LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara Kuvendit, përplasje me Policinë dhe FNSH: Jeni hajdutë! Shoqërohen në Polici Dritan Goxhaj e disa të tjerët

 • Protesta e sotme përpara Kuvendit e nisur në mënyrë paqësore ka përfunduar me arrestimin e disa prej protestuesve, mes tyre dhe Dritan Goxhajn. • Teksa dhjetëra qytetarë janë mbledhur në orët e para të mëngjesit para Kuvendit, protesta ka agravuar në përdorimin e dhunës nga ana e Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt. • Situata është agravuar në momentin kur një grup protestuesish, në një përpjekje për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucionit, kanë marrë një kosh mbeturinash dhe kanë tentuar ta fusin atë brenda hyrjes kryesore të Kuvendit. • Qytetarët kishin marrë vezë me vetë dhe me to kanë qëlluar makinat e deputetëve, duke i quajtur ata 'hajdutë'. • Në momentin kur deputetët kanë lëvizur me makinat e tyre jashtë Parlamentit, qytetarët kanë qëlluar me vezë makinat dhe kanë bllokuar rrugët. • Në këto momente kanë ndërhyrë trupat e FNSH-së të pajisura me skafandra dhe mjete të tjera mbrojtëse e sulmuese. • Trupat e FNSH-së janë rreshtuar në perimetrin e sigurisë për të mbrojtur institucionin dhe për të garantuar hyrjen e deputetëve në seancë. • Gjatë këtij momenti kanë ndodhur disa përplasje me protestuesit, të cilët më pas janë arrestuar në mënyrë të dhunshme dhe janë tërhequr zvarrë duke shoqëruar në Komisariat. • Pas përplasjeve fizike dhe përdorimit të mjeteve piroteknike para Parlamentit, protestuesit janë shpërndarë duke marshuar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë.

25 artikuj për këtë temë.

1 DITE ME PARE

Lirohen gjashtë protestuesit e arrestuar, qytetarët në kor para policisë: Ne nuk dorëzohemi 

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
pamjet

TIRANË- Gjashtë protestuesit e arrestuar janë liruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi dhe katër persona tjetër të cilët ishin shoqëruar pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas lirimit të gjashtë protestuesve, qytetarët e mbledhur para policisë kanë brohoritur njëzëri: Ne nuk dorëzohemi./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Këta dinë të tërheqin zvarrë"/ U shoqërua me forcë në komisariat, flet pas lirimit aktori Shkëlzen Bushi: Sikurse bën me mua mund të bëjnë me këdo

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

TIRANËAktivisti dhe aktori Shkëlzen Bushi ka folur pasi u lirua nga policia. Duke folur për mediat, ai theksoi se populli shqiptar tani nuk duhet të bëjë mbrapsht, por të vijojë protestat.

"Arsyen as vetë nuk e dinë. Thjesht kanë parë videot, kush e ka bërë atë veprim. Thjeshta kam qenë duke ndarë policinë nga protestuesit. Ne kemi bërë gardh dhe u kemi dalë me shpinë për të mbrojtur policinë. Këto dinë me tërheq zvarrë. Nuk kemi asnjë lloj ankese. Njëri më shtrëngoi dorën. I thashë vij vete nuk është nevoja të më shtrëngosh prangat. Një nga shefat thoshte shtrëngoje prangat sikur jam kriminel. I kemi me video. Populli shqiptar nuk duhet me bërë mbrapsht. Sikurse më bën mua mund të bëjnë edhe ndaj një femre në moshë," tha Shkëlzen Bushi./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Nuk po bëni detyrën"/ Avokati i Popullit debat me protestuesit: Ça kërkesash keni? Kemi nisur hetim për sjelljen e Policisë së Shtetit

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

TIRANË- Avokati i Popullit, Endri Shabani ishte në komisariatin ku u shoqëruan gjashtë aktivistët, të cilët po protestonin para Kuvendit. Pas daljes nga ambienti i komisariatit, Shabani është përballur me protestuesit të cilët i kanë bërë pyetjen: "Ku keni qenë këto 30 ditë?".

Në lidhje me këtë, Shabani tha për 30 ditë kanë qenë aty, ndërsa shtoi se ende nuk është caktuar statusi që janë ndaluar.

Me tej ai tha se nuk mund ti nxjerr ai protestuesit, pasi nuk është drejtori i policisë apo ministri i brendshëm. Avokati i Popullit deklaroi se ka nisur një hetim për sjelljen e Policisë së Shtetit.

Protestuesi: 30 ditë nuk vini me na pa aty.

Shabani: 30 ditë kemi qenë aty. Unë jam këtu si avokati i Popullit. Kam ardhur vetë, mund të kishte ardhur stafi.Shkova dhe u interesive për të drejtat e tyre. Kërkesat që kishin ishte që nuk lejohej avokati. Nuk është caktuar statusi që janë ndaluar.

Protestues: Arsyeja e ndalimit? Pse nuk tregojnë arsyet e shoqërimit? Kupton se nuk po bën detyrën. Statausi jepet që kur ndalohet. Rri aty.

Shabani: Ça kërkesash keni?

Protestues: Të dalin urgjentisht!

Shabani: Unë nuk mund t’i nxjerr. Ligji e ka që merret statusi i pandehur i garantohet e drejta. Janë shoqëruar prej incidentit të ndodhur atje. Unë nuk jam drejtori i policisë, ministri i brendshëm. Këto pyetje drejtoje ministrit. Ne kemi nisur një hetim për sjelljen e policisë së shtetit. Para së të vinim këtu ishim aty. Jemi shumë të shqetësuar për videot që kemi parë. Sjellje proporcionale e policisë. Kush e ka dhënë vendimiun? Si është bërë ndërhyrja, e drejta [për të protestuar nuk kufizohet. Videot janë shqetësuese./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Çdo provokim nuk është pjesë e jona"/ Flet njëri prej protestuesve të liruar: Argumentin e shoqërimit nuk e kemi marrë akoma

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

TIRANË- Njëri prej protestuesve të liruar nga Komisariat 1, pas shoqërimit ditën e sotme për shkak të incidenteve të ndodhura te parlamenti u shpreh se gjatë incidentit ka qenë në resht të parë për të mos lejuar asnjë provokim ndaj policisë së shtetit. Duke folur për mediat, ai theksoi se argumentin e shoqërimit në komisariat nuk e ka marrë ende.

"Argumentin nuk e kemi marrë akoma. Desha të bëj me dije opinionin publik se kemi qenë prej fillimit duk mbrojtur policinë prej çdo provokimit. Policia është shtresa më e keqpërdour në 36 vjet. Do vazhdojmë protestën paqësore. Çdo provokim nuk është pjesë e jona. Ju e dini mirë se kemi qenë në reshtin e parë që të mos ketë provokim," tha protestuesi./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit, u emërua nga Parlamenti i krimit

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Dritan Goxhaj

TIRANËDritan Goxhaj pak minuta pas lirimit nga Policia ka deklaruar se këtë të fundit ushtruan dhunë në momentin e shoqërimit të protestuesve para parlamentit por nuk ka pasur dhunë gjatë dërgimit në Komisariatin nr. 1. Duke folur për mediat, Goxhaj tha se nuk ka pasur akuza por vetëm procedim për kundërshtim të punonjësve të policisë. Ai ka theksuar se Avokati i Popullit shkoi për t’i takuar, por ata nuk e pranuan, pasi sipas tyre është votuar nga Parlamenti i krimit.

“Avokatin e Popullit Endri Shabani nuk e pranuam ta takonim dhe kërkuam largimin e tij nga qelia jonë menjëherë Të shoqëruarit e tjerë janë në procedurat e fundit. Nuk ka procedim ka vetëm një dyshim hetim për kundërshtim të punonjësit të policisë, nuk ka akuzë. Nuk ka të ndaluar por ka të shoqëruar. Një nga djemtë që ka qenë kur ka përdorur policia sprajt i ka rënë pak spraj në sy i kanë rënë dhe syzet dhe ka pësuar dëmtim të vogël. Nuk është shoqëruar dhunë gjatë shoqërimit në polici por vetëm atje para parlamentit ka pasur dhunë, në momentin që janë shoqëruar, për të thënë të vërtetën dhe të jemi të ndershëm. Dëmtim tjetër këtu nga të shoqëruarit nuk ka. Ne protestojmë për të thënë të vërtetën, por nuk ka pasur dhunë tjetër”, tha Goxhaj./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Të rinjtë marshojnë nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1: Arrestoni Ramën!

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1, nën thirrjet “Arrestoni Ramën”. Ata kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në shenjë proteste, ndërsa veprimi i tyre është përshëndetur edhe nga drejtuesit e automjeteve.

Më herët avokati i tyre Gentian Serjani deklaroi nuk është lejuar të takohet me klientët e tij. Ai u shpreh se deri më tani policia nuk ka ngritur akoma një akuzë për ta, sepse nuk ka asnjë shkelje ligjore./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Protestuesit e arrestuar dërgohen në Komisariatin Nr.1/ Avokati: Nuk po na lënë të takojmë të shoqëruarit e protestës

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Pamje

TIRANË- Protestuesit e arrestuar janë dërguar tashmë në Komisariati i Policisë Nr.1, ndërsa avokati i tyre Gentian Serjani nuk është lejuar të takohet me klientët e tij.

Ai ka deklaruar se deri më tani policia nuk ka ngritur akoma një akuzë për ta, sepse nuk ka asnjë shkelje ligjore. Më tej ai shtoi se janë lejuar vetëm Avokati i Popullit dhe deputetët. 

Gentian SerjaniGjashtë të shoqëruarit janë tek Komisariati Nr.1. Deri tani policia nuk ka ngritur akoma një akuzë për ta sepse nuk ka asnjë shkelje ligjore. As ne avokatët nuk po na lënë t’i takojmë të shoqëruarit e protestës. Nuk ka ende një justifikim për arsyen, janë lejuar vetëm Avokati i Popullit dhe deputetët. Do të qëndrojmë këtu sepse po mbahen në mënyrë të padrejtë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Pamje të rënda/ Ja si u arrestuan dhunshëm protestuesit para Kuvendit, mes tyre dhe Dritan Goxhaj

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

TIRANË- Janë publikuar pamjet e dhunshme nga arrestimi i protestuesve ditën e sotme para Kuvendit. Në video dëshmohen momentet e tensionit, teksa efektivët e policisë përdorin forcë fizike për të arrestuar personat që po protestonin kundër zhvillimeve të fundit politike, ku mes tyre figura aktive të protestës, si Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Përplasjet nisën pasditen e sotme, kur protestuesit ka hedhur vezë dhe ujë drejt automjeteve të deputetëve të parlamentit./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Policia arrestoi disa protestues, qytetarët marshojnë drejt Policisë së Shtetit

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

TIRANË- Pas përplasjeve fizike dhe përdorimit të mjeteve piroteknike para Parlamentit, protestuesit janë shpërndarë duke marshuar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë.

Gjatë incidenteve, forcat e rendit kanë kryer disa arrestime të personave të përfshirë në trazira.

Bëhet me dije se, qytetarët e tjerë vijojnë marshimin, ndërsa të ndaluarit janë transportuar drejt ambienteve të policisë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Dritan Goxhaj

TIRANË- Protesta e zhvilluar sot para godinës së Parlamentit është shoqëruar me tensione të larta, ku efektivët e policisë kanë arrestuar disa persona.

Gjatë operacionit të forcave të rendit, janë shoqëruar disa nga personat më aktivë të tubimit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj, i cili njihet si një nga organizatorët kryesorë të protestës.

Bashkë me të, policia ka vënë në pranga edhe Shkëlzen Bushin, një tjetër figurë aktive dhe e pranishme në aksionet e protestuesve./Dosja.al

1 DITE ME PARE

FOTOLAJM/ Po dilte nga Kuvendi, deputetja e PS-së, Zamira Sinaj sulmohet me vezë nga protestuesit

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Zamira Sinaj,

TIRANË- Momente tensioni janë shënuar pasditen e sotme përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Teksa po dilte nga ambientet e Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Zamira Sinaj, është sulmuar me vezë nga protestuesit.

Ndërsa forcat e policisë që ndodheshin në vendngjarje kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të siguruar largimin e deputetes nga zona./Dosja.al

 

 

1 DITE ME PARE

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja (VIDEO)

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
pamje nga protesta

TIRANË- Situata para Parlamentit është tensionuar ndjeshëm gjatë minutave të fundit. Pas incidentit ku u qëllua me vezë automjeti i zv/kryeministres Albana Koçiu, një tjetër makinë e qeverisë është bërë shënjestër e protestuesve.

Bëhet fjalë për automjetin e ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili është pritur me reagime të ashpra në momentin e daljes nga ambientet e Kuvendit.

Në pamjet e mëposhtme, duket qartë momenti kur protestuesit e revoltuar gjuajnë në drejtim të mjetit me shishe uji dhe vezë, ndërsa makina përpiqet të largohet nga zona nën presionin e turmës./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë(VIDEO)

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Pamje nga protesta

TIRANË– Në mes të tensionit të lartë dhe revoltës qytetare para Parlamentit, një gjest prekës ka tërhequr vëmendjen.

Pavarësisht temperaturave ekstreme dhe të rrezikshme për shëndetin, qytetarët kanë gjetur kohën për të shfaqur solidaritet edhe ndaj efektivëve të policisë që janë angazhuar në ruajtjen e rendit.

Protestuesit kanë ndarë ujin me efektivët, të cilët ndodhen prej orësh në vijën e parë të shërbimit në kushte të vështira atmosferike./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Shtohen forcat para Kuvendit, mbërrijnë dhe FNSH-të me skafandra

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
fnsh

TIRANË- Trupa të FNSH-së, të pajisura me skafandra dhe mjete të tjera mbrojtëse e sulmuese, janë rreshtuar në perimetrin e sigurisë për të mbrojtur institucionin dhe për të garantuar hyrjen e deputetëve në seancë.

Ndërkohë, në ambientet e jashtme të institucionit, revolta qytetare ka qenë e fortë. Protestuesit kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve të njëpasnjëshme si “Rama dorëhiqu”, “Parlament i krimit”./Dosja.al

 

1 DITE ME PARE

Tensione në Kuvend/ Protestuesit bllokojnë 3 hyrjet e Parlamentit, përplasen me policinë

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Foto

TIRANË- Protesta qytetare, e organizuar në Tiranë, është vendosur sot përballë Parlamentit teksa vazhdon të paraqitet e tensionuar. Burimet bëjnë me dije se qytetarët kanë bllokuar 3 dyer të Parlamentit duke rrethuar kështu godinën e seancave.

Së bashku me to është bllokuar nga turma edhe hyrja kryesore, gjë që ka detyruar forcat policore të përplasen me turmën e protestuesve për të liruar hapësirën. Protesta ditën e sotme ka nisur rreth orës 10:00 dhe ishte nismë e paralajmëruar nga dita e djeshme./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Përshkallëzohet situata para Parlamentit/ Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH(VIDEO)

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
pamje nga protesta

TIRANË- Tensionet janë përshkallëzuar para godinës së Parlamentit, pasi automjeti i zv.kryeministres Koçiu u godit me vezë nga protestuesit.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të hapur rrugën, por kanë hasur rezistencë nga protestuesit.

Me qëllim kalimin e automjeteve të deputetëve për në seancën plenare, efektivëve të policisë u janë bashkuar edhe forcat FNSH./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Pamjet

TIRANË- Protesta para Kuvendit është agravuar ditën e sotme, teksa aty pranë ka kaluar zv.kryeministrja Albana Koçiu. Mësohet se protestuesit i kanë bllokuar rrugën makinës së Koçiut, ndërkohë që policia ka shkuar te protestuesit duke i shtyrë.

Teksa policia ka mundur që të hap rrugën makinës së Koçiut, qytetarët e kanë qëlluar atë më vezë nga mbrapa. Më herët, qytetarët kanë qëlluar me vezë dhe makinat e deputetëve që janë parkuar pranë Parlamentit./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Tërmet Peçi

TIRANË- Një incident i tensionuar ka ndodhur jashtë Parlamentit të Shqipërisë ku deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është përballur me reagime të ashpra nga qytetarët.

Pas daljes së tij nga seanca plenare, një grup protestuesish e kanë ndjekur deputetin socialist në këmbë, duke i drejtuar akuza të drejtpërdrejta si 'hajdut' dhe 'analfabet'.

Ata kanë vazhduar ndjekjen për një distancë nga dalja e godinës së Parlamentit e deri në stacionin e Unazës, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike. Pavarësisht akuzave, deputeti Peçi ka zgjedhur të mos reagojë, duke vazhduar rrugën i qetë deri në destinacionin e tij./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEO/Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Pamjet

TIRANË- Protesta e qytetarëve para Kuvendit është tensionuar, pasi qytetarët kanë qëlluar me vezë makinat e deputetëve.  Mësohet se qytetarët kanë marrë vezë me vete dhe i kanë hedhur ato në drejtim të makinave të deputetëve që ndodheshin të parkuara në Kuvend.

Mësohet se makinat që janë qëlluar me vezë janë të depuetëtëve të PS-së Tërmet Peçi si dhe të Petrit Malajt./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Protesta jashtë Kuvendit/ Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë (VIDEO)

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Studentet ne proteste

TIRANË– Ndërkohë që brenda sallës së Kuvendit po zhvillohen punimet e seancës plenare, qytetarë dhe studentë janë mbledhur në shenjë proteste.

Grupi i studentëve protestues ka kërkuar trajtim të barabartë, duke u vënë 'gjoba' automjeteve të parkuara.

Me anë të këtij gjesti, ata kërkojnë ndërprerjen e procedimeve ndaj të rinjve që ushtrojnë të drejtën e protestës.

“Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qartë kërkesa. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, shprehen ata./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEO/Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

TIRANË– Momente tensioni janë regjistruar ditën e sotme gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Situata është acaruar në momentin kur një grup protestuesish, në një përpjekje për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucionit, kanë marrë një kosh mbeturinash dhe kanë tentuar ta fusin atë brenda hyrjes kryesore të Kuvendit.

“Këtu e keni vendin”, ishin disa prej thirrjeve  nga protestuesit, si  dhe “Parlamenti në kosh!”./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Deputetët brenda në Kuvend, protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Pamje

TIRANË- Protesta antiqeveritare që mbahet në Tiranë, ditën e sotme është zhvendosur në ambjentet perballë godinës së Kuvendit, në të cilën ndodhen edhe deputetët në seancë plenare.

Protestuesit janë shfaqur të tensionur teksa kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, ndërkohë që presin deputetët të dalin nga godina. Tubimi i sotëm ka qënë një thirrje e ditës së djeshme gjatë marshimit drejt kryeministrisë.

''Nesër në orën 10:00 para Parlamentit, bashkohuni me ne”, është thënë dje./Dosja.al

1 DITE ME PARE

VIDEO/Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
Pamje

TIRANË- Protesta qytetare antiqeveritare ka shënuar sot ditën e saj të 31-të. Protestruesit mblidhen përpara godinës së kuvendit në formë revolte për rrëzimin e klasës politike.

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

Mësohet se, teksa deputetët po hynin në ambientet e godinës për të vazhduar me seancën plenarë janë etiketuar nga protestuesit si persona të shitur. Tubimi është paralajmëruar ditën e djeshme gjatë marshimit drejt kryeministrisë, ndërsa protestuesin vazhdojnë me thirrjen e tyre "Rama jepe dorëheqjen", "Ju erdhi fundi", "Rama në burg, Berisha në burg"./Dosja.al

 

1 DITE ME PARE

VIDEO/ Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit para godinës së Kuvendit, ku pritet të nisë seanca plenare në orën 10:00.

Mësohet se, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend 30 minuta përpara nisjes së seancës për shkak të situatës.

Ndëekohë, jashtë godinës po dëgjohen thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e Kryeministrit Rama./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Ndryshimi fillon me ne"/ Protestë sot në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi

Qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë përpara

TIRANË- Nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, është njoftuar për ditën e sotme një protestë para godinës së Parlamentit. Tubimi pritet të nisë në orën 10:00, ku përkon me zhvillimin e seancës plenare.

Lëvizja është njoftuar mbrëmjen e djeshme nga organizatorët e protestave të përnatshme, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, krahas tubimit të paradites, organizatorët kanë konfirmuar vijimin e protestave të zakonshme edhe në orën 19:00. Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë./Dosja.al

proteste kunder qeverise

Sondazh

Poll

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik