All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre Xhevdet Plaku, dhe një i përfshirë në vrasje në Shkodër (EMRAT)

• Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në Durrës. • Në kuadër të këtij aksioni, policia bëri me dije se janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre të cilësuar me rrezikshmëri të lartë. • Në pranga janë vënë Xhevdet Plaku, Flobens Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit". • Xhevdet Plaku i njohur dhe si "Akili", u arratis në janar të këtij viti nga burgu i Ankonës në Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge. • Ai vu në pranga në një restorant në Gjirin e Lalzit, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. • Në një deklaratë për mediat, policia e Durrësit bëri me dije se kishin marrë informacione se një grup personash po qëndronin në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe se ishin të armatosur. • Forcat speciale kanë ndëryrë në mënyrë të menjëhershme dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tyre. • Flobens Meçja alias Gega alias Drini, 43 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi në korrik të 2024, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. • Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë gati për qitje. • Voltan Xhani, 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi në shtator të 2024, Gjykata e Shkodrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. • Jugert Xhani, 35 vjeç, ishte në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.• Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. • Gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U arrestua sot/ Kush është Flobenc Meçja, i njohur nga operacioni 'Plumbi i Artë', Franc Çopja i ofroi 5 mln euro...

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre
Flobenc Meçja
All - Paragraf - 1

DURRËS- Flobenc Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë operacionit policor Enigma në Durrës, teksa ndodhej në tavolinë me shumë të kërkuarin tjetër të policisë Xhevdet Plaku. Në njoftimin e Policisë, Meçja ishte shpallur në kërkim nga SPAK pasi ndaj tij u cakutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Sipas Policisë, gjatë arrestimit iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Emri i 43-vjeçari nga Shkodra ka dalë fillimisht në operacionin “Plumbi i Artë”. Flobenc Meçja është zbuluar nga disa biseda që ka kryer me Franc Çopjan, i cili i ofron 5 milion euro për vrasjen e Erion Alibejt, i njohur me nofkën “Krymi”. Çopja i ofron nga 1 milion Euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe shtetasit Ilir Lloshi, të cilit i referohen me pseudonimin ‘Liçe’, ku Flobenc Meçja është shprehur i gatshëm të kryejë vrasjet.

1 VITE ME PARE

Oraganizoi dhe porositi vrasjen e Elis Roshkodolit në Shkodër/ Arrestohet Voltan Xhani dhe vëllai i tij nga operacioni policor 'Enigma' në Durrës

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre
Foto ilustruese

DURRËS- Voltan Xhani, personi që u arrestua ditën e djeshme në Durrës, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024. 39-vjeçari Xhani konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë. Mbi të rëndojnë veprat penale  “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodolit.

Bashkë me Voltan Xhanin, është arrestuar dhe vëllai i tij, Jurgert Xhani, ndaj të cilit tashmë është hapur dosje hetimore për akuzën e “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Vrasja e Elis Roshkodolit

Viktima ishte person i njohur për autoritetet vendase dhe të huaja. Ka dyshime që 36-vjeçari ka qenë pjesë e grupit të Bajrave në Shkodër dhe ka kryer disa 'punë' për ata. Në dritë ka dalë dhe një ngjarje e ndodhur në vitin 2010 në Shkodër ku është plagosur Hysni Bregu. Plagosjen e ka kryer Roshkodol, për arsye që ende nuk janë zbuluar ndërkohë që Bregu është babai i 'të fortit' të Shkodrës, Barush Bregu.

Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Belgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë. Po në Belgjikë, Roshkodoli dyshohet se ka plagosur një tjetër shkodran me mbiemrin Shema. Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Pamjet nga operacioni policor 'Enigma'! Ja momenti i arrestimit të shtatë personave në Durrës, me pjata në duar policia i shtrin në tokë

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre
Foto ilustruese

DURRËS- Pamjet e mëposhtme tregojnë operacionin policor të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Në kuadër të këtij aksioni, policia bëri me dije se janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre të cilësuar me rrezikshmëri të lartë. Në pranga janë vënë Xhevdet Plaku, Flobens Mecia, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit".

 

Xhevdet Plaku i njohur dhe si "Akili", u arratis në janar të këtij viti nga burgu i Ankonës në Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge. Në momentin e arrestimit, Plakut iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

1 VITE ME PARE

Operacioni Enigma në Durrës/ Drejtori i Policisë: U arrestuan 7 persona, 3 me rrezikshmëri të lartë shoqërore

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre
Vilson Bala

DURRËS- Drejtori i Policisë Durrës Vilson Bala ka dhënë detaje në lidhje me operacionin Enigma në Durrës, ku janë arrestuar 7 persona mes tyre dhe Xhevdet Plaku. Bala në një deklaratë për mediat ka theksuar se nga 7 personat e arrestuar, 3 janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Po ashtu gjatë operacionit të arrestimit të tyre, policia ka sekuestruar 4 armë zjarri me fishekë në fole gati për qitje.

 

Fjala e Plotë:

Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.

Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete. Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit. Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas. Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve. Theksojmë faktin se ky operacion është organizuar dhe zhvilluar në një kohë rekord, me profesionalizëm, duke u finalizuar me sukses pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë siç e citova dhe më lart, pasi 3 prej tyre i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje. Në këtë kuadër, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të përfshirë në këtë operacion. Duke përfituar nga rasti, dua të siguroj qytetarët e qarkut Durrës, se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për të goditur çdo veprimtari të kundërligjshme, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët nga mbarë bota, që frekuentojnë qarkun tonë.

1 VITE ME PARE

Operacioni në Durrës/ Bashkë me Xhevdet Plakun, arrestohen dhe 6 persona të tjerë, një prej tyre i përshirë në një vrasje në Shkodër (EMRAT)

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre
foto ilustruese

DURRËS- Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në Durrës. Në kuadër të këtij aksioni, policia bëri me dije se janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre të cilësuar me rrezikshmëri të lartë. Në pranga janë vënë Xhevdet Plaku, Flobens Mecia, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit".

Xhevdet Plaku i njohur dhe si "Akili", u arratis në janar të këtij viti nga burgu i Ankonës në Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge. Në momentin e arrestimit, Plakut iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi në korrik të 2024, GJKKO I ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë gati për qitje. 

Voltan Xhani, 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi në shtator të 2024, Gjykata e Shkodrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. 

Jugert Xhani, 35 vjeç, ishte në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje; 

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë,  pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

F. Q., 36 vjeç,  banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.” 

Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.“, njoftoi policia.

1 VITE ME PARE

U arratis nga burgu në Itali/ Arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës, i shumëkërkuari u kap me disa persona në një lokal

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre
xhevdet plaku

DURRËS- Xhevdet Plaku, i cili u arratis nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti, është arrestuar ditën e sotme në Durrës. I njohur dhe si "Akili" u vu në pranga në një restorant në Gjirin e Lalzit.

Në një deklaratë për mediat, policia e Durrësit bëri me dije se kishin marrë informacione se një grup personash po qëndronin në ambientet e një restoranti në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe se ishin të armatosur. Forcat speciale kanë ndëryrë në mënyrë të menjëhershme dhe kanë arrestuar 7 persona, mes tyre Xhevdet Plaku. 

Arratisja nga burgu i Ankonës në Itali

44-vjeçari Xhevdet Plaku, i njohur si kapo i drogës me 25 identitete është arratisur nga burgu në Itali. Ai u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat. 44-vjeçari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge.

Ai kishte për detyrë të pastronte kazermat e agjentëve dhe zyrat e menaxhimit dhe duke përfituar nga regjimi i paraburgimit të nenit 21, gëzonte lirinë e lëvizjes jashtë burgut pa shoqërim, deri kur doli një paradite të janarit të këtij viti për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më. Kur u krye kontrolli tre orë më vonë, Plaku nuk iu përgjigj thirrjes dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Ai dyshohet se është kreu i një bande shqiptarësh që trafikonin kokainë drejt Holandës dhe Belgjikës. Në Borghetto Santo Spirito (Savona), në qershor 2000, ai u arrestua për vrasjen e një bashkatdhetari, por u lirua në vitin 2014 dhe u zhduk. Më pas u rishfaq në Holandë, nga ku u ekstradua në Itali. 44-vjeçari është në kërkim edhe në Shqipëri, ku u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e një shqiptari tjetër në qershor 2003 në Durrës.

1 VITE ME PARE

RENEA dhe policia zbarkojnë në Durrës, zhvillohet operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë

RENEA blindon Durrësin/ Shtatë persona vihen në pranga, mes tyre
foto ilustruese

DURRËS- Një operacion policor po zhvillohet sot në qytetin e Durrësit. Sipas raportimeve, dhjetëra forca të policisë së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë kryer disa arrestime.

Operacionet u përqendruan në Shijak, Sukth dhe Durrës dhe synon kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për operacionin.

xhevdet plaku jurgen xhani voltan xhani operacion ne durres policia e durresit flobesn meçja

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj