LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim, procedohet vëllai i viktimës! Gjenden mjetet e arratisjes

• Dinamika e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku viktimë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosur mbeti Kostandin Vogli, është zbardhur. • Bëhet me dije, se gjashtë persona janë përfshirë në sherr: Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla. • Gjashtë personat kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta. • Gjatë konfliktit të dhunshëm, viktima, Rexhep Ismaili, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt. • Më pas, Lulzim Tabaku, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Rexhep Ismailit, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli. • Pas ngjarjes, të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. • Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili, ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. • Po ashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve. • Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, Lulzim Tabaku. • Ndërsa, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje. • Ndërkohë janë shpallur në kërkim Lulzim Tabaku dhe grupi i tij, si dhe është proceduar vëllai i viktimës. • Sakaq, Policia po vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes si dhe kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.

11 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim, procedohet vëllai i viktimës

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me
Elidon Çela

SARANDË- Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Qafë Gjashtë të Sarandës, ku viktimë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosur mbeti Kostandin Vogli. Çela bën me dije, se gjashtë persona janë përfshirë në sherr: Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla.

Sipas deklaratës së Çelës, gjashtë personat kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta. Gjatë konfliktit të dhunshëm, viktima, Rexhep Ismaili, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt.

Më pas, Lulzim Tabaku, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Rexhep Ismailit, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli.

Çela deklaron gjithashtu, se pas ngjarjes, të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili, ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve. Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, Lulzim Tabaku.

Ndërsa, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje. Ndërkohë janë shpallur në kërkim Lulzim Tabaku dhe grupi i tij, si dhe është proceduar vëllai i viktimës. 

Deklarata e plotë e drejtorit të policisë Vlorë

Jam sot këtu për të informuar opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së ndodhur rreth orës 21:30 të datës 07.05.2026.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. I., (Rexhep Ismaili) ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K.V. (Kostandin Vogli).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes.

Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim ky shtetas do t’u nënshtrohet procedurave penale.

Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit:


L.T., Lulzim Tabaku

I.C., Idriz Çela

E.M., Eljo Muço

K.V., Kostandin Vogli

M.A  Marjo Agalliu

dhe E.Sh. Ermal Shkalla

kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.

Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima, Rexhep Ismaili, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt,

Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi Lulzim Tabaku, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Rexhep Ismaili, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Gjithashtu gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi Kostandin Vogli.

Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi Hajredin Ismaili, ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi Lulzim Tabaku. Po ashtu, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:

Lulzim Tabaku, 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

I. C., 40 vjeç, E. M., 19 vjeç, K. V., 31 vjeç, M. A., 22 vjeç dhe E. Sh., 21 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Si dhe u proceduar penalisht shtetasi H. I. (Hajredin Ismaili) 60 vjeç, vëllai i viktimës.

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes si dhe kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, duke dhënë çdo informacion të vlefshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për parandalimin e veprimeve të paligjshme.

Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Molla e sherrit” ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili/ Dalin FOTOT e 50-vjeçarit Viktor Ruçi

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me
Viktor Ruçi

SARANDË- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Viktor Ruçi, i cili konsiderohet si "olla e sherrit” ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur pas një konflikti mes Kostandin Voglit dhe Viktor Ruçit.

Dyshohet se Vogli kishte thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Ruçin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka nisur konflikti fizik me sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve. Sipas hetimeve të deritanishme, Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë duke e vrarë atë. 

Ndërkohë, sot Kostandin Vogli është vetëdorëzuar në polici dhe është transportua në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Ai pritet të transferohet në Vlorë për trajtim më të specializuar dhe për arsye sigurie. Viktor Ruçi, i njohur edhe si “Tori Ruçi”, është nga Tepelena dhe banon prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Sipas raportimeve, ai ka precedentë penalë dhe është përmendur më herët në hetime që lidhen me trafik droge. Sakaq, Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë./Dosja.al

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e biznesmenit 66-vjeçar në Sarandë/ Shpallet në kërkim një nga autorët e dyshuar! Kush është Tori Ruci, nën hetim për trafik droge

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku viktimë mbeti, biznesmeni Rexhep Ismaili. Bëhet me dije, se policia ka shpallur në kërkim një tjetër autor të dyshuar të ngjarjes, 50-vjeçarin Tori Ruci, i njohur edhe me emrin Viktor Ruci.

50-vjeçari, Tori Ruci (alias Viktor Ruci), me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës, rezulton me precedentë penalë dhe nën hetim për trafik droge. Konflikti dyshohet, se ka lidhje me mosmarrëveshje pronësie për një lokal në zonën bregdetare, ku më herët ka pasur përplasje mes Rucit dhe një prej personave të përfshirë.

Sipas hetimeve paraprake, grupi kishte shkuar në karburant pasi dyshohej se Ruci ndodhej aty në atë moment. Situata është tensionuar kur Rexhep Ismaili ka ndërhyrë për të shmangur përplasjen.

Si ndodhi vrasja e Ismailit?

Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë ka ndodhur pas një tentative për të rrëmbyer një person tjetër. Mësohet se, rreth 10 persona kanë mbërritur në lokalin e karburantit në pronësi të Ismailit duke kërkuar një individ me të cilin kishin konflikte pronësie. Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës, duke deklaruar se personi që ata kërkonin ishte 'në shtëpinë e tij' dhe nuk mund të prekej. Pas kësaj mbrojtjeje, situata ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës, duke i marrë jetën pronarit të pikës. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kanë braktisur aty një prej automjeteve të tyre. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e grupit të përfshirë, duke u bazuar edhe në mjetin e mbetur në vendngjarje./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Vrasja në Sarandë/ 10 persona shkuan për të rrëmbyer një person në lokalin e tij, Ismaili ndërhyri për t'i ndalur

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me
foto nga vendngjarja

SARANDË-  Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë një natë më parë, duket se ka ndodhur pas një tentative për të rrëmbyer një person tjetër. Mësohet se, rreth 10 persona kanë mbërritur në lokalin e karburantit duke kërkuar një individ me të cilin kishin konflikte pronësie.

Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës, duke deklaruar se personi që ata kërkonin ishte 'në shtëpinë e tij' dhe nuk mund të prekej. Pas kësaj mbrojtjeje, situata ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës, duke i marrë jetën pronarit të pikës.

Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kanë braktisur aty një prej automjeteve të tyre. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e grupit të përfshirë, duke u bazuar edhe në mjetin e mbetur në vendngjarje.

Si ndodhi vrasja e Ismailit?

Vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në Sarandë ka ndodhur pas një tentative për të rrëmbyer një person tjetër. Mësohet se, rreth 10 persona kanë mbërritur në lokalin e karburantit në pronësi të Ismailit duke kërkuar një individ me të cilin kishin konflikte pronësie. Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës, duke deklaruar se personi që ata kërkonin ishte 'në shtëpinë e tij' dhe nuk mund të prekej. Pas kësaj mbrojtjeje, situata ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e armës, duke i marrë jetën pronarit të pikës. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kanë braktisur aty një prej automjeteve të tyre. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e grupit të përfshirë, duke u bazuar edhe në mjetin e mbetur në vendngjarje./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ Reagon Shoqata Çamëria: Rexhep Ismaili ishte zë i palëkundur i çështjes çame

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me
foto nga vengjarja

SARANDË-  Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur dje në Sarandë, ku humbi jetën Rexhep Ismaili. Shoqata shprehet se, Ismaili ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Më tej ata kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Viktima Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e shkuar, ishte kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë. 

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Nga debati për pronën te plumbat në lokal/ Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Rexhep Ismailit në Sarandë

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur rreth vrasjes së Rexhep Ismailit një natë më parë në Sarandë. Dyshohet se zanafilla e konfliktit ishte një konflikt pronësie mes dy palëve.

Mësohet se, ngjarja nisi kur një grup personash shkoi te karburanti i vëllezërve Ismaili për t'u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.

Sipas burimeve paraprake, situata u përshkallëzua kur nga ana e personave që ishin në lokal u nxorr një armë automatike. Në kundërpërgjigje, pala tjetër hapi zjarr duke lënë të vdekur Ismailin. Raportohet se ka të plagosur edhe nga radhët e autorëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

EMRI/ Ekzekutoi biznesmenin me plumb në kokë, identifikohet autori i vrasjes në Sarandë


SARANDË
- Lulëzim Tabaku është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit në Sarandë, 66-vjeçar Rexhep Ismaili. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të biznesmenit Rexhep Ismaili.

Fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj biznesmenit në Sarandë/ Policia jep detaje: Dyshohet edhe për një të plagosur

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me

SARANDË- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentati në sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari, Rexhep Ismaili. Blutë bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të viktimës. Sipas njoftimit të policisë, konflikti fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit. 

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se L. T. ka vrarë me armë zjarri Ismailin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me personin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt. Po ashtu, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e të plagosurit të dytë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt. Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ 66-vjeçari u vra brenda lokalit të karburantit të tij! Personat që ishin me biznesmenin iu përgjigjën autorit me automatik

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili. Mësohet, se pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit mbrëmjen e sotme dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj 66-vjeçarit. 

Ismaili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë, ku pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut i janë përgjigjur autorit me automatik. Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur tu shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ Autorët largohen pas ekzekutimit të biznesmenit, policia blindon zonën

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me
pamjet

SARANDË- Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë ekzekutuar me plumb në kokë pronarin e një karburanti Rexhep Ismaili. Bëhet me dije se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendngjarja.

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me

Viktima 66 vjeç, ishte një biznesmen i njohur në qytet dhe po ashtu kryetar i shoqatës “Çamëria”. Ismaili mori një plumb në kokë, ku si pasojë ka humbur jetën në vend./Dosja.al

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë meZbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me

2 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë, 66-vjeçari ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit/ Biznesmeni ishte në tavolinë me
 Rexhep Ismaili

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku viktimë mbeti Rexhep Ismaili. 66-vjeçari ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë. Ismaili ishte edhe pronar i një karburanti në zonën e Gjashës, ku edhe u qëllua me armë zjarri.

Biznesmeni ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit./Dosja.al 

vrasja ne sarande sarande rexhep ismaili

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj