LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje të hanë minjtë, është batërdi. Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për kreditë politike

• Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate. • Shkak për debatet janë bërë mungesa e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, për të zhvilluar interperlancat e kërkuara nga Opozita. • Këto interperlanca më pas janë shtyrë nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pasi si Rama si Lamallari nuk mund të jenë të pranishëm për shkak të angazhimeve shtetërore. • Një debat në Kuvend ka ndodhur mes deputetit Saimir Korreshi dhe Ministres Evis Sala. • Korreshi ka shpërthyer në Kuvend mbi degradimin e spitalit të Lushnjës duke theksuar se është një batërdi që të hanë minjtë. • Në fjalën e tij, Korreshi tregoi eksperiencën e tij familjare, se si një i afërmi i tij gjeti vdekjen për shkak të mungesës së një aparati të thjeshtë EKO-je dhe zvarritjes së komunikimit me qendrat e urgjencës. • Sipas tij, autoambulancat shpesh nuk janë në dispozicion për të shpëtuar të gjallët, por janë parë të presin me orë të tëra për të transportuar trupa të pajetë. • Ndërsa Ministrja Sala theksoi se shëndetësia nuk mund të përdoret si një mjet propagande nga opozita për kreditë politike. • Në fjalën e saj, Sala deklaroi se spitali i Lushnjes është përfshirë në programin kombëtar të investimeve. • Ajo theksoi se Spitali i Lushnjës nuk është strukturë e braktisur, por një godinë ku po investohet, teksa shtoi se ndërhyrja sjell përkohësisht vështirësi operative, por shërbimet vijojnë në ambiente të riorganizuara.

18 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 100 vota pro dhe vetën 1 kundër ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. I vetimi që vëtoi kundër ishte deputeti Redi Muçi. Ndryshimet u votuan me konsensus mes Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, në kuadër të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mes dakordësive kryesore është vendimi që seancat plenare të mos zgjasin më pas orës 22:00 dhe në rast se debati nuk përfundon, seanca do të ndërpritet dhe do të vijojë ditën tjetër. PS hoqi dorë nga disa propozime të mëparshme, mes tyre shqyrtimi i përshpejtuar i projektligjeve të lidhura me BE-në dhe përgjysmimi i kohës së diskutimeve për deputetët.

Palët ranë dakord edhe për forcimin e kontrollit parlamentar, duke detyruar institucionet tu përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion dhe komisionet parlamentare të zhvillojnë mbledhje ose seanca dëgjimore kur kërkohet nga opozita. Gjithashtu, socialistët janë tërhequr nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare për deputetët si dhe nga propozimi që institucionet kushtetuese të mos raportonin në seancë plenare, duke pranuar kështu qëndrimin e PD-së.

Socialistët janë tërhequr gjithashtu nga propozimi që institucionet të raportojnë vetëm te komisioni Xhafaj, duke rënë dakord që ky raportim të zhvillohet në komisionet përkatëse parlamentare. Një tjetër pikë ku palët kanë rënë dakord është edhe masa ndaj deputetëve që ndëshkohen për shkelje të rregullores, duke bërë që kjo masë të pezullohet nëse ankimohet në Byronë e Kuvendit./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Nga AKSHI tek Balluku/ Bardhi u liston socialistëve kritikat e raportit të IBAR: Kur jua thonim ne nuk na dëgjonit, tani ju detyron BE t’i zbatoni

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka listuar mazhorancës kritikat e raportit të IBAR për Shqipërinë. Bardhi theksoi se dokumenti përputhet plotësisht me qëndrimet që opozita ka mbajtur prej kohësh mbi situatën në vend. Demokrati u shpreh, se mazhoranca po përpiqet të shmangë lidhjen mes çështjeve të korrupsionit dhe procesit të integrimit europian. 

Ai ka shtuar se ndryshe nga sa mazhoranca përpiqet të sillet sikur çështja Balluku nuk është e lidhur me integrimin, në raport flitet pikërisht për imunitetin e ish-zëvendës kryeministres dhe Mirlinda Karçanajn. Në fund, Bardhi nënvizoi, se mazhoranca tashmë është e detyruar të zbatojë rekomandimet e Bashkimit Europian.




Pjesë nga deklarata e Bardhit: 

Në emër të grupit të PD deklaroi=j nga kjo foltore do votojmë pro çdo investimit në Shkodër dhe në veri dhe që financohet nga buxheti i shtetit. Keni patur mundësi ta bëni këtë. Deputetët e Shkodrës së PD kur ka kaluar buxheti i 2026 kanë paraqitur amendamente konkrete për financime në Shkodër dhe gjithë qarkun. Përpara se të na vini këtu me projektin Porta e Alpeve, na ecni një herë me porta hyrëse e Shkodrës. Turp që një qytet që mund të jetë 1 orë larg, për shkak se nuk keni kryer asnjë investim duhen 4 orë.

Ç’nevojë keni ju të merrni hua. Pse duhet të marrim 100 mln euro hua për disa projekte , pse duhet të marrim hua. Kërkojini BB të kthejë 50 mln euro që vodhi nga Tuneli. Zotrote merr mbrapsht 50 mlnd që ke paguar kot për TEC e Vlorës, dhe çojmë jo 100 mln por 130 mln në Shkodër. Nuk ka nevojë që paratë e shqiptarëve të gjallë ne i vjedhim hajde të fusim borxh edhe shqiptarët që nuk kanë lindur akoma.

Nuk votojmë pra se është profesor i Oksfordit që vjedh paratë e shqiptarëve. Si mund të votojmë ne që ti çojmë fondet te ky njeri (Benet Beci)? Nuk votojmë. Keni gënjey çdo shqiptar se nuk ka bllokuar çështja e BB IBAR. Jua ka bzardh media. Meqë qeveria e mban konfidencial. IBAR që COELA ia ka kaluar mbledhjes së ambasadorëve. Ju kërkuam ti referoheni standardeve të Komisionit të Venecias, nuk pranuat. Dhe detyruar BE ta fusin ë Raportin IBAR si kushte të Shqipërisë për ti mbushur./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Berisha: Ne jemi opozitë dhe nuk pranojmë që askush në këtë parlament të qëndroj mbi kushtetutë

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita nuk do të pranojë që askush në parlament të qëndroj mbi kushtetutën. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se kryeministri Rama nuk vjen në Parlament pasi mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë.

Lideri i opozitës e cilësoi kryeministrin Rama si kreun e sistemit korruptiv, ndërsa shtoi se aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen. Berisha foli edhe për shpopullimin e vendit, për të cilën tha se në Shetaj janë 50 vila të reja nga emigrantët, ku vetëm 19 prej tyre kanë nga një të moshuar banor.

Sali Berisha: Pse nuk vjen? Sepse mali i fakteve dhe dokumenteve e gropos atë. Sepse ai vetë është kreu i sistemit korruptiv dhe se aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen. Ku është djegësi i Tiranës 130 milionë euro? Ku është? Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza 120 milionë dollarë kredi japoneze? Ku janë? Ku janë qindra milionë euro të tjera të shpenzuara në rrugë? Ku janë 240 milionë euro të 100 fshatrave turistike? Dhe pastaj thotë ky, ministri Balluku, se s'po flisni ju, po çfarë të mos flasim ne mor? Projekti i 100 fshatrave e sollët këtu, do ta përfundonit në tre vite, ja shtytë dhe tre vite, dhe tani e shtyni dhe pesë vite të tjera, sepse aty s'ka njerëz. Çdo gjë keni bërë vetëm për të vjedhur, për të vjedhur! Shkoni në Shetaj, shkoni në Tragjas. Çfarë keni bërë? I gjeni, ujë s'kanë.

Asnjë nga pikat që ishin parashikuar në projekt për t'u investuar nuk është realizuar. E vetmja gjë që keni bërë, po ja u merrni ujin, po i përzini dhe aty nuk ka fshatarë. Në Shetaj janë 50 vila të reja të bukura nga emigrantët. Vetëm 19 prej tyre, para dy vitesh se tani mund të jenë krejt të tjera, kanë nga një të moshuar banor. Pse nuk vjen? Nuk vjen sepse nxihet në Shqipëri dhe në Europë me bllokimin, me mbrojtjen e vjedhjeve që ka bërë me Lubi Ballukun. Edhe ju mos flisni fare se jeni në konflikt interesi, se në fakt të gjithë thonë ty të ka emëruar Lubia. Edhe kjo është e vërtetë. Është e vërtetë, më mirë merr mbrojtjen e saj dhe të rrish rehat. Edhe ky tjetri. E pyes unë këtë, si u emërua ky ministër, se më kishin thënë që ka studiuar në Itali. Çfarë studimi tha unë?

Ky është emëruar nga darkat që merr me Olsi Ramën. Ky i bujqësisë gjoja. Absolutisht. Pra, nuk vjen. Nuk vjen sepse është i nxirë. Nuk vjen sepse i bëri vendit një shërbim të tmerrshëm. A e dini ju që u përmbys raporti nga Lubia apo jo? Se mendoni ju se ata nuk e dinë, që Rama po mbron vetë edhe atë Lubinë. Si kujton ti se nuk do të ketë këtu skepticizëm edhe mosbesim maksimal? Shikoni treguesin e investimeve, realizimin. Më i ulëti, ndër më të ultit në botë. Ku shkojnë? Të tjerat vidhen. Të tjerat vidhen.

Do të thatë në 15 projekte, vetëm një realizohet. Nuk ka tregues investimesh, absolutisht nuk ngjan asnjë vend tjetër përveç Haitit. Me tregues të tillë të realizimit të investimeve. Ku shkojnë? Vidhen! Vidhen! Kjo është e vërteta. Është i vetmi kryeministër, hajdut, që banon në Saraje, me 9000 metra katrorë park. Më i madh se pallati presidencial. Pse s'del këtu ai? Pse nuk vjen këtu? Nuk vjen këtu se ka tmerr, ka frikë. Edhe mos u fsheh ti. Se këtej këtu bëhesh trim, atje punon prapa atij në ‘China Club’. Në fakt edhe atë s'e mbrojte. Edhe padrinon e këtij nuk e mbrojte. Jo që ta dinë mirë./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Berisha: Shqiptarët rrokullisen në varfëri, udhëtimi i fundit i Ramës me avion taksi kushtoi 300 mijë euro

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se udhëtimi i fundit i kryeministrit Rama me avion kushtoi 300 mijë euro. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se për të disatën herë po shkelet neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve. 

Lideri demokrat theksoi se parlamenti po del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë. Zoti kryetar. Çështja themelore që unë dua të shtroj sot këtu është kushtetuta e vendit dhe kushtetutshmëria e seancës. Në qoftë se për të tetën apo të dhjetën herë, shkelen në parlament neni 80 i kushtetutës, i cili detyron kryeministrin të paraqitet në interpelancë kur deputetët e kërkojnë për interesat e qytetarëve dhe ai nuk vjen, e vërteta është se parlamenti del jashtë kushteve të rendit kushtetues dhe të respektimit të kushtetutës.

Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite. Kreu i ekzekutivit i tmerruar nga veprat e tij nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve, për krimet e rënda, për problemet madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë shqiptarët rrokullisen çdo muaj dhe më shumë në varfëri. Ai fluturon në dy vite, 23 milionë euro fluturime, me avion taksi. Tani u rikthye prapë. Mediat informojnë se në udhëtimin e fundit avioni shkon 300 mijë euro. Parlamenti bllokohet në hetimin e tij./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Salla: Mbështetja për fermerët nuk ulet, rikonceptohet! Do të përfitojnë edhe mbështetje shtesë në masën 10% të...

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë për vitin 2026 është rikonceptuar sipas modeleve të Bashkimit Evropian dhe synon të rrisë mbështetjen direkte për fermerët. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salla u shpreh se prioritet në skemën e re do të kenë blegtoria, bletaria dhe fermerët e rinj.

Salla tha se, fermerët shqiptarë, përveç pagesave direkte nga skema kombëtare, do të përfitojnë edhe një mbështetje shtesë në masën 10% të vlerës së autofaturës për produktet bujqësore dhe blegtorale të shitura prej tyre.  Sipas tij, kjo mbështetje është një instrument që lidhet drejtpërdrejt me prodhimin e shitur dhe me formalizimin e marrëdhënieve tregtare. 

Deklarata e Sallës:

Sa për pyetjet të cilat ngriti deputeti në lidhje me skemën e IPARDit, siç jeni vënë në dijeni dhe nga Kryetari i Kuvendit herën e kaluar, pas shqyrtimit të përmbajtjes së saj, është kthyer përgjigje për moskryerjen e interpelancës, pasi kërkesa nuk plotëson kushtet ligjore për t'u pranuar.

Gjatë shqyrtimit u konstatua se një pjesë thelbësore e çështjeve të ngritura lidhen drejtpërdrejt me fondet e IPARD-it dhe administrimin e tyre, të cilat aktualisht janë objekt hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Në këto kushte, dhe ky parim është respektuar për të gjitha mocionet edhe interpelancat, zhvillimi i një interpelance parlamentare mbi çështje që janë subjekt i hetimit penal, do të cënonte parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe do të krijonte rrezik real për ndërhyrje apo ndikim në procesin hetimor.

Në kuadër të IPARD III, është dorëzuar paketa e akreditimit në Ministrinë e Financave dhe po analizohet tashmë nga Komisioni Evropian që prej 30 prillit, me synim forcimin e standardeve të kontrollit, auditimit dhe integritetit në përdorimin e fondeve të BE-së.  

Kjo është një arritje, sepse IPARD III është instrumenti kryesor që do të mundësojë investime më të mëdha për fermerët, agropërpunuesit dhe zhvillimin rural. Për sa i përket naftës, Çështja e ngritur në kërkesën që lidhet me naftën dhe mbështetjen direkte nga shteti, me heqjen e mbështetjes me naftë dhe me planin alternativ për kompensimin e kostove të prodhimit.

Skema kombëtare e mbështetjes për vitin 2026, aplikimet për të cilën fillojnë në datën 25, pra ditën e hënë, është hartuar pas konsultimeve dhe dëgjesave me fermerët në të gjithë vendin. Kjo skemë është ndërtuar mbi nevojat dhe prioritetet e zhvillimit të sektorit, duke balancuar dy komponentë kryesorë: mbështetjen me grante për investime dhe pagesat direkte për fermerët.

Ajo që po bëjmë është të afrojmë instrumentet tona me logjikën evropiane të mbështetjes: më shumë pagesa direkte, më shumë lidhje me standardet, më shumë nxitje për prodhim të qëndrueshëm dhe më shumë mbështetje për investime.

Buxheti fillestar i planifikuar për vitin 2026 për këtë skemë është 5.2 miliardë lekë, me mundësi për shtesa të tjera fondesh gjatë vitit. Pra, mbështetja nuk po ulet. Mbështetja po rikonceptohet, po orientohet më mirë dhe po lidhet më fort me objektivat e zhvillimit të sektorit.

Siç e theksova, skema kombëtare e këtij viti është rikonceptuar dhe synon të përafrohet me modelet që zbatohen aktualisht në vendet e Bashkimit Evropian, veçanërisht në komponentin e pagesave direkte. Në këtë kontekst, nafta për punimet e mekanizuara nuk konsiderohet si pagesë direkte, por si çështje që adresohet me politika fiskale.

Pra, ndryshimi nuk lidhet me mungesë vëmendjeje ndaj kostove të prodhimit, por me mënyrën se si ndërtohet instrumenti i mbështetjes. Në vend që mbështetja të mbetet e lidhur vetëm me një input të caktuar, që është nafta, ne po kalojmë drejt një pakete më të gjerë, që mbështet të ardhurat e fermerit, sipërfaqen e mbjellë, blegtorinë, investimet, standardet, certifikimin, mekanizimin dhe formalizimin e sektorit.

Për herë të parë do të nisë pagesa për sipërfaqe të mbjellë, ku fermat me mbi 3 hektarë do të përfitojnë 10 mijë lekë për çdo hektar, për të gjitha kulturat bujqësore. Skema i jep prioritet të veçantë të rinjve si edhe blegtorisë dhe bletarisë, me synim stabilizimin e numrit të krerëve, prodhimit të qumështit dhe mishit, si dhe mbështetjen e sektorëve me vlerë të shtuar.

Po ashtu, pjesë e skemës janë masa specifike për standarde më të larta dhe produkte më konkurruese, si kontrolli biologjik i dëmtuesve në sera, ku mbështetja rritet në 70% të kostos, bujqësia organike dhe certifikimi Global GAP. Këto masa synojnë uljen e përdorimit të pesticideve, rritjen e cilësisë së produkteve për eksport dhe krijimin e më shumë vlere për fermerët.

Në mënyrë të veçantë, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të përfitojnë vlerat maksimale të mbështetjes në të gjitha aktivitetet e skemës, si një instrument konkret për të nxitur bashkëpunimin, organizimin dhe forcimin e pozitës së fermerëve në treg. Fermerët shqiptarë, përveç pagesave direkte nga skema kombëtare, do të përfitojnë edhe një mbështetje shtesë në masën 10% të vlerës së autofaturës për produktet bujqësore dhe blegtorale të shitura prej tyre. që ka nisur të zbatohet që në fillim të vitit 2026

Kjo mbështetje është një instrument që lidhet drejtpërdrejt me prodhimin e shitur dhe me formalizimin e marrëdhënieve tregtare. Të nderuar deputetë, Dua ta përmbledh në pak fjalë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk po vendos një masë vetëm për ndërhyrjen e naftës, por një paketë të plotë për mbështetjen e fermerëve me një buxhet prej 5.2 miliardë lekësh për mundësitë reale që ka terreni dhe fermeri shqiptar./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Agjencia e Shërbimeve Arsimore/ Zhupa interpelancë me Kumbaron: Po dhuron pasurinë publike dhe milona euro tek AADF

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për mënyrën se si po funksionon Agjencisa e Shërbimeve Arsimore. Zhupa tha se institucioni publik po kalon në duart e privatit, ndërsa shtoi se Kumbaro po dhuron pasurinë publike të shqiptarëve.

Deputetja demokrate iu drejtua Ministres duke i thënë se është bërë kamikaze, pasi jetëgjatësia politike e Kumbaros është varur duke dhënë çdo gjë publike tek i njëjti privat, Fondacioni Amerikan për zhvillim. Sipas deputetes, Agjencia nuk është aspak e lidhur me Universitetin e Cambridge, por me partnerë të saj.

Zhupa tha se BE jep qindra miliona euro për arsimin shqiptar por nuk ka kërkuar kurrë të marrë nën kontroll sistemin. Ndërsa sipas saj,  AADF merr leje ndërtimi, rol në arsimin parauniversitar, fonde për projekte kërkimore, bashkon fondet e tarifave me fondet e veta dhe na shfaqet si triumfator.

Fjala e Ina Zhupës në Kuvend

E para megjithë atë staf që ke zonja Kumbaro mund të kishe bërë një fjalim më të ri nga fjalimi që ke ardhur dhe ke mbajtur kur miratua ligji. Është i njëjti fjalim, gjynah se nuk ke as çfarë të bësh lajm. Së dyti, unë e kam kërkuar interpelancën në 3 i katërti 2026 dhe justifikimet janë që ju nuk keni qenë. Dhe unë e kam kërkuar para se të vinte ligji. Pra sot jemi në datë 21 maj dhe nuk është për fajin tim që ju fshiheni dhe doni ta miratoni shpejt e shpejt. Së treti, e tha kryeministri.

E tha kryeministri si me shaka, po shakaja gjysma e të vërtetës, e tha që e vetmja kamikaze politike që mund të merrte parasysh të shkarkonte njerëzit, mos pyeste çfarë kërkonte qendra, mos pyeste për interesin publik ishte Mirela Kumbaro. Dhe në fakt tha të vërtetën. Sepse dhe ju vetë e pranuat që ka qenë në 2019-ën që kërkohet të bëhet kjo gjë, por ministret paraardhëse nisur dhe nga fakti që dhe vetë qendra ishte një qendër që e kundërshtonte në bazë të ligjit dhe në bazë të aktivitetit që kishte pasur, nuk arritën dot të bëheshin kaq kamikaze sa bëheni ju. Në fakt ju s'e keni për herë të parë sepse jetëgjatësia juaj politike është varur pikërisht nga kjo mënyrë për të dhënë çdo gjë publike tek privati. Dhe jo tek një privat, por tek i njëjti privat. Tek Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Thatë një gjë, keni bashkëpunuar edhe ju. Po patjetër. Kemi bashkëpunuar dhe ne për t'i marrë donacione. Dhe do t'ju ftonim dhe juve të bënit të njëjtën gjë. Po ju nuk e bëni dot të njëjtën gjë për t'i marrë donacione, ju duhet t'i dhuroni pasurinë publike shqiptarëve. Ajo është e shqiptarëve. Është detyrë kushtetuese e juaja si ministre. Kam marrë një skemë shumë të thjeshtë se çfarë bën Bashkimi Europian dhe çfarë bën AADF-ja. Bashkimi Europian jep qindra milionë euro për arsimin shqiptar por nuk merr dhe nuk ka kërkuar kurrë të marrë në kontroll sistemin. Ndërsa AADF-ja merr leje ndërtimi, merr rol në arsimin parauniversitar, merr fonde për projekte kërkimore, bashkon fondet e tarifave me fondet e veta dhe na shfaqet si triumfator. E njëjta AADF që ju kur ishit ministre e Kulturës bëtë kontratën dhe marrëveshjen e parë për t'i dhënë Butrintin.

E futët në trashëgiminë kulturore e njëjti model. Edhe aty thonit është shteti se është një bord. Është një bord por kur bashkohen fondet me fondet private dhe kur quhet agjenci private, quhet që nuk auditohet dot përveçse nga një nga audituesit e mëdhenj. E ka të parashikuar AADF-ja. Kur u bëre pastaj ministre e mjedisit dhe turizmit kemi projektin famëkeq TID që përsëri të njëjtën gjë bën, AADF-ja që merr qoftë amfiteatrin, qoftë shkatërron pronat e banorëve dhe bën një plan duke zëvendësuar shtetin, dhe vjen në Ministrinë e Arsimit dhe puna e parë që bën është e merr qendrën e shërbimeve arsimore, nga një qendër fitimprurëse të paktën 1 milion euro në vit, nga një qendër që funksiononte, në vend se të përmirësoje disa aspekte nëse ishin për t'u përmirësuar, ti e merr dhe ia dhuron, ia çon paj AADF-së. Nuk të kemi thënë ne, nuk të ka thënë ish-kryeministri Berisha që dhuro shtetin shqiptar. Të ka thënë merr donacione. Dhe do të ishte shumë mirë nëse do të merrje donacione që t'i vihen në shërbim të publikut. Po jo të dhuroje pronën publike, jo të dhuroje institucionet shtetërore.

Zonja Kumbaro, po ju marr me të dhëna zyrtare. Që nga viti 2011, testet e TOEFL-it dhe TOEIC-ut, ndërkombëtarisht të standardizuara, të akredituara në Shqipëri, së fundmi janë dhe pjesë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, do të zëvendësohen me testet për përfitimet financiare të AADF-së në menaxhimin e AKSH-së, sipas projektligjit. Ndërkohë që akreditimi i tyre ka ardhur po nga amerikanët dhe do t'ju vë në dispozicion letrat që nga ambasadori Arvizu dhe gjithë ambasadorët e tjerë që kanë thënë mbështetje absolute për këto teste dhe i kemi pjesë të ligjit tonë. Ndërkohë që ti i ke të njohura, të akredituara, i ke dhe amerikane meqë e ke merak nga mbështetja amerikane. Kurse sot ti propozon dhe gënjen këtu, propozon një model për t'i dhënë të drejtën një organizate joqeveritare si AADF-ja, që është e lidhur jo me Universitetin e Kembrixhit, gënjen ditën për diell, është e lidhur me Cambridge Partners që është diçka e ndryshme nga Universiteti i Kembrixhit, dhe vendoset që testet do të menaxhohen dhe administrohen të përqendruara. Sot mund të zhvillohen në çdo universitet. Çmimi rritet rreth katër herë, shkon rreth 200 euro për test. Zhvillimi i testeve kalon jashtë ambienteve të vetë universitetit dhe të dhënat e studentëve nuk dihet se ku do të shkojnë dhe kush i ka. Pra po marr një aspekt të testeve të njohura ndërkombëtarisht. Ku kishte çaluar kjo gjë që duhej t'i dhënë AADF-së?

Çfarë problemi ju kishte dalë juve në këtë aspekt? Zero, asnjë problem. Thjesht disa para që duhet të merren dhe të centralizohen te klienti për t'i pasur ju për 10 vitet e ardhshme dhe kur mos jeni në pushtet, për ta vjelë këtë vend me këto tarifa që i bëni bashkë me partnerët tuaj në krim. Se sot janë shndërruar në partnerë në krim. Krimi që po i bëni trashëgimisë kulturore dhe krimi që po i bëni mjedisit dhe sot krimi që po i bëni arsimit është falë jush dhe falë partnerëve tuaj në krim, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Ndërkohë përveç këtyre, keni licencimin e profesioneve të rregulluara. Çfarë bëni ju? Ju përveçse kemi pasur së bashku dhe një interpelancë tjetër ku detyronit mësuesit që të futeshin në provim licencimi dhe atyre që nuk ju takon, ju do të garantoni punë, pra ju do të bëni gjithçka që këta të kenë punë. Që këta të marrin sa më shumë para. Që të vjelin qytetarët shqiptarë duke vënë detyrime për licencime dhe atyre që nuk e kanë fare si mësuesit që bëmë interpelancën bashkë, nuk e kanë fare për detyrim që të bëjnë licencimin mbasi kanë 15 vjet që janë në sistemin arsimor. Pse e bëni ju këtë? Sepse duan ca para më shumë klientët, partnerët në krim. Duan ca para më shumë për t'i bashkëndarë sipas interesave elektorale dhe interesave financiare. Ndërkohë atje ka një staf, ka disa punonjës, nuk i hyj unë gjykimit të mirë apo të keq, por ata ishin punonjës të shtetit shqiptar me statusin e nëpunësit civil. Dhe sot kur ju doni ta ktheni në një agjenci autonome të varur nga OJF-ja, ata e humbin këtë privilegj dhe kthehen në një staf me kod pune, sipas dëshirave dhe vullneteve të një privati vetëm e vetëm që ta ktheni dhe atë në një fushë tjetër ku mund të bëni çfarë të doni. Në fakt po kushteti investon, se investon tek punonjësit e vet, do të duhej që t'i mbrojë punonjësit e vet.

Dhe do të duhej të mbrojë edhe interesat e shtetit shqiptar për atë investim që ka bërë në ecjen përpara, në detyrimin që ka shteti edhe për trajnime për ta. Nga ana tjetër ju krijoni një precedent që nuk më thatë dot, folët këtu dhe nuk më thatë dot cili vend i Evropës, meqë do shkojmë në Europë, e bën si ne. Cili vend i Evropës, provimet hyrëse të maturës shtetërore apo në universitet, ia bën një privat? Cili vend i Europës merr një OJF që t'i bëjë skanerin e institucioneve publike? Cili vend i Europës merr një model ku çdo licencim i profesioneve të rregulluara bëhet nga një privat, nga një OJF? A është shteti?

Zonja Kumbaro patjetër që ju do të kishit një rol atje brenda institucionit shtetëror sepse nuk del dot nga diviza kushtetuese, por është privati, po aq i barabartë sa edhe shteti. Po është privati që të bën ty projektligjin, dhe sjell projektligjin duke thënë që e bëri privati. Në rastin e Butrintit e kanë deklaruar ata, kanë paguar 150 mijë dollarë për të bërë ligjin me porosi që ta merrnin vetë. Në këtë rast nuk e kanë deklaruar akoma se kur i çon atyre kërkesë zyrtare normalisht nuk të përgjigjen se s'kanë asnjë detyrim. Dhe nëse nesër kur vendi i Shqipërisë, komisioni i edukimit do të kërkojë një seancë dëgjimore me AKSH-në, nuk kanë detyrim ata për t'ju përgjigjur. Siç kërkoj unë në komisionin e kulturës dhe turizmit një seancë me AADF-në për projektin TID, nuk të vjen, ai thotë po ke ndonjë gjë ma ço me shkrim, se s'kam detyrim unë thotë, se nuk jam institucion publik. Pra po e ktheni shtetin në një OJF, po e ktheni shtetin në dëshirën për të ardhur apo për mos ardhur, në dëshirën për të ndarë paratë e shqiptarëve sipas qejfit. Në dëshirën për të punësuar këdo dhe si e do në organet shtetërore. Për të vendosur tarifat si do dhe sa i do për organet shtetërore. Për të bërë licencimet, për të bërë provimet e maturës, për të bërë njohjen e diplomave... A janë këto detyrat e shtetit shqiptar? A ka dështuar shteti shqiptar? Po ikni zonja Kumbaro.

Ta shkrijnë Ministrinë e Arsimit, të vënë Granofin, (*Shenim redaksional: Michael D. Granoff kreu i AADF)  meqë i bëre këtu një referene të madhe se sa i rëndësishëm ishte, këtu janë ndërruar presidentë në Amerikë e kryeministra në Shqipëri, Granofi nuk ka lëvizur andej. Kështu që ti ikësh ti dhe të vijmë t'ia lëmë AADF-së. Të mos kemi të paktën, të paktën mos paguajmë kot, t'ia japim me koncesion Ministrinë e Arsimit. Dhe ta japim me koncesion, atë kryetarin e bordit ta bëjmë kryetar të arsimit për Shqipërinë. Se këtë po mbron këtu.

Këtë po mbron, po mbron ministrja 20 minuta sa e mirë është AADF-ja, sikur kam ftuar unë CEO-n e AADF-së në interpelancë. Kjo nuk është zonja Kumbaro modernizim i shtetit. Ky është dorëzim i shtetit tek interesa klienteliste. Ky është një ligj skandaloz që bëhet vetëm e vetëm për të shtuar detyrat që ju bashkëndani në fakt me klientët tuaj. Thatë, janë amerikanët, nuk janë amerikanët. Kam një përgjigje të firmosur nga ambasada amerikane që thotë nuk kemi lidhje fare me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, nuk është në institucionet shtetërore dhe asnjë institucionet që ka ambasada në divizën për t'i kontrolluar apo për t'i përfaqësuar.

Është letër e firmosur, e vulosur, me numër protokolli e dërguar tek anëtarëve të grupimit TID, të cilën unë e disponoj dhe kjo është e vërteta në fakt. Se ka qenë thjesht propaganda juaj për të thënë se këtu neve ishim njerëzit që po i bënim luftë Amerikës. Në fakt po mbronim dhe po mbrojmë vetëm interesin e qytetarëve shqiptarë. T'i japësh një fuqi absolute për të vendosur paga, për të vendosur emërime, për të vendosur tarifa, për të vendosur provimet e shqiptarëve do të thotë që të heqësh dorë nga ajo që është detyrimi kushtetues në fakt për të garantuar profesionalizëm dhe për të garantuar një arsim i cili i përgjigjet çdo qytetari, edhe atij të pamundurit, edhe atij që ka gjendje më të mirë ekonomike. Ju pranoni në dokumentin tuaj se për herë të parë, thuhet që qendra ka dështuar në disa pika. Dhe relacioni thoshte për shkak të barrierave burokratike. Nëse qendra kishte dështuar, keni 13 vjet në pushtet dhe keni dështuar ju. Dhe e kishit shumë të lehtë që nëse ka pasur barriera burokratike, të zhbënit nëpërmjet VKM-ve, nëpërmjet ligjit po të donit, këto barriera burokratike. Por nuk janë kurrë justifikim një barrierë burokratike që mund të vijë thjesht nga individi apo nga ligji, për të dhuruar të gjithë institucionin, një institucion që fiton para dhe një institucion që derdh para për buxhetin e shtetit. Ia jepni për 10 vjet AADF-së.

Dhe thoni që AADF-ja do dhurojë 5 milionë euro. Me tarifat ekzistuese, jo me ato që do dyfishohen, me tarifat ekzistuese për 10 vjet kjo qendër nxjerr 10 milionë euro. Tani me çfarë logjike edhe ekonomike ti dhuron 10 milionë euro për të marrë 5 milionë euro? Unë nuk e kuptoj këtë. Si mund të meritojë të marrë qendrën, që prodhon vetë për 10 vjet 10 milionë euro, me këto tarifa, që me tarifat e reja do të prodhojë 20 milionë euro se do të dyfishohen.

Çfarë është logjika ekonomike s'po them më kushtetuese dhe politike. Por as logjikë ekonomike nuk ka kjo që bëni ju. Se në fakt ju s'keni parë asnjë lloj logjike, as kushtetutë, as rregull, as modelet e Bashkimit Europian, asgjë. Ju keni parë që keni një klient që e keni marrë në çdo ministri me vete, i keni dhuruar Shqipërinë si një plaçkë, i jepni pa ekspertizë në fushën e arsimit teste të rëndësishme si provimet e maturës shtetërore, të cilat shqiptarët nuk thotë dot do zgjedhim këtë në vend të këtij, sepse i jepni ju monopolin për të pasur testet e maturës shtetërore. Vetëm e vetëm sepse keni një nyje gordiane të interesave lobuese dhe të interesave financiare me partnerët tuaj në krim. Po kjo nuk i shërben as interesit publik as gjendjes së arsimit sot në Shqipëri që është në ditën më të keqe dhe më të mjerueshme./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Braçe i kërkon llogari ministrit për materialet e ndërtimit dhe ujërat e zeza: Tirana qelbet erë... Karakaçi: Investimi gati, por kemi pasur probleme me kontraktorët

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Enea Karakaçi, Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i PS-së Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, lidhur me ndotjen e lumenjve në Tiranë dhe ecurinë e projekteve për kanalizimet. Gjatë fjalës së tij, Braçe ngriti shqetësimin për situatën mjedisore në kryeqytet, ku theksoi se gjatë verës situata bëhet edhe më keq. 

Braçe përmendi edhe një letër të UKT-së, sipas të cilës ujëra të ndotura derdhen në lumenjtë e Tiranës, në Lanë dhe me gjasë edhe në Erzen. Braçe kritikoi gjithashtu zhvillimin urban, duke thënë se infrastruktura ekzistuese nuk përballon ndërtimet e reja.

“Tirana po hyn në javën dhe muajt ku qelbet erë. Ujëra të ndotura, siç më bën me dije UKT përmes kësaj letre, derdhen në lumenjtë e Tiranës, e pranojnë botërisht, në Lanë dhe lumin e Tiranës, me gjasë edhe në Erzen. Asnjë metër volum i ri në rrjet s’po shtohet, asnjë impiant për përpunimin e ujërave nuk është ndërtuar për të shoqëruar ndërtimet e reja”, u shpreh Braçe, duke ngritur pyetjen se ku do të shkarkohen ujërat e ndotura të zonave të reja si Lagjja nr. 13 dhe Bulevardi i Ri.

Në përgjigje Karakaçi bëri me dije, se projekti i përmirësimit të sistemit të kanalizimeve është një investim me rëndësi jetike për mjedisin dhe cilësinë e jetesës, por ka pasur vonesa në zbatim për shkak të problemeve me kontraktorët.  Ministri theksoi, se projekti financohet përmes një marrëveshjeje huaje me Bankën Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, me vlerë rreth 61 milionë euro. Sipas tij, projekti përfshin ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar me kapacitet mbi 94 mijë metra kub në ditë, si dhe ndërtimin e kolektorëve kryesorë që do të transportojnë ujërat nga zona të ndryshme të Tiranës drejt impiantit.

"Parashikohet ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar, me kapacitet prej mbi 94 mijë metrash kub në ditë. Një komponent është ndërtimi i kolektorit kryesor për transportimin e ujërave të ndotura nga Pallati me Shigjeta deri në impiant, me gjatësi rreth 4.2 km dhe kapacitet prej 2.27 metrash kub për sekondë. Projekti përfshin edhe ndërtimin e kolektorit të ri të ujërave nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta, me qëllim menaxhimin e shkarkimeve të Lanës dhe përmirësimin e ndotjes urbane. Implementimi filloi para vitit 2016 me afat prej 36 muajsh, por pas disa problemeve serioze afati u shty me 52 muaj deri më 6 tetor 2018. Po atë vit kontrata u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga autoriteti kontraktor pas një auditimi të Ministrisë së Infrastrukturës. Ministria ka marrë masa për të rivitalizuar kontratën. Aktualisht jemi në fazën që konsulenti ka përfunduar rishikimin e projektit dhe ka hartuar projektin e ri teknik. Shumë shpejt pritet fillimi i procedurës konkurruese”, tha Karakaçi./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Interpelanca/ Xhixho: Spitali i Traumës është simbol i degradimit pacientët në pritje të gjatë. Sala: Deklarata politike pa fakte, asnjë pacientë nuk është lënë pa shërbim

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë në Kuvend me Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala. Gjatë fjalës së saj Xhixho ka ngritur shqetësimi mbi shërbimin dhe situatën në Spitalin Universitar të Traumës. Ajo tha se Spitali i Traumës është sot simbol i degradimit, ndërsa pacientët presin rradhë të gjata për të marrë shërbimin. Sipas Xhixhos prej dhjetorit 2025, 10 salla operative janë mbyllur për shkak të një rikonstruksioni që zgjat pafund. 

Nga ana tjetër ministrja Sala i cilësoi këto si deklarata politike pa fakte, ndërsa shtoi se asnjë pacientë nuk është lënë pa shërbim. Ajo tha se punimet kanë nisur në shtator 2025 dhe po realizohen me faza për garantimin e vijueshmërisë së shërbimit. Sala theksoi se operatori i urgjencës funksionon normalisht dhe kryer ndërhyrjet e nevojshme te traumës dhe ortopedisë.

Xhixho: Ky spital sot, është simbol i degradimit të sistemit shëndetësor që ju drejtoni. Gjatë 2025-ës shërbim mbi 62 mijë shqiptarë. Por prej dhjetorit 2025, 10 salla operative janë mbyllur për shkak të një rikonstruksioni që zgjat pafund. Pa transparencë dhe pa plan alternativ funksional, mijëra qytetarë janë lënë në listë pritje dhe pacientët me urgjenca presin me javë të tëra me dhembje. Do doja disa përgjigje: Ç ‘shpjegim do u jepni pacientëve që në këtë spital janë mbyllur sallat operatore pa garantuar kapacitete alternative? A ka plan kontigjence për përballimin e situatës gjatë rikonstruksionit 2 vjeçar dhe pse plani s’është bërë publik? Pse pacientët nuk janë informuar zyrtarisht se shumë shërbime janë pezulluar e kufizuar prej muajsh? Sa pacientë në listë pritje ka aktualisht dhe sa presin prej nj viti për operacion? Pse ju thuhet pacientëve se mund të presin deri në 6 vite për një ndërhyrje kirurgjikale?

Sala: Spirtali Universitar i Traumës, spital që përballon emergjencat më të rënda në vend. Struktura që çdo ditë trajton pacientë politrauma, aksidente të rënda dhe raste komplekse. Një proces modernizimi po tentohet të paraqitet me sensacion politik dhe pa përgjegjësi. Për këtë arsye, debati për këtë spital duhet të mbështeten mbi fakte, përgjegjësi dhe jo mbi perceptime të pavërteta. Spitali i Traumës nuk është mbyllur, asnjë pacientë nuk është lënë pa shërbim. Spitali në proces riskonstruksioni dhe modernizimi, investim i domosdoshëm me standarde të larta sigurie. Fond prej 759 milionë lekësh. Punimet kanë nisur në shtator 2025 dhe po realizohen me faza për garantimin e vijueshmërisë së shërbimit. Aktualisht po punohet në sistemimet e jashtme dhe në bllokun operator qendror. Operatori i urgjencës funksionon normalisht dhe kryer ndërhyrjet e nevojshme te traumës dhe ortopedisë./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Anëtarësimi me faza nuk na dëmton"/ Balla: Gati miratimi i IBAR, nesër u kalon ambasadorëve të vendeve anëtare

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se procesi i integrimit europian të Shqipërisë po hyn në një fazë të rëndësishme. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Balla u shpreh se kjo javë shënon përmbylljen e një faze teknike në institucionet e BE-së, ku puna e realizuar nga grupet dhe strukturat përkatëse kalon në nivelin e komitetit të përfaqësuesve për miratim.

Balla theksoi se javën e ardhshme pritet të mbahet konferenca ndërqeveritare, ndërsa shtoi se procesi i negociatave është në një ritëm pozitiv dhe brenda objektivit për përmbyllje deri në vitin 2027.Duke komentuar propozimet për integrim gradual në BE, ai u shpreh se Shqipëria nuk duhet të ketë frikë nga ky proces, por ta shfrytëzojë si mundësi për të avancuar më shpejt drejt anëtarësimit të plotë.

“Te Themeloret u identifikuan më shumë se 92 hendeqe. Themeloret në historinë e BE-së janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit, por në rastin e Shqipërisë, me reformën në drejtës, vettingun, luftqn ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, model për vendet e tjera që aspirojnë. Javën tjetër ecim me konferencën ndërqeveritare. S’duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na ndihmon., Ne do përmbushim detyrimet tona. Ambicia për të mbyllur negociatat brenda 2027 përputhet me programin që kemi dakordësuar me komisionin. Ajo që propozon Merz që është në linjë me Italinë dhe Austrinë dhe besoj do jetë dhe Franca, ka të bëjë me ratifikimin. Në fund të 2027 mbyllen negociatat, nga ai moment, bëhet gati marrëveshja për ratifikim në vendet anëtare. Procesi i integrimit, proces i gjatë dhe kërkon përfshirjen e parlamenteve, mund të kërkojë dhe përfshirjen e popullit me referendum. Shqipëria ka arsye të jetë e gëzuar sot, nesër, të martën e ardhshme (26 maj), për një arritje”, tha ai./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

“Dilni dhe flisni dokrra”/ Revoltohet Korreshi: Si nuk ju vjen turp, në Lushnje të hanë minjtë, është batërdi

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka shpërthyer ditën e sotme në Kuvend në lidhje me gjendjen e spitalit të Lushnjes. Duke iu përgjigjur ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Korreshi theksoi se spitali është në gjendje të mjerueshme.


“Nuk ju vjen turp ju. Edhe synetlliqet janë rralluar nuk merren përsipër. 6 muaj nuk punoi ajo e anestezisë. Prej 57 ditësh në Lushnje ke një pacient , nuk ka frigorifer për të mbajtur insulinën, sepse ka skaduar 20 herë. Shkon e blen vetë ai. Kujt ja tregoni revistat televizive nuk keni turp. Në Lushnje të hanë minjtë , është batërdi, ka rënë çdo mur. Si shikoheni në pasqyrë. Keni të bënë me jetë njerëzish…52 lushnjarë ikin jashtë Lushnjes për të marrë dializë, nuk keni turp…harram lekët e shqiptarëve, se nuk punon pajisja e ujit për të freskuar ujin. A paguajnë taksa këta, përse të shkojnë te privati?”, tha ai./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Spitali i Lushnjes, pjesë e një programi investimesh"/ Ministja Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për kreditë politike

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Evis Sala

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala theksoi se shëndetësia nuk mund të përdoret si një mjet propagande nga opozita për kreditë politike. Në një interpelancë me deputetin demokrat Saimir Korreshi në Kuvend, Sala deklaroi se spitali i Lushnjes është përfshirë në programin kombëtar të investimeve.

Ajo theksoi se Spitali i Lushnjës nuk është strukturë e braktisur, por një godinë ku po investohet, teksa shtoi se ndërhyrja sjell përkohësisht vështirësi operative, por shërbimet vijojnë në ambiente të riorganizuara.

“Ndryshe nga foklori i alarmit, ne zgjedhim punën. Spitali i Lushnjës mbulon mbi 63 mijë banorë dhe funksionin në godina të ndërtuara para viteve ’90. Kjo është një problematikë e trashëguar dhe spitali i Lushnjës është përfshirë në programin kombëtar të investimeve. Investimi ka nisur në 2026 dhe punimet kanë nisur në 4 mars. Fondi i planifikuar për këtë vit është 82 mln lekë, ndërsa për vitin 2027 janë planifikuar rreth 236 mln lekë të tjera. Nuk është një investim fasadë, është një rikonstruksion i plotë infrastrukturorë. Natyrisht një ndërhyrje e këtij niveli sjell përkohësisht vështirësi operative. Por çfarë të bënim? Mos të ndërhynim?

Ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë, por më të përgjegjshme, të investojëm duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit. Është miratuar një plan i përkohshëm riorganizimi dhe shërbimet e urgjencës, imazherisë, kirurgjisë dhe reparte të tjera vijojnë aktivitetin e plotë në ambiente të tjera funksionale të spitalit. Ne e mirëpresim kritikën, por nuk mund të pranojmë retorikën që tenton të paraqesë spitale publike si struktura të braktisura, ndërkohë që aty punohet çdo ditë, investohet çdo ditë. Është e lehtë të bësh opozitë me batuta, më e vështirë është të ndërtosh spitale dhe të mbash sistemin në punë gjatë rikonstruksionit, siç po bëjmë. Spitali vijon normalisht aktivitetin dhe përballon një fluks të konsiderueshëm pune”, u shpreh Sala./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Tregoni revista televizive"/ Shpërthen Korreshi në Kuvend: Vdiq një 38-vjeçar për një eko në Lushnje

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka shpërthyer në Kuvend ditën e sotme mbi degradimin e spitalit të Lushnjës. Në interplenacën me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, Korreshi tregoi eksperiencën e tij familjare, se si një i afërmi i tij gjeti vdekjen për shkak të mungesës së një aparati të thjeshtë EKO-je dhe zvarritjes së komunikimit me qendrat e urgjencës.

Sipas tij, autoambulancat shpesh nuk janë në dispozicion për të shpëtuar të gjallët, por janë parë të presin me orë të tëra për të transportuar trupa të pajetë. Situata e pajisjeve mjekësore është gjithashtu në nivele kritike, theksoi deputeti i PD, ku aparaturat jetësore qëndrojnë jashtë funksionit prej vitesh, ndërsa skanerët dhe aparatet e grafisë janë të vjetruara, duke funksionuar ende me teknologji me pllaka si në kohërat e shkuara.

"Se ka shkatërruar 20 herë, vete e blen vetë, dhe akoma nuk po shërohet. Çfarë bëhet në Tiranë? Hajde diti se je ministër, të tjerët e dëgjojnë prezent, pa tregoj edhe atë ministri po për efekt. Merr ambulancën, nuk kishte ambulancë as Tiranë, as Fier, po vdiste krye botës restorant. Nuk vjen pra. Kujt i tregoni ju këto, regjisura televizive, nuk keni turp? Po lushnjarët hanë m*t nga këmba në fyt. Çfarë spitali është kafshëri, është batërdi, vatër infeksioni. Kullon çdo mur, do çadër për të hyrë. Kujt i tregoni ju? Po si i shikoni pa sy që i keni kalamajtë e tu, po keni të bëni me jetë njerëzish. Ç'është kjo çmenduri? Po ke një tjetër ti. Një nga koha që do të bëj dhe ta them dhe emrin, që keni gazetar sot. Ka nevojë për aparat DSA spinale. Që s'do e ketë, pajisja po bën dy vjet e gjysmë duke mos u vënë në funksion. Turp! Po ju a keni parë njerëz në onkologjik o burrë, a keni qenë ndonjëherë atje si vdesin njerëzit e rinj?

 O keni pasur të afërm të sëmurë ju? Po si ka mundësi se s'flas me ministrat e juaj të gjithë, akordoni fonde për të çuar jashtë shtetit, pse nuk e bëni te kjo mjekësia jonë? Po turp për atë dializën, pse do të ikin në Shijak se e konfirmon me zërin tënd këtu ti, që 52 lushnjarë ikin jashtë Lushnje për të marrë shërbim dialize, kur ti i jep lekë privatit. Çfarë leku i jep ti për rrugën atyre, nuk ke turp? Sa ishin lekë të marrë. Lënë punën prindërit e tyre, lënë punën njerëzit e tyre, djemtë, vajzat lënë punën për t'i çuar në Fier edhe e di ti më të keqen çfarë bëhet atje në Fier ka vdekur trajner femrash. Turp kjo dializa. Atij privatit. Haram lekët e shqiptarëve! Se bëhet skandal! Se nuk i punon pajisja e ujit, për të freskuar ujin që duan aparaturat atje. T'ju tregoj unë dializën. 52 lushnjarë.

Janë njerëz këta. Pse privatit do t'ia bëjnë dushin, meqë paska kaq të bukura mjedise, lushnjarëve bëja për 52 veta. Me dy infermiere lushnjare. Turp! Tregoni ju spitalet ne. Ne po na vdesin njerëzit, 90% e telefonatave unë i kam për spitale. Për spitale, 90% të telefonatave e. Tregoni Lushnjen, oksigjen, e bëre tani të shkurti. Po të dola prapë në janar, që tash nuk ka asnjë që fiks zjarrin atje. E ti shkove nga mbrapa e bëre. Po është turp pra. Po si guxon del këtu i thërret dhe thua na tregon emisionin televiziv. Si guxoni? Kujt i tregoni ilaçet letrat i blejnë vetë njerëzit vetë. Analiza të konfirmuara prej 20 ditësh. 20 ditë bëjnë, jo mo jo janë 3 ditë. Me mik! Kur vete si i mirë atje, do t'ia bëjnë analizën. Dhe po të tregoj një rast tim tani, se se kisha thënë, s'e kisha bërë ndonjëherë politike, po po ta them.

Kam pasur një humbje të madhe njerëzore brenda familjes. Dakord? Një orë e gjysmë përpara, ai mbetur te urgjenca të shkoja të bëjë një eko, i bie të fiktë. Mungesë të Lushnjes. I masni tensionin, i bëjnë një EKG, i thonë s'ke gjë. Për një eko vdiq! Për një eko! Kaq! Sepse po të ishte konstatuar me një eko zmadhimi i zemrës, ai djalë 38 vjeç do kishte shpëtuar. E për kaq dreq. Për kaq pra, për kaq. Sepse kur mora unë 127 unë, përgjigjej Tirana. Ha, që të shti... O ja jep deputeti, kam një rast 38 çfarë po vdes. Në dorë po na të marrë Lushnja të më marrë Lushnja aty në telefon. Ç'është kjo more? Të më marrë Tirana, Tirana të më marrë Lushnja, Lushnja të më marrë mua, të më gjejë ku jam. Ore të merresh me jetën e njerëzve mos të paktën ti do të jesh... të jesh ministër. Po nuk munden more. Po nuk munden, nuk mundet ta bëni kështu, nuk munden mor burrë. Nuk munden, nuk mundet, të jesh mik që të mbash një të sëmurë me kancer në spital," tha Korreshi./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

'Drejtorë të lidhur me krimin' / Zhupa: Saranda si skenë krimi e Palermos në vitet '80

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa denoncoi lidhjet kriminale brenda në zyrat e administratës në Sarandë për të cilat qeveria dhe parlamenti mbyllin sytë. Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa denoncoi  jo vetëm Shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari si patronazhisti i qeverisë por dhe drejtues të tjerë.

Zhupa denoncon se drejtori i policisë bashkiake është bërë një i shkarkuar nga rradhët e Policisë së Shtetit, i dënuar sepse ka marrë ryshfet nga trafikantët e drogës dhe drejtorin e IKMT-së. 

"Në fakt u arrestua një shef komisariati, u arrestuan edhe disa pjesëtarë të tjerë të komisariatit. Mirëpo bën ky parlament sikur nuk dinte asgjë, bën kjo qeveri sikur nuk dinte asgjë. Ndërkohë që ka qenë raporti i Prokurorit të Përgjithshëm në këtë sallë të Kuvendit, që ka thënë qyteti me kriminalitetin më të lartë është Saranda. Çfarë masash u morën? Asnjë masë, sepse ishte patronazhisti i qeverisë, ishte ai që kishte garantuar votat. Më fal, nëse ju nuk e dini, a mund t'ju informoj që nuk mundet të veprojë i vetëm Policia e Shtetit, pa policinë bashkiake dhe pa inspektoriatin vendor të mbrojtjes së territorit, kur vjen puna te monitorimi i territorit?

A mund t'ju informoj juve që drejtori i policisë bashkiake është një i shkarkuar nga rradhët e Policisë së Shtetit, i dënuar sepse ka marrë ryshfet nga trafikantët e drogës dhe është bërë drejtor i policisë bashkiake atje? A mund t'ju informoj juve dhe mediave që t'i bien sot telefonit të drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, a e ka të hapur apo të mbyllur? Se ka ikur në drejtim të paditur! Ka ikur i fshehur ndërkohë ju vazhdoni e mbani drejtor të Inspektoriatit, ndërkohë që është vënë shiriti i kuq nga prokuroria në Sarandë. A do të vazhdoni të bëni sikur nuk dini gjë?

Shkoi ministri dhe i mori në krahë këta njerëz, që ishin pjesë e grupit të strukturuar kriminal zyrtarësh, që merrnin ryshfete dhe që e kanë kthyer Sarandën në një skenë krimi të ngjashme me Palermon e viteve 80. Nuk e dini ju këtë? Çfarë prisni ju që të merrni masa për atë bashki në Sarandë, që ka kthyer të vetmin kriter të punësimit: a je i korruptuar, a ke qenë ndonjëherë i dënuar? Nëse ke qenë ndonjëherë i dënuar dhe nëse je i korruptuar, i plotëson të gjitha kriteret për t'u punësuar në bashki pavarësisht se çfarë ngjyre politike ke. Nëse nuk reagoni, kini parasysh që pasoja shumë të rënda vijnë për atë qytet dhe vijnë për atë zonë.

Kini parasysh që në sezon turistik dyfishohet numri i popullsisë atje nga turistët dhe rreziku bëhet edhe më i madh. Ndaj si Kuvend nuk kemi besoj detyrë më të rëndësishme sesa të flasim për jetën e qytetarëve, për sigurinë e qytetarëve, për një qytet të rëndësishëm që unë kam nderin ta përfaqësoj, dhe mos bëni sikur nuk i dini lidhjet kriminale atje vetëm sepse janë patronazhistët që u shërbyen për të marrë votat në zgjedhjet e majit 2025. Jepini siguri qytetit të Sarandës, jepini siguri jugut,"  tha Zhupa./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ Vokshi: Ministri Gogu gënjeu për raportin, të kërkojë falje për deklaratat

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka dezinformuar publikun lidhur me raportin e Vlerësimit të pikave të ndërmjetme (IBAR) dhe procesin e integrimit europian. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vokshi u shpreh se ministri ka dhënë një informacion të pasaktë kur deklaroi se raporti ishte miratuar dhe kishte kaluar në Këshillin e ambasadorëve të BE-së.

Sipas saj, disa shtete anëtare të BE-së ende kanë rezerva dhe nuk e kanë miratuar plotësisht procesin e lidhur me grupkapitullin përkatës, duke e bërë të papranueshme, sipas saj, daljen me deklarata të parakohshme. Vokshi shtoi se opozita ka mbështetur rezolutat në Kuvend për këtë çështje, por theksoi se nuk mund të pranohet, që publiku të marrë informacione të pasakta nga përfaqësues të qeverisë.

“Ministri Gogu doli në konferencë dhe dha lajmin e mirë që raporti i IBAR ishte miratuar dhe i kishte kaluar këshillit të ambasadorëve. Si mundet a iu dridhur qerpiku me çfarë pafytyrësie, paaftësie ose padijësie mundet një ministër të japë një lajm që nuk është i vërtetë e të mashtrojë publikun.

Të paktën 3 vende anëtare kanë pasur probleme me grupkapitullin e parë, ku janë 5, të cilët nuk e kanë miratuar. Deri të premten Fogu mund të kishte pritur për të dhënë lajmin e mirë, që të gjithë e presin Gogu që shpërndan lajme të pavërteta për t’i dhënë Ramës një meritë që s’e meriton. Ne si opozitë miratuam edhe rezolutën, si mundet që të mashtrojë publikun. Të dalë e të kërkojë falje”, tha Vokshi./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

“Një copë bukë e një gotë kos"/ Korreshi i tregon menynë Ministres Sala në spitalin e Lushnjes: Ikim dorë për dore bashkë të vizitojmë ambientet

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka treguar sot kushtet e mjerueshme dhe mungesat ekstreme të ilaçeve dhe aparaturave në spitalin e Lushnjës. Gjatë fjalës në Kuvend, Korreshi u shpreh se pacientët jo vetëm që po trajtohen në godina të rrënuara, por po përballen edhe me mungesën e elementeve më jetike mjekësore.

Deputeti i PD tha se spitali i Lushnjës vuan nga probleme të thella infrastrukturore dhe higjienike, që nga lavanderia, magazina qendrore dhe kuzhina. Sipas tij këto godina janë konstatuar me lagështi dhe myk, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm infeksionesh për stafin dhe të sëmurët.

Mirëmëngjes zonja ministre. Pyetja e parë e ime drejtuar për ju është: a keni ngrënë mëngjes? Se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit Lushnje, pacientëve. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientët e spitalit Lushnje. Dhe nga auditimi që keni bërë ju, ju, Ministria juaj, në punë nuk është kuzhiniere, po është infermiere. E keni këtu. E keni lënë ju me shkrim. Në kuzhinë thotë, punon infermierja si kuzhiniere. Çfarë do bëhet o, presim Facebook-un ta mbushim n'pëlqime edhe të bërtasin njerëzit, si të marrin vitamina? Një kjo ndërkohë. E keni tre zonjat e grupit të auditimit, është ky Gjergji Qeramixhi, Zogulla Poto, Sonila Rreshka. Thonë prej disa vitesh u verifikuan ambientet e spitalit Lushnje, nga ku rezultoi se: lavanderia, magazina qendrore dhe kuzhina ishin në kushte të këqija, muret me lagështi, me myk dhe të pamirëmbajtura. Kushtet e ruajtjes së mallrave në magazinë, kushtet e gatimit dhe kushtet e lavanderisë ishin të papërshtatshme duke rritur rrezikun e shkaktimit të infeksioneve dhe dëmtimeve të shëndetit të punonjësve dhe pacientëve. Tani këto i fillova me atë të tuajën unë, që e keni lënë me pjesën e juaj, tani po të them, po ju deklaroj të miat.

Së pari, pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnje? Pse e keni zhvendosur dhe e latë prej tetë muajsh në një godinë, në një qenefhane, ku është dhe sot, kur dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit prej tetë muajsh. Kush e mban këtë përgjegjësi? Që të gjithë pacientët e spitalit Lushnje të rrinë në qenefhane. Kush? E dyta, si jeni me gjeografinë? Kaq të vështirë e keni që të kuptoni që ekzistojnë dhe qytete të tjera përveç Tiranës? Lushnja për shembull. Po pse nuk vini mbas kaqe kaq deputetësh, bërtet, gërthet, kërkon, pse nuk vini bashkë me mua dorë për dore të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje? Pyetje e drejtpërdrejtë nga pacientët dhe nga qytetarët e Lushnjës: Çfarë pune bën Ministrja e Shëndetësisë? Rri në aeroplan apo do të shikojë dhe spitalet që ka në varësinë e saj? Se në avion maksimumi mund të kontrollosh ndihmën e shpejtë, ka kuti, s'ka kuti, mbaroi hesapi. Se prapë nga ky raporti që thoni ju janë mbi 100 milionë lekë ilaçe të skaduara në magazinë, e keni kapur ju, jo unë.

E dyta, po mirë te kjo godina që po bëni që është mbyllur në kohë. Shyqyr që po e bëni se ka prej tre vitesh, para zgjedhjeve normalisht. Po si ka mundësi që para tre vitesh këtu u dhanë 300 milionë lekë për urgjencën e re? Nga këto 75 milionë i dha Raiffeisen Bank. Pse u prishën këto? Ku iku ky investim? Kush mban përgjegjësi që në krye të katër viteve këto u zhveshën prapë muret nga e para? Sepse për prokurimet dhe për të gjithë burimet njerëzore e keni këtu t'i prapë. Ata e kanë në errësirë thonë. Ja ke lënë vetë ti atyre drejtorit. Ore të bëj një pyetje. Çfarë i mungon spitalit të Lushnjës sot? Alkooli, vigoni, edhe këto dorezat se ka dalë barsoletë atje. I thotë doktoresha infermieres: bjere një çikë alkoolin ta mbushim me alkool. Shikoni infermierja vjen vërdallë s'ka alkool thotë opingat. Po bjere pra shpejt! E lyejnë me ujë, kush ma ka lënë hapur alkoolin se i ka ikur era.

Deri barsoletë është kthyer në spitalin e Lushnjës kjo se s'ka as alkool. Dëgjo tani çfarë mungon. Se dole këtu, dole këtu dhe the që janë të gjitha, shumë mirë, e unë po t'i listoj. Paracetamol intravenoz për temperaturë të lartë dhe dhimbje. Omeprazol intravenoz. Tramadol ampulë. Di... kërkoj ndjesë sepse nuk jam mjek, por... diklofenak ampulë, buskopan ampulë. Prometazinë ampulë, amiodarone ampulë, vigonat, serumet ringer, sidomos vigonat në pediatri. Antibiotiku levofloksacinë intravenoz, antibiotiku amikacinë, antibiotiku cefriakson intravenoz. Mungojnë! Tani e dyta, në vitin 2024 keni nxjerrë një urdhër, ose ai drejtori këtu i përgjithshëm. Drejtori i përgjithshëm i ka nxjerrë një urdhër për lirim nga detyra. Me numër 148 datë 1.7.2024. Thotë: lirim nga detyra," tha Korreshi./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Shkak angazhimet shtetërore, shtyhen interpelancat me Ramën dhe Lamallarin

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
Kuvendi

TIRANË- Interperlancat e parashikuara ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari janë shtyrë. Në nisje të seancës së sotme, kreu i Kuvendit Niko Peleshi teksa po lexonte rendin e ditës, u shpreh se këto interperlanca janë shtyrë për arsye të angazhimeve shtetërore.

Në rendin e ditës për seancën e sotme plenare ishin gjithsej 9 interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigje, mes të cilave dhe me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

“Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj mbahet peng”/ Redi Muçi: Përse heshtim ne

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
redi Muçi

TIRANË- Deputeti Redi Muçi u shpreh se, qeveria shqiptare duhet të thërrasë ambasadorin izraelit për çështjen e shtetasit shqiptar në Izrael Baki Goxhaj, i cili po mbahet peng.

Në fjalën e tij në Kuvend, Muçi tha se aktivisti shqiptar u ndalua ndërsa po udhëtonte me flotiljen humanitare "Sumud" për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës. Muçi gjithashtu pyeti se si do të reagonte qeveria nëse një shtetas shqiptar do të kapej apo mbahej peng nga shtetet si Irani apo Rusia.

Dekarata e Muçit: 

“Baki Goxhaj është marrë peng së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë duke çuar ndihma humanitare në gaza. Ndërkohë që vende të tjera kanë reaguar, përse heshtim ne. Përse heshtni ju për faktin që një shtetas shqiptar është marrë peng dhe mbahet në kampe torturash nga ministri fashist. Çdo të bënit nëse një shtetas shqiptar do merrej peng nga rusët, apo iranianit? A jeni krenar që Rama shkoi në shtëpinë e Netanyahut de u përul përpara tij përpara njeriut që akuzohet për krime. A mos pretendoni që po mbroni interesat e shqiptarëve”, tha Muçi./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Sot seancë plenare/ Opozita kërkon prezencën e Ramës, 9 interpelanca dhe 1 pyetje-përgjigje (Rendi i ditës)

 

Seanca plenare/ Shtyhen interperlancat me Ramën, Korreshi: Në Lushnje
kuvend

 

TIRANË- Sot në seancën plenare në Parlament, opozita ka kërkuar praninë e kryeministrit Rama për dy interpelanca. Sipas rendit të ditës, do zhvillohen 9 interpelanca ku janë thirrur: ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ministri i Energjisë Enea Karakaçi, si dhe ministrat e Bujqësisë, Arsimit dhe Punëve të Brendshme. Gjithashtu, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore, për të cilat pozita dhe opozita kanë rënë dakord.

Rendi i ditës:

"I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 21.5.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.5.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

6. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Saimir Korreshi.

7. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

8. Seancë pyetje - përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

9. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

11. Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

12. Interpelacë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

13. Projektligj "Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin "Porta e Alpeve""".

14. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".

15. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, "Për burimet ujore", të ndryshuar".

16. Projektvendim "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, "Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar".

17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës."/Dosja.al

seance plenare 21 maj 2026

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë