LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Operacioni "Ura" u vonua për qëllime elektorale", Berisha nxjerr videon: "Treni bullgar" u aplikua në Elbasan, në lokalin e vëzhguesit të PS u gjetë materiale votimi

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu. • Berisha ka publikuar një video, e cila sipas tij tregon se fenomeni i njohur si "treni bullgar" është aplikuar gjerësisht në Shqipëri. • Ai tha se pamjet e videos që tregoi për mediat, ku shihen fletë dhe lista votimi janë filmuar në bar kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, i cili sipas tij është vëzhgues besnik i Partisë Socialiste. • Berisha tha se e vetmja zgjidhje për shqiptarët që të votojnë të lirë është krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja. • Ai u shpreh më tej se kanë qindra dokumente që vërtetojnë shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale. • Berisha tha gjatë fjalës së tij se grupet kriminale kanë mbledhur vota për shumë nga kandidatët e Partisë Socialiste në disa qarqe. • Më tej, kryedemokrati foli edhe lidhur me operacionin antidrogë "Ura" që u zhvillua në Itali dhe Shqipëri, ku në vendin tonë u godit grupi kriminal në Durrës. • Sipas tij, zhvillimi i këtij operacioni u vonua nga kreu i SPAK, Altin Dumani për qëllime elektorale dhe e akuzoi se ka mashtruar dhe Antimafian italiane.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Treni bullgar" në lokalin në Pekisht? Himçi: U gjetën para, karta dhe dokumente së bashku, këto janë pjesë e krimit elektoral në Elbasan

"Operacioni "Ura" u vonua për qëllime elektorale",
blendi himci

TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi tha sot në një deklaratë për mediat se në lokalin ku u gjetën materialet e votimit në fshatin Pekisht u gjetën lek, euro e paund.

 

Përveç parave, Himçi tha se mbi banakun e lokalit ishin dhe karta identiteti, patenta dhe dy dokumente, për të cilat nuk jepte dot detaje sepse janë pjesë e sekretit hetimor. Ai u shpreh se për këtë rast është njoftuar policia e shtetit dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit.

"Faktikisht, kemi thërritur policinë e shtetit, drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit, në lidhje me rastin në fjalë dhe kanë qenë të pranishëm policia e cila ka vepruar konform rregullave dhe kanë konstatuar siç e shikoni edhe lek të gjetura në banak, të cilit ishin lek, euro dhe paund. Po ta shikoni janë pjesë e krimit elektoral, sepse nuk ka kuptim që të qëndrojnë euro, paundë dhe lek në të njëjtën kohë në barin e një lokali. Këto janë ditën e sotme të konstatuar nga policia. Aty ka karta identiteti, patenta dhe dy dokumente të cilat nuk mund të sqaroj më konkretisht se janë pjesë e sekretit hetimor. Në pritshmëritë e personit për të provuar firmosjen, për të mësuar se si votohet, por nuk deklaron nëse janë fletë votimi të vlefshme, të printuara apo false. Nuk jep sqarim.", u shpreh Himçi.

1 VITE ME PARE

"Bota e krimit ka Ramën si kreun e organizatës", Berisha: Dumani e vonoi operacionin "Ura" për qëllime elektorale

"Operacioni "Ura" u vonua për qëllime elektorale",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi sot se fenomeni i njohur si "treni bullgar" është aplikuar në të gjithë Shqipërinë. 

Berisha tha gjatë fjalës së tij se grupet kriminale kanë mbledhur vota për shumë nga kandidatët e Partisë Socialiste në disa qarqe. Më tej, kryedemokrati foli edhe lidhur me operacionin antidrogë "Ura" që u zhvillua në Itali dhe Shqipëri, ku në vendin tonë u godit grupi kriminal në Durrës. 

Sipas Berishës, zhvillimi i këtij operacioni u vonua nga kreu i SPAK, Altin Dumani për qëllime elektorale dhe e akuzoi se ka mashtruar dhe Antimafian italiane. 

"Ai kurs, ai u zhvillua pikërisht për të mbuluar këtë. Se këto nuk ka sy që nuk i sheh që janë reale. Por partia e krimit, Edi Rama për t’i hapur rrugë, shteg ‘trenit bullgar’, krijoi disa fake fletë votimi, se gjoja do të mësonte socialistët si të votonin. Këto ishin thjeshtë për të maskuar këtë akt që kanë bërë. Bashkitë kanë shpërndarë fletët e votimit tek qendrat paralele të krimit ku janë dorëzuar, ose kuti të mbushura, ose treni bullgar, ka disa mënyra realizimi i tij..

...Tani siç e dini janë dy votime të veçanta. I diasporës është i veçantë dhe çdo votë është vlerësuar dhe do vlerësohet në përputhje me ligjin. E njëjta gjë do bëhet me procesin e përgjithshëm, por në aspekte të tjera. Ja për shembull, urdhëro. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se në dy qendrat ose janë vendosur kuti të mbushura paraprakisht, gjë që nuk mund të jetë pa shenja. Jo, nuk ndodh pa shenja. Ose pastaj është aplikuar ‘treni bullgar’. Por fletët e votimit nuk mund të jenë kurrë në këtë formë jashtë qendrës së votimit. Ato janë dhënë vetëm për këtë përdorim. Ndaj dhe është një damkosje, nuk është problemi këtu... Është absurde të mendosh se vetëm diaspora.

Çfarë do thoni ju për 20 mijë votat e ministrit të ardhshëm të brendshëm, Arkend Balla? Sa janë vota ato të qytetarëve?
A nuk është çdo votë krim aty? Po Ani Dyrmishi? Po grupi në Elbasan? Po grupi në Shkodër, Korçë, Vlorë e kudo? A nuk janë vota krimi këto? Çfarë përfaqësojnë këto, vullnetin e qytetarëve apo vullnetin e kriminelëve të mbrojtur nga Edi Rama dhe Altin Dumani? A nuk i denoncuam 30 herë Troplinët dhe Pojën si zotërit e Portit të Durrësit? Kush i mbronte ata? Vota në krim dhe krimi në votë, ju e dini, Altin Hajri ka marrë leje ndërtimi, personi në ndjekje. Poja disa, jo një. Ka çdo gjë të cilat groposen nga kriminelë të tipit Dumani dhe Edi Rama. Groposen...

Çfarë mendoni ju se Antimafia Italiane e ka bërë për qëllime elektorale vonimin? Jo, ia ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias Italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane si ordiner. Se kemi operacion tani, se na prish punë tani... Dhe Poja çau ferrën. Kush e njoftoi Elvis Doçin dhe të tjerët? Kush i njoftoi? Këtu janë të gjithë bashkë. Edhe ato shishet 36 mijë euro me kë i hapte Edi Rama? Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës, ky është Edi Rama.Por këto janë zgjedhjet. I them këto fjalë për të gjithë ata lakej që nga mëngjesi gjer në darkë bëjnë avokatinë e turpshme elektorale. Mercenarë të vërtetë të fjalës së lirë dhe moralit njerëzor. Bëjnë avokatinë e dhunimit të votës. Urdhëroni, ja ku është, faqezinj që dalin dhe mbushin studiot dhe xhepat për të bërë avokatinë e farsës së zgjedhjeve. Kjo është farsë, është turp për çdo komb, për çdo vend.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"Kemi qindra dokumente të shkatërrimit të procesit zgjedhor", Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja

"Operacioni "Ura" u vonua për qëllime elektorale",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen kurrë pasi sipas tij janë zhvilluar në mënyrë antiligjore. 

Berisha tha më tej se e vetmja zgjidhje për shqiptarët që të votojnë të lirë është krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja. Ai u shpreh më tej se kanë qindra dokumente që vërtetojnë shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale. 

"Krimineli në krye të bashkisë është mentori i kriminelëve të tjera për të realizuar ‘trenin bullgar’ në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Pra kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, të cilat kurrë nuk do njihen. Ata që mendojnë se mund të imponojnë qytetarëve shqiptarë në këtë mënyrë vullnetin e tyre dhe mund të qëndrojnë mbi karrige, gabojnë shumë shumë rëndë. Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë.

Ky është qëndrimi ynë. Ne kemi me qindra dokumente të pafundme të shkatërrimit, të shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale. Pra kjo është farsa e vërtetë elektorale dhe ne duam që shqiptarët të votojnë dhe të mos vuajnë farsën elektorale dhe pasojat e saj. Ne do qëndrojmë me të gjithë potencialin tonë, fuqinë tonë, që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë të një vendi dhe jo të përjetojnë farsa të turpshme elektorale që janë të njëjta me ato të Zimbabveve 30 vite më parë.
Besoj se e keni të qartë, e shihni vetë. Gjithçka janë rezultate të paracaktuara. Unë mund t’u them ju se do shihni kuti votimi në të cilat 200 fletë njëra pas tjetrës kanë të njëjtën palosje. Ose është ‘treni bullgar’ që është e njëjta gjë pastaj.", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit", Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi

"Operacioni "Ura" u vonua për qëllime elektorale",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu. Berisha ka publikuar një video, e cila sipas tij tregon se fenomeni i njohur si "treni bullgar" është aplikuar gjerësisht në Shqipëri.

Ai tha se pamjet e videos së mëposhtme, ku shihet fletë dhe lista votimi janë filmuar në bar kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, i cili sipas tij është vëzhgues besnik i Partisë Socialiste. 

Berisha: ‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty. Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.

Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur. Sot në mëngjes herë, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush.

Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit. Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293. Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh. Kjo është tavolina e krimit elektoral. Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj