Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës ndërroi jetë ditën e djeshme. • I mituri do të përcillet sot për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij, në Bulqizë. • Lidhur me ngjarjen ka folur edhe babai i viktimës Adem Boba, i cili tha se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen. • Ai thotë se i biri vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë. • Adem Boba deklaron gjithashtu se një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare dhe ajo mundë të dijë më shumë informacione. • Ndërkohë në lagjen ku familja Boba rrinte me qira, në zonën e ish Kënetës në Durrës, banorët shprehen me dhimbje për ngjarjen e rëndë. • Banorët shprehen se tragjedia ishte shumë e rëndë dhe shteti duhet të marrë masa për këtë ngjarje. • Një banor tjetër thotë se mësuesit duhet ta kontrollojnë fëmijën. • Ndërsa pronarja e shtëpisë, ku familja Boba banon me qira, shprehet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur te një familje shumë e mirë, me të cilët ajo njihet prej vitesh. • Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka ndarë letrën e hallës së 15-vjeçarit. • Në letrën që Lala ka publikuar, halla e Erjon Bobës shkruan se ai u vra dy herë një herë nga vrasësi që e plagosi me thikë në zemër dhe një herë nga shteti. • Hala e 15-vjeçarit shprehet se nuk ka pasur asnjë reagim as nga policia e as nga media dhe as psikolog për të afërmit. • Në letër halla e viktimës shtron edhe pyetjen se pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie dhe jo për “gjinitë”. • Në fund ajo shkruan se janë bërë me trauma dhe populli dhe ata nuk di më ku ta kërkojë të drejtën.
9 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Spitali Rajonal i Durrësit ka sqaruar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit Erion Boba, i cili humbi jetën më 4 dhjetor, nuk ka pasur asnjë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas spitalit, ky reagim erdhi pas disa raportimeve në media që sugjeronin se gjatë operacionit, i cili u krye më 25 nëntor pas një sherri mes adoleshentëve, “kanë ikur dritat”.
Pas verifikimeve me stafin e sallës së operacionit, anestezistët dhe ekipin e reanimacionit, u konfirmua se pajisjet funksionuan normalisht gjatë të gjithë ndërhyrjes.
Spitali po ashtu thekson se sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri rezervë, që garanton funksionimin e tyre pa ndërprerje edhe në raste të luhatjeve të energjisë. Adoleshenti ishte paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, duke pasur shok traumatik dhe hemorragjik.
DEKLARATË PËR SHTYP
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
DURRËS- Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë dje pas gjashtë ditësh në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë denoncuar kushtet e papranueshme të trajtimit fillestar që ai mori në Spitalin e Durrësit.
Sipas tyre, përplasja e adoleshentit me një 14-vjeçar tjetër, e cila ndodhi më 25 nëntor pranë ambientit të jashtëm të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, rezultoi fatale për jetën e tij dhe u përkeqësua nga mungesa e kushteve bazë në spital.
Pas plagosjes, Erjoni u nënshtrua operacionit në Durrës, por ndërprerja e energjisë gjatë ndërhyrjes ka bërë të domosdoshme transportimin urgjent të tij në QSUNT për trajtim të specializuar. Familjarët bëjnë me dije se ndërprerja e dritave dhe mungesa e infrastrukturës, përfshirë edhe ashensorin për emergjencat, kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së të miturit.
Familjarët theksojnë se, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, kushtet e spitalit në Durrës ishin të papërshtatshme dhe të pamjaftueshme për të trajtuar një rast emergjent kaq serioz.
“Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u përkeqësua, sepse e kemi mik shtëpie dhe jemi në dijeni të çdo gjëje.
Po. Kjo ka ndodhur vërtet. Si në mesjetë. Operim pa drita, por çdokush do të mbulojë diçka, që nga vrasësit, policia, spitali, media, të gjithë gënjejnë se nuk kanë qenë aty. Për 5 ditë, askush. Mjekët aty janë munduar, por kushtet janë fatale, as ashensor nuk kishte për emergjencat”, u shpreh halla e të ndjerit në një prononcim për JOQ.
Si ndodhi ngjarja?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
DURRËS- Nxënësit e klasës së 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë nga një 14-vjeçar në Durrës, kanë shprehur dhimbjen e tyre në një mënyrë prekëse.
Shokët dhe shoqet e tij kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës, duke treguar boshllëkun që ka lënë pas dhe sa shumë u mungon praninë e tij e përditshme.
"Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt? Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë. Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt!" shkruajnë shokët në dërrasën e zezë.

Si ndodhi ngjarja?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
DURRËS- Personi që shihni në foton është Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës që ndërroi jetë ditën e djeshme. I mituri u përcoll sot për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij, në Bulqizë.

Si ndodhi ngjarja?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një përplasjeje me një bashkëmoshatar në Durrës. Në një deklaratë për median, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, e cilësoi ngjarjen një tjetër tragjedi që trondit shoqërinë dhe familjen shqiptare
Sula theksoi se rastet e dhunës mes adoleshentëve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa besimi te institucionet nga shkolla te policia e spitalet po zbehet.
"Sot Shqipëria u zgjua me një tjetër lajm të zi. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën, pasi kaloi disa ditë në koma, nga plagët e marra në konfliktin me një bashkëmoshatar në Durrës. Edhe një bir më pak, edhe një familje e tronditur. Siç është dhimbja e tyre e përligjur, po kaq tragjik është modeli, ku fëmijë e të rinj ushqehen, ku i forti, i dhunshmi, ai që kërcënon dhe godet, duket se triumfon gjithmonë. Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve. Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet.
Pasiguria e jetës dhe vrasjet- humbja e vlerës së jetës, ka mbërthyer adoleshentët e fëmijët, që janë qëllimi dhe përkushtimi për çdo familje shqiptare, shpresa për progresin e kombit. Ikja pa kthim e Erjonit është një tragjedi që i shtohet dhjetëra ngjarjeve fatale që kanë prekin themelet e arsimit dhe shoqërisë tonë- që kalojnë pa përgjegjësi, pa reflektim nga institucionet që duhet të mbrojnë fëmijët: nga ministria e arsimit, e Brendshmja, e deri te stafet përgjegjëse në shkolla. Humbja e jetës së adoleshentit pas kaq shumë të ngjashmesh, ndër bashkëmoshatarë apo fëmijë, është alarm për çdo prind, revoltë për t’u ngritur, për të protestuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla, për të cilat narkoshteti nuk afron shërbimet e duhura sipas ligjit dhe as mban përgjegjësi.
Përveç raporteve ndërkombëtare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasqyruar problemet e mprehta të shkollave tona lidhur me mungesën e sigurisë, mungesën e mbështetjes për fëmijët që bullizohen e diskriminohen, mungesën e strukturave që parandalojnë konfliktet – por asgjë nuk është bërë. Mjafton të kujtojmë se 70% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie, një shifër që tregon qartë se shumë prej këtyre ngjarjeve do të ishin parandaluar, nëse shteti do të kishte zgjedhur t’i mbronte fëmijët, para se të fliste për barazi, strategji dhe reforma në letër. Por, kur e keqja nuk parandalohet, menaxhimi i saj bëhet pothuajse i pamundur, sepse dhuna sjell dhunë. Nuk ka fjalë që mund të lehtësojë rrënimin e familjes Boba për përcjelljen e fëmijës në banesën e fundit. Në emër të Partisë Demokratike, të komunitetit të mësimdhënësve, ngushëllime, dhe Zoti ju dhëntë forcë në këtë kohë dhimbjeje të pamatë," tha Sula./Dosja.al
DURRËS- Adem Boba, babai i 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas plagosjes me thikë në zemër ka folur lidhur me ngjarjen. Një një intervistë për News24, babai i viktimës tha se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se i biri vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë. Adem Boba deklaron gjithashtu se një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare dhe ajo mundë të dijë më shumë informacione.
“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur.
Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shko i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai./Dosja.al
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë letrën e hallës së 15-vjeçarit që ndërroi jetë ditën e djeshme pas disa ditësh në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Në letrën që Lala ka publikuar, halla e Erjon Bobës shkruan se ai u vra dy herë një herë nga vrasësi që e plagosi me thikë në zemër dhe një herë nga shteti.
Hala e 15-vjeçarit shprehet se nuk ka pasur asnjë reagim as nga policia e as nga media dhe as psikolog për të afërmit. Në letër halla e viktimës shtron edhe pyetjen se pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie dhe jo për “gjinitë”. Në fund ajo shkruan se janë bërë me trauma dhe populli dhe ata nuk di më ku ta kërkojë të drejtën.
Postimi i Klodiana Lalës:
Letra tronditese e halles se Erionit 15 vjeç qe nderroi jete ne QSUT. Erioni i plagos nga nje bashkemoshatar pas sherrit per tik-tok (qeveria deklaroi e kemi mbyll). Erioni mbylli syte dje pergjithmone. ...nje engjell me shume ne qiell e nje femije plot drite me pak ne toke
LETRA:
Na la djali Klodiana!
Ai u vra dy herë!
Një herë nga vrasësi dhe një herë nga shteti
Asnjë reagim as nga policia,as nga media,as psikolog për të afërmit,jemi në një dhimbje që nuk po kemi më zemër ta mbajmë…kam ditë që përpiqem ta bëj mediatike të vërë dorë shteti apo dikush tjetër dhe të gjithë u vonuan,të gjithë panë një tjetër gjë më të rëndësishme(politikën??që po vret të rinjtë tanë
O moj Shqipni ,e mjera Shqipni…
Unë jam poete dhe po mbaj zemrën me dorë, po lutem të kemi tjerët…por më ka shkuar frika në palcë…kur do ndalojnë këto dhimbje, këto plagë për Shqipërinë tonë,për ne nënat që na dridhen këmbët…ku është ligji?
Pse dalin fajtorët nga burgu pas dy vjetësh?
Pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie, jo për “gjinitë”
Pushtetarët po vrasin kombin shqiptar…dhe unë këtë do ta them në çdo ditë timen,në çdo shkrim e varg…unë nuk do mundet askush të më ndalojë derisa të mos vriten më fëmijë në kombin tim. Jemi bërë me trauma…edhe media ka fajet e veta…populli (Ne)nuk dimë më ku ta kërkojë të drejtën… gjithsesi më lër të tfalenderoj që mu përgjigje në telefon dhe me mesazhe…fati i Erionit tonë paska qenë bota e përtejme,sepse në këtë botë paska kriminela kudo.
Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
DURRËS- Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës ndërroi jetë ditën e djeshme. I mituri do të përcillet sot për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij, në Bulqizë.
Ndërkohë në lagjen ku familja Boba rrinte me qira, në zonën e ish Kënetës, banorët shprehen me dhimbje për ngjarjen e rëndë. Banorët shprehen se tragjedia ishte shumë e rëndë dhe shteti duhet të marrë masa për këtë ngjarje. Një banor tjetër thotë se mësuesit duhet ta kontrollojnë fëmijën.
“Na erdhi shumë keq. Tragjedi shumë e rëndë. Duhen që të marrin masa, edhe shteti për të tjerët. Po ndodhin ngjarje të rënda shumë shpesh”, thotë një banor.
“Mësuesit duhet ta kontrollojnë fëmijën. Përgjegjësi më të madhe ka prindi. Gjë tjetër nuk dimë, si njerëz janë të mirë”, thotë një banore tjetër.
Ndërsa pronarja e shtëpisë, ku familja Boba banon me qira, shprehet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur te një familje shumë e mirë, me të cilët ajo njihet prej vitesh.
“Djalë i urtë, i sjellshëm”, thotë ajo.
Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
DURRËS- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e djeshme pas disa ditësh në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Durrësit, ka tronditur vendin. Një ditë pas ngjarjes tragjike, shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nga familja nuk ndodhet aty, vetëm pronarja e objektit që tre vite më parë ua kishte dhënë me qira katin e parë të ndërtesës dykatëshe.
Banesa ndodhet fare pranë vendit të ngjarjes, ku 15-vjeçari u plagos me thikë nga një 14-vjeçar. Asnjë nga familja Boba nuk është kthyer në banesën me qira. Edhe tek gjyshërit nga e ëma të të miturit Erion Boba nuk ka njeri, pasi të gjithë janë ende në Tiranë. Siç raportohet, trupi i Erionit do të prehet në Bulqizë, atje ku familja jetonte deri para disa vitesh, por u shpërngul për një jetë më të mirë.