LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta janë në hall me drejtësinë! Nuk merrem me llumrat e SKY ECC

• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se krimi në vend ka ardhur duke u tkurrur dhe duke e zbrapsur. • Ai e cilësoi atentatin mafioz me 3 viktima në Shkodër, si tragjedi, por tha se bandat e kanë ulur perimetrin e krimit. • I pyetur për mënyrën dhe arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta, Rama nuk pranoi të komentojë pasi kjo sipas tij është subjekt i drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk i jep urdhëra Policisë së Shtetit. • Kryeministri Edi Rama deklaroi se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste, dhe u shprehur se për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë dhe kryetar bashkishë. • Lidhur me arrestimin dhe lidhjet e Jurgis Çyrbjas me bandat kriminale, kryeministri tha se ndihet i lehtësuar kur eksponentë të PS zbulohen se kanë shpërdoruar mandatin dhe me ta merret drejtësia. • Ai komentoi edhe arrestimet e ministrave apo deputetëve të Partisë Socialiste. • Rama tha se secili prej tyre do të përgjigjet në momentin që merr vendime në kundërshtim me ligjin. • Ai shtoi se këto arrestime tregojnë se PS nuk e kontrollon drejtësinë. • Një tjetër çështje që Rama ka komentuar ishte deklarata e Monika Kryemadhit për bisedat mes tyre, ku deputetja e etiketoi kryeministrin si "peshku i madh". • Ai i cilësoi deklaratat e saj si "lehje qensh", ndërsa shtoi se Kryemadhi momentalisht ka halle dhe nuk debaton me të. • Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në SHBA për takimin me shqiptarët në New York, kryeministri mori pjesë në një ndeshje basketbolli të NBA-së. • Në një përgjigje për polemikat e ngritura lidhur me biletën e ndeshjes, Rama tha se bileta në fjalë ka qenë e rezervuar nga persona që e bëjnë këtë për vite me radhë.• Ai u shpreh se nuk ka asnjë biletë të marrë apo të blerë. • Kryeministri deklaroi po ashtu se nëse një ditë do të thirret në Pokurorinë e Posaçme, do të paraqitet, pasi sipas tij kjo nuk do të thotë patjetër fajësim.

17 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Edi Rama: Po ta kisha unë në dorë do e kisha bërë

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta


TIRANË- Krijimi i “Shtetit Bektashi”  të ngjashëm me atë të Vatikanit  në zemër të kryeqytetit vazhdon të mbetet ende një ndër temat më të nxehta të opinionit publik. Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan “shkoqiti” gjithë idenë e tij.

Gjatë përgjigjeve të tij ai u shpreh i vendosur për krijimin e “Shtetit Bektashi” në një territor prej 11 hektarësh brenda perimetrit të Kryegjyshatës. Megjithatë Rama tha se kjo temë kërkon sqarime të mëtejshme duke shtuar se krijimi i këtij “mikro Vatikani” nuk sjell asnjë risk apo dëm për shtetin shqiptar.


Blendi Fevziu: New York Times një prej gazetave më autoritareve sot në planet publikon një artikull ku ju citoheni, ju dhe Baba Mondi, për idenë e ndërtimit të një shteti bektashi prej 11 hektarësh, në zemër të kryeqytetit shqiptar. Nuk u kuptua se çfarë ishte, u përmend dhe në OKB. A mund të ma sqaroni se çfarë ishte?

Edi Rama: Kjo do një bisedë më të gjatë. Nuk është një nga këto përgjigjet e shpejta që do ti.

Blendi Fevziu: Atëherë po e bëj pyetjen më të qartë. Jeni i i vendosur për ta bërë këtë gjë?

Edi Rama: Kjo do një diskutim më të qetë. Unë besoj se kjo është një ide e cila, një ditë nuk diskutohet se do të realizohet.

Blendi Fevziu: Është trill apo është një ide konkrete?

Edi Rama: Është një ide konkrete dhe është një ide shumë pozitive për Shqipërinë, për shqiptarinë, për kulturën dhe traditën shqiptare, për pozicionin tonë në hartën më të madhe të kontinentit dhe të botës, po të doni. Pa diskutim! Përsëri po i referohem historisë, ti e di shumë mirë se çfarë roli kanë bektashinjtë në historinë e vendit tonë dhe çfarë fenomeni kulturor janë bektashinjtë.

Blendi Fevziu: Jo e kam vetëm tek funksionimi.

Edi Rama: Dhe tjetra është që ky është një thesar i trashëgimisë tonë kulturore që rrezikon të zhduket sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Por, a është dakord Irani me 70 milionë dhe Turqia me 10 milionë, për këtë qendër?

Edi Rama: Pse do të pyes unë ça është dakord Irani? Ne po flasim njëherë “pse-në” e dobisë kombëtare të kësaj ideje.

 Blendi Fevziu: Pra jeni të vendosur për të ndërtuar një shtet?

Edi Rama: Tani kjo nuk është një gjë që jam i vendosur unë dhe e kam unë në dorë të gjithën dhe e bëj unë. Po ta kisha unë të gjithën në dorë do e kisha bërë.

Blendi Fevziu: Kush e ka në dorë?

Edi Rama: Kjo duhet diskutuar, kjo duhet shpjeguar. Qendra botërore është këtu e para dhe nuk funksionon si një e tillë. E dyta ky është një komunitet që ndryshe nga komunitete e tjera fetare, nga komunitetit mysliman, nuk i përket një bashkësie globale, siç janë myslimanët dhe katolikët. Ata janë pjesë e një rrjeti dhe kanë mundësi të edukojnë imamët, priftërinjtë të gjithë klerikët e rinj nëpër shkolla, kanë mundësi të marrin mbështetje, donacione dhe vëmendje. Ndërkohë që ky është një thesar shqiptar, është një komunitet shumë i veçantë dhe dhënia e një statusi të veçantë këtij komuniteti.

Blendi Fevziu: Të një statusi të veçantë apo të një shteti?

Edi Rama: Të një statusi të veçantë, të një juridiksioni. Është ngritje e një tjetër piedestali i një thesari të kulturës shqiptare. Të gjithë duhet të kenë parasysh që bëhet fjalë për të njëjtin perimetër brenda mureve të cilit është Kryegjyshata dhe brenda atij perimetri jepet një juridiksion i posaçëm. Ai entitet aty, me atë juridiksion të posaçëm nuk është një shtet në kuptim që vendos taksa, që ka policinë apo ushtrinë, por është një entitet me një imunitet diplomatik, me një përfaqësim diplomatik dhe në një farë mënyre është një “mikro Vatikan” që funksionon për komunitetin bektashi, por që është i hapur për të tërë. Vetëm efekti ekonomik i kësaj lëvizjeje për shqiptarët është i pallogaritshëm. Të gjitha artikulimet janë çështje detajesh, ideja është kjo dhe çdo shqiptar që ka respekt për historinë, për gjithë diversitetin e kësaj bashkësie shqiptare duhet ta shikojë këtë si një gjë që është vetëm vlerë e shtuar, nuk ka asnjë lloj risku apo dëmi.

1 MUAJ ME PARE

106 vjet për anëtarësim në BE? Rama: Ne e bëjmë gati që të futet në 2029-ën

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta

TIRANË- Sipas kryeministrit Edi Rama, Shqipëria i ka shanset e plota për anëtarësim në vitin 2030. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Rama theksoi se qeveria do e bëjë gati vendin edhe për më herët se aq.

“Shqipëria ka të gjitha mundësitë dhe ne do e bëjmë gati që të futet në BE në 2029-ën, 2028-ën. Pastaj futja është vendim politik, për të cilin do luftojmë siç kemi bërë gjithmonë.”

Rama iu përgjigj edhe deklaratës së Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal  Majlinda Bregu. Kjo e fundit ka thënë se nëse vendi ynë ndjek hapat e Malit të Zi, do i duhen plot 106 vjet për t’iu bashkuar Unionit.

“Për nga aritmetika është 7×7=42. Unë nuk di të bëj asgjë tjetër siç bëra deri tani përveçse të flas me fakte. Lufta me faktet është e pakëshillueshme, këto janë faktet për ekonominë, pensionet dhe për Shqipërinë anëtare të BE-së. Meqë zonja përmendi Malin e Zi. Nuk na intereson shumë a na i hapin ose jo politiikisht, por kur Komisioni Europian thotë hapini, kjo do të thotë se i kemi bërë detyrat. Kur të na hapen negociatat, ne do jemi më përpara”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Dënimi i Salianjit, Rama: Një mashtrues popullor, po ta kontrolloja drejtësinë nuk do zgjaste 6 vjet gjyqi

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar  vendimin për dënimin me burg të ish-deputetit Ervin Salianji. Kreu i qeverisë tha në “Opinion” se Salianji është “një fabrikant faktesh të paqena, një mashtrues popullor që ka përdorur mandatin e deputetit të opozitës për të degjeneruar publikisht kundërshtarin politik”.

Koha e gjatë e pritjes, sipas tij, është një përgjigje për kritikët që thonë se kontrollon drejtësinë. Nëse do kishte qenë gjykatës, Rama tha se do e kishte dënuar Salianjin prej kohësh.

Blendi Fevziu: Ku e dinit ju që Salianji do dënohej që i thatë do ta shohësh dhe ti do të dënohesh, në parlament?

Edi Rama: Jo, unë nuk i thashë kështu. S’i thashë do ta shohësh. I thashë që nuk do e shtysh pafund me raporte, me ikje dhe me shmangie. Unë dija atë që kam ditur që ditën një që ai ishte një fabrikim i ndyrë, skandaloz dhe kam pritur unë 6 vjet unë që ta shoh këtë rezultat. Nëse unë do kontrolloja drejtësinë dhe do isha gjykatës ai do ishte prej kohësh aty kush është sot.

Blendi Fevziu: Po të ishte gjykatës?

Edi Rama: Po patjetër, por s’jam.

Blendi Fevziu: A keni ndikuar ju tek gjykatësit që të jetë atje ku është sot?

Edi Rama: O Fevzi ta thashë pra se ti edhe s’dëgjon. Po ta kontrolloj unë drejtësinë nuk do zgjaste 6 vjet. Kurrë. Sepse është një krim shumë i rëndë. Është vrasje pa gjak dhe pa të marrë jetën, por duke i marrë shpirtin, duke i marrë trutë e kokës jo një personi sepse në fund të fundit personi i goditur drejtpërdrejt, ministri i Brendshëm, unë që jam këtu, nuk është normale, por prapë i kemi dalë kësaj pune përballë. Por janë nëna. Janë prindër. Janë fëmijë. Janë nipër. Janë mbesa që dëgjojnë këto tmerre dhe llahtarisen njerëzit nga gjithë ky tmerr. Këtë lloj tmerri më vjen keq ta them se je një nga përgjegjësit nuk e përjeton as Serbia, as Kosova, as Mali i Zi, as Maqedonia e Veriut, as Bosnja. Në të gjitha këto vende në rajonin tonë nuk ndodh kjo, nuk i kanë këto situata terrori të shpifjes dhe baltës çdo darkë.

1 MUAJ ME PARE

“Kush merret me sarajet e mia është për Bathoren”/ Rama: Shtëpinë e kam ndërtuar si kam dashur

 

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila shpesh herë e akuzon se jeton në saraje, duke iu referuar banesës së tij në Surrel. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Rama tha se ka një shtëpi si të gjithë të tjerë, që mund të kenë ndërtuar një banesë 2 apo 3 kate. Rama shprehet se shtëpinë e tij e ka ndëruar sipas dëshirës së tij.

Unë jetoj në një shtëpi që është e ndërtuar si qindra, mijëra shtëpi që kanë ndërtuar shqiptarët me dy, tre, pesë kate. Unë nuk e kam me dy, tre kate.. E kam sipas dëshirës, kënaqësisë dhe mënyrës si e shoh unë botën. Është një shtëpi e çuditshme! Mbi mua, 30 metra është një familje nga veriu që kanë ardhur vite përpara dhe kanë një super shtëpi me 3 kate dhe ta gëzojnë, janë njerëz punëtorë… Dhe palaçot përdorin fjalën saraje, pse janë saraje?! Tani, të lutem mos më fol për injorantë! Nuk matet me 50 metra se nuk është hapësirë banimi e gjitha. Është muri rrethues…Është arkitekturë dhe për arkitekturën pastaj ne kemi një ndarje epokale. Jam për arkitekturën që e ka bërë Tiranën kryeqytetin turistik. Kush merret me sarajet e mia, është për Bathoren…Mrekullinë e 7-të të botës!”, tha Rama.

1 MUAJ ME PARE

Rama flet për pensionet me tabelë, Fevziu: Do i rrisësh apo jo? Kryeministri: Kemi pasur tërmet e pandemi

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te pensionet dhe arsyet se përse nuk janë rritur. Gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’, në TV Klan, Rama ka debatuar me Blendi Fevziun. Rama e shpjegoi përmes një tabele me statistika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, situatën ekonomike të vendit. Rama theksoi se sot mesatarja e pensionist është 183 euro.

Edi Rama: Shikoje borxhin sot, të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mos harro se kemi pasur tërmet, pandemi.. Shiko mesataren e rajonit…

-Do i rrisësh rrogat e pensionet apo jo?

Edi Rama: Pse nuk kam premtuar, më nxirr premtime për rritje pensionesh më përpara. U kam thënë që do bëjmë çmos të rrisim mundësitë.

Edi Rama: O zot! Sot kemi mundësi që të flasim për pensionet…

Edi Rama: Këtu kemi shpenzimet në sektor, shikoje sa e kemi rrit mbrojtjen sociale. Ka qenë 870 mln euro dhe është 1 mld e 900 euro.

-Shko njëherë në supermarket shiko çmimet. Ato janë tabela me ngjyra, si vizatimet e tua…

Edi Rama: Pse ma banalizon tani?! Kështu flitet për ekonominë, jo me hamendje. Ti merri e verifikoji.

Edi Rama: Banka Botërore, vazhdojmë…

-Ore si do jetojë zonja me 200 mijë lekë?

Edi Rama: Unë po flas me zonjën, jo me ty. Po i them se si është situata, si ka qenë dhe çfarë mund të bëjëm ne për pensionet. Këto janë shpenzimet në raport me rajonin.

1 MUAJ ME PARE

Operacioni para vizitës së Erdogan, Rama: Dilja nëpër korridoret e spitalit, shikova fragmente nga emisionet çfarë u serviret shqiptarëve çdo natë

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme problemet e tij shëndetësore dhe momente nga ndërhyrja kirurgjikale, të cilën e kreu në fillim të muajt.

Në intervistën e tij në "Opinion", Rama u shpreh se për të qenë në formë për inaugurimin e Xhaminë së Namazgjasë, ai u detyrua të përdorë ilaçe që i shkakton pagjumësi. Sipas tij, në këto netë kishte ndjekur edhe disa fragmente nga emisionet shqiptare. 

"Mua më ndodhi një fatkeqësi shumë e madhe. Jo fakti që shkova në spital dhe bëra operacion se s’kishte asnjë fatkeqësi. Vajta në spitalin publik, bëra për të dytën herë operacion dhe për të dytën herë pashë të gjithë mënyrën si funksiononte duke dalë natën nëpër korridore dhe asnjë ndryshim nga asnjë spital jashtë vendit. Mirëpo ngaqë dola kundër shkencës komplet, pasi duhet të rrija 3 ditë në regjim shtrati. Dola që të nesërmen sepse do vinte miku nga Ankaraja, duhej të hapej xhamia, duhet të rrija në këmbë. Dhe përdorja ilaçe shumë të forta që të linin pa gjumë dhe çfarë bëja gjithë natën?! I bëja vetes një dëm të jashtëzakonshëm, fillova të futem..Se unë nuk i shohin këto programe. U futa në Youtube pashë këto fragmentet që nxirrni ju, futu tek ti, dil tek dritarja tjetër. Filluan të dalin ato, o Zot! Çfarë u serviret shqiptarëve çdo natë!!”, tha Rama në “Opinion”.

1 MUAJ ME PARE

Sa kushtoi bileta për ndeshjen e NBA-së? Rama: Ishte e rezervuar nga një miku im, as kam marrë dhe as kam blerë biletë

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në SHBA për takimin me shqiptarët në New York, kryeministri Edi Rama mori pjesë në një ndeshje basketbolli të NBA-së. 

Në intervistën e tij për "Opinion", Rama komentoi edhe polemikat e ngritura lidhur me blerjen e biletës të kësaj ndeshje.  Kryeministri tha se bileta në fjalë ka qenë e rezervuar nga persona që e bëjnë këtë për vite me radhë. Ai u shpreh se nuk ka asnjë biletë të marrë apo të blerë. 

Kur u pyet se kush është personi që e ka ftuar, Rama tha se është një mik pa lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka arsye ta deklarojë sepse nuk është dhuratë, por një ftesë.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Zoti Meta për 15 mijë Euro operacione në Vjenë është atje ku është. Ju uleni atje tek ai stoli i basketbollit. Sa kushtonte bileta?

Edi Rama: Ajo biletë as nuk blihet e as nuk shitet. Ato janë vende të rezervuara nga personat që i kanë marrë për vite të tëra.

Pyetje: Që në rastin konkret kush ishte?

Edi Rama: Po ç’rëndësi ka kush ishte? Miq të mi… Dhe që donin të më jepnin këtë kënaqësi. Në Amerikë kjo gjë është njësoj sikur të fton dikush në restorant.

Pyetje: Miq që kanë interesa në Shqipëri, apo miq që s’kanë lidhje me Shqipërinë?

Edi Rama: Jo fare. Do me korruptonte mua me biletën? Këto janë muhabete kot o Fevzi tani. Unë as kam marrë biletë, as kam parë biletë, as kam vënë njeri të blejë biletë, as ka blerë njeri biletë. Në SHBA vendet e rezervuara janë në të gjitha llojet e sporteve. Rezervohen nga njerëzit jo thjesht për vete që të shkojnë çdo herë, por edhe për të ftuar miq siç ftohen në restorant, siç ftohen në kafe. Meqë hape çështjen e dhuratave unë po të them. Unë jam i pari kryeministër në historinë e këtij vendi. Tani nuk po fus kohën e komunizmit se atëherë nuk kishte të tilla që çdo dhuratë me dhuratat që më vijnë se vjen një delegacion dhe lënë dhurata. Dhuratat në raste të caktuara kanë vlerë shumë të madhe. Unë me dhuratat e marra kam krijuar një muze në kryeministri dhe çdo dhuratë që vjen për mua regjistrohet si pronë e Republikës së Shqipërisë. Dhe vetëm në ora në vlerë që janë të regjistruara si pronë e Republikës së Shqipërisë bëhet fjalë për shuma shumë të mëdha. Pra që të jemi shumë të qartë.

Pyetja: Kush është personi që ju ka ftuar?

Edi Rama: Është një mik pa asnjë lidhje me Shqipërinë dhe nuk kam arsye ta deklaroj sepse nuk është dhuratë. Është një ftesë. Është njësoj, atëherë duhet të deklarojmë me kë ishim në restorant, me kë ishim në kafe. Nuk i kemi këto detyrime. Po të shpjegoj pyetja ime është. Ore këta kryeministrat e tjerë, kanë marrë dhurata këta? Se unë kur kam vajtur në kryeministri kam gjetur “terra vuota”, asnjë gjë. Pyetja ime është a kanë marrë a s’kanë marrë dhurata.

1 MUAJ ME PARE

A e ndikoni SPAK-un? Rama: Ajo që ka bërë PS nën udhëheqjen time është epokale, jemi të parët që tërhoqëm fuqinë politike nga drejtësia

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen  e sotme nëse po ndikon te Prokuroria e Posaçme për arrestimet e kundërshtarëve të tij politikë. 

I ftuar në "Opinion", Rama u përgjigj se PS ishte e para forccë politike që ka tërhequr fuqinë politike nga drejtësia. Ai u shpreh se ajo që ka bërë PS në drejtimin e tij sa i përket drejtësisë është epokale. 

Pyetja: A e ndikoni ju SPAK-un zoti Rama?

Edi RamaPër këtë po të jepja përgjigje.

Pyetja: A i bëni presion SPAK për të arrestuar kundërshtarët tuaj politikë?

Edi Rama: Është ofendim i madh i inteligjencës së gjithë këtij populli kjo. Po përsëris që ajo që ka bërë Partia Socialiste nën udhëheqjen time është epokale. Është e para forcë politike në historinë e këtij vendi që ka marrë një vendim dhe ka shprehur vullnetin më të plotë që të tërheqë fuqinë e vet nga territori i drejtësisë. Dhe me kosto patjetër që ajo drejtësi e çliruar nga pushteti politik do të godasë edhe brenda nesh. Dhe një kosto jo e paftuar, por një kosto e mirëseardhur për mua. Sepse nga pikëpamja organizative, nga pikëpamja administrative, ti mund të bësh gjithçka, por kur vjen puna te gjykimi për vepra penale nuk e bën dot këtë. Për këtë duhet drejtësia, duhet prokuroria, duhet gjykata.

1 MUAJ ME PARE

A do të shkojë në Prokurorinë e Posaçme nëse e thërrasin? Rama: E vajtura në SPAK nuk është fajësim

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme nëse e thërrasin. Gjatë intervistës së tij në “Opinion”, Rama tha se vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim.

I pyetur nëse e di që SPAK ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Nëse SPAK do ju thërrasë, do shkoni zoti Rama?

Edi Rama: Mua?

Blendi Fevziu: Po!

Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim.

Blendi Fevziu: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?

Edi Rama: Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica.

Blendi Fevziu: Pse?

Edi Rama: E kemi shpjeguar këtë tani. Me këtë do merremi tani? Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim. U premtove njerëzve që do flasim për ekonominë dhe pensionet. Tani shkojmë te McGonigal merremi me telefonin e një hallexhie, dalim ke këta hallexhinjtë e tjerë. Këta janë njerëz në hall.

1 MUAJ ME PARE

"Lehje qensh! Nuk debatoj me ato që kanë halle të mëdha!" Kryemadhi pas deklaratës së Ramës: Pa merak se ne ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë"

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
Monika Kryemadhi dhe Edi Rama

TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve të kryeministrit Edi Rama në emisionin "Opinion" lidhur me situatën e saj të hetimit dhe arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e deputetes Kryemadhit për bisedat e saj me të, të cilin e etiketoi si "peshku i madh" në telefonin e saj. Rama i cilësoi deklaratat e saj si "lehje qensh", ndërsa shtoi se Kryemadhi momentalisht ka halle dhe nuk debaton me të. 

Nga ana tjetër Kryemadhi shkruan në Facebook se 'ata' ia kanë Ramës fijen për ta sjellë me këmbë në tokë.

"Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë”", shkruan Kryemadhi në Facebook.

1 MUAJ ME PARE

Reforma në drejtësi, Rama: Amerikanët sollën Noc Rrokun, e bëri PS me mua në krye!

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste. 

"Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye.", u shpreh Rama, ndërsa shtoi se për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë dhe kryetar bashkish.

"Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues. Mbështetja për amerikane ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish. Kjo ka qenë ajo që unë kam ëndërruar, që të godasë majtas e djathtas.", tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhje me dy liderët e opozitës të burgosur, Rama: Janë të dy në hall me drejtësinë

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- I pyetur se si do të shkojë zgjedhjet e ardhshme me dy liderët e opozitës të burgosur, kryeministri Edi Rama tha se të dy janë hall me drejtësinë për shkak të veprimeve të tyre.

"Ky është muhabet kafenesh. As njërit as tjetrit si kam venë unë thesin në kokë. Ato janë të dy në hall me drejtësinë. Pse unë e pranove Bashën të dilte nga cadra? Sepse doja të votonte vetingun. Unë jam i bindur se historia do i vere gjerat ne vend. Reformën në drejtësi e ka vizionuar dhe çuar përpara vetëm Partia Socialiste. Ambasada amerikane, SHBA dhe BE ishin shtysë dhe mbështetje.", tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

Deputetë dhe ministra të PS-së të burgosur dhe nën hetim, Rama: Kur dikush merr vendim në kundërshtim me ligjin, sigurisht do përgjigjet

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për ministrat apo deputetët e Partisë Socialiste të cilët janë arrestuar ose janë nën hetim nga drejtësia. 

I ftuar në Opinion, Rama tha se secili prej tyre do të përgjigjet në momentin që merr vendime në kundërshtim me ligjin.  Ai shtoi se sipas tij këto arrestime tregojnë se PS nuk e kontrollon drejtësinë. 

"Secili nga ata është burrë i pjekur për të marrë vendime. Kur dikush merr vendim në kundërshtim me ligjin, sigurisht do përgjigjet. Une jam krenar. Rezultati i kësaj përpjekje kolosale është kjo. Tregon që ne nuk e kontrollojmë drejtësine dhe e inkurajojmë.", tha Rama.

 

1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas dhe lidhjet me krimin, Rama: Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet, ndihem i lehtësuar

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe arrestimin e Jurgis Çyrbjas dhe hetimet e SPAK për lidhjet e ish-deputetit të PS-së me grupet kriminale, që e ndihmonin të ishte në listën e sigurt për zgjedhjet parlamentare.

Sipas Ramës, hetimi nuk është bërë për vendin në listën e deputetëve. Më tej shtoi se ndihet i lehtësuar kur eksponentë të PS zbulohen se kanë shpërdoruar mandatin dhe me ta merret drejtësia.

"Nuk është bërë hetim i treti apo i pesti. Këto janë broçkulla. Nuk është aspak e pamundur që në një vend se i yni njerëzit të dinë diçka paraprakisht dhe të fillojnë ta përdorin. Ai është subjekt sot i drejtësisë për një temë që e ka sqaruar vetë organi që ka vepruar ndaj tij. Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet. Unë ndihem i lehtësuar kur dikush që ka marrë mandat nga PS, dikush që ka marrë besim nga unë e ka shpërdoruar dhe ekspozohet nga drejtësia. Unë ndihem i lehtësuar. Përzgjedhja e njerëzve bëhet edhe mbi bazën e atyre që di. Në rrugën e jetës shumë njerëz rrugës, devijojnë, bien në gracën e përfitimit të paligjshëm dhe ka një sistem që i ndëshkon. Të të them që edhe kur larg qoftë je në familje mund të ndodhë që fëmija të dalë nga shinat”, u shpreh Rama në "Opinion".  

1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, Rama: Nuk kam asnjë koment, unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të japë asnjë koment konkret lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Rama tha se kjo është një subjekt me të cilin merret drejtësia. 

“Ke gjetur njeriun e gabuar për t’ia bërë këtë pyetje. Nuk kam asnjë koment. Është një subjekt me të cilin merret drejtësia, nuk kam asnjë koment”, tha Rama.

I pyetur në "Opinion" për mënyrën e arrestimit të Metës, Rama tha se nuk e drejton Policinë e Shtetit dhe operacionet e saj. Sipas kreut të qeverisë emisionet mediatike janë duke e trajtuar ish-presidentin si viktimë.

“Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Dhe unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë nëpër emisione, ditën dhe natën. Gjëja më e lehtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë. Të krahasoni Shqipërinë me narkoregjimet. Bëjeni, nuk ka problem fare. Shqipëria ka hapur negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Hapja e negociatave nuk i bëhet një vendi që është si Kolumbia, as një vendi që është narkoregjim, as një vendi që është regjim, por një vendi që skanohet me fakte, skanohet, jo nga gazetarë që janë këtu brenda vorbullës, por nga ekspertë të BE-së që vetëm me atë merren”, tha Rama.

 

1 MUAJ ME PARE

Përgjimet e bandave në Sky ECC, Rama: Me ato llumra nuk merrem unë, merret Prokuroria e Posaçme

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me bisedat dhe përgjimet e  bandave në SkyECC. Rama i ka cilësuar këto biseda si "llumëra", të cilat sipas tij i heton Prokuroria e Posaçme. 

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se një ditë në ato biseda mund të dalë dhe emri i tij, por shtoi se drejtësia duhet të vërtetojë ato që thuhen në mesazhe dhe veprimet.

"Me llumërat e Sky Ecc nuk merrem une, merret Prokuroria e Posacme. Po të hapesh klubet e mbremjeve mediatike, krijohet percepotimi se ktu vetëm vidhet. Numri i vrasjeve në Shqipëri ka rënë në mesataren e vendeve europiane. Sky dhe Encrochat janë dhe në Europë, por nuk nxirren në televizor. Me ato merret prokuroria. Historia e Sky ECC është një histori që u takon organeve ligjzbatuese që ta hetojnë se aty ka me qindra mijëra mesazhe, por ato s’do të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri isha atje takova atë gjatin, po marr rastin tim dhe pse nuk ka dalë, por nuk çuditem dhe po të dali, takova atë gjatin tha i gjati shiko se.. këto janë muhabete kot”, tha Rama. 

1 MUAJ ME PARE

Atentati në Shkodër dhe krimi në vend, Rama: Krimi sot është më i tkurrur se kurrë, numri i vrasjeve ka rënë

"Në SPAK do shkoj, nëse thirrem"/ Rama: Berisha e Meta
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën e krimit në vend dhe atentatin e mbrëmjes së djeshme në Shkodër.  

I ftuar në Opinion, Rama tha se aktualisht krimi është më i tkurrur se sa ka qenë kur PS mori qeverisjen. Kryeministri tha se atentati në Shkodër është tragjedi, por sipas tij lufta kundër krimit ende nuk ka përfunduar. Ai shtoi se bandat kriminale janë tërhequr në perimetrin e tyre.  

"Krimi është më i zbrapsur se kurrë ndoherë. Këto janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me një vrasje në 3 ditë dhe sot jemi në numrin më të ulët të vrasjeve. Kjo padyshim është tragjedi. Nuk ka përfunduar beteja kundër krimit, vazhdon. Çdo vit numri i vrasjeve është rënie, dhe ky është viti me më pak vrasje. Por beteja kundër krimit nuk ka mbaruar. Bandat nuk po kontrollojnë asgjë vecse janë të tkurrur në perimetrin e tyre.", tha Rama. 

edi rama monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha tregon ku do të merren lekët për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik

Berisha: Edi Rama ushqen urrejtje për bluzat e bardha, që prej 1990

Berisha: Vëllai i anëtarit të bandës së Xibrakës i çoi Ramës foto të Olsit me trafikantët kolumbianë

Berisha: Rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri

Berisha:Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë si diktaturë,e krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt