Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". • Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. • Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. • Berisha ka folur për mediat pas ndaljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme teksa u shpreh se SPAK ka kriminelë të rrezikshëm. • Sipas tij janë lëshuar 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare të cilat nuk janë ekzekutuar. • Berisha thekson se janë informuar krerët e karteleve pasi në vendin tonë sipas tij është një shkallë e lartë e bashkëpunimit të drejtësisë me kriminin. • Gjithashtu ai komentoi sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorea Elsa Gjeli. • Sipas Berishës, prokurorja ka zbatuar atë që kërkonte raporti i policisë. • Sipas tij Rama duke sulmuar prokurorë e gjyqtarë të cilëve u kërkon të mbajnë standarde, njëherë ta zbatojnë dhe njëherë të mos e zbatojnë vendimet. • Ai thekson se në një situatë ku po sulmohen gjyqtarë dhe prokurorë, institucionet kryesore të drejtësisë heshtin. • Berisha thekson se institucionet reagojnë vetëm kur ai denoncon lidhjet e krimit dhe dalin në mbrojtes të Irena Gjokës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani. • Ai thekson se Gjoka akuzohet për tre vepra penale. • Berisha shton se KLGJ në vend se të marrë vendimin menjëherë për ta dënuar, nuk merr asnjë vendim. •Sipas tij Gjoka nuk është gjykatëse dhe se asnjë vendim i saj nuk ka vlerë. • Kryedemokrati shtoi se e gjithë kjo mbrojtje ndaj Gjokës vjen pasi ata janë bashkëpunëtorë në krim.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para gazetarëve është shprehur se pas largimit të PD nga Parlamenti kryeministri Edi Rama miratoi një ligj antikushtetues që autorizon SPAK të regjistrojë telefonat e gjykatësve. Berisha u shpreh se të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet janë në kontrollin e plotë të Dumanit.
Ai thekson se nuk mund të pranohet që prokurori të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen. Berisha thekson se kjo është një metodë tjetër që të zgjidhin problemet e tyre teksa më parë u shpreh se SPAK ka kriminelë të rrezikshëm dhe lidhje me krimin.
"Ajo është procedurë, besoj se e ke të qartë. E thashë këtu edhe para dy javësh që ajo nuk ka të bëjë me individët. Jo, nuk ka asnjë çështje me individët. Aty është çështje parimi. Sepse një njeri, Edi Rama, që ta dini ju, pas largimit të PD nga parlamenti, ka vendosur në ligje një nen antikushtetues. Nen që i lejon, autorizon, kreun e Skapit të regjistrojë telefonat e gjykatësve që ky dërgon dosjet.
De facto ata tre gjykatës, dhe jo vetëm ata, por të gjithë gjykatësit e gjykatës speciale në të dy nivelet, janë në kontrollin e plotë të Altin Troplinit. Kjo është e gjithë puna dhe kjo nuk ndodh në botë. Përpjekja ime është për rivendosjen e atyre standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Natyrisht ai vendim për shkak të kërkesave të ligjit ndërkombëtar do ndjekë rrugën e vet. Dhe pastaj do të apelohet atje.
Por nuk mund të pranohet kurrë se një gjë e tillë nuk mund të pranohet. Nuk mund të pranohet që prokurori të regjistrojë telefonin e gjykatësit që i çon dosjen. Nuk ekziston një parim i tillë. Prandaj thotë afërmendshi ashtu. Le se i kemi të zgjidhura problemet," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij pas daljes nga ambientet e SPAK ka folur në lidhje me institucionet e drejtësisë. Berisha shprehet se KLGJ dhe kreu i SPAK, Altin Dumani mbrojnë Irena Gjokën të cilën e cilëson si Irena me tre mbiemra.
Ai thekson se Gjoka akuzohet për tre vepra penale. Berisha shton se KLGJ në vend se të marrë vendimin menjëherë për ta dënuar, nuk merr asnjë vendim. Sipas tij Gjoka nuk është gjykatëse dhe se asnjë vendim i saj nuk ka vlerë. Kryedemokrati shtoi se e gjithë kjo mbrojtje ndaj Gjokës vjen pasi ata janë bashkëpunëtorë në krim.
"Ndërkohë KLGJ e Llagamit mbron Irena Gjokën me tre vepra penale, e cila e ka vendin, ku është një shkelëse ordinere ligji, e cila është e dënueshme për mashtrimin që ka bërë në formularin e deklarimit të pasurive, ka mashtruar në veting për pasuritë e saj. A mund të imagjinoni ju si e justifikuar Irena me 5 mbiemra pasurinë?
Në përputhje me nenin 830 të kodit civil, mora këtë hua nga ish-bashkëshortja e burrit tim. Mirëpo neni 830 është nen i vitit 2015. Huaja është marrë në vitin 1996. Pra, para këtij mashtrimi trashanik, KLGJ në vend se të marrë vendimin menjëherë, nuk merr asnjë vendim, dhe e dënuar me burg, de facto ajo nuk është gjykatëse. De facto ajo është gjykatëse ekstraligjore. De facto dhe de jure asnjë vendim i saj nuk ka vlerë.
Ajo vazhdon dhe ka hapur çështje penale. Ky Troplini që u dekorua sot nga Elvis Doçi ka hapur çështje penale pa emër për ta mbrojtur atë. Po çfarë mungon aty kur dokumentet qartësojnë se ajo i është referuar nenit 830 të kodit civil të vitit 2015 për një kontratë të vitit 1996? Për të gjithë botën, përveç Altin Troplinit, ky është mashtrim.
Çfarë ka kur gjykata e Janinës, me vule apostile pohon se është e dënuar më 3 muaj burg, me emër dhe mbiemër Irena me 3 mbiemra dhe Altin Troplini thotë më duhen dokumente. Vula apostile për çdo njeri, përveçse për Altin Troplinin, është një dokument ligjor, zyrtar. Por do ta mbrojë me çdo kusht afërmendshi. Do ta mbrojë se janë bashkëpunëtorë në krim. Ky është një akt i turpshëm, kjo është fytyra e vërtetë e këtij sistemi," tha ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij pas daljes nga ambientet e SPAK u shpreh se kryeministri Edi Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas Berishës, prokurorja ka zbatuar atë që kërkonte raporti i policisë.
Sipas tij Rama duke sulmuar prokurorë e gjyqtarë u kërkon të mbajnë standarde, njëherë ta zbatojnë dhe njëherë të mos e zbatojnë vendimet. Ai thekson se në një situatë ku po sulmohen gjyqtarë dhe prokurorë, institucionet kryesore të drejtësisë heshtin. Berisha thekson se institucionet reagojnë vetëm kur ai denoncon lidhjet e krimit dhe dalin në mbrojtes të Irena Gjokës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani.
"Së dyti, ju e patë, Edi Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës.
Dhe pas prokurores Gjeli që nuk la turfullim pa bërë kundër saj, iu vërsul një gjykatësi tjetër, në mos gabohem, Balliu mbiemër, për fajin e vetëm që ky gjykatës me karakter për ligjin, kishte zbatuar pikë për pikë vendimin e qeverisë. Ky gjykatës, në përputhje me vendimin, i cili i njihte shkelësit e ligjit të drejtën e parablerjes me firmë të Edi Ramës, kishte vendosur masën e sigurisë, sepse Edi Rama pavarësisht nga pafytyrësia e tij, kërkonte që gjykatësi të mbajë dy standarde, njëherë ta zbatojë dhe njëherë të mos e zbatojë.
Tani ky, i vërsulet gjykatësit, një djalë i ri ai, me fjalët e një ordineri, jo të një kryeministri, jo i pacipë, jo këto e ato. A dëgjuat ju, dy sulme të egra, a dëgjuat ju një fjalë të vetme nga dy institucionet kryesore të drejtësisë, të cilat detyrimisht duhet të merrnin në mbrojtje këto individë sepse kishin zbatuar ligjin. Asnjë fjalë, heshtje varri. Ndërkohë që kur unë denoncoja lidhjet me krimin të Altin Troplinit, ata lëshonin kilometra deklarata në mbrojtje të Gjokës apo Troplinit," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK. Ai u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se SPAK ka kriminelë të rrezikshëm.
Sipas tij janë lëshuar 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare të cilat nuk janë ekzekutuar. Berisha thekson se janë informuar krerët e karteleve pasi në vendin tonë sipas tij është një shkallë e lartë e bashkëpunimit të drejtësisë me kriminin.
"Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli. Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, por ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë.
Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri. Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin.
Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 përqind.
Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre. Informuan se janë kapur 17 tonelata drogë.
Tani dëgjoni, dy javët e fundit, lajmet ndërkombëtare të vërtetuara janë se në duart e karteleve shqiptare të Çelajt dhe Ndreut apo atij Hoxhosmanit, kanë qarkulluar 34 tonë kokainë, e barabartë me 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri dhe dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata.
Pra, pse e theksova këtë moment, e theksova se në qoftë se Altin Troplinin e dekoroi sot, aty po e dekoronte Elvis Doçi, e shpalli president nderi të kartelit Troplini pikërisht për këtë bashjëpunim kriminal të ngushtë që është vendosur mes personave të ngushtë këtu. Nuk përjashtohet, një pjesë është edhe policia pa diskutim, por rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë dhe kjo përbën një problem madhor për rendin dhe sigurinë, pasi unë u them ju që sot padrinot janë të lirë, janë në Xhafzotaj, jetojnë në një territor ku nuk futet policia dhe askush dhe vazhdojnë të qetë njësoj si Suel Çela, i cili në një kohë kur bënte terror në Elbasan për zgjedhjet, Altin Troplini dizinformonte të huajt se ai është në Dubai apo në dhera të tjera," u shpreh Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në këmbim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë.