Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian si një moment historik dhe kulminant për vendin. •Në podkastin e tij "Flasim", kreu i qeverisë u shpreh se ngjarjet e 26 majit shënojnë pikën më të lartë të arritur ndonjëherë në këtë proces, duke e bërë realizimin e ëndrrës evropiane më të afërt se asnjëherë. •Ndërkohë, qeveria ka prezantuar këtë javë krijimin e një kompanie të re publike "Albanian Digital Solutions" (ADS), e cila do të shënojë një fazë të re të transformimit teknologjik dhe qeverisjes elektronike në vend. •Rama bëri të ditur se pas fazës së parë të digjitalizimit të mbi 1200 shërbimeve përmes platformës e-Albania, ky hap synon të thellojë modernizimin e administratës dhe të shërbejë si një qendër ekselence për talentet vendase në teknologji. •Ai gjithashtu sqaroi se kjo nismë do të sjellë edhe një ndarje të rëndësishme të roleve në menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore, duke reformuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). •Kryeministri Rama foli edhe për miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, ku u shpreh se, Udhërrëfyesi përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në vitet që vijnë, një plan që orienton institucionet tona drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, me arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe, në tërësi, cilësinë e jetës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.
Në podkastin e tij të përjavëshëm, Rama u shpreh se, Udhërrëfyesi përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në vitet që vijnë, një plan që orienton institucionet tona drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, me arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe, në tërësi, cilësinë e jetës.
Sipas tij, ka miratuar edhe një partneritet strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, për një bashkëpunim që do ta mbështesë Shqipërinë në disa prej fushave më të rëndësishme të zhvillimit.
“Menjëherë pas asaj dite të shënuar në Bruksel, ku hymë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ne jemi ulur dhe kemi miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të kësaj dekade. Një Shqipëri për të cilën puna përqendrohet sigurisht te përmbushja e objektivave që kanë të bëjnë me mbylljen e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar, në mënyrë që të realizojmë objektivin, por njëkohësisht një Shqipëri që, në këtë kontekst, me Udhërrëfyesin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një dokument i miratuar menjëherë pas Brukselit që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në vitet që vijnë, ne në thelb realizojmë një plan që orienton institucionet tona drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, me arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe, në tërësi, cilësinë e jetës.
Po ashtu, kemi miratuar edhe një partneritet strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, për një bashkëpunim që do ta mbështesë Shqipërinë në disa prej fushave më të rëndësishme të zhvillimit, duke filluar nga kapitali njerëzor dhe transformimi ekonomik, te rritja e gjelbër, drejtësia gjithmonë dhe padyshim, si dhe, në tërësi, forcimi i institucioneve.
E solla këtu, në këtë shënim, këtë moment, sepse shpesh integrimi europian, rruga e negociatave, përmbushja e detyrave për kapitujt përkatës, shihen vetëm si një proces i ndarë, si një proces që lidhet me ndërveprimin mes nesh dhe Komisionit Europian, por në fakt integrimi është shumë më tepër se kaq. Ai lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me aftësinë tonë për të ndërtuar institucione më të forta, për të investuar te njerëzit, për të planifikuar zhvillimin afatgjatë, por edhe me domosdoshmërinë për ta përgatitur Shqipërinë, për ta jetësuar në hapësirën e republikës sonë vendin e standardeve dhe të përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin dhe të qytetarit në raport me shtetin, e të dyve bashkë në raport me të nesërmen e atdheut”, u shpreh Rama./Dosja.al
TIRANË- Qeveria ka prezantuar këtë javë krijimin e një kompanie të re publike "Albanian Digital Solutions" (ADS), e cila do të shënojë një fazë të re të transformimit teknologjik dhe qeverisjes elektronike në vend.
Përmes një deklarate në podkastin e tij "Flasim", Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pas fazës së parë të digjitalizimit të mbi 1200 shërbimeve përmes platformës e-Albania, ky hap synon të thellojë modernizimin e administratës dhe të shërbejë si një qendër ekselence për talentet vendase në teknologji.
Rama gjithashtru sqaroi se kjo nismë do të sjellë edhe një ndarje të rëndësishme të roleve në menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore, duke reformuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
“Këtë javë prezantuam edhe një kompani të re publike, “Albanian Digital Solutions”, një kompani të re publike që shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar. Pas ndërtimit të platformave dhe pastaj dixhitalizimit të mbi 1200 shërbimeve publike, të cilat jepen prej disa vitesh tashmë drejtpërdrejt nga celulari apo kompjuteri përmes e-Albania-s, sot kemi hedhur një tjetër hap për të hyrë në një etapë ku tanimë kapacitetet e reja teknologjike do të na japin mundësinë që të transformojmë thellësisht edhe qeverisjen elektronike të vendit, duke krijuar, në shërbim të këtij qëllimi, një kompani publike që do të jetë një qendër ekselence për talentet shqiptare të teknologjisë dhe që do të mbulojë sferën publike të nevojave dhe të inovacionit në shërbimet publike, të inovacionit në qeverisjen e vendit në të dyja nivelet dhe të inovacionit në shërbim të një transformimi të jashtëzakonshëm.
Sot kemi një rritje të ndjeshme të aplikimeve për programet e inovacionit. Mbi 1100 aplikime kanë ardhur vetëm në ciklin e fundit të granteve për programin “Startup Albania” dhe të gjitha këto na tregojnë se kemi fituar gradualisht një terren ku e kemi nisur edhe në këtë pikë nga fundi i fundit dhe sot kemi një vend në hartën europiane dhe globale të inovacionit për sa i përket sektorit publik, por kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara dhe kemi nevojë të shkojmë shumë më përpara në sektorin privat.
Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona”, theksoi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian si një moment historik dhe kulminant për vendin. Në podkastin e tij "Flasim", kreu i qeverisë u shpreh se ngjarjet e 26 majit shënojnë pikën më të lartë të arritur ndonjëherë në këtë proces, duke e bërë realizimin e ëndrrës evropiane më të afërt se asnjëherë.
Sipas Ramës, ky rezultat nuk është thjesht një hap burokratik në procesin e negociatave, por një certifikim absolut i punës dhe transformimeve të thella që Shqipëria ka pësuar gjatë dhjetë viteve të fundit.
“Pra, në 26 maj, Shqipëria u ngjuit në pikën më të lartë ndonjëherë, tanimë maja ku do të ngjitemi dhe do vendosim flamurin kuqezi, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të gjatë ëndërrimi për BE, është më afër se asnjëherë. Është moment jashtëzakonisht kupimplotë dhe certifikim absolut i një pune të palodhur, të një kohe të gjatë. Moment që vjen edhe me shumë përgjegjësi, pasi ky nuk është thjesht një sukses në rrugën e negociatave, por një rezultat i transformimeve të thella që vendi ynë ka bërë në dekadën e fundit”, theksoi ai./Dosja.al