Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një operacion policor i befasishëm u zhvillua mesditën e djeshme në Elbasan, e si rezultat ka çuar në arrestimin e 14 personave, pas një hetimi disa mujor të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje. • Sipas uniformave blu, ndërhyrja është kryer në një nga lokalet e njohura të qytetit, në segmentin rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, ku dyshohej se frekuentohej nga persona me precedentë penalë. • Gjatë operacionit, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, duke shkaktuar një përshkallëzim të situatës dhe detyruar ndërhyrjen e forcave të shumta policore për neutralizimin e tyre. • Policia e Elbasanit bëri të ditur se hetimet vijojnë, për të përcaktuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo në qytete të tjera të vendit. • Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR. • Sipas burimeve zyrtare, personat e arrestuar janë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, ndërsa konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. • Operacioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit, dhe po vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit për identifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarve me ngjarje të tjera kriminale në qytet. • Të arrestuar kanë ngelur 14 persona, disa prej të cilëve janë; Endri Doda, Ervin Cani, Akil Kertusha, Blerim Heta, Egi Çaushi, Maksim Suçi, Bujar Muça, Hanson Mullahi, Stefan Mehmeti, Ergys Tusha, Jurgers Mullahi.
3 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni 'Fast' i Policisë së Elbasanit, ku janë vënë në pranga 14 prsona. Mësohet se operacioni u zhvillua në një lokal në zonën e Katundit të Ri në Elbasan.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot, 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR.
ELBASAN- Një operacion i befasishëm i zhvilluar nga Policia e Elbasanit ka çuar në arrestimin në flagrancë të 14 personave, të cilët u kapën në një lokal në zonën e Bradasheshit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”,
sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR.
Sipas burimeve zyrtare, personat e arrestuar janë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, ndërsa konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit, dhe po vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit për identifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarve me ngjarje të tjera kriminale në qytet.
Emrat e disa prej te arrestuarve:
- Endri Doda, 43 vjeç -armë mbajtje pa leje
- Ervin Cani, 35 vjeç -armë mbajtje pa leje
- Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje pa leje
- Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
- Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
- Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
- Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie (pronar i kompanise hidrosanitare Delta)
- Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
- Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
- Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
- Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.
Vihen në pranga 14 shtetasit që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.
Shtetasit e arrestuar, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve (recidivistë), si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë siguruar informacion për një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”.
Në kuadër të operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;
-T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetas. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim./ Dosja.al
ELBASAN- Emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm që u zhvillua mesditën e djeshme janë zbardhur. Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë:
1. Endri Doda
2. Ervin Cani
3. Akil Kërtusha
4. Blerim Heta
5. Bujar Muça
6. Maksim Suci alias Lika
7. Stefan Mehmeti
8. Ergys Tusha
9. Jurgers Mullahi
10. Hanson Mullahi
Operacioni i befasishëm u zhvillua mesditën e djeshme në Elbasan, e si rezultat ka çuar në arrestimin e 10 personave, pas një hetimi disa mujor të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje. Sipas uniformave blu, ndërhyrja është kryer në një nga lokalet e njohura të qytetit, në segmentin rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, ku dyshohej se frekuentohej nga persona me precedentë penalë.
Gjatë operacionit, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, duke shkaktuar një përshkallëzim të situatës dhe detyruar ndërhyrjen e forcave të shumta policore për neutralizimin e tyre. Policia e Elbasanit bëri të ditur se hetimet vijojnë, për të përcaktuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo në qytete të tjera të vendit.
Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen kontrolle të mëtejshme dhe të merren në pyetje persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni. Autoritetet kanë theksuar vendosmërinë për të luftuar aktivitetin e paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë publike në qytet/ Dosja.al