LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Nuk do më gjeni që unë të përmend prokurorë apo gjyqtarë'/ Balluku: Nuk kam lidhje me korrupsionin! 300 apartamentet e jahtet pjesë e gjyqit publik

• Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit të saj Enea Karakaçi. • Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku ka folur në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj saj. • Balluku ka deklaruar se reforma e re në Drejtësi duhet që të jetë frymëzimi i këtij vendi. • Ndërkohë që ajo ka theksuar se vetë nuk ka për të përmendur prokurorë apo gjyqtarë në mënyrë që t'i anatemojë ata në punën e tyre. • Më tej, Balluku ka theksuar se ata duhet që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, njësoj siç ajo ka bërë punën e saj. • Lidhur me akuzat se ka 300 apartamente e jahte, Balluku theksoi se janë të pavërteta dhe janë pjesë e një gjyqi publik, ndërsa shtoi se ka ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton, për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë. • Balluku gjithashtu renditi një sërë arritjes gjatë punës së saj, nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e deri te aeroportet. • Ajo falenderoi stafin dhe kryeministrit Edi Rama për mbështetjen dhe besimin e tij në gjithë këto vite, ndërsa theksoi se vendimi i kryeministrit për t’i dhënë besimin Enea Karakaçit është zgjedhja me e mirë ndonjëherë.

5 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Balluku lë ministrinë e prekur: Ndoqa shembullin e Ramës, ishte shkolla më e mirë

'Nuk do më gjeni që unë të përmend prokurorë
Belinda Balluku

TIRANË- Belinda Balluku i ka dhënë sot lamtumirën Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës me një mbledhje ku ka prezantuar pasuesin e saj, Enea Karakaçin. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku falenderoi Kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mundësinë që i ka dhënë në këto vite, por mbi të gjitha për shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit.

Balluku gjithashtu theksoi se ka qenë e lehtë për të gjithë që kanë qenë pjesë e ekipit të tij, teksa e bëri të qartë se në punën e saj ishte udhëhequr gjithnjë nga shembulli i Ramës, të cilin e quajti “shkolla më e mirë”

“Unë dua të përfitoj nga rasti për të falenderuar kryeministrin Rama për të gjithë besimin dhe mundësinë që më ka dhënë në këto vite, por mbi të gjitha për shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit. Ka qenë e lehtë për të gjithë ne që kemi qenë pjesë e ekipit të tij në fillim të viteve 2000, disa prej të cilëve janë edhe këtu përballë meje, që të ndjekim shembullin e tij se si frymëzohen njerëzit që punojnë me ty.

Se si ti i jep besim dhe ata, atë besim duhet ta kthejnë në rezultate. Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe me të gjithë ata që kanë punuar në këto. Dhe me thënë të drejtën është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues, njerëz që e duan Shqipërinë dhe sakrifikojnë pa asnjë lloj dyshimi, për të mirën e madhe” tha Balluku./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Nga infrastruktura te aeroportet/ Balluku rendit arritjet: Bashkë kemi transformuar sektorin energjetik

'Nuk do më gjeni që unë të përmend prokurorë
Belinda Balluku

TIRANË- Belinda Balluku ka përmendur një sërë arritjes gjatë punës së saj, nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e deri te aeroportet. Gjatë fjalës së saj, Balluku falenderoi stafin dhe kryeministrit Edi Rama për mbështetjen dhe besimin e tij në gjithë këto vite. Ajo theksoi se vendimi i kryeministrit për t’i dhënë besimin Enea Karakaçit është zgjedhja me e mirë ndonjëherë.

Bashkë kemi transformuar sektorin energjetik. Pavarësisht situatave vetëm lajme të mira vijnë nga ai sektor dhe duket e pabesushme që një grusht njerëzish ia kanë dalë të ndryshojnë në katërcipërisht situatën. Kemi rritur ndjeshëm kapacitet prodhuese të vendit tonë duke diversifikuar portofolin, Kemi arritur të ngremë bursën e parë shqiptarë energjetike. Kemi arritur të edukojmë qytetarët me eficencën energjetike i kemi bërë pjesë të politikave tona.

Dhe shumë prej tyre kanë kuptuar që nuk vlen vetëm të prodhosh por edhe ta ruash. Kemi kapërcyer situata problematike si ajo e 2022, kemi bërë bizneset shqiptare pjesë të tryezave për këtë sektor. She Shqipëria ndodhet në një stad të avancuar të negociatave në këtë sektor, dhe kjo falë jush. Ju duhet të ndjeheni krenarë, për transformimin e aeroportit të Tiranës dhe po ashtu edhe aeroportin e Vlorës dhe dje pashë që ishte hapur thirrja për punonjësit e parë. Kemi ndërtuar rrugë dhe autostrada moderne , tunele që nuk do t’i shkatërrojë as pika e ujit që tashmë zë vend në të gjitha portalet kur shiu fillon të bjerë.

Asgjë nuk do të fshijë punën tuaj. Falënderoj zotin Rama për të gjithë mundësinë që më ka dhënë këto vite dhe shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit. Shihet se si frymëzohen njerëzit që punojnë me ty, se si i jep besim Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe me thënë të drejtën është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues të aftë, njerëz që e duan Shqipërinë, sakrifikojnë pa asnjë dyshim për të mirën e madhe”, tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Balluku: 300 apartamentet bashkë me limuzinat dhe jahtet janë pjesë e gjyqit publik

'Nuk do më gjeni që unë të përmend prokurorë
Foto ilustruse

TIRANË- Belinda Balluku ka deklaruar se prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku u shpreh se hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e ka penguar kurrë as në pozicionin e saj si ministër apo si qytetare e republikës.

Ajo tha se akuzat se ka 300 apartamente e jahte janë të pavërteta. Sipas saj, të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, ndërsa shtoi se ka ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton, për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë

”Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e repiblikës. Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300 as 30 apartamente.

Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike. Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”, tha Balluku./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

'Të vërtetën time do ta nxjerrë në dritë'/ Balluku: Nuk kam për ta penguar kurrë Drejtësinë

'Nuk do më gjeni që unë të përmend prokurorë
Belinda Balluku

TIRANË- Belinda Balluku ka deklaruar se nuk e ka për ta penguar kurrë Drejtësinë. Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se i vjen keq që situata e saj ka ngarkuar qeverinë me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që ka sjellë.

Balluku tha se është mësuar që e vogël të përballet me gjyqin publik. Në fund, ajo tha se do të vijoj rrugëtimin e saj politik por edhe personal për të nxjerrë të vërtetën në dritë.

'Ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqin publik, se jam mësuar që e vogël. Unë di të bëj punën time, secili ka mënyrë e tij, jam munduar të bëj më të mirën. As nuk e kam penguar dhe as do e pengoj kurrë drejtësinë. Më vjen keq që situata ime ka krijuar vonesa në procese jetësore të ministrisë, më vjen keq që kam ngarkuar qeverinë me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që ka sjellë.

Më vjen keq që është ndikuar qetësia juaj personale për ditët e humbura në procese që duhen çuar përpara. Detyra që Enea ka, është që me ju në krah me një skuadër të jashtëzakonshme që kjo ministri ka, unë mendoj se ju do e kapërceni këtë situatë, duke më lënë mua të vijoj rrugëtimin tim politik por edhe personal për të nxjerrë një të vërtetë në dritë,' tha Balluku./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

'Nuk do më gjeni që unë të përmend prokurorë apo gjyqtarë'/ Balluku: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin

'Nuk do më gjeni që unë të përmend prokurorë
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit të saj Enea Karakaçi. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku ka folur në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj saj. Balluku ka deklaruar se reforma e re në Drejtësi duhet që të jetë frymëzimi i këtij vendi. 

Ndërkohë që ajo ka theksuar se vetë nuk ka për të përmendur prokurorë apo gjyqtarë në mënyrë që t'i anatemojë ata në punën e tyre. Më tej, Balluku ka theksuar se ata duhet që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, njësoj siç ajo ka bërë punën e saj. 

'Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në bankete mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi. Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistent në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur.

Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS-së, si një produkt i një Shqipërie europiane, duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për këtë vend, pasi kjo reformë u krye për të kthyer besimin e qytetarëve tek një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Unë besoj tek kjo drejtësi dhe nuk do të më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur ajo godet kundërshtarët e mi politikë, pasi unë nuk kam kundërshtarë të tillë, dhe as ta anatemoj kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi besoj se ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë, dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjykata publike, nga gjysmë të vërteta apo nga gënjeshtra. Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyq publik,' tha Balluku./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj