që prej orëve të natës. Mësohet se era e fortë ka rrëzuar disa pemë në zonën e Skelës dhe në zonën e pyllit të Sodës.
Si pasojë ka pasur, vështirësi në qarkullim ndërsa po punohet në zonat e prekura nga forcat zjarrfikëse dhe nga shërbimet publike për largimin e pemëve dhe hapjen totale të rrugës.
Ndërkohë në disa zona rurale të qarkut të Fierit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Problemet me furnizimin janë paraqitur në nënstarcionin e Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec, në Mbrostar dhe Gorishovë./Dosja.al
MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se një banesë dykatëshe është djegur nga flakët. Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të Zef Preknicaj.
Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.
Siç raportohet rrufeja ka shkarkuar në këtë shtëpi duke shkaktuar zjarrin që e dogji plotësisht shtëpinë. Ndërkohë, grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente./Dosja.al
KRUJË- Moti i keq ka shkaktuar problematika në fshatrat e Krujës, kryesisht në fshtarat Bilaj, Murqinë, Mallkuc. Raportohet se situata më problematike paraqitet në Murqinë, ku uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokë.
Gjithashtu, niveli i ujit ka arritur pika alarmante, pasi nëse reshjet do vijojnë me këtë intensitet rrezikohet përmbytja e bizneseve dhe banesa pasi kanalet nuk funksionojnë. Ndërkohë, shumica e kanaleve kanë dekada pa pastruar dhe janë të bllokuara./Dosja.al
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Shiç shihet edhe në pamje, e gjithë zona është 'pushtuar' nga uji dhe rrugët duken si lumenj. Kjo ka vështirësuar edhe lëvizjen e qindra qytetarëve.
Sipas banorëve të zonës, uji ka depërtuar në rrugë dhe në disa raste ka hyrë edhe pranë ambienteve të banimit, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim./Dosja.al