LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ndryshimet Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski takohet me Mickoski-n, kushti i partisë opozitare: Anëtarësimi në BE

•Nisin negociatat për ndryshimin e Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut. •Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kreu i VMPRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski kanë zhvilluar sot një takim. •Bëhet me dije se Kovaçevski i ka ofruar partisë opozitare, VMRO-DPMNE, pjesëmarrjen në Qeveri nëse kjo parti e mbështet nismën për ndryshimin e Kushtetutës. •Ai tha se pas miratimit të fazës së parë të ndryshimit të Kushtetutës, do të formohej një qeveri e gjerë, me pjesëmarrjen edhe të opozitës. •Sipas Kovaçevskit, opozitës do t’i takonin pesë ministri, me të cilat aktualisht udhëheqë partia që ai drejton, Lidhja Social Demokrate. •Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ka pranuar që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë, por me kusht që ndryshimet kushtetuese të miratohen vetëm pasi të kenë përfunduar bisedimet për anëtarësim në BE dhe të gjitha shtetet anëtare të unionit të kenë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. •Mickoski, gjithashtu, përsëriti qëndrimin se në formën siç janë propozuar, asnjë nga deputetët e VMRO DPMNE-së nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese. Pa votat e partive shqiptare dhe të VMRO DPMNE-së, e cila nuk pajtohet për përfshirjen e bullgarëve në preambulë, Kushtetuta nuk mund të miratohet pasi shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat apo 80 nga 120 votat e deputetëve.  

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Analiza e REL: Kovaçevski propozon qeveri të zgjeruar për ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski
Hristijan Mickoski dhe Dimitar Kovaçevski

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë takimit më 7 qershor 2023. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka ofruar partisë opozitare, VMRO-DPMNE, pjesëmarrjen në Qeveri nëse kjo parti e mbështet nismën për ndryshimin e Kushtetutës.

Pas takimit të mërkurën me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Kovaçevski tha se pas miratimit të fazës së parë të ndryshimit të Kushtetutës, do të formohej një qeveri e gjerë, me pjesëmarrjen edhe të opozitës. Sipas Kovaçevskit, opozitës do t’i takonin pesë ministri, me të cilat aktualisht udhëheqë partia që ai drejton, Lidhja Social Demokrate.

Kushtetuta duhet të ndryshohet në pjesën e preambulës, për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues që është kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe dallimet historike.

Kryeministri Kovaçevski tha se mandati i Qeverisë së zgjeruar do të vazhdonte deri në rrumbullakimin e ndryshimeve kushtetuese, pas çka Qeveria e njëjtë do të organizonte zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Unë propozova që të votojmë hapjen e Kushtetutës, të miratojmë ndryshimet e nevojshme dhe menjëherë pas votimit të fundit të shkojmë në zgjedhje. Por, gjatë periudhës së kaluar kam kuptuar se për Mickoskin është e rëndësishme që VMRO-DPMNE të jetë pjesë e Qeverisë. Për të dëshmuar se nuk jemi të interesuar për pikë politike, por për të ardhmen e vendit, propozova që menjëherë pasi të votojmë për hapjen e Kushtetutës, VMRO-DPMNE të hyjë në Qeveri”, deklaroi Kovaçevski.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ka pranuar që kjo parti të jetë pjesë e Qeverisë, por me kusht që ndryshimet kushtetuese të miratohen vetëm pasi të kenë përfunduar bisedimet për anëtarësim në BE dhe të gjitha shtetet anëtare të unionit të kenë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

“VMRO DPMNE-ja është e gatshme të marrë pjesë në një Qeveri të tillë, kurse ndryshimet e mundshme kushtetuese të vlejnë ditën e ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, tha Mickoski.

Mickoski, gjithashtu, përsëriti qëndrimin se në formën siç janë propozuar, asnjë nga deputetët e VMRO DPMNE-së nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Kreu i VMRO DPMNE-së, gjithashtu kërkoi që në një qeveri të zgjeruar nuk duhet të ketë vend për Bashkimin Demokratik për Integrim, të cilin VMRO DPMNE-ja e akuzon për “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion” dhe në procese tjera që “kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore”.

Bashkimi Demokratik për Integrim i është përgjigjur VMRO DPMNE-së për gatishmërinë e tij për të mos marrë pjesë në qeverinë e gjerë.

BDI-ja është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para”, ka shkruar zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në rrjetin social Facebook.

Kushtëzime për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese ka edhe nga partitë opozitare shqiptare. Ato kërkojnë që ndryshimet të përfshijnë edhe ndryshimin e përkufizimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë. Aktualisht, gjuha shqipe njihet si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës së Maqedonisë së Veriut. Pa votat e partive shqiptare dhe të VMRO DPMNE-së, e cila nuk pajtohet për përfshirjen e bullgarëve në preambulë, Kushtetuta nuk mund të miratohet pasi shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat apo 80 nga 120 votat e deputetëve./ REL

3 VITE ME PARE

Pas takimit me Mickoski, reagon Kovaçevski: OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese

Ndryshimet Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas takimit me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp tha se ka vërejtur se ka ndryshuar qëndrimi i partisë më të madhe opozitare maqedonase për ndryshimet kushtetuese.

“Është mirë që ka ndryshuar qëndrimi i tyre, ajo është që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është e mirë. Ky është një përfundim i këtij takimi. Në takimin e sotëm gjithashtu u bë e qartë se a do ta integrojmë vendin në BE ose do ta lëmë të izoluar, për të cilën vlerësojë se duhet të vazhdojë dialogu dhe të ndërtojmë një qëndrim të përgjithshëm se për vendin është më mirë të integrohemi në BE dhe me këtë të realizojmë qëllimet tona strategjike”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se qëllimi i tij personal dhe angazhimi i Qeverisë është që procesi i eurintegrimeve të jetë i suksesshëm.

“Sot ne jemi shembull i një shoqërie që i ka zgjidhur marrëdhëniet e saj dhe kjo shihet në raportin e OKB-së ku Marrëveshja Kornizë e Ohrit renditet si marrëveshje me zgjidhje të përhershme në një vend me diversitet. Ne e kemi verifikuar shumë herë gjuhën dhe identitetin maqedonas”, u tha ndër të tjera gazetarëve Kovaçevski.

dimitar kovaçevski hristijan mickoski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj