Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, kryeministri Edi Rama foli edhe njëherë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. • Në fjalën e tij, numri një i qeverisë, Rama tha se procesi i zgjerimit është bërë i padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që e shohin BE si të vetmen rrugë.• Po në të njëjtin panel me Ramën, ishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit u vu në shënjestër të pyetjeve për qëndrimet që Serbia po mban ndaj Rusisë. • Vuçiç u mbrojt se njeh integritetin territorial të Ukrainës edhe pse shumë vende nuk bëjnë të njëjtën gjë për Serbinë. Madje dhe komentoi edhe nofkën e tij. • Sipas tij, nuk ka asnjë kuptim që quhej "Putin i vogël", pasi nuk kishte sulmuar asnjë vend ndonjëherë.
7 artikuj për këtë temë.
ZVICËR- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u vu në shënjestër të pyetjeve për qëndrimet që Serbia po mban ndaj Rusisë. Gjatë samitit të Davos në Zvicër, Vuçiç u mbrojt duke thënë se njeh integritetin territorial të Ukrainës edhe pse shumë vende nuk bëjnë të njëjtën gjë për Serbinë.
“Disa thoshin se Vuçiç është një Putin i vogël. Me sa di, në mediat botërore ka pasur mbi 1000 artikuj ku thuhej se do të nisë luftë kundër fqinjëve. Deri tani nuk kemi sulmuar asnjeri. “Deri tani” është një etiketim cinik. Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Është gënjeshtër brutale”, tha Vuçiç gjatë panelit për zgjerimin e horizonteve të BE-së në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.
I pyetur lidhur me qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë dhe asaj që po ndodh Ukrainë, Vuçiç tha: Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, sikurse mbështesim atë të Serbisë. Dhe më pas, kur nisim ta diskutojmë, më pyesin: A është Krimea pjesë e Ukrainës, apo Rusisë? Po, është pjesë e Ukrainës? Unë them që po, dhe nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë. Ndryshe nga sa kanë bërë shumë shtete anëtare të BE-së që kanë ndryshuar qëndrimin ndaj integritetit territorial të Serbisë. Serbia respekton çdo rezolutë të OKB-së, pyetja ime është: Pse disa Fuqi të Mëdha nuk e respektojnë rezolutën 1244 kur vjen puna te integriteti territorial i Serbisë? i kemi votuar të gjitha rezolutat që dënojnë inkursionin e 24 shkurtit, tani na thonë kur do të vendosni sanksione? Ne i kemi vuajtur në kurrzi ato sanksione për 10 vite dhe nuk besoj se kjo do të sjellë rezultate të mira”.
Presidenti serb vlerësoi Komunitetin Politik Europian, por u shpreh pesimist për anëtarësim të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Komuniteti Politik Europian është i rëndësishëm për ne, sepse mund t’i diskutojmë çështje të ndryshme me të gjithë liderët e vendeve europiane. Ishte ide e mirë e Presidentit Macron.
Nuk jemi aq entuziastë sa kemi qenë, njëlloj siç BE nuk është aq entuziaste për ne sa mendonim. Në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, dhe Malin e Zi, popullariteti i BE-së po bie, për shkak të presionit ndaj nesh për Kosovën, në Maqedoninë e Veriut për identitetin e tyre kombëtar. Duam të kemi një qasje shumë racionale. Ne po ndërmarrim reforma të forta sa i përket çështjeve të drejtësisë për të cilat kemi marrë vlerësime. Por e dimë që nuk do të ndodhë nesër apo pasnesër”.
ZVICËR- Kryeminisitri Edi Rama mori pjesë sot në bashkëbisedimin “Zgjerimi i horizonteve të Europës'. Ai ishte në një panel me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Rama u shpreh se BE duhet të rrisë fondet për të gjitha vendet, duke shtuar se nuk pretendon që të marrë njësoj si vendet anëtare.
'Për fat të mirë, nuk i përkasim klubit të madh të vendeve evropiane, sepse jemi ndryshe, ne u jemi besnikë perandorive, çfarëdo të ndodhë ne i jemi krah BE-së, edhe nëse zhduket ne aty do të jemi, ju qeshni, por nuk është shaka, është e vërtetë. Lidhur me komunitetin politik evropian mendoj që është një ide mjaft franceze. Emri Ballkan ishte nga një gjerman, i cili që bëri një gabim, ai po bënte një udhëtim në Ballkan dhe kishte shoqërues një turk, dhe e pyeste çfarë është kjo, cfarë ëhstë kjo dhe ai i thoshtë ballkan, sepse turqisht do të thoshte mal. Ne e duam BE 99% dhe e duam SHBA 100%. Ka shumë kritika kundër Angla Merkel, mënyra se si unë e kuptoj botën është se duhet ta kuptojmë njëri tjetrin shumë më mirë. Ndërkohë që po ndodh diçka shumë thelbësore kur vjen fjala për të dënuar pushtimin, Rusinë, ne duhet të kuptojmë diçka që sanksionet janë mirë, por BE kanë fond rimëkëmbjeje, përpos të ardhurave që kanë vetë vendet, kurse asnjëri nga ne nuk ka. Nëse BE duhet të na bëjë më tepër pjesë, se nuk pretendoj të marrim fonde sa ata, është diçka që duhet ta marrim, që të gjitha këto vende duhet ta marrin, Maqedonia e Veriut është e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi. Nuk ishte për të fajësuar, ajo që doja të them që para se të fajësoni Angela Merkel mendoni se sa hipokritë jeni, se thanë se duam gaz të pastër.'- tha Rama.
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Rama u shpreh se Franca nuk është entuziaste për anëtarësimin tonë. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta.
“Në do ti qendrojmë në krah BE-së, edhe nëse ajo do të zhdukej në do të ishim në krah të saj. Kjo nuk është shaka. Francezët nuk janë shumë entuziastë që ne të jemi brenda BE-së. gadishulli ynë është e,ërtuar europë përpara se europa të quhej europë, ndërkohë u quajt gabimisht nga një gjerman. Njerëzit në Bruksel duhet të kuptojnë se BE-ja është në rënie, dhe Putini po fiton mbështetje. Ne kemi një mosmarrvehsje me Vuçciçin lidhur me atë që ai e quan rajon të Serbisë, dhe atë që unë e quaj Kosovë, vend të pavarur ”, tha Rama.
ZVICËR- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se vendi i tij “nuk ishte më entuziast” për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe sulmoi kritikët e Vladimir Putinit.
Duke folur në një ngjarje të panelit 'POLITICO' në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Vuçiç tha: “Ne nuk jemi aq entuziastë sa kemi qenë, në një mënyrë që Bashkimi Evropian nuk është aq entuziast për ne sa mendonim se ishte”.
Ai shtoi se ishte “pesimist” për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian së shpejti. Serbia fillimisht u identifikua si një vend kandidat potencial për në BE në 2003 dhe Beogradi bëri një aplikim zyrtar për anëtarësim në 2009 . Por bisedimet e pranimit janë zvarritur, me afërsinë e Serbisë me Rusinë një pikë pengese gjithnjë e më e rëndësishme. BE e ka bërë të qartë se anëtarët e mundshëm duhet të ndjekin linjën e saj në politikën e jashtme dhe sanksionet. Ndërsa Beogradi ka thënë se mbështet Ukrainën, ai ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës, aleatit të saj të gjatë.
I sfiduar për afërsinë e vendit të tij me Putinin, Vuçiç kritikoi artikujt që e quanin atë “kukulla e Putinit” duke akuzuar mediat për “gënjeshtra brutale”. Vuçiç tha se ishte dakord që territoret e okupuara nga Rusia të Krimesë dhe Donbasit janë pjesë e Ukrainës, duke shtuar se Serbia është “më besnike ndaj integritetit territorial të vendeve anëtare të OKB-së se shumë të tjera”.
Presidenti shmangu një pyetje nëse ai mendonte se Putini ishte një kriminel lufte dhe në vend të kësaj goditi të pranishmit në Davos që e quajtën udhëheqësin rus “një të çmendur”. Ai nuk është, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se Komuniteti Politik Evropian (EPC), një forum ndërqeveritar i krijuar në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, është “i rëndësishëm”, duke e quajtur atë “një ide e mirë e Macron”.
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama iu drejtua Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola duke i thënë: Carma is a bitch (Karma është k****). Kjo deklaratë u bë duke iu referuar skandalit të madh që ka tronditur institucionin javët e fundit, duke vënë në pranga nënpresidenten e BE-së e eurodeputeten Eva Kaili. Ai tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion mendoi se i zuri ‘karma’.
“Roberta, më fal, duhet ta them, kur doli ky rast korrupsioni. Unë thashë: Karma është një kurvë, "tha Rama.
Pse u arrestua nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili?
Një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, deputetja greke Eva Kaili, u arrestua në lidhje me hetimet për korrupsion në Belgjikë. Pas arrestimit, u mor vendimi për përjashtimin e saj në Parlamentin Evropian.
Hetimet nisën përfshijnë një organizatë të dyshuar kriminale, tentativë për shitje të ndikimit nga një shtet i Gjirit dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Rasti ka të bëjë me Emiratin Arab të Katarit.
Arrestimi i Kailit në Bruksel erdhi pasi katër të dyshuar të tjerë u arrestuan në rrethana të ngjashme më herët ditën e sotme. Sipas mediave belge, bashkë me të është arrestuar dhe partneri i saj. Prokurori federal i Belgjikës njoftoi arrestimet e mëparshme pasi 600,000 euro u zbuluan kur policia bastisi 16 adresa në kryeqytetin Bruksel.
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ka folur në Davos për bashkëpunimin rajonal, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë diskutimit në Davos rreth komunitetit politik evropian, kryeministri Edi Rama deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të Evropës dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë tjetërkund.
“Ballkani Perëndimor është në mes të Europës. Ne nuk kemi për të shkuar askund. Unë do të dëshiroja që serbët të shkojnë diku tjetër por edhe ata nuk kanë për të shkuar askund. Njerëzit në Bruksel duhet që të kuptojnë se jemi në një situatë kur mbështetja për integrimin po bie dhe kur Putin në disa prej shteteve të rajonit po shihet si hero. Ne kemi një marrëveshje të madhe me presidentin serb rreth asaj që ai e konsideron krahinë të Serbisë dhe asaj që unë e njoh si shteti i pavarur i Kosovës por kjo nuk na ka penguar që të bashkëpunojmë për ruajtjen e paqes në rajon,”-tha Rama.
Po ashtu, sipas Ramës në kushtet e krizës aktuale shtetet e rajonit tonë duhet që të mbështeten me fonde financiare edhe pse nuk janë anëtare të BE-së.
“Ne kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe po përballojmë pasojat e krizës aktuale. Në këto kushte BE-ja duhet që të na ofrojë më shumë, të na mbështesë financiarisht. Nuk po pretendoj që të na jepen po aq fonde sa ato që ju jepen fqinjëve tanë anëtarë të BE-së por diçka që të gjitha këto shtete ballkanike duhet ta marrin. Në Maqedoninë e Veriut përshembull situata rrezikon më shumë që të përshkallëzohet nën kërcënimin e nacionalizmit që mund të krijojë shumë shqetësime,”-shtoi Rama.
DAVOS- Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të gjithë bashkë sot në Davos. Një foto e shkrepur nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës, shfaq presidentin serb Aleksandër Vuçiç të mënjanuar. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, të gjithë liderët e tjerë të rajonit janë të ulur bashkë në pranel, vetëm Vuçiçi është i ulur vetëm në një karrige, krejt i veçuar nga të tjerët, por ama është duke mbajtur shënime.
Fotoja tregon edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllv Lajçak, kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviç, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, pranë tij ishte ulur edhe Albin Kurti, e po ashtu nuk mungote as presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Por nuk ishin vetëm ta, një karrige tutje kryeministrit të Kosovës, ishte ulur edhe djali i George Soros, Alex, i cili nuk mungon asnjëherë sa herë bëhet fjalë dhe është në diskutim rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë vëmendjen më të madhe e ka tërhequr Vuçiç, por ende nuk dihet se përse ishte ulur veç të tjerëve; ishtë çështje akomodimi, apo u mënjanua?