LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Buxheti/ 6.1 mld paketë sociale, pensionistët dhe 3 muaj ndihmë. Braçe: Të ndryshojë çmimi i energjisë elektrike

• Miratohet rishikimi i buxhetit të 2022. • Qeveria fut 6.1 miliardë lekë në buxhet. • Parashikohet rritja e shpenzimeve. Parashikohet zgjatja e paketës antikrizë, bonusi i qirasë për familjet që trajtohen me bonus dhe një pjesë parash për blerjen e teksteve shkollore. • Deputeti i PS, Erion Braçe propozon ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Kriza/ Braçe: Çmimi i energjisë duhet të ndryshojë, ata me vila me 50 ndriçuesë s'mund të paguajnë sa 1 pensionist

Buxheti/ 6.1 mld paketë sociale, pensionistët dhe 3 muaj
Erion Braçe, deputet

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave se qeveria duhet të ketë prioritet garantimin e energjisë elektrike këtë dimër për qytetarët. Braçe tha se qeveria duhet të bëjë një plan kursimi ndërsa theksoi se pensionistët sot vuajnë. Ai foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë. 

"E para dua të përsëris disa shqetësime, energjia do të jetë fusha kryesore e qeverisë, por ka një detyrim qeveria që të garantoj energjinë për qytetarët. Themelore të llogaritet çdo qindarkë, kostoja deri në fund të vitit dhe e domosdoshme duhet një plan kursimi. Kemi bërë shumë mir që kemi paguar pokush e do energjinë për luks duhet ta paguajë ndryshe nga pensionistët. Imagjinoni një çift që marrin 22-23 mijë lekë të dy pension. Imagjinoni ata që jetojnë me ndihmë ekonomike, këta njerëz i kanë sytë nga kjo paketa. Unë dhe ti nuk harxhojmë kurrë 800 kiloëat, i shohim faturat. Shqetësimi im është për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Shoh periferinë me vila, kujt i duhen 50 ndriçuesë brenda një vile, këtë nuk e kuptoj. Vetëm nëse i kanë mbushur vilat me para dhe i duhen që ti ruajnë. Të paktën, sektori i shërbimeve duhet tu garantojmë energjinë elektrike. A po mbrohen këta? Po, po mbrohen."-tha Braçe. 

3 VITE ME PARE

Ekonomia rishikon Buxhetin 2022/ Rriten shpenzimet, shtyhet me 3 muaj ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët

Buxheti/ 6.1 mld paketë sociale, pensionistët dhe 3 muaj
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Rishikimi i Buxhetit është tema kryesore që ka nisur të diskutohet në seancën e parë legjislative në Komisionin e Ekonomisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri prezantimin e ndryshimeve të parashikuara, ku përfshihet rritja e shpenzimeve ndërsa ka edhe një paketë tëe dytë sociale që ka në fokus pensionistët dhe kategoritë në nevojë. Më konkretisht, parashikohet një shtyrje me 3 muaj e ndihmës prej 3 mijë lekë për pensionistët dhe familjet në nevojë. 6.1 miliardë lekë do të hyjnë në buxhet për paketën, ndërsa Ibrahimaj theksoi se frika e qeverisë është ulja e konsumit. 

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%. Parashikimet tona për fundin e vitit 2022, por edhe për 2023 flasin për reduktim të rritjes ekonomike, të ndikuar më së shumti nga frika e uljes së konsumit e ndikuar prej çmimeve. Por deri më tani masat e ndërmarra kanë qenë si mburojë për të mos ulur konsumin. Një nga kostot më të mëdha për këtë vit është rritja e çmimit të energjisë elektrike,  dhe ka një buxhet të jashtëzakonshëm prej 28 miliardë lekësh por që ka impakt tek familjet që të mos ulin konsumin”, tha ministrja.

Por çfarë parashikohet? Ministrja tha se do të ketë një rritje me 13 miliard lekë të shpenzimeve, ndërsa shtoi se defiçiti do të jetë 4.2% e PBB. 

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë. deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve."shtoi ajo.

3 VITE ME PARE

VD-Buxheti 2022/ Braçe: çmimet janë të papërballueshme, bujqit kanë 2 muaj pa naftë falas, kur nis paketa?

Buxheti/ 6.1 mld paketë sociale, pensionistët dhe 3 muaj
Erion Brace dhe Delina Ibrahimaj

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi një ndërhyrje emergjente nga shteti për paketën anti-krizë pasi sipas tij, shumë familje janë pa ndihmë. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ku është duke u diskutuar rishikimi ik buxhetit, Braçe tha se mbështetja sociale është e pakët. 

"Jeni të sigurt për këto 30 miliardë lekë të ardhura plus që do të realizohen deri në fund të vitit? Nga cilat zëra do të vijnë? Po shikoj të dhënat e korrikut, dhe disa zëra një me minus në raport me planin mbi 1 miliardë lekë minus. Vijnë muajit më të vështirë tani pasi nuk ka më turizëm njerëzit fillojnë e kursejnë, jeni të sigurt për këtë parashikim? Sa ishte deficiti buxhetor në fund të muajit korrik? Ju thoni se do të vijoni mbështetjen e sociale me 6.1 miliardë lekë, kjo zgjatja kur fillon se qershori, korriku dhe gushti ikën dhe bëhet fjalë për grupet më vunerabël që janë goditur më fort se çdo kush tjetër nga këto çmime. Me të ardhurat e tyre rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për të ardhurat e tyre. Kur do të fillojë zgjatja e paketës, dhe çfarë do të marrin a mund ta dimë, do jetë e njëjta paketë apo do jetë diçka ndryshe?"-tha Braçe.

Deputeti vuri theksin tek fermerët që prej dy muajsh nuk marrin naftë falas. 

"Bujqit kanë 2 muaj që nuk marrin naftë falas ndërsa punët janë tani, nëse s’ka tani harrojeni pranverën e verën e vitit tjetër nëse nuk ka ndihmë tani. Në tabelat e rritjes ekonomike bujqësia vazhdon të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Dhe së fundmi, si e parashikoni ju inflacionin në muajit në vijim, dhe ça impakti do të ketë jo vetëm tek familjet por edhe në prodhim sepse ne përveç ndërtimit ne nuk kemi ndërhyrë asgjëkund", shtoi ai. 

erion brace buxheti 2022 komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj