LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK masë sigurie për gazetarët Artan Hoxhën dhe Elton Qynon, paraqiten në Prokurorinë e Posaçme

• Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën sigurie për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno. • Dosja.al mëson se ndaj Hoxhës dhe Qynos është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje. • Bëhet me dije se për Hoxhën rëndon akuza si 'anëtar i organizatës kriminale', ndërkohë që për Qynon akuza e korrupsionit. • Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. • Pritet që SPAK të nxjerr së shpejti njoftimin zyrtar me akuzat që rëndojnë për Hoxhën dhe Qynon.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Megaoperacioni në Elbasan/ SPAK: Masa sigurie për 21 persona, 18 arrest me burg! 2 gazetarët, detyrim paraqitje

SPAK masë sigurie për gazetarët Artan Hoxhën dhe Elton
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë, 25 nëntor. SPAK në njoftim bën me dije se janë caktuar masa sigurie për 21 persona. Sipas njoftimit mes tyre ka persona përfshirë si anëtarë të organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. 

Më tej theksohet se 18 persona u është caktuar masa e arrestit me burg mes të cilëve në burg janë lënë një ish-gjyqtar dhe një zyrtar i lartë i policisë shtetit. Ndërsa arrest në shtëpi është lënë një avokat. Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë lënë në masën detyrim paraqitje.

Në reagim theksohet se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane është në vijim. Gjithashtu në njoftim nuk janë përmendur emra.

Njoftimi:

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi - 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

1 VITE ME PARE

FOTOT/ Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno paraqiten në SPAK

SPAK masë sigurie për gazetarët Artan Hoxhën dhe Elton
Artan Hoxha dhe Elton Qyno

TIRANË- Gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Pas lajmeve se ndaj tyre SPAK ka vendosur masë sigurie, Hoxha e Qyno janë paraqitur në SPAK. 

Siç shihet dhe në fotot e kapura nga LSA, gazetarët pa u shoqëruar nga njeri kanë shkuar në ambientet e Prokurorisë. 

1 VITE ME PARE

Masa e sigursë ndaj gazetarëve/ Berisha: Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno, ai nuk ka lidhje me Artan Hoxhën

SPAK masë sigurie për gazetarët Artan Hoxhën dhe Elton
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për masat e dhëna nga SPAK për dy gazetarët, Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Berisha gjithashtu kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno. Gjithashtu Lideri i opozitës u shpreh se rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Më tej ai shtoi se grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

"Së fundmi, nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë. Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno. Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD. Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve. Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë. Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Masa e sigurisë ndaj gazetarëve Hoxha dhe Qyno, pritet njoftimi zyrtar i SPAK

SPAK masë sigurie për gazetarët Artan Hoxhën dhe Elton
Artan Hoxha dhe Elton Qyno

TIRANË- Masa e sigurisë ndaj dy gazetarëve të kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno ka tronditur vendin ditën e sotme. Dosja.al, mëson se dy gazetarët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme si anëtar i organizatës kriminal dhe për korrupsion. 

Ndërkohë që pritet që SPAK të nxjerr së shpejti njoftimin zyrtar me akuzat që rëndojnë për Hoxhën dhe Qynon. Dosja.al, ka tentuar që të kontaktojë me gazetarët për të marrë versionin e tyre të ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Masë sigurie për gazetarin Artan Hoxha, detyrim paraqitje dhe për Elton Qynon

SPAK masë sigurie për gazetarët Artan Hoxhën dhe Elton
Artan Hoxha dhe Elton Qyno

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Dosja.al, mëson se Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që për Qynon është vendosur masa detyrim paraqitje.  

Bëhet me dije se për Hoxhën rëndon akuza si 'anëtar i organizatës kriminale', ndërkohë që për Qynon akuza e korrupsionit. Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.

artan hoxha elton qyno

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj