Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Këngëtari shkodran Ademir Fresku ka mbetur i plagosur ditën e sotme në supermarket. • Fresku është qëlluar me thikë disa herë nga një 50-vjeçar me emrin Gjergji Dardha pranë teatrit Migjeni në Shkodër. • Shkaku i plagosjes ka qenë kërkesa e këngëtarit për 50-vjeçarin që të mos shkelte më në lokalin e tij. • Kjo kërkesë ka ardhur pasi Dardha ka shkuar disa herë në gjendje të dehur në lokalin në pronësi të Freskut. • Pas plagosjes 30-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. • Ndërkohë që autori është prangosur dhe shoqëruar në komisariat.
4 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Sherri mes këngëtarit Ademir Fresku dhe Gjergji Dardhës ka nisur pasi 50-vjeçari shkonte në lokalin e këngëtarit i dehur. Kjo ka qenë arsyeja që Fresku i ka kërkuar Dardhës që të mos shkel më në lokalin e tij.
Por kjo nuk është pritur mirë nga 50-vjeçari, i cili pas disa debatesh ka nxjerr një thikë dhe ka qëlluar këngëtarin disa herë. Fresku është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
SHKODËR- Autori i plagosjes së këngëtarit Ademir Fresku në Shkodër është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se autori është një 50-vjeçar, i cili është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë që Fresku është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij. Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
SHKODËR- Personi i plagosur me thikë ditën e sotme në Shkodër është këngëtari Ademir Fresku. Mësohet se Fresku ka mbetur i lënduar, pranë teatrit Migjeni në Shkodër.
Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i plagosjes. Fresku është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, pas një konflikti pranë Teatrit Migjeni.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku dhe ka marrë mjekim. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.