LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4 prej tyre, Mati ende pa rezultat

• Procesi i numërimit te votave në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën sot ka nisur. • Kutitë e para në 5 bashkitë që ishin në zgjedhje janë numëruar në orën 22:00, rreth 4 orë pasi procesi i votimit u mbyll. • Në Vlorë numërimi i votave po vijon por deri më tani kandidatja socialiste Brunilda Mersini është në përparësi kundrejt kandidatëve Dionis Sota dhe Gjergji Nika. • Në qytetin e Beratiti është numëruar kutia e parë dhe sipas rezultateve te deri tanishme Ervin Ceca prin bindshëm ndaj kandidatit Pavllo Shkarpa. Partia Socialiste prin bindshëm dhe në Tepelenë, ku kandidati Gramoz Sako është dhjetra vota para ndaj kandiatit të pavarur Gabriel Guma.• Sakaq edhe rezultatet e para për Bashkinë e Cërrikut kanë nxjerr fitues kanidatin socialist Florenc Doka.

14 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Kryeson garën për Bashkinë e Vlorës! Brunilda Mersini prin bindshëm në garë, rrëmben mbi 700 vota në 10 kuti të numëruara, ndiqet nga Dionis Sota me një diferencë të thellë

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

VLORA- Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës. Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ, ndërsa sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët nga pesë bashkitë në zgjedhje, me vetëm 12.54%.

Deri tani, nga kutitë e numëruara, Brunilda Mersini ka marrë 713 vota, Dionis Sota 92 vota, ndërsa kandidati i pavarur Gjergji Nika ka siguruar 85 vota.

8 MUAJ ME PARE

Edhe Bashkia e Cërrikut në "duart" e Partisë Socialiste! Rezultati i kutisë së parë nxjerr fitues Florenc Dokën, ja sa vota mori secili kandidat

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

CËRRIK- Ka filluar numërimi i votave në Bashkinë e Cërrikut. Deri më tani është numëruar një kuti, ku kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, prin me 70 vota.

Kandidati i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Eligert Hima, ka siguruar 13 vota, ndërsa kandidati i pavarur, Amarildo Hoxha, ka marrë 15 vota.

8 MUAJ ME PARE

Partia Socialiste në krye të garës në zgjedhjet e pjesshme! Ervin Ceca mban ritmin, kryeson në Berat me 748 vota, lë shumë pas kandidatin e pavarur

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

BERAT- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit, ku qytetarët morën pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Në total janë 116 kuti që do të hapen për të regjistruar vullnetin e votuesve.

Deri më tani janë numëruar 7 kuti, ku kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, prin me 748 vota, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka marrë 142 vota.

8 MUAJ ME PARE

Socialistja Brunilda Mersini nuk e lëshon "fronin" e Bashkisë së Vlorës! Kryeson bindshëm në garë me shumicë votash, ja sa vota diferencë ka me kandidatët e tjerë

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

VLORA- Ka nisur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Vlorës, ku kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ. Sipas raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora shënoi numrin më të ulët të pjesëmarrjes, me vetëm 12.54% të votuesve të regjistruar që morën pjesë në proces.

Nga kutitë e para të numëruara, rezultati i votave është si vijon: Brunilda Mersini 219 vota, Dionis Sota 35 vota dhe kandidati i pavarur Gjergji Nika 21 vota.

8 MUAJ ME PARE

Vijon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit! Ervin Ceca "udhëheq" garën, kryeson me 356 vota në 3 kutitë e para

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

BERAT- Ka nisur numërimi i votave në një nga dy vendvotimet e numërimit në Bashkinë e Beratit, ku janë gjithsej 116 kuti për t’u numëruar. Në VNV-66 procesi ende nuk ka nisur, ndërsa sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, numërimi zyrtarisht pritet të fillojë në orën 22:00.

Nga 116 kutitë në total, janë numëruar 3 kuti deri tani, me rezultat: Ervin Ceca nga Partia Socialiste ka marrë 356 vota, ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Shkrapa 55 vota.

8 MUAJ ME PARE

Vlora "nën pushtetin" e Partisë Socialiste! Kandidati i pavarur Gjergj Nika mësyn në qendrën e votimit: Edhe pse do fitoni...

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Gjergj Nika në qendrën e votimit

VLORAKandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, shkoi sot në KZAZ-në nr.85, ku u numërua kutia e parë e votimit. Ai iu drejtua numëruesve, duke theksuar se Vlora nuk mund të qeveriset me një pjesëmarrje kaq të ulët të votuesve.

“Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 6% të votave në qytet. 6-7% të 173 mijëve. Kanë rënë zgjedhjet, pavarësisht se u shqyen”, tha kandidati i pavarur.

Theksojmë se pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor në Vlorë ishte më e ulëta nga pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet, vetëm 12.54%.

8 MUAJ ME PARE

Shënoi pjesëmarrjen më të lartë nga 5 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet sot, nis numërimi i votave në Mat

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

MAT- Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Matit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mat ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë nga të pesë bashkitë, me 39.23% të votuesve që morën pjesë në zgjedhje. Në këtë garë kandidojnë tre persona: Altin Bojni nga Partia Socialiste, si dhe Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha, të dy kandidat të pavarur.

8 MUAJ ME PARE

Kryesojnë të majtët në zgjedhjet e pjesshme që nga rezultatet e kutive të para! Kandidatja socialiste, Brunilda Mersini mbizotëron me 64 vota në Vlorë, ja si renditen të tjerët

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

VLORA- Ka nisur numërimi i votave për Bashkinë e Vlorës, ku kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ. Sipas raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora shënoi pjesëmarrjen më të ulët nga të gjitha bashkitë, me vetëm 12.54% të votuesve të regjistruar që morën pjesë në zgjedhje.

Numërimi i kutisë së parë në KZAZ 85 tregon se Brunilda Mersini ka marrë 64 vota, Dionis Sota 12 vota, Gjergji Nika 8 vota, ndërsa 8 fletë votimi rezultuan të pavlefshme.

8 MUAJ ME PARE

Numërohet kutia e parë në bashkinë e Beratit! Prin kandidati socialist Ervin Ceca, kandidati i pavarur siguron vetëm 8 vota

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

BERAT- Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në KZAZ nr. 67 në Berat, në Qendrën e Votimit të fshatit Bilçë. Rezultatet e para tregojnë një epërsi të dukshme për kandidatin e Partisë Socialiste, Ervin Ceca.

Sipas të dhënave zyrtare nga komisionerët në këtë qendër votimi, Ceca ka marrë 145 vota, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Pavllo Shkarpa, ka siguruar vetëm 8 vota. Gjithashtu, janë regjistruar 6 fletë votimi të pavlefshme.

8 MUAJ ME PARE

Pas Beratit, Tepelenës e Vlorës, nis numërimi i votave edhe në Cërrik

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4

CËRRIK- Numërimi i votave në Bashkinë e Cërrikut ka filluar tashmë, ku janë gjithsej 57 kuti votimi. Në këtë garë për kryetar bashkie konkurrojnë tre kandidatë: Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet, Amarildo Hoxha i pavarur dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

8 MUAJ ME PARE

Numërimi i votave në Bashkinë e Tepelenës! Kryeson bindshëm Kandidati i PS, Gramoz Sako, lë pas kandatin e pavarur të mbështetur nga opozita

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

TEPELENA- Numërimi i votave në Bashkinë e Tepelenës ka nisur para një ore. Për herë të parë, në këtë proces po përdoret edhe testi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas tij, numërimi po vijon edhe manualisht.

Në qendrat e votimit 4356 Progonat, 4359 Nivicë dhe 4360 Sinanaj, procesi po shkon drejt përfundimit, ndërsa aktualisht ka epërsi të dukshme kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Sako, mbi kandidatin e pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga PD.

Nga 21 kuti në total, është numëruar kutia 1, (Nivica), me rezultat: 199 vota për Gramos Sakon dhe 6 vota për Gabriel Gumën.

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki! Nis numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës, qytetarët "injoruan" kutitë e votimit, morën pjesë vetëm 13% e tyre

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

VLORA- Në Bashkinë e Vlorës ka nisur procesi i numërimit të votave. Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ, ku po zhvillohet numërimi. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në këtë bashki ka qenë më e ulëta mes bashkive të tjera, me 12.54% të qytetarëve me të drejtë vote që kanë marrë pjesë.

8 MUAJ ME PARE

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Beratit! Pjesëmarrja e qytetarëve ishte vetëm 20%

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto nga vendngjarja

BERAT- Në Bashkinë e Beratit, numërimi i votave ka nisur në KZAZ 67, tre orë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit. Pjesëmarrja në këtë bashki ka qenë më e ulëta krahasuar me bashkitë e tjera, me 19.98% të qytetarëve me të drejtë vote që kanë marrë pjesë.

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit! Nis numërimi në qytetin e Tepelenës, për herë të parë aplikohet AI

Nis numërimi i kutive te votimit në 5 bashkitë, PS prin në 4
Foto ilustruese

TEPELENA- Rreth tre orë pas mbylljes së procesit të votimit në pesë bashkitë e vendit, ka nisur edhe numërimi i votave. Sipas kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, procesi ishte parashikuar të startonte rreth orës 22:00, por në Tepelenë është hapur tashmë kutia e parë e votimit.

Në këtë bashki po zbatohet për herë të parë testi pilot i numërimit të votave me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, një risi që KQZ e konsideron si hap drejt dixhitalizimit të plotë të procesit zgjedhor. Megjithatë, krahas testit teknologjik, numërimi vijon edhe manualisht për verifikim dhe transparencë maksimale.

Në katër bashkitë e tjera, Vlorë, Berat, Cërrik dhe Mat, numërimi pritet të nisë në orën 22:00, pasi materialet zgjedhore janë transportuar në qendrat përkatëse të numërimit.

 

zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj