LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë ishullin Kharg ku ndodhet 90% e naftës. Përgjigjet Irani: Do t'i kthejmë në hi objektet amerikane të naftës...

• Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se SHBA-të kanë shkatërruar plotësisht çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg të Iranit dhe paralajmëron se mund të goditet edhe infrastruktura e naftës. • Në përgjigje, Teherani paralajmëron se infrastruktura e naftës dhe energjisë që u përket kompanive që bashkëpunojnë me SHBA-të do të kthehet në hi nëse sulmohen objektet energjitike të Iranit. • Rreth 90% e eksporteve të naftës së Iranit kalojnë përmes këtij ishulli, duke e bërë atë një linjë jetike ekonomike për Teheranin. • Gjithashtu, ambasada e SHBA-ve në Bagdad është goditur nga një raketë. Sulmi erdhi disa orë pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në sulme në zonën e Bagdadit. • Tensionet në kryeqytet mbeten të larta ndërsa autoritetet amerikane dhe iraniane vazhdojnë të hetojnë shkallën e plotë të dëmit. • Kjo është hera e dytë që ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad sulmohet që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit. • Disa grupe të armatosura të mbështetura nga Teherani, të bashkuara nën ombrellën e lëvizjes Rezistenca Islamike në Irak, kanë marrë përgjegjësinë për sulme të përditshme me dronë dhe raketa kundër bazave amerikane në rajon. Para sulmit, dy milicë të grupit Kataeb Hezbollah ishin vrarë; njëri prej tyre thuhet se ishte një “figurë kyçe” e rrjetit të lidhur me Teheranin. • SHBA pritet të dërgojë një njësi marinsash dhe më shumë anije luftarake në Lindjen e Mesme. Gjithashtu shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në Doha.

16 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme/ Mbi 3 mijë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i përplasjeve, mes tyre edhe fëmijë

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Foto ilustruse

LINDJA E MESME- Situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo poltike. Si paosjë e këtyre përplasjeve mes vendeve të Gjirit Persik dhe SHBA-së dhe Izrelit kanë humbur jetën qindra persona. CNN shkruan se që nga fillimi i luftës kanë humbur jetën 3 mijë persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak. 

Në Irani raportohen më shumë se 1,300 njerëz  të vrarë. Në Liban janë vrarë të paktën 826 njerëz, që kur Izraeli filloi sulmet ndaj vendit. Në mesin e të vdekurve janë 106 fëmijë. Në Izraeli janë vrarë 15 izraelitë që nga fillimi i konfliktit. Kjo përfshin nëntë që u vranë në një goditje direkte me raketë në një ndërtesë banimi në qytetin Beit Shemesh dhe dy ushtarë izraelitë që u vranë në jug të Libanit të dielën në mëngjes.

Ndërsa në SHBA janë vrarë gjithsej 13 anëtarë të shërbimit amerika, që nga fillimi i konfliktit, duke përfshirë gjashtë që humbën jetën kur avioni i tyre i karburantit u rrëzua në Irak të enjten. Gjashtë anëtarë të tjerë të shërbimit amerikan u vranë në një sulm iranian që goditi një qendër operacionesh të improvizuar në Kuvajt të dielën.

Në Irak janë vrarë, në Kuvajt kanë humbur jetën gjashtë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare e cila vdiq nga plagët e marra kur copëza ranë në një zonë të banuar më 4 mars. Ministria e mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha të martën se gjithsej gjashtë persona të kombësive të Emirateve, Pakistanit, Nepalit dhe Bangladeshit janë vrarë si rezultat i sulmeve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

U godit me raketa gjatë natës/ Ambasada e SHBA-së në Irak urdhëron amerikanët të largohen menjëherë nga vendi

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Foto ilustruse

SHBA- Ambasada amerikane në Irak ka urdhëruar qytetarët e saj të largohen menjëherë nga vendi. Mediat shkruajnë se ky paralajmërim ka ardhur, pas një sulmi me raketa në ndërtesën e ambasadës gjatë natës.

"Qytetarët amerikanë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë zgjedhjen e tyre, në dritën e kërcënimit të rëndësishëm të paraqitur nga grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin", tha ambasada./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Irani paralajmëron: Do t'i përgjigjemi çdo sulmi që synon objektet tona energjetike

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Abbas Araghci

IRAN- ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghci ka deklaruar se Irani do të sulmojë objektet e kompanive amerikane në Lindjen e Mesme, nëse infrastruktura e tij energjetike është në shënjestër. 

"Nëse objektet iraniane janë në shënjestër, forcat tona do të synojnë objektet e kompanive amerikane në rajon ose kompanitë në të cilat Shtetet e Bashkuara ata mbajnë aksione", tha ministri i jashtëm i Iranit.

Ai tha se vendi do të veprojë me kujdes në mënyrë që të mos synojë zonat me popullsi të dendur në sulme hakmarrëse. 

Përveç kësaj, mediat shkruajnë se Aragchi deklaroi se ndërsa ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk do të lejojë kalimin e cisternave të naftës dhe anijeve të armiqve dhe aleatëve të tyre. Rreth 20% e naftës në botë kalon përmes rrugës strategjike detare që lidh Gjirin me Oqeanin Indian./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani: Eksportet e naftës po vazhdojnë edhe pas sulmeve në Harg

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Foto ilustruse

Sulme me dronë dhe raketa goditën shënjestrat në Bagdad dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën, ndërsa lufta mes Iranit dhe koalicionit SHBA-Izrael po vazhdon të përhapë tensione në gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Teherani tha se eksportet e naftës nga terminali kryesor në ishullin Harg po vazhdojnë pavarësisht sulmeve amerikane atje. Një dron goditi kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad në mëngjesin herët të shtunën, sipas zyrtarëve të sigurisë në Irak. Në të njëjtën kohë, tym u pa duke u ngritur nga porti emiratas i Fuxhajra, pasi mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr pranë objekteve energjetike.

Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan se eksportet e naftës së papërpunuar nga ishulli Harg - terminali kryesor i naftës së Iranit - po vazhdojnë rregullisht, pavarësisht sulmeve ajrore të SHBA.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA citoi një zyrtar të lartë duke thënë se eksportet e naftës po vazhdojnë pa ndërprerje nga ky terminal strategjik në ishull, me gjithë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se forcat amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake iraniane atje.

Sulmi ndaj ishullit Harg shënon një zhvillim të madh në konfliktin që filloi më 28 shkurt, pas sulmeve të gjera SHBA-Izrael kundër objekteve ushtarake dhe bërthamore iraniane.

Trump deklaroi në platformën Truth Social se forcat amerikane kishin kryer “një nga bombardimet më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme”, duke goditur instalime ushtarake në ishull, ndërsa shmangën terminalet jetike të eksportit të naftës.

Komanda Qendrore e SHBA-së më vonë tha se forcat e saj kishin goditur më shumë se 90 objektiva ushtarake iraniane në ishullin Harg, duke ruajtur njëkohësisht infrastrukturën e naftës.

Ishulli Harg përpunon rreth 90 për qind të eksporteve të naftës së papërpunuar të Iranit, duke e bërë atë një nga objektet energjetike më strategjike dhe më të ndjeshme në rajon.

Trump paralajmëroi se SHBA-ja nuk do të vetëpërmbahet më, nëse Irani ndërhyn në transportin detar përmes Ngushticës së afërt të Hormuzit. Ai gjithashtu tha se marina amerikane do të fillojë së shpejti të shoqërojë anijet që kalojnë nëpër këtë ngushticë.

Kjo rrugë e ngushtë ujore zakonisht transporton rreth një të pestën e furnizimeve botërore të naftës me rrugë detare, por trafiku i cisternave është ndalur pothuajse tërësisht që nga shpërthimi i konfliktit.

Sulme në gjithë Lindjen e Mesme

Pavarësisht përballjes me fuqinë ushtarake më të madhe të SHBA-së dhe Izraelit, Irani ka vazhduar sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë në gjithë Lindjen e Mesme, duke synuar objekte energjetike dhe instalime ushtarake, sipas zyrtarëve rajonalë.

Tym u pa duke u ngritur nga porti Fuxhajras më 14 mars pasi mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr pranë instalimeve energjetike.

Autoritetet thanë se ekipet e mbrojtjes civile po punonin për të vënë nën kontroll zjarrin. Disa operacione të ngarkimit të naftës në port, një nga qendrat më të mëdha të furnizimit me karburant për anijet jashtë Ngushticës së Hormuzit, u pezulluan pas incidentit.

Ushtria iraniane kishte paralajmëruar më herët banorët në Emiratet e Bashkuara Arabe që të qëndronin larg zonave afër portit, duke thënë se ato mund të bëhen shenjestër.

Që nga fillimi i luftës, sulmet iraniane kanë goditur instalime energjetike në gjithë Gjirin Persik, përfshirë në Arabinë Saudite, Katar, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hamasi bën thirrje për përmbajtje
Ndërkohë, lëvizja islamiste palestineze Hamas bëri një thirrje të rrallë duke i kërkuar Iranit të mos i sulmojë shtetet fqinje të Gjirit, ndërsa mbështeti atë që e quajti të drejtën e Teheranit për t’u mbrojtur kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

“Derisa konfirmojmë të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t’iu përgjigjur këtij agresioni me të gjitha mjetet e mundshme në përputhje me normat dhe ligjet ndërkombëtare, lëvizja u bën thirrje vëllezërve në Iran të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje”, tha Hamas në një deklaratë.

Hamasi - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian - gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të “punojë për ndalimin” e menjëhershëm të luftës në vazhdim.

Sulme raketore në gjithë rajonin

Konflikti vazhdon të përhapet përtej kufijve kombëtarë. Një dron goditi kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad të shtunën, sipas zyrtarëve të sigurisë irakiane, duke shënuar sulmin e dytë ndaj misionit diplomatik që nga fillimi i luftës.

Zyrtarët e sigurisë thanë se droni goditi një platformë helikopterësh brenda kompleksit të fortifikuar të Ambasadës, megjithëse nuk ka raportime të menjëhershme për viktima.

Shpërthime tronditën edhe disa zona të tjera të Bagdadit, me sulme që synuan grupin proiranian Kataeb Hezbollah, duke vrarë dy anëtarë, përfshirë një “figurë kyç”, sipas burimeve të sigurisë.

Nuk është e qartë se kush i kreu këto sulme. Katari tha të shtunën se kishte interceptuar dy raketa iraniane mbi kryeqytetin Doha, pasi shpërthime u dëgjuan në qytet.

Turqia njoftoi se mbrojtja e NATO-s kishte interceptuar një raketë balistike të lëshuar nga Irani që kishte hyrë përkohësisht në hapësirën ajrore turke. Arabia Saudite raportoi se kishte rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar drejt mbretërisë më 13 mars./REL

2 MUAJ ME PARE

Përhapën lajme të rreme mbi luftën në Lindjen e Mesme, arrestohen 45 persona në Dubai

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Foto ilustruse

ARABIA SAUDITE- Policia e Abu Dhabit, kryeqyteti i Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi sot se kishte arrestuar 45 persona, përfshirë të huaj, për përhapje informacioni të rremë, mesazhe të regjistruara dhe video, ndërsa sulmet e Iranit në rajonin e Gjirit vazhdojnë.

Mediat shkruajnë se të arrestuarit akuzohen për filmimin e vendeve të ndryshme, gjatë incidenteve dhe postimin e përmbajtjes në rrjetet sociale. Ata gjithashtu dyshohet se përhapin informacione të pasakta, të afta për të ndikuar në opinionin publik dhe për të promovuar thashetheme./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Komanda e SHBA-së: Goditëm mbi 90 objektiva ushtarake në ishullin strategjik Kharg, momenti i bombardimeve

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

SHBA- Komanda Qendrore e SHBA-ve njoftoi se Amerika kreu sulme precize në shkallë të gjerë në ishullin strategjik Kharg të Iranit. Objektet e magazinimit të minave dhe depot e raketave ishin midis 90 instalimeve ushtarake të goditura.

“Forcat amerikane goditën me sukses më shumë se 90 objektiva ushtarake iraniane në ishullin Kharg, duke mbrojtur infrastrukturën e naftës”, tha CENTCOM.

Më parë, një zyrtar iranian tha se asnjë infrastrukturë nafte në ishull nuk u dëmtua. Gjatë sulmit ajror u raportuan gjithsej 15 shpërthime, por asnjë infrastrukturë nafte nuk u dëmtua, raportoi FARS, duke cituar burime në terren.

“Armiku u përpoq të godiste mbrojtjet e ushtrisë, bazën detare Joseon, kullën e kontrollit të aeroportit dhe hangarin e helikopterëve të Kompanisë së Naftës së Shelfit Kontinental”, tha agjencia.

Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten se do të godiste infrastrukturën e naftës në qendrën e Ishullit Kharg të Iranit nëse Teherani nuk do të ndalonte sulmet e tij ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, edhe IDF njoftoi se sulmoi qendrën strategjike të Agjencisë Hapësinore Iraniane dhe fabrikën e sistemeve kundërajrore./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Regjimi po i shkakton shumë vuajtje popullit"/ Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta kundër Iranit po hyn në një fazë vendimtare

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Israel Katz

IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se lufta izraelito-amerikane kundër Iranit po përshkallëzohet dhe po hyn në një fazë vendimtare që do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Ai shpjegoi se vendet po hyjnë në një fazë vendimtare të konfliktit, teksa regjimi iranian vijon t’i shkaktojë vuajtje popullit të tij. Katz konfirmoi gjatë deklarëtës televizive të transmetuara në mediat izraelite, se nuk do kishte tërheqje të aleancës SHBA-Izrael deri në eliminimin e rrezikut dhe rënien e regjimit të ajatollahëve.

“Po hyjmë në një fazë vendimtare të konfliktit, midis përpjekjeve të regjimit (iranian) për të mbijetuar, duke i shkaktuar vuajtje gjithnjë e më të mëdha popullit iranian dhe kapitullimit të tij”, tha Katz.

Që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, Teherani ka qëlluar më shumë se 100 raketa dhe 191 dronë drejt Bahreinit, duke shkaktuar 12 viktima civile, si dhe humbje në infrastrukturën e qytetit, përfshirë rafineritë e naftës dhe impiantet e ujit.

Një grua 29-vjeçare u vra në kryeqytetin Manama gjatë një sulmi që ministria e brendshme iraniane e quajti “provokues”. Ndërkohë, shumica e vendeve të Gjirit e kanë dënuar Iranin, por nuk i janë bashkuar publikisht operacioneve sulmuese ndaj tij, duke u shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në territorin e tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Postonin video të sulmeve dhe shpërndanin informacione të rreme, Emiratet e Bashkuara Arabe arrestojnë 45 persona

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

ABD DHABI- Policia e Abu Dhabit, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi sot se ka arrestuar 45 persona, përfshirë të huaj, pasi akuzohen për përhapjen e informacionit të rremë dhe postimit në rrjetet sociale të videove të sulmeve me raketa dhe dronë në vend.

"Të arrestuarit akuzohen për xhirim video të vendeve të ndryshme gjatë incidenteve dhe postim të përmbajtjes në faqet e rrjeteve sociale", tha policia për platformën X.

Gjithashtu pretendohet se ata përhapin informacione të pasakta, që të ndikojnë në opinionin publik dhe të nxisin thashetheme.

Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Al Shamsi, tha se këto krime dënohen me minimum një vit burg dhe një gjobë prej të paktën 100,000 dirhemësh (rreth 23,000 eurosh)./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

PAMJET/ Konfirmohet sulmi i parë ndaj Iranit nga një vend i Gjirit, raketa balistike u qëlluan nga një lëshues amerikan në Bahrein

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

SHBA- Rasti i parë i një sulmi ndaj Iranit nga një vend i Gjirit Persikar ku lëshohen nga territori i Bahreinit është konfirmuar nga. Shteti i vogël i Gjirit është vendi i ”Flotës së Pestë të SHBA-së”, një bazë që u sulmua nga Iran në ditën e parë të konfliktit.

Videoja nuk tregon qartë se kush lëshoi raketat, nëse forcat amerikane apo ato të Bahreinit, por ekspertët e mbrojtjes që analizuan pamjet thonë se të paktën një raketë u qëllua nga një lançues amerikan HIMARS. Qeveria e Bahreinit ka mohuar përfshirjen e saj në ndonjë operacion ofensiv dhe ka refuzuar të komentojë nëse video tregon operacione amerikane nga territori i saj.


Videoja u publikua më 7 mars pranë një zone banimi dhe aeroporti në veri të Bahreinit, duke treguar dy raketa që lëshohen drejt Iranit. Ekspertët e sigurisë Wes J. Bryant dhe Fabian Hoffmann vlerësuan se lëshuesi është një automjet M142 HIMARS i prodhuar në SHBA. Forcat amerikane kanë konfirmuar përdorimin e sistemit HIMARS në operacionet ndaj Iranit. Postimet nga CENTCOM e kanë përshkruar aftësinë e këtyre lansuesve si një “goditje të thellë kundër regjimit iranian”.

Që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, Teherani ka qëlluar më shumë se 100 raketa dhe 191 dronë drejt Bahreinit, duke shkaktuar 12 viktima civile, si dhe humbje në infrastrukturën e qytetit, përfshirë rafineritë e naftës dhe impiantet e ujit. Një grua 29-vjeçare u vra në kryeqytetin Manama gjatë një sulmi që ministria e brendshme iraniane e quajti “provokues”.

Ndërkohë, shumica e vendeve të Gjirit e kanë dënuar Iranin, por nuk i janë bashkuar publikisht operacioneve sulmuese ndaj tij, duke u shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në territorin e tyre. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, paralajmëroi fqinjët e tij që të kufizojnë bashkëpunimin ushtarak me SHBA, duke sugjeruar mbylljen e bazave për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme në rajon.

"Unë rekomandoj që t'i mbyllin këto baza sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ata duhet ta kenë kuptuar deri tani se pretendimi amerikan për vendosjen e sigurisë dhe paqes nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër", tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”/ Axios: Izraeli po planifikon ofensivë të madhe tokësore në Liban

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

IZRAEL- Izraeli po përgatitet për një operacion të gjerë tokësor në jug të Libanit me qëllim shkatërrimin e forcave të Hezbollahut në zonën në jug të lumit Litani, sipas gazetës amerikane Axios, që citon zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.

operacioni parashikon hyrjen e trupave izraelite në të gjithë territorin në jug të lumit Litani dhe eliminimin e infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në atë zonë. Zyrtarët e cituar nga media amerikane thonë se ky do të ishte operacioni më i madh ushtarak i Izraelit në Liban që nga lufta e vitit 2006.

“Ne do të bëjmë atë që bëmë në Gaza”, deklaroi një zyrtar i lartë izraelit për Axios, duke lënë të kuptohet për një ofensivë të ngjashme me operacionet e zhvilluara më parë nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Përgatitjet për këtë operacion erdhën pas një sulmi të Hezbollahut ndaj Izraelit, gjatë të cilit u lëshuan më shumë se 200 raketa drejt territorit izraelit. Sulmi, sipas zyrtarëve, dyshohet se është kryer në koordinim me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC)./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

SHBA bombardoi ishullin Kharg ku ndodhet 90% e naftës/ Përgjigjet Irani: Do t'i kthejmë në hi objektet amerikane të naftës në Lindjen e Mesme

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

IRAN- Ushtria iraniane ka njoftuar se do të shkatërrojë menjëherë të gjitha objektet e naftës, financiare dhe energjetike të lidhura me SHBA- në në Lindjen e Mesme, në përgjigje të kërcënimeve të Presidentit të SHBA- së Donald Trump kundër infrastrukturës së naftës së Iranit.

Ushtria iraniane, përmes zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm Qendror Haram al-Anbiya, i cili është pjesë e Gardës Revolucionare, tha se të gjitha objektet e naftës, financiare dhe energjetike që i përkasin ose bashkëpunojnë me SHBA-në do të shkatërrohen menjëherë dhe do të shndërrohen në "hi".

Njoftimi erdhi në përgjigje të deklaratave të fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili, përmes platformës Truth Social, njoftoi se forcat amerikane kishin shkatërruar të gjitha objektivat ushtarake në Ishullin Kharg, një qendër strategjike nafte për Iranin, dhe kërcënoi të shkatërronte infrastrukturën e naftës atje nëse Irani vazhdonte të bllokonte transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars të Iranit, asnjë infrastrukturë nafte nuk u dëmtua në bastisjet amerikane në Ishullin Kharg.

Më shumë se 15 shpërthime u raportuan në ishull, me tym të dendur që ngrihej pas sulmit të SHBA-së ndaj mbrojtjeve ushtarake, bazës detare Joseon, një kullë kontrolli aeroporti dhe një hangari helikopterësh, sipas burimeve në terren të cituara nga agjencia.

Kharg, i vendosur në pjesën veriore të Gjirit, rreth tridhjetë kilometra larg bregdetit iranian, është shtëpia e terminalit më të madh të eksportit të naftës në Iran, përmes të cilit kalojnë 90% e eksporteve iraniane të naftës.

Mes kërcënimeve të vazhdueshme midis dy vendeve, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bayer Ghalibaf paralajmëroi të enjten se Irani do të heqë dorë nga çdo përmbajtje nëse SHBA-të dhe Izraeli sulmojnë ishujt e Iranit në Gjirin Persik, duke vënë në dukje se vendi është gati të mbrojë territoret e tij me çdo mjet./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Axios: Trump hodhi poshtë propozimin e Putinit për të transferuar uraniumin e pasuruar iranian në Rusi

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Donald Trump,  Vladimir Putin

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për të transferuar uraniumin e pasuruar të Iranit në Rusi, si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës kundër Teheranit. Sipas Axios, Putin e bëri propozimin në një telefonatë midis dy udhëheqësve këtë javë, por presidenti amerikan e hodhi poshtë atë.

Në teori, propozimi i Putinit mund të lehtësojë heqjen e rezervave bërthamore të Iranit pa dërguar trupa amerikane ose izraelite në terren. Rusia më parë ruante uraniumin e pasuruar dobët të Iranit sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e bërë atë një nga vendet e pakta me kapacitet teknik për të pranuar materialin.

Sekuestrimi i 450 kilogramëve uranium të pasuruar 60%, i cili mund të shndërrohet në uranium të gradës së armëve brenda disa javësh dhe është i mjaftueshëm për të bërë më shumë se 10 bomba bërthamore, është një qëllim kyç i SHBA-së dhe Izraelit në kohë lufte.

Axios vëren se ai hodhi disa ide për t'i dhënë fund luftës SHBA-Iran gjatë telefonatës së tyre. Burimet thanë se nuk ishte hera e parë që ideja e uraniumit ishte ngritur.

Në raundin e fundit të bisedimeve para luftës, Irani e hodhi poshtë idenë e një transferimi dhe propozoi "hollimin" e uraniumit brenda objekteve të veta nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Është e paqartë nëse Irani do ta pranonte propozimin tani./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

SHBA godet ishullin iranian ku ndodhet 90% e naftës/ Trump: Eliminuam çdo objektiv ushtarak, këtë herë kurseva…Kalimi në Hormuz do fillojë shumë shpejt (VIDEO)

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump, duke folur me gazetarët dhe nëpërmjet një postimi në Truth Social, njoftoi se SHBA ka kryer një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke shkatërruar objektiva ushtarake në ishullin iranian Kharg, ndërsa paralajmëroi se lundrimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit  do të mbrohej me çdo kusht.

Menjëherë pas njoftimit të bombardimit të Kharg, Trump postoi një video në Truth Social që dyshohet se tregon bastisjet amerikane në ishullin iranian, duke përfshirë sulme ndaj objekteve të aeroportit dhe pistës. Shpërthime të mëdha dhe tym i zi janë të dukshme në të gjithë videot.

Në komentet para se të hipte në Air Force One, Presidenti Trump iu referua "sovranitetit" të SHBA-së në Iran, duke thënë se fuqia detare dhe ajrore e Iranit është dobësuar në thelb.

"Fuqia e tyre detare është zhdukur. Forca e tyre ajrore është zhdukur. Shumica e trupave të tyre janë zhdukur... Pothuajse gjithçka është zhdukur dhe do ta shihni", tha ai.

Trump tha gjithashtu se strategjia e SHBA-së në rajon mbetet vendimtare. Në veçanti, ai theksoi se SHBA-të janë në një pozicion për të dominuar dhe se shoqërimi i cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit do të fillojë shumë shpejt. Ai theksoi se situata në Iran po shkon shumë mirë dhe se SHBA-të janë në kontroll të plotë.

Trump postoi gjithashtu një mesazh në Truth Social, duke deklaruar se, sipas udhëzimeve të tij, Komanda Qendrore e SHBA-së kishte kryer një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme, duke goditur objektiva strategjike në ishullin Kharg të Iranit. Ai tha se forcat amerikane kanë armët më të fuqishme dhe të përparuara që bota ka njohur ndonjëherë.

Megjithatë, ai theksoi se nëse Irani ose dikush tjetër do të përpiqej të pengonte kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, ai do ta rishqyrtonte atë vendim. Ishulli Kharg është një shtrirje toke prej 5 miljesh larg bregdetit iranian që me sa duket kishte mbetur e paprekur gjatë dy javëve të para të luftës me Iranin. Ishulli kritik trajton rreth 90 përqind të eksporteve të naftës bruto të vendit.

Trump tha se qëllimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran mund të jenë paksa të ndryshme, ndërsa lufta SHBA-Izrael me Iranin hyn në javën e tretë.

"Epo, mendoj se ata mund të jenë paksa të ndryshëm, mendoj, janë një vend i ndryshëm nga ne. Por ai do t'ju tregojë, nuk ka pasur kurrë një fuqi si fuqia e Shteteve të Bashkuara", u tha Trump gazetarëve para se të hipte në Air Force One.

Kur u pyet nga gazetarët nëse ai flet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu çdo ditë, presidenti u përgjigj: "Unë flas me të shumë shpesh."

Trump përsëriti se qeveria iraniane nuk është në gjendje të mbrohet kundër Shteteve të Bashkuara dhe deklaroi se Irani nuk do të pajiset kurrë me armë bërthamore.

“Irani nuk do të kërcënojë kurrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindjen e Mesme dhe, në fakt, botën”, tha presidenti amerikan.

Postimi i plotë i Trump në Truth Social:

Pikërisht tani, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e SHBA-së kreu një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme, duke shkatërruar plotësisht çdo objektiv ushtarak në “xhevahirin” e Iranit, Ishullin Kharg. Armët tona janë më të fuqishmet dhe më të përparuarat që bota ka njohur ndonjëherë, por, për arsye të korrektësisë, unë kam zgjedhur të mos shkatërroj infrastrukturën e naftës së ishullit. Megjithatë, nëse Irani ose dikush tjetër përpiqet të pengojë kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, unë do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim.

Gjatë mandatit tim të parë, dhe duke vazhduar ta bëj këtë, unë e kam rindërtuar ushtrinë tonë në forcën më vdekjeprurëse, të fuqishme dhe efektive, deri tani, kudo në botë. Irani nuk ka aftësi të mbrohet nga çdo gjë që ne duam të sulmojmë. Nuk ka asgjë që ata mund të bëjnë për këtë! Irani NUK do të fitojë KURRË një armë bërthamore, as nuk do të ketë aftësinë të kërcënojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindjen e Mesme, apo, në fakt, botën! Ushtria iraniane dhe të gjithë ata që janë të lidhur me këtë regjim terrorist do të bënin mirë të dorëzonin armët e tyre dhe të shpëtonin atë që ka mbetur nga vendi i tyre, gjë që nuk është shumë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje./Dosja.al

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

2 MUAJ ME PARE

Kancelari Merz kërkon t’i jepet fund sa më shpejt luftës: Nuk i sjell dobi askujt, u shkakton dëm shumë njerëzve...

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Friedrich Merz

GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz tha Merz gjatë një takimi me kryeministrat e Kanadasë dhe Norvegjisë në Bardufoss, se po bëjmë çdo përpjekje t’i jepet fund sa më shpejt luftës.

"Të gjitha kanalet diplomatike po përdoren dhe shpresojmë se do të gjejmë mënyra për ta përfunduar këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo nuk i sjell dobi askujt dhe u shkakton dëm shumë njerëzve — duke përfshirë edhe neve ekonomikisht”, shtoi ai, kur u pyet nëse mbështet gjithashtu që evropianët të flasin drejtpërdrejt me Iranin.

Merz: Nuk jemi dhe nuk bëhemi pjesë luftës

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre nuk planifikojnë aktualisht asnjë përfshirje të vendeve të tyre në luftën e SHBA‑së dhe Izraelit kundër Iranit.

"Në këtë moment, nga këndvështrimi im nuk ka asnjë arsye për të marrë në konsideratë sigurimin ushtarak të rrugëve detare,” tha Merz në Andoya të Norvegjisë, kur u pyet nëse Gjermania mund të merrte pjesë në sigurimin e ngushticës së Hormuzitpër transportin detar.

"Dua ta them edhe një herë shumë qartë: Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe nuk duam të bëhemi pjesë e saj. Për këtë arsye të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”

Merz bashkë me kryeministrat e Norvegjisë dhe Kanadasë vizituan një stërvitje të madhe të NATO‑s në Norvegji. Me këtë rast ata riafirmuan gatishmërinë e tyre për mbrojtjen ushtarake të rajoneve veriore./DW

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Konflikti në Lindjen e Mesme, Teherani godet ambasadën amerikane në Irak

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

SHBA- Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës. Raportimet fillestare tregojnë dëme, por pa detaje të qarta, ndërsa nuk përjashtohet që një dron të ketë qenë i përfshirë në sulm.

Reuters raportoi se raketa goditi ndërtesën e ambasadës, duke shkaktuar trazira të gjera, por pa specifikuar ashpërsinë e dëmit. Ndërsa, Associated Press raportoi se raketa goditi konkretisht helipadën e kompleksit. Ndërkohë, burime të cituara nga AFP thanë se një dron mund të ketë goditur edhe ambasadën.

Sulmi erdhi disa orë pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në sulme në zonën e Bagdadit. Tensionet në kryeqytet mbeten të larta ndërsa autoritetet amerikane dhe irakiane vazhdojnë të hetojnë shkallën e plotë të dëmit dhe origjinën e sulmeve.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion mbi gjendjen e kompleksit të ambasadës dhe çdo viktimë ose lëndim. Komuniteti ndërkombëtar po monitoron zhvillimet me shqetësim, pasi sulme të tilla kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet diplomatike dhe ushtarake në rajon./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Irani është plotësisht i mundur", Trump: Po kërkon me ngulm një marrëveshje

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi mbrëmjen e së premtes se Irani është plotësisht i mundur dhe se po kërkon me ngulm arritjen e një marrëveshjeje, por sipas tij Irani vetë nuk është i interesuar për një të tillë. Deklarata erdhi rreth dy javë pasi shpërtheu lufta që përshkallëzoi tensionet në Lindja e Mesme.

Trump gjithashtu tha në postimin e tij, se mediat e lajmeve të rreme e urrejnë të raportojnë se sa mirë ka performuar ushtria amerikane kundër Iranit.

“Mediat e lajmeve të rreme e urrejnë të raportojnë se sa mirë ka performuar ushtria amerikane kundër Iranit, i cili është plotësisht i mundur dhe kërkon një marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shkroi Trump në platformën Truth Social, pa dhënë më shumë detaje./Dosja.al

Sulmohet ambasada amerikane në Bagdad/ SHBA-të bombardojnë

lufta ne lidnejn e mesme shba iran izrael

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën