Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Moti i keq ka sjell probleme të shumta në vendin tonë. • Me fillimin e javës së re, duket se shifrat i kanë lënë vendin, ngricave dhe reshjeve të borës. • Në disa akse rrugore malore në qarkun e Elbasanit, temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. • Situatë e njëjtë është edhe në disa qarqe të tjera problematike në vend, si në Korçë, apo Dibër. • Ndërkohë që në Durrës situata vazhdon të mbetet e njëjtë, ku zona të caktuara janë nën pushimin e ujit. • Ditën e sotme janë evakuuar 6 familje në zonën e Katundit të Ri në Durrës.
2 artikuj për këtë temë.
DURRËS- 6 familje janë evakuuar mbrëmjen e kaluar në zonën e Katundit të Ri në Durrës. Nga emergjencat civile mësohet se, këto familje kanë qenë të përmbytura më parë por nuk kishin shfaqur rezistencë dhe nuk pranonin të linin banesat.
Me rritjen e prurjeve në lumin Erzen ato janë evakuuar si masë sigurie. Ndërkohë, situata duket se ka përmirësim në lagjet periferike të Durrësit, edhe pse prania e ujit vazhdon të jetë në zona të Katundit të Ri e Sukthit, si dhe në rrugën Kthesa e Perlatit Sukth- Hammallaj./Dosja.al
Ditën e sotme, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta.
Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore. Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë vlera të ulëta. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius.
Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5 gradë. Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale deri në -10 gradë dhe maksimale rreth -1 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore pritet të jetë mesatare deri e fortë./Dosja.al