LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ndryshimet e shpeshta në Kodin Penal zhysin sistemin juridik në një mjedis pasigurie", Berisha: Rama dhe Dumani kanë rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste!

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për media ka komentuar rreth ndryshimeve të fundit që janë bërë në kodin penal. • Berisha foli lidhur me Kodin e Ri Penal që u prezantua të premten ku parashikohen masa të reja ndëshkuese për ata që zbulojnë të dhëna sekrete. • Këto të dhëna kanë të bëjnë me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë. • Sipas Berishës Kodi i ri penal po ndryshohet nga kryeministri Edi Rama i cili merr vendime pa u konsultuar me askënd. •  Ai theksoi se këto vendime vijnë pasi Rama ka intereset e tij dhe ndërmerr këto akte. • Kryedemokrati shtoi se Rama ka interesat e narkoshtetit, karteleve të drogës që sipas tij e imponojnë të ndërmarrë një hap të tillë në sekret të plotë. • Sipas tij ky kod dënon me burg qytetarët për një parkim të gabuar ndërsa zyrtarët e lartë duhet të vjedhin miliona lekë që të marrin dënimin e merituar. • Berisha shtoi se Kodi i ri Penal është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar. • Ai u shpreh se ndryshimet në Kodin e ri Penal po rikthen nenin 55 të diktaturës komuniste. •  Berisha i cilësoi këto ndryshime si atentat ndaj fjalës së lirë dhe ndaj Kushtetutës. •  Berisha u shpreh se as Enver Hoxha nuk i dha një mbrojtje të tillë as ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë të regjimit komunist, Aranit Çela. • Ai u shpreh se PD do e denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e ri Penal pasi sipas tij asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë kodin që mbron zyrtarët dhe ndëshkon qytetarët.

6 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që mbron dhe duhet të pranojë diversitetin! Do vazhdojmë denoncimin e farsës elektorale

"Ndryshimet e shpeshta në Kodin Penal zhysin sistemin juridik në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat është shprehur se PD do do të vazhdojë të punojë për të nxjerrë në dritë të gjitha faktorët që ndikuan që zgjedhjet e 11 majit u kthyen në farsë elektorale.

Ai shtoi se thelbi i lirisë është zgjedhja dhe prandaj PD mbron parimet dhe vlerat. Berisha tha se edhe Këshilli i Europës po rekomandon që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Ai tha se sistemet ku partia dhe shteti janë një nuk mund të zhvillohet zgjedhje vetëm farsa elektorale.

"Partia Demokratike është parti e lirisë, e të drejtave të njeriut. Nuk ka asnjë lloj, as impresioni as kufizimi ndaj askujt. PD po vazhdon. Sot unë kisha disa çështje, por kjo ishte çështja më kryesore, ndaj dhe unë lashë serinë e denoncimit të farsës elektorale, por po shkohet drejt finalizimit të saj dhe do të vazhdojë me vendosmëri të madhe në ndriçimin e farsës elektorale në Shqipëri dhe në botë, dhe natyrisht do të analizojë edhe punën e vet dhe do të ndërmarrë masa për përmirësimin dhe të gjitha të tjerat.

Përsa i përket, çdo anëtar, secili demokrat e ka shumë të qartë se, për Sali Berishën thelbi i lirisë është zgjedhja. Zgjedhja është një koncept i ekzistencialistëve, por që mua më duket koncepti më i drejtë për lirinë. Kështu që... Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që mbron.
Duhet të pranojë diversitetin, por ajo që mendoj unë është e qartë si drita e diellit se 11 maji 2025 ishte farsë elektorale.

Ata që nuk e kanë të qartë, kanë mungesë të kulturës elektorale dhe duhet të ndalen dhe të analizojnë sepse në qoftë se Këshilli i Europës rekomandon që në Shqipëri të ndahet partia nga shteti, për të gjithë njerëzit që njohin sistemet totalitare, sistemet ku partia dhe shteti janë një, e kanë të qartë se ata nuk zhvillojnë zgjedhje, zhvillojnë farsa.

Pra është një çështje bindje. Çfarë do të thotë që në kundërshtim me ligjin dhe parimet ndërkombëtare të përdorësh 1 miliard e 500 milionë për të blerë vota dhe për të ndikuar në vota. Këto janë paratë e buxhetit. Janë 500 milionë prokurime. Janë 200 milionë gjobat dhe kamatat. Janë 444 milionë grante dhe garanci sovrane për fermerët kundrejt 44 milionëve të përdorur çdo vit më parë. Janë 76 milionë për 760 mijë pensionistë, 100 euro për pensionist.

Nuk po llogaris këtu sa bëjnë miliona metër katrorë sipërfaqe ndërtimi. Qindra mijëra legalizime.
Sa bëjnë 100 milionë rrënjë kanabis të licencuara për t’u mbjellë, kur një rrënjë kanabis prodhon deri 1 mijë euro produkt. Ata që kanë kulturën minimale elektorale, ata e shohin se zgjedhjet janë një farsë, dhe farsat janë tipike dukuri i narkodiktaturave, e diktaturave komuniste, naziste, teokratike dhe juntave ushtarake," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"PD do e denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e narkoshtetit," Berisha: KE nuk mund të mbështesë një kodin e ndëshkimit masiv të qytetarëve

"Ndryshimet e shpeshta në Kodin Penal zhysin sistemin juridik në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat është shprehur se PD do e denoncojë në institucionet e BE-së Kodin e ri Penal të cilin e cilësoi si kod i narkoshtetit. Ai shtoi se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë kodin pasi sipas tij nuk mbështeten kodet që mbrojnë zyrtarët dhe ndëshkon qytetarët.

Sipas tij ky kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve. Berisha u shpreh se kodi i ri është krujyar në zyrtat e kryeministrit Edi Rama dhe se ai nuk është konsultuar me askënd. Ai më parë shtoi se Kodi i ri Penal është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar. 

"Unë kam besim se asnjë institucion demokratik nuk do të pranojë këtë Kod dhe ju siguroj se opozita, e tëra, do të hedhë dritë Kodin e narkoshtetit në të gjitha institucionet kryesore ndërkombëtare. Nuk besoj kurrë se Komisioni Europian, mund të përligjë, nuk mund të mbështesë një Kod të tillë, i cili thashë dhe njëherë, mbron zyrtarët, ndëshkon qytetarët, është një satër për fjalën e lirë, për opozitën, për protestën dhe për të gjitha.

Opozita do të kundërshtojë me të gjithë forcën këtë Kod dhe kam bindjen se do e kundërshtojnë qytetarët shqiptarë, të cilët pas këtij Kodi, mund ti burgosë dhe ti dënojë me burg çdo polic, mjafton që të thotë se më shtyu apo më fyeu, apo parkoj këtu, parkoi aty. Ky Kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve dhe ne do u qartësojmë qytetarëve se çfarë do të thotë ky Kod.

Kodi, ju e patë vetë u paraqit nga vetë Uluziu. Se kishit parë kurrë përpara, nuk kishit dëgjuar, nuk kisha lexuar unë asnjë gjë, për asnjë konsultë, nga askërkush. Pra ishte Kodi i dalë nga zyrat e Edi Ramës. U paraqit një si autor i tij, por ai është një shumë i keqpërdorur që në vitet e rinisë së tij, dikur nga Sigurimi i Shtetit dhe më vonë nga cilido. Është i parëndësishëm fare. Kurrë ai nuk mund të paraqesë një Kod të tillë. Ai vetëm sa ka bërë ndonjë redaktim, sepse ky Kod ka dalë nga zyrat e Edi Ramës. Ato që ka thënë përpara Edi Rama, janë në Kod këtu," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Ky kod është një dorë e zezë mbi veprimtarinë ekonomike të qytetarit! Shpërdorimi i detyrës është thjeshtuar shumë për zyrtarët

"Ndryshimet e shpeshta në Kodin Penal zhysin sistemin juridik në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa komentonte ndryshimet e reja në Kodin Penal u shpreh se shpërdorimi i detyrës është thjeshtuar shumë për zyrtarët. Sipas tij zyrtarët janë pothuajse me imunitet.

Berisha shtoi se ndryshimet janë bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Duke cituar Kushtetutën ai u shpreh se askujt nuk mund t’i hiqet liria për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor. Kryedemokrati theksoi se më vendimet e reja, mospërmbushja e qëllimit të kontratës dhe e detyrimit sjell dëmime me vite të tëra burg.

"Të sjellësh një kod, dhe shikoni djallëzinë, në mënyrë që të miklojë, të sigurojë kund ndonjë mbështetje, po vodhe paratë e BE, dënohesh një të tretën më shumë. E keni parë ju këtë apo jo Po vodhe 1 milion, dënohesh një vit, po të jenë fondet e BE, dënohesh një vit e tre muaj. Në këtë mënyrë mendon se do hutojë apo do sigurojë mbështetje për një kod të turpshëm që ia ka lakmi edhe Maduro i Venezuelës. Por kodi është një dorë e zezë mbi veprimtarinë ekonomike të qytetarit.
Ju nuk mund të imagjinoni, ju lutem keni durim se materiali është pak i gjerë. Shpërdorimi i detyrës është thjeshtuar shumë për zyrtarët. Nuk ka tani, zyrtarët janë pothuajse me imunitet.

Gazetarët në satër. Fjala e lirë në satër. Po qe se mjetet e komunikimit bëjnë ndonjë sulm apo japin lajme për ndonjë sulm ndaj institucioneve dhe gjykatës, i pret neni 536. Neni ndikimi mbi pavarësinë e gjykatës. Pavarësinë e Dumanit dhe të Irena Gjokës dhe të Fetahut. Tani, mospërmbushja e qëllimit të kontratës. Pra kanë futur një nen në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë në nenin 23/3, askujt nuk mund t’i hiqet liria për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor. Kurse këta, mospërmbushja e qëllimit ët kontratës, detyrimit po e po, të dënojnë me vite të tëra burg.

Pra, është pikërisht ajo që të shndërrosh në terror shërbimet shtetërore ndaj qytetarëve, të shndërrosh ligjin në satër mbi qafën e tyre, vetëm e vetëm se si t’i terrorizosh ata.
Po është një nen tjetër shumë interesant. Neni 633, konkurrenca e pandershme. Në pamje të parë, thua këta janë me të vërtetë të vendosur të mbrojnë konkurrencën. Shikoni se çfarë bëjnë. Bërja e një oferte për të shitur ose blerë të njëjtat mallra ose për të ofruar të njëjtin shërbim, duke e ditur më parë se një tjetër person ka arritur një marrëvesje paraprake ose është duke lidhur një kontratë me të njëjtën shoqëri për të kryer veprimtari tregtare, dënohet me gjobë ose me burg gjer në 3 vjet.

Pra, dëgjojeni. Kjo vetëm me konkurrencën nuk ka lidhje. Ky është krahu i mafies. Dëgjojeni çfarë thotë, kur subjekti A ka hyrë në marrëdhënie për të lidhur kontratë me subjektin B, dhe kur konkurrenti i B bën një ofertë më të mirë, për pasojë i imponon B kushte më të pafavorshme sepse ka një ofertë më të mirë ose ndërpret negociatat dhe lidh kontratë me C. Po a ka gjë më normale se kjo? Nëse vjen një tjetër dhe më sjell një ofertë më të favorshme, pa dyshim që do marr ofertën më të favorshme sepse kjo është konkurrenca. Pra, siç e shihni, kodi i ri i Edi Ramës apo kodi Rama-Manja është kodi që mbron zyrtarët, qeveritarët.

Është kodi që shtrin satrin e ligjit mbi qytetarët. Është kodi që tregon mëshirë ndaj atyre që më parë në të gjitha vendet merrnin dënimin me vdekje për veprat e tyre. Por ndëshkon qytetarin me burg se parkon gabimisht apo se shtyhet me policin, etj, etj. Është kod fund e krye me parime mafioze të cilat kreu i organizatës kriminale të narkoshtetit beson se do mund t’i maskojë me faktin e ka shtuar me një të tretën e dënimit për çdo vjedhje të fondeve evropiane apo donatorëve të tjerë. Është dëshmi e vendosmërisë për të konsoliduar me ligje narkoshtetin e tij.

Është apel për qytetarët shqiptarë të ngrihen me të gjithë forcën për përmbytjen e këtij regjimi i cili mbahet mbi votën e vjedhur, kartelet e drogës dhe vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë. Nuk u ndala gjatë sepse ka shumë aspekte, janë kufizuar liria e protestës, por natyrisht një analizë më të plotë do bëjë departamenti i ligjeve pranë PD dhe do u paraqitet në kohë. Sidoqoftë ky draft do hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si një akt i turpshëm, një përpjekje e papërmbajtur për rikthimin e ligjeve të vjetra të ish-diktaturës komuniste, për vendosjen e bazave ligjore të forta të narkoshtetit ekzistues sot," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Me këtë kod, Rama dhe Altin Dumani kanë rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste! Ky është një atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë

"Ndryshimet e shpeshta në Kodin Penal zhysin sistemin juridik në
Rama

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se ndryshimet në Kodin e ri Penal po rikthen nenin 55 të diktaturës komuniste. Berisha i cilësoi këto ndryshime si atentat ndaj fjalës së lirë dhe ndaj Kushtetutës.

Ai dha disa raste kur drejtësia ka bashkëpunuar me kriminelë duke u marrë ryshfet për të mos i dënuar. Berisha u shpreh se as Enver Hoxha nuk i dha një mbrojtje të tillë as ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë të regjimit komunist, Aranit Çela.

"Ky kod ka rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste. Imagjinoni ju tani, që në qoftë se ti thua se Irena Gjoka, me fakte, është një delinkuente, një kriminele, që ka fshehur krimet e saj, që është e dënuar me burg dhe që për shkak të këtij dënimi, ajo kurrë nuk mund të ishte magjistrate gjykatëse, por që e kanë futur si peng për ta keqshfrytëzuar në mënyrën më të egër.

Imagjinoni Altin Dumanin, i cili ka 3-4 shtëpi, tre apartamente dhe banon te shtëpia e vjehrrit.Thotë është e vjehrrit, po a hajde a është a nuk është, si e ndërtoi vjehrri është punë tjetër. I cili mban në dosjen e tij dokumentet zyrtarë që faktojnë se Taulant Balla është bashkëpunëtor kryesor i bandës së Elbasanit. I cili mban në dosje dokumente që faktojnë se prokurorë të SPAK janë bashkëpunëtorë të bandës së Elbasanit. I cili mban në dosje emra që kushëriri i tij i ka denoncuar se nxirrte në pritë rivalët, siç është Shpataraku.

Pra, Altin Dumani, i cili thuhet kundër një ryshfeti 700 mijë euro nuk dënoi për rastin e Jan Prengës, Altin Hajrin dhe që tani së fundmi fshehu për javë të tëra mandatin e arrestit të Troplinëve. Pra, në qoftë se ti guxon dhe ia thua publikut këto, dënohesh. Një mbrojtje të tillë, Enver Hoxha nuk ia ka dhënë kurrë Aranit Çelës. Një mbrojtje të tillë, ky është një atentat i rëndë në themelet e fjalës së lirë dhe të transparencës.

Imagjinoni ju, ky njeri që shëtiti dy vjet duke marrë peng qeveritarë dhe duke kërkuar që të ndryshojë Kushtetuta për mandatin e tij, ka arritur me Edi Ramën dhe Ulsiun e kostumeve të Altin Hajrit, e 600 mijë eurove të çantës Louis Vouitton, të fusë nenin po fole për gjykatësit, dënohesh kaq dhe aq vite. Atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë, ndaj medieve. Atentat i rëndë ndaj Kushtetutës. Edi Rama tregoi se çdo ditë shpalos shpirtin katran të babait të tij xhelat, babait të tij biologjik xhelat që firmoste për varjen në litar të atyre që shkruanin kundër pushtetit të tij," tha ai.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Kodi i ri liron të dënuarit e përjetshëm vetëm se janë enturazhi i Ramës, ndërkohë që burgos qytetarët për një parkim të gabuar

"Ndryshimet e shpeshta në Kodin Penal zhysin sistemin juridik në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat u shpreh se ndryshimet në Kodin e ri Penal tregojnë se është se kod penal si i diktaturës. Sipas tij ky raport dënon me burg qytetarët për një parkim të gabuar ndërsa zyrtarët e lartë duhet të vjedhin miliona lekë që të marrin dënimin e merituar. Berisha shtoi se Kodi i ri Penal është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar. 

"Pa asnjë debat paraprak të gjerë, paraqesin këtu arkitekturën e plotë të kodit penal të diktaturës komuniste në raport me lirinë e fjalën dhe dënimin, trajtimin e qytetarëve. Sot me këtë kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar. Me këtë kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici pijanec apo të droguar.

Sot qytetari shqiptar dënohet me dhjetëra vite në qoftë se i ka marrë ndërmarrjes 1 milion lekë. Ndërkohë që zyrtari i lartë duhet të vjedhë qindra milionë që të marrë dënimin që meriton. Ky është kodi i përçudnive të mëdha. Por nuk janë vetëm këto. Pra, është kodi që vrasësit serialë i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë, në një kohë kur në të gjitha ligjet, dhe sot në ligjet e vendeve demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje.

Dhe në qoftë se pyeten qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për rivendosjen e dënimit me vdekje. Por meqenëse ka ndodhur që këta janë enturazhi i Edi Ramës, dhe qeveritarëve të tjerë, atëherë duhet të bëjmë ligjin që këtyre t’u japim një shans të dytë. Shans të dytë atij që ka vrarë në gjumë tjetrin.

Dhe ajo që është vrarë në gjumë, apo ai që është vrarë në gjumë, është i 10-ti apo i 12-ti që kanë vrarë. Për këta, Ulsiu dhe Edi Rama na dalin si të civilizuar para qytetarëve që po bëjmë një kod.
Kodi është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar," tha Berisha.

10 MUAJ ME PARE

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies! Ndryshimet e shpeshta e zhysin sistemin juridik në një mjedis pasigurie

"Ndryshimet e shpeshta në Kodin Penal zhysin sistemin juridik në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për media ka komentuar rreth ndryshimeve të fundit që janë bërë në kodin penal. Berisha foli lidhur me Kodin e Ri Penal që u prezantua të premten ku parashikohen masa të reja ndëshkuese për ata që zbulojnë të dhëna sekrete. Këto të dhëna kanë të bëjnë me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Sipas Berishës Kodi i ri penal po ndryshohet nga kryeministri Edi Rama i cili merr vendime pa u konsultuar me askënd. Ai theksoi se këto vendime vijnë pasi Rama ka intereset e tij dhe ndërmer këto akte. Kryedemokrati shtoi se Rama ka interesat e narkoshtetit, karteleve të drogës që sipas tij e imponojnë të ndërmarrë një hap të tillë në sekret të plotë.

"Narkoshteti paraqiti dy ditë më parë narkokodin penal të Shqipërisë, në të cilin goditen pa mëshirë qytetarët, trajtohen me butësi maksimale zyrtarët dhe ata të cilët në drejtësinë e shekujve për aktet e tyre kanë marrë dënimin me vdekje, por duke e ndaluar një masë të tillë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, vendet anëtare të Këshillit të Europës, kanë hequr dënimin me vdekje nga kodet penale dhe kanë ruajtur dënime të tjera.

Ata tani kanë të mundur plotësisht të dalin dhe të bëjnë punë vullnetare sepse janë eksponentë kryesorë të mafies qeveritare. Nga viti 1992 gjer sot, Shqipëria ka hartuar ligje të bazuara në standardet më të mira dhe të asistuar nga institucionet kompetente evropiane. Në këtë kontekst, në vitet ’90 u nda nga kodet e vjetra të diktaturës komuniste dhe u vendosën ligje të reja.
Natyrisht ligji nuk është një e dhënë njëherë e përgjithmonë, por veçanërisht kodet, me dinamizmin e krimit dhe veprave penale, ato pasqyrojnë ndryshimet e realitetit.

Por gjithmonë një parim nga themeluesi i parimeve të shtetit modern, Monteskje, ligji preket rrallë dhe kur preket, preket me një dorë që dridhet. Pse kjo? Sepse stabiliteti i ligjit është kushti madhor i sigurisë juridike, e cila përbën dimension më cilësor të shtetit ligjor. Duke përmbysur në mënyrë të vazhdueshme ligjet, ti vetë sistemin e zhyt në një mjedis pasigurie. Sistemi juridik. Do t’u jap një shembull, ky është kodi i tretë në 30 vite. Në vitin 1995, u miratua kodi i parë penal.
Në vitin 2014, me ndihmën e Euralius, u hartua kodi penal që është sot në fuqi.

Dhe pa u mbushur 10 vite apo fiks në 10 vite, del nga shpellat e mafies, pa asnjë konsultim, nga zyrat e Edi Ramës, një tekst tjetër i ri i kodit penal. Edhe njëherë, kodet plotësohen me veprat penale që krijohen, me praktikat që duhet të zbatohen, por të ndryshosh kod çdo 10 vite do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë.

Dhe këtë kur e ndërmerr në mënyrë pothuaj të fshehtë, pa asnjë konsultim paraprak me faktorët kryesorë, me avokatët, me gjyqtarët, me prokurorët, me shoqërinë civile, me mediat, me deputetët, por del sikur e nxjerr nga shpella dhe e paraqet atë, tregon se nuk ke asgjë të përbashkët aty për interesat e shtetit ligjor, as të qytetarit, mbrojtjes së jetës dhe pronave të qytetarëve, por përkundrazi ke interesat e narkoshtetit, shtetit mafioz, karteleve të drogës që të imponojnë të ndërmarrësh një hap të tillë në sekret të plotë," tha Berisha.

berisha kodi ri penal rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë