LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare për disa kategori", mbledhja e Këshillit të Ministrave, "Onkologjiku", Koçiu: E patolerueshme që mjeku t’i trajtojë njerëzit si mall

• Pas mbledhjes sotme të Këshillit të Ministrave, Ministri i Financave Ervin Mete ka deklaruar nga 1 korriku do të nis aplikimi i rritjes se pagës për punonjësit e administratës. • Mete theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore. • Po ashtu Mete tha se paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë. • Ai tha se nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e sistemit arsimor, punonjësit e sistemit shëndetësor si dhe punonjësit e Policisë, Gardës apo dhe Forcat e Armatosura. • Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdo vit. Peleshi tregoi edhe për kategoritë dhe për shifrat përkatëse që përfitojnë rritje. • Ai shtoi se politika e këtij vendimi  është nga 7 deri në 22%. Peleshi tha se rritja për Forcat e Armatosura është domethënëse dhe se ka nisur që në vitin 2022, me qëllim ushtarakët të arrijnë nivelin mesatar të vendeve aleate. • Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka komentuar skandalin e ndodhur te Spitali Onkologjik në Tiranë. • Koçiu ka deklaruar se përveç hetimit të prokurorisë, ata kanë hapur një hetim tjetër administrativ. • Po ashtu Koçiu theksoi se është e patolerueshme që mjekët, të cilët duhet të jenë figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzve, t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicës. • Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga rritja e pagave që do të nisë në 1 korrik do të përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor. • Manastirliu tha se paga e mësuesve do të rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatare në 950 euro.• Ajo shtoi se nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla. • Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me skandalin e djeshëm te Onkologjiku duke thënë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ata do të ndëshkohen. • Manja tha se disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat. • Ai shtoi se edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar dhe në 2023 është ndëshkuar një punonjëse.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha”, skandali tek Onkologjiku, Manja: Ata do të ndëshkohen!

"Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare për disa
Ulsi Manja

TIRANA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me skandalin e djeshëm te Onkologjiku duke thënë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se ata do të ndëshkohen. Manja tha se disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat. Ai shtoi se edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar dhe në 2023 është ndëshkuar një punonjëse.

“Neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë. Ata do të ndëshkohen, por disa banditë nuk mund të njollosin bluzat e bardha që çdo ditë u shërbejnë qytetarëve në të gjitha zonat. Do marrim masat që tha kolegia, por edhe në rrafshin administrativ ka pasur një hetim të thelluar, në 2023 është ndëshkuar një punonjëse. Në janar-korrik 2023 ka pasur një plan masash për hetim administrativ tek Nënë Tereza me synon Onkologjikun. Qeveria mbështet maksimalisht bluzat e bardha, por nuk lejon banditët me bluza të bardha të njollosin sistemin”, tha ai.

2 VITE ME PARE

“Përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor”, Manastirliu: Rritja nga 1 korriku, paga mesatare e mësuesve shkon në 950 euro

"Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare për disa
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga rritja e pagave që do të nisë në 1 korrik do të përfitojnë 30 mijë punonjës të sistemit arsimor. Manastirliu tha se paga e mësuesve do të rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatare në 950 euro. Ajo shtoi se nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë në shkolla.

Pjesë nga fjala e Manastirliut:

Dua të ndaj me ju, por mbi të gjitha më mësuesit një lajm të mirë sa i përket rritjes historike të pagave për mësuesit ,e cila fillon nga një korriku. Një rritje e pagave që do përfshijë 30 mijë punonjës në sistemin tonë arsimor, duke qenë kjo rritje më madhe e pagave. Paga mesatare e mesuesve rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatarë në 950 euro.

Nëse do të kalonim në kategori specifike, paga mesatare në arsimin e mesëm dhe të lartë, që ka nivelin e kualifikimit dhe vjetërsinë mbi 15 vite punë, do të shkojë nga 79,800 në 98,500 lekë. Paga mesatare e mësuesi në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75,800 në 96,000 lekë. Rritje më të konsiderueshme do ta kenë edhe mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit me eksperiencë mbi 15 vite shkon nga 72,400 në 95,200 lekë.

Pagat përfshijnë mësuesit në sistemin tonë dhe punonjësit e shërbimi psikosocial dhe punonjësit e sigurisë në shkolla. Për punonjësit e shërbimit psikosocial, paga mesatare shkon në 910 euro, ndërsa paga mesatare e punonjësve që lidhen me sigurinë në shkolla shkon në 800 euro.

Përmirësime janë bërë edhe sa i përket nivelit të pagesave për rritjen e kualifikimit të mësuesve ku do të kemi një dyfishim të pagesës sa i përket shpërblimit për kualifikim për mësuesit e nivelit që lidhen me dy kategoritë e para dhe sa i përket mësuesit mjeshtër do të kemi një rritje 50% të masës së shpërblimit.

2 VITE ME PARE

Skandali në QSUT/ Ministrja e Shëndetësisë: E patolerueshme që mjeku t’i trajtojë njerëzit si një mall në tregun e shumicë

"Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare për disa
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka komentuar skandalin e ndodhur te Spitali Onkologjik në Tiranë. Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Koçiu ka deklaruar se përveç hetimit të prokurorisë, ata kanë hapur një hetim tjetër administrativ. Po ashtu Koçiu theksoi se është e patolerueshme që mjekët, të cilët duhet të jenë figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzve, t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicës.

"Dua ta theksoj të qartë që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interes publikut dhe kujtdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla të turpshme, të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe infermierit. Kemi nisur një hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë që e inkurajoj ti shkojë deri në fund dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit. Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura të brendshme të audit dh antikorrupsioni do të trajtojë shumë aspekte, çështje të organizimit. Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzit t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicë, për këtë fakt do të duam që të sjellim në një dimension tjetër të ushtrimit të detyrës mjekut e infermierit dhe pikërisht për këtë do të iniciojmë ndryshimet e nevojshëm ligjore që do tia dërgojmë kuvendit, për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione që ndëshkojnë këto që trajtojnë jetën e njerëzve si mall shumice në tregun e lirë," tha Koçiu.

2 VITE ME PARE

"Pagat e Focave të Armatosura do të rriten çdo vit", Peleshi: Ja kategoritë që përfitojnë

"Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare për disa
Niko Peleshi

TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se pagat e Forcave të Armatosura do të rriten çdo vit. Peleshi tregoi edhe për kategoritë dhe për shifrat përkatëse që përfitojnë rritje. Ai shtoi se politika e këtij vendimi  është nga 7 deri në 22%. 

Peleshi tha se rritja për Forcat e Armatosura është domethënëse dhe se ka nisur që në vitin 2022, me qëllim ushtarakët të arrijnë nivelin mesatar të vendeve aleate.

“Sa i përket pagave për FA-të, por dhe për personelin Civil, dua të jap lajmin e mirë për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt, te gjeneralët. Do të kenë rritje të pagave. Pagat e FA-ve do të rriten çdo vit. Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze. Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71 mijë lekë, pra një rritje prej 290 mijë lekësh.

Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi e nisin me një pagesë 820 mijë lekë në dorë. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22%. Ata që janë asistentë zjarri, do iu shkojë rroga në 60 mijë lekë. Për zjarrfikësit, paga iu shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës shkon paga 70 mijë”, tha Peleshi.

2 VITE ME PARE

Ervin Mete: Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare, përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore

"Nga 1 korriku aplikohet rritja e pagave mesatare për disa
Ervin Mete

TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete ka deklaruar nga 1 korriku do të nis aplikimi i rritjes se pagës për punonjësit e administratës. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Mete theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore. Po ashtu Mete tha se paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.

Mete theksoi se nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e sistemit arsimor, punonjësit e sistemit shëndetësor si dhe punonjësit e Policisë, Gardës apo dhe Forcat e Armatosura. 

"Nga politika e rritjes së pagave do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi; si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore," tha Mete. 

keshilli i ministrave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj