LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tentoi vrasjen e Durim Bamit/ Merr fund liria për Marklen Hakën, bashkë me "të fortin" e Niklës shoqërohen edhe disa persona

• Ka marrë fund liria ditën e sotme për "të fortin" e Niklës, Marklen Hakën. • 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” të SPAK, ndërsa arrestimi i tij u krye gjatë një aksioni blic në zonën e Niklës. • Sipas policisë, operacioni i koduar "Liqeni i Bacungut" për kapjen e "të fortit" të Niklës ka nisur me datë 2 shtator dhe është finalizuar ditën e sotme në orën 14:00 me arrestimin e tij. • Arrestimi i tij u bë në afërsi të Liqenit të Bacungut në zonën e Niklës. • 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për disa vepra penale dhe vrasjen e mbetur në tentative të Durim Bamit • Sipas informacioneve, Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. • Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. • Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda. • Bëhet gjithashtu me dije se bashkë me 33-vjeçarin, i cili u kap me armë zjarri me vete, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. • Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve. • Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. • Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah sepse ishte në oborr kur filluan të shtënat. • Ndërsa në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por sërish u lirua. • Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20-vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes. • Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. • Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. • Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. • Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. • Dy muaj më pas e plagosën. • Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur policia shtrin në tokë dhe prangos Marklen Hakën, i akuzuar për vrasjen e mbetur në tentative të Durim Bamit

Tentoi vrasjen e Durim Bamit/ Merr fund liria për Marklen Hakën,
momenti i arrestimit

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me arrestimin e Marklen Hakës alias Marklen Aliut, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.  Sipas njoftimit policor, operacioni i koduar "Liqeni i Bacungut" për kapjen e "të fortit" të Niklës ka nisur me datë 2 shtator dhe është finalizuar ditën e sotme në orën 14:00 me arrestimin e tij. 

Arrestimi i tij u bë në afërsi të Liqenit të Bacungut në zonën e Niklës. 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për disa vepra penale dhe vrasjen e mbetur në tentative të Durim Bamit

Bashkë me Hakën janë shoqëruar në polici edhe disa persona dhe gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni i Bacungut".

Falë inteligjencës policore, shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, organizuan operacionin për kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë.

Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit D. B., kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Këmbëzbathur dhe i rrethuar nga forcat RENEA, momenti i shoqërimit të Marklen Hakës në komisariat

Tentoi vrasjen e Durim Bamit/ Merr fund liria për Marklen Hakën,
shoqerimi i marklen hakes

TIRANË- Janë publikuar foto nga shoqërimi i Marklen Hakës në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Siç shihet edhe nga fotoja e mësipërme 33-vjeçari është këmbëzbathur dhe i rrethuar nga forcat RENEA.

I njohur si anëtar i bandës së Niklës, Haka i cili u arrestua nga një aksion blic, ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK "Revanshi".

Sipas informacioneve, Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

Ndërkohë bëhet me dije se bashkë me 33-vjeçarin, i cili u kap me armë zjarri me vete, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. 

 

 

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Vihet në pranga "i forti" i Niklës, shoqërohen në polici edhe disa persona të tjerë

Tentoi vrasjen e Durim Bamit/ Merr fund liria për Marklen Hakën,
marklen haka

TIRANË- Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të SPAK "Revanshi".

Sipas informacioneve, Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

Ndërkohë bëhet me dije se bashkë me 33-vjeçarin, i cili u kap me armë zjarri me vete, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. 

 

1 VITE ME PARE

Pjesë e bandës së Niklës! Kush është Marklen Haka që iu shpëtoi dy atentateve, u kthye së fundmi nga Dubai

Tentoi vrasjen e Durim Bamit/ Merr fund liria për Marklen Hakën,
marklen haka

FUSHË KRUJË- Policia ka vënë në pranga të fortin e Niklës, Marklen Hakën. 33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” të SPAK, ndërsa arrestimi i tij u kry gjatë një aksioni blic.

Sipas informacioneve, Haka kishte tre muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka është i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda.

Kush është Marklen Haka? 

Marklen Haka, 33 vjeç, anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve. Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah sepse ishte në oborr kur filluan të shtënat. Ndërsa në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por sërish u lirua. Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20-vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet. I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Për vrasjen, mediat asokohe flisnin për dy pista.

Fillimisht u dyshua dhe Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai vetë ishte vetëm 13 vjeç. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.

Mirëpo kjo nuk do ishte hera e fundit që Haka do të prangosej. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën.  Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

1 VITE ME PARE

I shpallur në kërkim nga operacioni i SPAK "Revanshi", arrestohet Marklen Haka në Nikël

Tentoi vrasjen e Durim Bamit/ Merr fund liria për Marklen Hakën,
marklen haka

NIKËL- Policia ka arrestuar Marklen Hakë, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka është vënë pranga në zonën e Niklës. Haka, i konsideruar si anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale teksa i ka mbijetuar disa atentateve.

Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50-vjeçarja Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah sepse ishte në oborr kur filluan të shtënat. Ndërsa në janar të vitit 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona, por sërish u lirua. Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20-vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet. I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Për vrasjen, mediat asokohe flisnin për dy pista.

Fillimisht u dyshua dhe Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai vetë ishte vetëm 13 vjeç. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.

Mirëpo kjo nuk do ishte hera e fundit që Haka do të prangosej. Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën.  Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

marklen haka spak operacioni revanshi banda e nikles

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj