6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Kuvendi i Shqipërisë mbyllet pas 12 orësh. Do rinisë nesër në orën 9 të mëngjesit. •Paradite, Kuvendi kaloi me procedurë të përshpejtuar ligjin për investimin në Portin e Durrësit që përmban 5 nene. Me 62 vota pro dhe 20 kundër, ky ligj kaloi me debateve të forta e përplasjeve maxhorancë-opozitë në Kuvend. •Të parët që debatuan ishin deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Alibeaj tha se nuk mund të kalohen 2 miliardë e 100 milionë euro pa diskutime. Balla iu kundërpërgjigj. •Debatet vijuan kur në foltore doli vetë kryeministri Edi Rama, i cili u përplas ashpër me Opozitën. Ai i konsideroi bedelë, të pafytyrë, të blerë nga Rusia dhe njerëz që nuk kanë dinjitet. Ramës iu kundërpërgjigj opozita nga vendi, teksa godisnin dhe me grushte tavolinën. • Buxheti i Shqipërisë ishte çështja që u komentua nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës për orë me radhë. •Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi atë si katastrofal ndërsa deputeti Dashamir Shehi tha se paratët u merren të varfërve duke ia dhënë të pasurve. • Pas debateve, nisi debati për buxhetin e vitit 2023. • Edhe nesër do të jetë e njëjta temë.
52 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Mbyllet pas 12 orësh, seanca e sotme maratonë e Kuvendit të Shqipërisë. Pas shumë debateve dhe përplasjeve për portin e Durrësit dhe projektbuxhetit të vitit 2023, duket se ende nuk kanë përfunduar. Nesër, Kuvendi do të mblidhet sërish që në orën 9.00 për të vijuar me debatin sërish deri në momentin e votimit.
TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 12 orë seancë plenare, deputetët e kanë zbrazur sallën e Kuvendit. I vetmi që kërkoi sqarim dhe informacion për kohëzgjatjen e seancës, ishte deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho. Ai u shpreh se nuk mund të vazhdojnë për kaq shumë, ndaj sygjeroi që do ishte më mirë që të ndërpritet seanca e të rinisë nesër. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i bëri të ditur se seanca do të vijojë deri në orën 24:00 dhe do të rinisë nesër në orën 09:00.
Edmond Spaho: Si do të vijojmë, deri në çfarë ore do vazhdojmë? Kanë dhe 60 deputetë për të folur, më mirë e ndërpresim dhe vijojmë nesër. Nuk na dëgjon njeri në orën 4 të mëngjesit, më mirë e ndërpresim.
Lindita Nikolla: Nuk ka vendosur askush, do vazhdojmë deri në orën 24:00, më pas do të vazhdojmë nesër në orën 09:00
TIRANË- Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se buxheti për vitin e ardhshëm është sa dyfishi i atij në 2013. Gjatë fjalës së saj, në seancën plenare ku po diskutohet projektligj “Për buxhetin 2023”, Balluku radhiti disa nga arritjet e Qeverisë. Ajo u shpreh se falë mburojës sociale që ka aplikuar qeveria, inflacioni nuk është reflektuar si në vende të tjera ku ka arritur edhe në dy shifra. Ndër të tjera, ajo iu drejtua opozitës duke i thënë se ata janë mërzitur nga fakti se në Portin e Durrësit do të investohen 2 miliardë euro.
'Ju flisni e flisni, ne dorëzojmë projekte, shtëpi, parqe fotovoltaike. Ju bëni sikur e keni harruar tërmetin, pandeminë, ndërkohë që kemi menaxhuar krizat, nuk kemi lënë pas dore projektet prioritare, reformat.
Synimi ynë kryesor është që ne të mbrojmë zhvillimin ekonomik, të gjithë ata qytetarë që janë angazhuar me punë në biznese të vogla apo të mëdha. Kemi arritur të mbajmë nën kontroll inflacionin, ndërkohë që në vendet e tjera është me dy shifra. Shifrat flasin vetë, pavarësisht çfarëdo balte që të hidhet. Buxheti mund të adresojë rritje, por jo dyfishim vetëm në 9 vite. Një buxhet prej 54.7 miliard lekësh është parashikuar për vitin 2023.
Të gjitha projektet e transportit rrugor që kanë nisur, dhe që janë projekte prioritare, do të vazhdojnë të financohen, pasi ne kemi marrë një angazhim që nuk do të krijojmë debite, e gjithë energjia e infrastuktura nuk ka debite më. Ky është parimi jonë, dhe jo hap e hap kantiere që lihen rrugëve. Ato që i keni pasur elektorale por që nuk arritët ti realizoni, dhe sot ju ha shpirti dhe i quani si afera korruptive.
Ju mërzit fakti që në Durrës do të investohen 2 miliardë euro, nuk e imagjinonit, por si do të vidhen këto para, kur i investon i huaji. Për herë të parë Shqipëria do të jetë aksionere me të drejta të plota. Ne jemi ata që po ringremë edhe njëherë hekurudhën shqiptare. Shqipëria do të ketë një tren shpejtësie që do të shkojë në pikat kyçe, aeroport, Tiranë dhe Port.'- u shpreh ministrja.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula bëri të ditur se do e falë kryeministrin Edi Rama, i cili e ofendoi ditën e sotme në Kuvend. Teksa mori fjalën në seancën parlamentare, Sula, iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, duke i thënë se është zhgënjyer nga ajo. Sipas deputetit, Nikolla duhet ta kishte dënuar këto fjalë që sipas tij fliten vetëm në rrugë.
'Sot më ke zhgënjyer totalisht, do të lutesha që herë tjetër kryeministri të mos përdorë atë fjalor që është për bandat e rrugëve. Ajo është gjuhë rrugaçësh, unë e fal kryeministrin, do tregohem si At Zef Pëllumbi.'- tha Sula.
Kreu i Qeverisë e quajti 'gjel deti Peqini' deputetin e Partisë Demokratike, teksa i bëri të ditur se ndodhet në Kuvend si pasojë e një aksidenti.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nuk e komentoi mirë deklaratën e ministres Milva Ikonomi për buxhetin e vitit 2023. Ai u shpreh se Qeveria ka arritur ta prishë atë. Më tej, ai shtoi se Rama ishte nervoz gjatë seancës së sotme në Kuvend, pasi ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako u rikthye në burg.
'Unë jam i lumtur dhe o zot jepi jetë kësaj qeverie se po të mos ishin këto do kishin vdek të gjithë shqiptarët. Kur kjo qeveri prishi dhe Milva Ikonomin, s'ka lënë gjë pa prish. Kryeministri tha gjeldet Peqini 8 herë. Faleminderit, më mirë gjel me shtyp apo pulë të shtypesh. Kryeministrit tonë i pjell gjeli flori. Pa atdhe, të pafytyrë tha, por kush janë? Ne opozita që s’vjedhim apo ministrat tuaj që janë në burg? I pafytyrë është ai që i tha të gjithë këto. Ishte shumë nervoz se Apeli sa i ktheu Bllakon në burg.
Jo mor jo ne jemi me fe, kurse ai kur i do qefi nxjerr flamurin. Ai është pa fe se burri dhe gruja kanë një fe, ai është pa fe dhe pa atdhe. Sigurisht u mallëngjeva për fjalët e ministres, kjo qeveri është e 42-it.- tha ndër të tjera deputeti.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, nuk i kurseu ironitë, kur tha se buxheti që po diskutohet sot është më i miri e se do i japë fund varfërisë në vend. Duke e quajtur Ramën 'mbret', Kryemadhi nga salla e Kuvendit, sërish me ironi tha se mediat e poshtra angleze po përpiqen të prishin imazhin e vendit dhe të kryeministrit dhe se shqiptarët në të vërtetë nuk ikin në Angli me gomone nga La Manche por me jahte për pushime.
'Diskutimet të japin ndjesi sikur kemi buxhetin më të mirë, unë do ta quaja planin marshall që u bë pas luftës së 2 botërore, ky buxhet që dëgjojmë sot më duket sikur shqiptarët jetojnë në një lluks të jashtëzakonshme. Ky është buxheti që ka rikthyer pagat më të larta, ka rritur pensionet, ka rritur cmimet më të larta. Mediat e poshtra angleze që shkatërrojnë imazhin e mbretit tona se jahtet me të cilat shqiptarët kalojnë La Manchin se s’janë gomone por jahte. Në fakt, nuk kisha ndër mend për të folur se e di që të gjitha fjalimet tona nuk i dëgjon njeri, janë disa kukulla që i përdor mreti për të bërë teatrin e tij. Kur e dëgjova sot kur artikulonte sesa i fyer ishte për padrejtësinë që iu ishte bërë për evazionin fiskal, ua rikujtoj:....
Te cështja e lekut i ka ngelur atij, se ka bërë këtë punë gjithë jetën, ka vjedhë ikona, identitete, emra, pafund. Dhe këtë histori e mendon dhe e ngren. Një gjë jam dakord për atë që tha mbreti, se prokuroria bën pazare. Por dhe ata të shkretët do duhet të bëjnë një viktimë, e kthyen Bllakon që të shpëtonin Veliajn. '-u shpreh Kryemadhi.
Me kërkesë të qeverisë Kuvendi votoi të mërkurën futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtetsa të larta dhe port jahtesh.
Qeveria solli në parlament një projektligj me 6 nene dhe një relacion, por jo tekstin e marrëveshjes mes Ministrisë së Financnave dhe tre kompanive; Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.
Projekt-ligji parashikon përjashtimin nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social. “Vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji”- thuhet në dokument.
Për realizimin e këtij investimi qeveria do t’i falë “Albanian Seaports Development Company” pronat e paluajtshme shtetërore ku do të ndërtohet.
Po ashtu qeveria merr përsipër dhënien e lejeve, licencave dhe akteve të tjera administrative të nevojshme për realizimin e projektit brenda një afati prej jo më shumë se 150 ditësh.
Në projektligj thuhet se së bashku me të janë edhe shtojcat e marrëveshjes, por deputetët e opozitës thanë se nuk është paraqitur asnjë dokument i tillë duke akuzuar qeverinë se po e mban sekret dhe po fsheh një aferë korruptive.
Kundërshtimi i opozitës për futjen e projektligjit me procedurë të përshpejtuar u përballë me një lum epitetesh fyesë dhe sharje nga kryeministri Edi Rama.
Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt, tha se ligji ishte me vlerën më të lartë që kishte kaluar në 30 vite demokraci nuk mund të miratohej brenda një jave pa transparencë. “Jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejt mund të kthehet në një aferë korruptive”- deklaroi ai në Kuvend, duke ngritur pyetje mbi faljen e tokës shtetërore.
“Jeni duke shitur diku tej 1 milionë metër katror në zemër të Shqipërisë”- iu drejtua ai kryeministrit Edi Rama dhe aludoi se shuma e madhe e parave do të mbyllë gojën e shumë deputetëve, analistëve e organizatave të shoqërisë civile.
Ndërsa ish- kryeministri Sali Berisha tha se porti i Durrësit po shkatërrohet për interesa të Aleksandër Vuçiçit.
“Prapa aferës së Durrësit qëndron Karriç, i sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe dhe që tani bëjnë biznes me holdingun e Emirateve të Bashkuara së bashku me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiç”- akuzoi ai në Kuvend.
Në replikë kryeministri Rama tha se investimi e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit në Mesdhe dhe se “nuk kemi kohë për të humbur se kemi më shumë se një vit që e negociojmë këtë kontratë”.
Rama i quajti opozitarët të “të pafytyrë”,”bedelë”, “pa fe”, “pa atdhe”, që sipas tij, akuzojnë “për pazar dhe për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës”.
Në relacionin shoqërues të projekt-ligjit bëhet një përshkrim i kushteve të marrëveshjes mes Ministrisë së Financave dhe kompanive investuese, ku bëhet e ditur krijimi i shoqërisë tregëtare “Albanian Seaports Development Company” me pjesëmarrës shtetin si partner.
Sipas qeverisë shteti do të ketë përfitim nga pjesëmarrja në këtë investim dhe do të ketë të mbrojtura kuotat e tij nga risku.
“Projekti i konceptuar si një projekt i integruar turistik do të bashkëzhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në Portin e Durrësit si dhe në Marinën e portit. Projekti do të zhvillohet në dy faza relativisht të ndara nga njëra-tjetra në hapësirë dhe në kohë, por që do të jenë të integruara në përfundim të projektit. Buxheti/kostoja e investimit të projektit është parashikuar të jetë €2,081,347,054”- thuhet në relacion.
Financimi i investitorit strategjik do të sigurohet, sipas relacionit, përmes kombinimit të: financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i; financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it; të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik; huamarrjes nga institucionet financiare, dhe investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i.
Për garancitë e investimit, marrëveshja parashikon që Eagle Hills t’i dorëzojë qeverisë shqiptare pasqyrën e vërtetuar të llogarisë së bankës, ku evidentohet se aksionariët ose ortakët direkt ose indirekt mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e projektit.
Në relacion parashikohet që marrëveshja për “Marinën Durrës” detyron investitorin strategjik që t’i paguajë shtetit një tarifë vjetore të barabartë me 2 për qind të xhiros vjetore që do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar./BIRN
TIRANË- Deputeti Dashmir Shehi deklaroi në seancën plenare se buxheti i vitit 2023 nuk është i jashtëzakonshëm. Shehi u shpreh se paratë për këtë buxhet mblidhen tek të varfërit dhe ua shpërndajnë të pasurve.
“Ky buxhet është rreth 5 miliardë dhe është më i madh sesa të vjetrit. Por kështu janë buxhetet, janë duke u rritur dhe në këtë rritje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ky buxhet ka në kurriz edhe një 500 milionë që u janë mbledhur shqiptarëve pas rritjes së çmimeve. Unë them se ata që kanë dëshirë për t’u marrë me filozofinë e buxheteve, duhet të dinë se kujt ia marrin paratë që bëhet ky buxhet, mblidhen nga të pasurit, nga të varfrit dhe nga ata që nuk kanë hiç? Bëni llogaritë nga ku merren këto para për buxhetin se kjo e bën ndryshimin. Ky buxhet mblidhet nga paret e fukarenjve nga rritja e çmimeve. Kush i pagoi këto? I pagoi çmimi i djathit, i qumështit. Ku shpërndahet ky buxhet, se mirë që mblidhet tek të varfërit se po të shpërndahej tek këta do ishte gjysma e së keqes. Për t’ja marrë, ua marrin të varfërve por ua shpërndajnë të pasurve. Askush nuk e përmend këtu se nga u shtuan paratë dhe për kë shkuan këto para. Unë një ide kam, që e kam thënë me vite. Hajde të rrisim rrogat e shqiptarëve se vetëm kështu, u japim njerëzve të përballojnë inflacionin e akumuluar prej 10 vitesh”- u shpreh Shehi.
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj mori sërish fjalën në Kuvend. Ajo ndërhyri pas përfundimit të debatit nga të pranishmit në seancë, për buxhetin 2023. Ministrja kërkoi nga deputetët që të bëjnë kujdes kur flasin dhe të mos thonë gjëra që nuk janë të vërteta.
'Buxheti dhe shpenzimet paguhen nga të ardhurat, që janë rritur 2fish. Janë rritur si pasojë e zgjerimit të bazës së tatim paguesve. 17% të të ardhurave tatimore mblidhen nga 2 mijë subjekte. Si i mblidhkemi ne këto para nga më të varfrit? Unë dua t'ju rikujtoj se rritja e të ardhurave ka qënë e lartë, rreth 35 mld lekë më shumë por rritja është 16% më shumë se viti i kaluar. Inflacioni mesatar për 10 muajt ka qënë 6.5%.Me gjithë rritjen e të ardhurave, që vijnë si pasojë e rritjes ekonomike, ne të gjitha këto të ardhura i kemi rishpërndarë, kemi rritur pensionet, ndihmën ekonomike, pagat. A do donim ti rrisnim me norma më të larta, sigurisht. është e pamundur që në një vit krize ti të marrësh vendime të nxituara. Këto vendime gjenden në programet e FMN. Ne sot jemi këtu për të mbrojtur buxhetin e vitit 2023.
Nuk mund të themi se ato qe paguhen më pak paguajnë më shumë. '- u shpreh Ibrahimaj.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga të pranishmit në Kuvend që të mos e lejojnë kryetarin e PD-së, Sali Berishën në sallë. Ai u shpreh se Berisha nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit pasi është person i shpallur non grata nga SHBA, Britania e së shpejti nga BE.
'Gjë tjetër nuk ke cfarë i bën. Është e pandershme për Kuvendin që një non grata, një person që figuron në fatura të aksionerit të Porto Montenegro, është një person non grata si Saliu dhe aq rëndë sa ai. Si ka mundësi që Saliu vjen në parlament dhe kundërshton një vendim që është i pastër nga fondi më i madh i investimeve. Për ata që kanë 2 pare mend, presidenti i emirateve të bashkuara meriton respektin e shqiptarëve se na është gjendur sa herë që kishim nevojë. Ky sulmon emiratet dhe kompanitë. Ndjesë por është e pamundur që të mos reagojmë të gjithë një zëri që Berisha të mos ketë më vend në këtë sallë, i shpallur non grata nga SHBA, Britania e mos u habisni dhe nga BE, ai po përdor këtë foltore për ta bërë pis.
Buxheti i fundit i Saliut është pak më pak se gjysma e këtij buxheti. Ky është buxhet lufte dhe për mburojë sociale, PS ka qënë dhe do mbetet partia e njerëzve në nevojë. Nëse nuk e miratoni shkoni dhe jepni llogari pensionistëve dhe familjeve.'- tha Balla.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka 'shpërthyer' në Kuvend me akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Duke folur nga foltorja e Kuvendit Balla tha se Berisha në kohën e luftës së Kosovës theu embargon e vendosur nga SHBA dhe furnizoi me armë liderin serb Sllobodan Millosheviçin. Kreu i Grupit të PS nuk u ndal në akuza ndaj kryedemokratit, të cilin e akuzoi dhe si ura lidhëse mes rusëve dhe Partisë Demokratike. Balla u shpreh se Berisha nuk ka burrëri dhe se ai është i gatshëm që të përballet me të në lidhje me akuzat për finacimet e pretenduara ruse në Partinë Demokratike në vitin 2017.
Taulant Balla: Personi që sapo foli është personifikimi i gjithë tradhëtarëve në 110 vitet e fundit. Në aspektin fizik ky është ai i 30 viteve të fundit nëse do të bëja pak anazlizë do të kujtoja se sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madha në krahun tjetër ka qenë Saliu që bënte çdo gjë për ta tradhtuaR Shqipërinë. Kur shqiptarët i kanë sytë në Kosovë në një situatë jo normale ju keni Saliun që del në protestë. Teksa Shqipëria mirëpret samitin më të madh në 6 dhjetor Saliun e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Vladimir Putin i ka shpallur luftë Europës Berishën e ke në të njëjten gjuhe me Lavrovin dhe Khamenin. Të njëtën gjë tha Saliu në anglisht për një media britanike, shqipëria është në rrezik. Disa prej jush nuk gjejnë dot forcën dhe flas për kolegë që janë të përkushtuar në integrimin eurio-atlantik, si ka mundësi që CIA struktura më e madhe e besueshme thotë në deklaratat e veta që PD-ja ka marrë para ruusë përmes një kompanie guackë dhe dy personave që kanë marrë punë publike në Rusi. Ju nuk keni lidhje ju që jeni në sallë. Donald Lu i vuri përpara dosjen dhe Saliu e kundërshtoi. A i kanë treguar SHBA se Sali Berisha është personi lidhës me rusëve dhe PD. Jam i gatshëm sa herë ai ka burrëri po ai burrëri nuk ka të përballem me këto dokumente që kemi. Sa herë që Shqipëria ka një çështje Sali Berisha është në anën e kundërt. Se si Sali Berisha theu embargon amerikane dhe furnizoi me armë Sllobodan Millosheviçin. Sipas Berishes dhe njeriut të Putinit, UÇK paska qenë një bandë dhe pas vrasjes ka trafikuar organet, e ka votuar Sali Berisha.Saliu thotë do t'i turrem institucionet, do t'i turrem Kuvendit.
Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë se do ta votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen. Berisha tha se me datën 12 nëntor, ditën kur ka thirrur protestën, do t'u bëhet gjyqin qeveritarëve në Tiranë.
'Boll është Boll! A janë të vërteta këto! Ansambli i vjedhjes është ky! Kanë bërë një akt të turpshëm. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. I merr ryshfetin dhe i tërheq mbështetjen. E kam burim të sigurtë. Një vendi me të cilin shqiptarët janë biznesmenë nja 50 mijë. Ndaj ikin shqiptarët se shohin se e keni bëri Shqipërinë një vend të pavlerë. Ndërsa për vete jetoni në luksin më të madh.’- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përfshi në një debat me kryeparlamentaren Lindita Nikollën. Teksa kjo e fundit i kërkoi që të mbyllte fjalën, Berisha e paralajmëroi se nëse do të vazhdojnë kështu, protesta e radhës do të jetë para parlamentit.
DEBATI:
Berisha: E turpëroni këtë vend, ndaj dhe ikin shqiptarët se e keni ofenduar dhe poshtëruar. Për këtë jetoni në luksin më të madh, udhëton ai si sulltan.
Nikolla: Mbaroi koha.
Berisha: Ku mbaroi koha, nëse vazhdoni kështu protesta e radhës do jetë para parlamentit. Dhe ju jeni bashkëvjedhëse nëse nuk e denonconi.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti buxhetin e paraqitur ditën e sotme në Kuvend, si katastrofë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se qeveria ka rritur taksa, nuk ka rritur pensionet dhe as pagat e qytetarëve. Më tej, kreu i PD-së, shtoi se Qeveria nuk ka mbaruar asnjë punë, veçse ka nisur ato që u lanë në vitin 2013.
'Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre. Për të dokumentuar këto, u bëj me dije qytetarëve se gjatë viteve 2005-20013 rritja ishte 530 miliard lekë, kundrejt vetëm 400 miliard rritja e 9 viteve. Borxhi publik kulmon me vjedhjen më të madhe, u rrit me 500 miliard lekë, borxhi publik në vitet 2005 -2013, u rrit me 300 miliard lekë. Rritja ishte 170 mld lekë më e madhe. Nuk është vetëm kaq. Ju rritët taksat, rritja juaj e taksave shkon 500 mln euro në vit. Në total, shkon 400 e 50, 4.5 mln euro. Ku janë këto? Ku shkuan këto para nëse me 500 milionë taksa në vit më pak me një borxh në 8 vite, vetëm 320 mld, u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, u ndërtuan 1 mijë e 300 shkolla e ndërtesa. U ndërtua Shqipëria dixhitale, me dhjetra e dhjetra, qindra rrjete kanalizimesh. U dyfishuan rrogat e pensionet, u dyfishua ndihma ekonomike. Cfarë u bë o zotëri, ku shkuan miliardat tuaja, a mund ta thoni? Ku avulluan ato, rrogat nuk u rritën, shqiptarët po vidhen, nga njerëzit më të paguar në Ballkan në atë më të ulët. Asnjë punë tuajën nuk i tregoni dot shqiptarëve, të gjitha janë vazhdime të punëve që ishin në ndërtim e sipër.
Ju ndërtuat 7 klm rrugë në autostradë, nga Aiba në Farkë, me çmim më të shtrenjtë. Si i ndërtuat? Vodhët me thes. Ju nuk keni një objekt tuajën, po nuk mohoj se përfundoi rruga Kardhiq Delvinë. Po si përfundoi? Ju 4-fishuat cmimin e saj se vodhët me thes, dhe tani nuk jeni ngopur. U ndërtua rruga Lushnje-Fier me 1.2 mln euro, Levan-Telepenë me 1.2 mln euro kilometri. Ky është buxhet katastrof. Bizneseve u morët 500 mln euro më shumë. '- tha Berisha.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste njëherazi dhe i deleguari i selisë Rozë në qarkun e Kukësit Pandeli Majko i ka 'tërhequr vëmendjen' qeverisë sa i përket invenstimeve në këtë qark. Majko tha se jo të gjithë invenstimet duhen bërë në qytetet e mëdha. Gjatë fjalës së tij në Kuvend Majko tha se qeveria nuk është fajtore për këtë gjendje në të cilën ndodhet vendi pasi sipas tij koha tregoi se dhe një bombë në Kiev ndikon në çmimin e bukës në Tirabnë. Në fund të diskutimit të tij deputeti socialist u shpreh pro buxhetit të vitit 2023 dhe deklaroi votën në favor të tij.
Pandeli Majko: Ka qenë dhe jam kundër ndarjes së Shqipërisë në jug dhe veri, kjo nuk është e vërtetë kur sheh punën e bashkisë Lezhë, investimet në qarkun e Kukësit lënë për të dëshiruar. Shpresoj shumë që dhe në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës të ketë fonde për zhvillimin. Viti 202 tregoi se një shpërthim në Kiev tregoi se ndihen në çmimin e bukës në Tiranë. Ne duhet ta kalojmë së bashku pavarsisht nëse i bërtasim fajësisë së qeverisë pa faj. Nëse në Tiranë flejnë ëndrrat për nesër në Kukës mundësia për mbijetesë. Unë do të votoj pro buxhetit të vitit 2023.
TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sygjeroi që modeli ekonomik i Shqipërisë të fokusohet tek prodhimi vendas. Gjatë seancës së sotme plenare, teksa po diskutohej për buxhetin e vitit 2023, Idrizi u shpreh se kriza ka treguar se vendi ynë nuk ka një model të qartë ekonomik. Ai shtoi se tashmë është koha që vendi ta shfrytëzojë krizën dhe të fokusohet më shumë tek prodhimi vendas.
'Ky është një moment i rëndësishëm se do ndikojë në ekonominë e vendit. A është buxheti më i mirë apo më i keq? Varet nga fanella që kemi veshur në sallë. Thelbin duhet ta kthejmë se kush është modeli ekonomik i Shqipërisë, avantazhet dhe disavantazhet. A kemi ne një model të tillë? Thelbësor është se sa zgjidh problemet e ekonomisë shqiptare, ne mbetemi një nga vendet më të varfra në Europë.
Sot jemi në kushtet e një krize, kemi një inflacion që është kancer i ekonomisë. Meqë familjet shqiptare harxhojnë për ushqimet, kjo krizë godet fort në cdo familje. Lufta nxori në pah rritjen e cmimeve. Ekonomia jonë është e varur nga importi, kriza tregoi se ne nuk kemi një model të qartë ekonomik. Kriza është një oportunitet i madh për ekonominë tonë. Shumë qeveri po e ndryshojnë strukturën e ekonomisë. Duhet ta bëjmë sot se nesër është vonë. Na duhet një model prodhimi i ndikuar nga prodhimi vendas.'- u shpreh Idrizi.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me demokratin Dashnor Sula. Në seancën e sotme plenare, Rama nuk u përmbajt, duke ofenduar me fjalë të rënda deputetin, i cili po ashtu nuk u kursye me fjalët. Kreu i Qeverisë e quajti 'gjel deti', teksa i bëri të ditur se ndodhet në Kuvend si pasojë e një aksidenti. Sula nga ana tjetër, dhe pse nuk dëgjohet qartë, iu drejtua kryeministrit duke i thënë se flet fjalë të ndyra, duke i thënë një fjalë jo të hijshme.
DEBATI:
Edi Rama: Pusho more gjel deti, pusho se nuk je në thesin e gjelave të detit të Peqinit këtu që flet me atë fjalor. Çoheni këtu në pikë të sabahur dhe ngrini e ulni të gjithë dynjanë. Je aksident këtu, nuk je në vendin tënd, mjer Shqipëria për ty dhe ata si ti.
Dashnor Sula: Nuk ke turp, vjen këtu dhe flet k**llëqe.
Edi Rama: Ne nuk jetojmë në hënë, ne jemi pjesë e asaj lufte të botës që Putini i ka hapur luftë, jo duke hedhur bomba tek ne, por duke luajtur përmes energjisë që dihet që është një armë më vete.
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi ditën e sotme se buxheti i shtetit për vitin 2023 do të ketë një fokus të madh për fermerët. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja deklaroi se bujqësia shqiptare ka treguar nivel të qëndrueshëm.
'Mbështetja ka qënë e kombinuar. Për energjinë elektrike është mundësuar gjysëm miliardi euro. Inflacioni pavarësisht rritjes që ka ndodhur sot mbetet më i ulëti në rajon. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të ulët në rajon. Ndërkohë që bujqësia shqiptare ka treguar nivel të qëndrueshëm.
Kemi vënë në dispozicion për fermerët 7.1 mld lekë. Ne jemi të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për sfidat që po kalon bujqësia. Për të rezistuar dhe përballuar shkëputjen e hallkave. Në bëjmë atë që themi. Me 14.2 mld lekë do financohen politikat e ministrisë së bujqësisë. Ne do mbështesim me 7.3 mld lekë për fermerët.'- u shpreh Krifca.

REPLIKAT NË KUVEND:
Vangjel Dule: Pse zoti Rama bën avokatinë e zotit Vuçiç? Jam në vijnë e parë për fqinjësinë e mirë, por kemi dhe vijat e kuqe. Cili është roli i kryeministrit tonë që në Këshillin e Europës bëhet avokati i Erdoganit? Turqia ka bërë invazion në Republikën e Qipros, një vend anëtar të BE. Ishte Erdogani ai që ndryshoi Sofinë, e riktheu në xhami. Politikanë dhe deputetë janë të burgosur në Turqi. Kavala është ende në burg, por Rama shkon në KiE dhe i bën avokatin autokratit Erdogan. Ju nuk prekeni. Pse i them këto gjëra? Bota sot, me invazionin rus, u nda në 2 kampe. Kampi i lirisë; aty e ka vendin Shqipëria., kryeministri ynë flirton me autokracinë. Askush pas viteve 90 nuk e ka pasur mundësinë që për 10 vite radhazi të prezantojë 10 buxhete. Për 10 vite nuk keni arritur që ta vini në shërbim të qytetarëve buxhetin. Asnjë përmirësim në të ardhurat për frymë. Vini dhe bëni justifikime për gjëra që nuk iu akuzojmë. Nuk e shkaktuar tërmetin, pandeminë. Por ju akuzojmë për mënyrën sesi e administroni. Jeni selektivë, jeni klasorë. Jeni klientelistë. Nuk prekët PPP. Prekët të ardhurat e qytetarëve. Edhe të ardhurat ekstra në buxhetin e shtetit nuk i përdorni për të zbutur pasojat e krizës. Jeni në pozitat e oligarkëve. Nuk janë më oligraktët klientët tuaj, por ju jeni veglat e tyre. Iu lëvizin si marioneta. Për të mos dhënë që për pjesëtarët e minoritarët nuk ishin mjaftueshëm për të lidhur disa ish-komuna. Ose rrugën nacionale me pikën e kalimit kufitar në Drimadhes. Ju mund të jeni të pushtuat nga madhështia e pushtetit. Se pushteti të deh. Jeni të pushtuar, por dijeni se ky mjerim i qytetarëve vonon por nuk harron.
Manastirliu: Flitet për një dimër të vështirë. Masat që qeveria ka marrë është për mbrojtjen e bizneseve të vogla. Do të jemi gati që të forcojmë këtë nevojë për kategoritë në nevojë. Mbrojtëm qytetarët gjatë pandemisë, duke garantuar karantinimin në një kohë të shpejtë. Dyfishuam masën e krizës ekonomike por nuk janë vetëm për këtë vit, por edhe gjatë 2023 e në vijim. Efekti është 1 miliardë lekë. Indeksuam pagesën e mbështetjes dhe do të vijojmë të mbështesim këtë shtresë pagese nga ky përfitojnë 260 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se buxheti i vitit 2023 është dyfishuar. Nga salla e Kuvendit, Manja tha se policët e burgjeve kanë të njëjtin trajtim si ato të policisë së shtetit, ndërsa shtoi se rritja e pagave të tyre është shtesë që do jetë e përhershme. Po ashtu, ai kundërshtoi deklaratën e deputetit të opozitës se 4 Qarqet e Veriut të Shqipërisë nuk marrin mbështetje nga Qeveria, duke radhitur investimet që ka bërë qeveria në Lezhë, Shkodër e Kurbin.
'Në raport me vitin 2013, ky buxhet vjen i dyfishuar. Buxheti i ministrisë së drejtësisë është 11.9 mln lekë dhe ka një rritje. Unë do veçoja se mbështet rritjen e pagave të policëve të burgjeve. Është një shtesë e përhershme. Rritja e pagave që u bë me 1 shtator nuk ishte e përkohshme sa për të kaluar situatën e vështirë, është një rritje e përhershme, punonjësit e policisë së burgjeve kanë të njëjtin trajtim si ato të shtetit. Sa i përket investimeve, ky buxhet do mbështesë dhe burgun e ri të grave. E kemi në Ali Dem të Tiranës, kujdes i veçantë që Shqipëria ka me këtë kategori.
Qeveria ka mbështetur dhe do të mbështesë të gjitha reformat. E mbyll me buxhetin e ministrisë së drejtësisë, nuk është e vërtetë që 4 qarqet e veriut të Shqipërisë nuk kanë marrë mbështetje, Shkodra dhe Lezha kanë marrë mbështetje pavarësisht tërmetit dhe pandemisë. Kanë përfituar fonde. Kemi një bashki të re të rindërtuar në Kurbin, Lezhë. Duhet ti thoni bravo qeverisë, e mbani mend Shkodrën e përmbytur si në Venecia, u përmbyt, asnjë lek nuk i dhatë. Me projektin e rindërtimit duhet t'i thoni bravo qeverisë. Investimet janë këtu, ja ku janë kush i do. Për të tre bashkitë e veriut dhe nëse i nxini, tregohen qartë investimet. Nxijeni këtë buxhet se ky është misioni i opozitës, ju në 2021 vizioni dhe programi juaj nuk u miratua nga shqiptarët. Ju keni fjalën dhe kritikën, po përdoreni në funksion të asaj që ju kanë votuar qytetarët, se ky është buxheti i të gjithë shqiptarëve.'- u shpreh Manja.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nisi fjalimin e tij me ironi, duke thënë se në sallë po diskutohet për buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Më pas, ai komentoi largimin e deputetëve, ministrave dhe kryeministrit Edi Rama nga salla. Ai shtoi se Rama mund të jetë larguar pasi mund të ketë orarin e prerjes së thonjve.
Duke lënë pas komentet, Korreshi u ndal tek buxheti. Ai tha se buxheti nuk ndihmon biznesin dhe as studentët. Ai deklaroi se biznesi është në ditët e tij më të zeza ndërsa për studentët tha se nuk po marrin ndihmën që duhet, krahasuar me atë që ndihmojnë shtetet e tjera.
'Buxheti më i madh historik, ndaj ka shumë persona në sallë. Ishalla ka orarin e prerejes së thonjve dhe ndaj ka ikur. Kjo është dita më e zezë e fukarallikut. Tha kolegia se buxheti nuk është thjesht shifër, toberstafulla, qeka dhe politikë. Gënjeni, kur thoni se keni rritur rroga, keni rritur vetëm bukën, e dini se sa janë rrogat në Lushnje? 250 mijë lekë të vjetra, sfidoj secilin nga ju që ta mbajnë në xhep aq lekë. Se në Tiranë, studentët kanë 700 mijë lekë vetëm konviktet, e dini ju se këto rroga sidomos mësuesit i keni degëdisur. Ju thoni se biznesi po bën namin. Cfarë biznesi po bëni ju, kostot janë trefishuar. Biznesi është në ditën e tij më të zezë, biznesi nuk po gjen punëtorë, se rrogat janë mizerabël. Në të shumtën e rasteve nuk u paguhen sigurimet. Profesionet e lira po i ngulni nga një taksë tjetër.
Arsimi, ku është arsimi? Sa degë janë mbyllur? Se ne harrojmë që ti akreditojmë universitetet tona. Se harrojmë ne se duam një lek. Kjo është, pse ikin, se Italia investon tek studenti, ai që është me rezultate të mira merr bursë, se këtu as sufllaqe nuk ha dot. '- deklaroi deputeti.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja akuzoi qeverinë se në projektbuxhetin e vitit 2023 nuk ka përfshirë invenstime në qarkun e Elbasanit dhe në sektorin e Bujqësisë. Gështenja tha se ndërkohë që fermeri shqiptar nuk mbështetet ministria e Bujqësisë shpenzon para për makina, kondicionerë dhe kolltuqe për zyra. Duke iu referuar buxhetit deputeti demokrat tha se është më i ulëti në 25 vitet e fundit.
Përgjigjen e mori nga kreu i Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili është dhe deputet në këtë qark, Balla tha se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij investimet më të rëndësishme për vitin 2023 i ka qarku i Elbasanit
Lefter Gështenja: Vitin që vjet ekonomia do të rritet më pak se në 25 vitet e fundit. Qeveria do të harxhojë 6 miliardë lekë vitin e arshëm për vete, do të ketë më shumë shpenzime luksi. Rritja reale e çmimeve është mbi 30% dhe kljo situatë ka grryer familjet shqiptare. Rritja ekonomike do të jetë më e ulëta në rajon. Kjo qeveri nuk ka një strategji për zhvillimin e këtij vendi. Po harxhohet mbi ghjysëm miliardë euro për shpenzimet e qeverisë, vitin e ardhsjhëm do të kemi më shumë taksa dhe do kemi rikthimin e basteve. Me mjaft interes kam parë planin e këti buxheti për qarkun e Elbasanit. Zero projekte të reja për zhvillimin e bujqësisë, le të dalin ta kundërshtojnë. Ministrja ka shpenzua për blerjen e 7 makinave, kondicionerë e kolltuqe. Nëse e keni seriozisht mbështetjen e bujqësisë, hiqni akcizën e gazit siç e ka dhe rajoni. Mbështetje direkte dhe jo me kushte, mbështetje direkte me 300 mijë lekë për çdo kokë lopë pa limit krerësh. Ka Ikur koha që nëse nuk e punon tokën ta marrin.Sot në 2022-shin ka ende qytetarë që rrezikojnë jetën duke kaluar me gomone. Nuk duhet të presim të ndryshojmë buxhetin por të ndryshojnë qeverinë.
Taulant Balla: Nuk bëj replikë, jemi të dy të një zone. Nëse do t’I hidhni një sy buxheti projekti më I rëndësishëm infrastruktur është zhvillimi rrugës Elbasan Qathë-Thanë. Për qarkun tonë është jetik. Të dy e dimë se kur kthehemi në Librazhd mbetesh 2 orë në trafikk. Duhet të jemi të kujdeshsëm kur themi s’ka invenstime. Rrugë për në Prodan nuk bëjmë dot se s’ka më asnjë banor. Secili prej nesh kërkon më shumë invenstime për zonën dhe këtu jemi korrek.
Lindita Nikolla: Nuk ka replikë mbi replikë.
Gështenja flet pa mikrofon
TIRANË- Deputeti socialist, Arben Ahmetaj nisi fjalimin e tij në sallën e Kuvendit duke bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2013 dhe të vitit 2022. Ai tha se dy vitet janë ndarja mes dy botëve pavarësisht baltës që i hidhet sot Qeverisë. Më tej, ish-ministri pranoi se inflacioni ka goditur rëndë vendin e se ka akoma problematika.
'Dikush tha mos iu referoni 2013, historia nuk është e ndërprerë. 2013 është ndarja mes dy botëve, pavarësisht baltës që tentohet ti hidhet qeverisë. Buxhetet e kësaj maxhorance janë karta sociale me qytetarët shqiptarë, po jo vetëm por dhe me sipërmarrjen. E mbani mend korrigjimin për të gjitha detyrimet e prapambetura, e pastaj flamuri që nuk është ulur kurrë ka të bëjë me taksën progresive. Hajde të krahasojmë të dyja qeveritë, 10 % mbi qytetarin e zakonshëm, po nuk harrohen. Se çdo vit për shkak të një ndryshimi është politik. Me lëvizjen e fundit të përfshirë në buxhet janë 500 e 60 mijë gati që paguajnë taksa. A është pjesë e projektit fiskal, po. Tani paguajnë zero. Janë pjesë e kartës sociale, shqiptarët ikin dhe vijnë, Shqipëria nuk është vend i G7 dhe as i G20, ka probleme pa fund. Janë tre probleme që kanë ndodhur, pandemia, tërmeti dhe lufta. Cfarë ka bërë qeveria? Kartën sociale. E solla herën e kaluar një shembull, të një familje që ishte në nevojë. Merrni buxhetin, numëroni se sa qytetarë përfitojnë, 2.5 mln qytetarë përfitojnë nga paketat mbështetëse, 2fishi, shuma sot e pensioneve pastaj biznesi i vogël 0 taksa, është premtim politik dhe ekonomik. Ne nuk e shohim biznesin e vogël si biznes, e ardhura për ta është rritur, sot nuk e pagujnë shtesën. Nuk jemi vend i pasur, po pse e bëjmë? Se fillon këto dhe kthehet pastaj në ligj, dhe buxheti i vitit 2023 është vazhdim i paketës sociale që kjo maxhorancë ka bërë për qytetarët. Një shembull iu mora, ra shi, një ditë u përmbyt pjesa e veriut, i premtuat rimbursim, nuk ia dhatë kurrë. Flisni për borxhin është qesharake, kush është profesionist, balanca është domethënia më e madhe. Ka pafund probleme për qytetarët, a është nafta për fermerët e financuar aq sa duam ne, sigurisht që ka halle akoma Shqipëria. Mos kujtoni se e kemi pasur jetën të lehtë. Kjo është një paketë dhe marrëveshje, kontrata që ne kemi me qytetarët e zakonshëm, u kërkoj ndjesë qytetarëve , inflacioni na ka goditur rëndë, është kthyer në armik. Nuk ka mënyrë të padhimbshme që të luftojmë inflacionin.'- u shpreh Ahmetaj.
TIRANË- Është shoqërua me debate të forta seanca e sotme plenare mes opozitës dhe mazhorancës ku po diskutohej buxheti i vitit 2023. Kryeministri Edi Rama u përfshi në debat me deputetin demokrat të Elbasanit Dashnor Sula ku nuk munguan as fyerjet personale me tyre. Kështu kreu i ekzekutivit iu drejtua Sulës me ofendime peronale me fjalët gjeldeti se dhe iu drejtua disa herë me fjalët pusho. Nga ana tjetër deputeti Sula iu drejtua kreu të qeverisë duke i thënë se duhet t'i vijë turp për fjalorin pasi sipas Sulës Rama është i mërzitur pasi i ka shkuar shoku në burg duke iu referuar ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
DEBATI I PLOTË:
Edi Rama: Ju jeni ca të mbaruar që nuk keni as fe, as atdhe, as din e as iman sepse çoheni këtu që në pikë të sabahut dhe merrni nëpër gojë e akuzoni për Pazar e akuzoni për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës.
Dashnor Sula: Pse qenke me nerva sot, apo se të kanë rikthyer shokun në burg?
Edi Rama: Ja këta jeni ju.
Dashnor Sula: Si s’të vjen turp që përdor këtë fjalor?
Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit sepse ju po të kishit ju fytyrë,
Dashnor Sula: Turp të të vijë, turp që përdor këtë fjalor në Parlament.
Edi Rama: Po të kishit ju din e iman dhe po të kishit fe e atdhe dhe nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.
Dashnor Sula: Çfarë i kemi bërë ne Shqipërisë mo? Ti i ke bërë Shqipërisë atë që nuk ia ka bërë njeri, e ke vjedhur dhe e ke plaçkitur.
Edi Rama: Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Ju jeni ca bedelë që nuk keni as sy për të parë dhe as veshë për të dëgjuar.
Dashnor Sula: Si nuk të vjen turp për këtë fjalor, je në Parlament këtu.
Edi Rama: Ju mirë që nuk keni ditur gjë se ç’keni bërë, por sot e gjithë ditën nuk dini për çfarë flisni.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi jashtë Kuvendit të Shqipërisë se qytetarët kanë fjalën më të fuqishme kundër Qeverisë. Për gazetarët, Berisha tha se revolta popullore e shqiptarëve kundër regjimit do të zhvillohet në datë 12 nëntor. Ndër të tjera, ai shtoi se qytetarët do të shprehin të gjithë mllefin dhe urrejtjen që kanë ndaj regjimit.
'Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e aferës shumë miliardëshe të Portit të Durësit. Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë. Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin. Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata. Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë.'- u shpreh ai.
TIRANË- Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë se nuk shqetësohet se si do shkojë historia e opozitës. Gjatë fjalës së tij, deputeti shtoi se është i vetëdijshëm që ka pazare dhe gjobëvënie si dhe tha se e kupton arrogancën që ka qeveria për të bërë amnistinë fiskale.
Po ashtu, Alibeaj tha se Rama u shpreh i nervozuar në Kuvend pasi në të njëjtën kohë ish-deputeti socialist Alqi Bllako u vu sërish në pranga.
'Si shpjegohet që ti ke parë dokumente dhe asnjë nuk i ka parë? E njëjta skenë është përsëritur këtu, me inceneratorët, me të gjitha e njëjta skenë. Askush nuk tha asnjë fjalë, asnjë nga kolegët e mi për nevojën që ka ky vend për të tërhequr investitorët e huaj. Duhet të bëni një gjë më minimale, kaq dimë deri tani, që do ta vazhdojë ky projekt. Do duhet që t'ia bëjë me dije publikut shqiptar se investime të tilla, nëse ka garë, ku e dimë ne si është përzgjedhur, nëse ka pse nuk e thoni në mënyrë të hapur, është një meritë që e merrni ju. Eshtë mënyra më e mirë, çdo gjë fshehur, në mjegull, në shuma të mëdha, thuaj që janë 1 mln metra katërorë që po i jepen dikujt, po ne çfarë fitojmë, por shqiptarët? E fundit fare, as nuk kam fare interes se si do të shkojë kjo historia e opozitës, fati i politikës, fare zero, detyrimi që kemi është që të jemi transparent, me çfarëdolloj lloj kosto, e kuptoj se në mes ka histori gjobëvëniesh, pazaresh, histori për të kapur zgjedhjet që vijnë, e di këtë këtë, e kuptoj dhe arrogancën tuaj për të bërë amnistinë fiskale.
Duhet që të ulërasim, e kuptoj dhe nervozizmin e tij, pasi ndërkohë që fliste në gjykatën e apelit një kolegut tuaj iu hodhën prapë prangat. E kuptoj, është skenë që të nervozon. Duhet bërë transparencë që të mos ndodhin skena të tilla për asnjë nga ju. Kërkesa ime për të dhënë një vërejtje për Ramën qëndron gjithmonë. Merre guximin.'- u shpreh Alibeaj.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama jashtë parlamentit.Salianji tha se vetëm 20 minuta, pasi Rama e ka kërcënuar për gjyqin, i ka shkuar njoftimi nga Gjykata e Apelit. Ai tha se nuk trembet, por theksoi se kryeministri Rama ka përdorur një fjalor rrugaçi e ordineri në Kuvend, referuar ofendimeve të përdorura. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të merrnin pjesë në protestën e 12 nëntorit, protestë që sipas tij, do fusë në 'binare' kreun e qeverisë.
"Janë miliona dollarë që do kalojnë në xhepat e njerëzve rreth tij tashmë para zgjedhjeve. E dëgjuat të folurën e tij, ofendimet, është plakur në mënyrë të keqe mesa duket. Kryeministri mendon se më kërcënon duke përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë. Vetëm 20 minuta pasi ai e bëri këtë kërcënim, më erdhi dhe njoftimi nga gjykata e Apelit,sigurisht që unë do të shkoj në gjyq. Por mua nuk më tremb. Ai mendon se është me ata që ka rreth e rrotull dhe i sjell vërdallë si kukulla. Këtu janë të gjithë të tredhur e nuk i përgjigjen. Përballja, portesta do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar të vijë në binare. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit,"- tha Salianji.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi komentoi nga seanca parlamentare dorëheqjen e Alfred Rushajt nga mandati i deputetit të PD-së. Ai u shpreh se i vjen keq për largimin e tij, pasi ishte një person që shprehte kritikat e tij në komisionin e Ekonomisë. Ndryshe nga deputetët e tjerë të opozitës, Shalsi e veçoi Rushajn si person që nuk ka shprehur asnjëherë mllefe apo inate.
'Më erdhi keq për kolegun tuaj që u largua, se ishte kritik po, kishte vërejtje dhe nuk kishte mllef, inat dhe etiketime. Një kërkesë miqësore, jini më të përlulur dhe shihni se çfarë po ndodh.'- u shpreh ai.
Më tej, gjatë fjalës së tij, deputeti socialist komentoi buxhetin dhe punën e Qeverisë.
'Pse Enkelejd duhet të flasësh me gjuhën e Metës. Ka ca njerëz të përfshirë në opozitën e sotme në projekte të kaluara. Nuk po flas për emaile-t, por ama i humbëm 2 investitorë për shkak të qasjes së pushtetit të mëparshëm.
Kam pasur mundësi që të shoh dhe të pyes. Në Kroaci, Egjipt, do të listoj zoti Gështenja fola për përulësi. Kur marrim përsipër të citojmë një emër duhet të shohim se çfarë ka bërë ai dhe çfarë ka bërë ne. Duhet të jemi të kujdesshëm se kanë ekipet e tyre ata. Pse kujtoni se ne brenda nesh jemi të kënaqur njësoj për punën që bëjmë. Jo. Por ama bëjmë një punë të madhe, duke së paku që të mos dukemi qesharak në sytë e tyre. Ky është një shans që pak herë i vjen Shqipërisë. Kemi debatuar dhe për një projekt tjetër kohë më parë. Nuk mund ta shpreh pakëngaqësinë që votuat kundër marrëveshjes së Bankës Botërore. Mendoni se është bërë rastësisht kalim i rritjes së numrit të turistëve në vit. Mos mendoni se manipulohen, ka disa fakte se sa e fortë ishte Shqipëria në përballimin e tërmetit, pandemisë dhe luftës.'- shtoi deputeti i PS-së.
TIRANË- Ministra e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023. Ibrahimaj tha nga foltorja se borxhi dhe inflacioni janë ulur, teksa buxuheti për vitin 2023 është krijuar në një kohë krize.
Ajo tha se inflacioni në vend është 6. 5% më i ulëti krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë inflacion 2 shifror. Po ashtu Ministrja e ekonomisë në fjalën e saj në Kuvend e vuri theksin tek çmimi i energjisë, që sipas saj nuk ka pësuar rritje në asnjë segment të popullatës.
"Si mundet që bizneset të vendosin të celin sipërmarrjen e tyre në një ambient të rënuar në një ambient ku ka zi. Unë do lutesha që shifrat t'i shikoni dhe t'i interperetoni. Sigurisht që e ardhmja nuk është fushë me lule. Sigurisht që ne si pjesë përbërse e ekonomisë evropiane ku partnerët tanë janë në Evropë do të ndikohemi nga kriza, do të ndikohemi nga cmimet e rritura të inflacionit si në vendet e tjera. 60 % i inflacionit tonë është inflacion i importuar është i prodhuar në vend, për 40 % e inflacionit, thuhen këtu se cmimet janë rritur në mënyrë katastrofale. Inflacioni në vend është 6. 5 % më i ulëti i të gjithë vendeve të rajonit të gjithë vendet që na rrethojnë kanë inflacion 2 shifror në dhjetë mujorin e parë të këtij viti dhe arsyeja është 1. Të gjithë ne jemi të ndikuar sigurisht nga importet dhe inflacioni i importuar, por ama ajo që ka bërë cdo qeveri për të ndikuar cmimet në vend për të ndikuar kostot e prodhimit në vend është e ndryshme nga vendet e tjera. Meqënëse ju pëlqen të krahasohemi me vendet e rajonit, qevreitë ndikohen për efektivitetin e politikave të tyre. Dhe inflacioni është një shifër e cila garanton efektivitetin e politikave që ne kemi ndërmarrë deri më sot. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që cmimi i energjisë elektrike nuk ka ndryshuar në asnjë segemnet të popupllatës apo biznesit", tha Ibrahimaj.
Sipas Ministres së Ekonomisë në buxhetin e 2023 janë alokuar 50 miliardë lekë për mbështetje sociale.
"Dua t'iu rikutoij se pjesa më e madhe e vendeve kanë rritur cmimin e energjisë elektrike, duke e tranferuar koston tek qytetarët. Ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë dhe do t'i mbrojmë qytetarët shqiptarë. Paralelisht Ministria e Infrastrukturës dhe energjsië do të nxisë diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet të gjithë insturmenteve që më vonë ministra do t'iu lexojë. Do të përfocojmë mbrojtjen sociale për shtresat në nevojë për të siguruar që kriza e cmimeve do të ndihet sa më pak dhe për të shmangur kështu ashpërsinë e varfërisë. U fol këtu për një shifër varfërie në nivelin 40 % fakt i pavërtetë. Sipas eurostat dhe metodologjive të eurostat niveli i varfërisë në vend të paktën i fundit i publikuar sipas instat është 21.8%, rreziku për të qënë i varfër, ndërkohë që ky rrezik ka ardhur duke u reduktuar nga viti në vit. Nga 23.7 që ka qenë në 2017 nëpërmjet politikave tona ne kemi bërë që ta reduktojmë nga viti në vit dhe do të vijojmë në këtë drejtim. Unë dua që qytetarët të dinë të vëretën dhe mos degjojnë aludime dhe gënjeshtra", tha Ministrja Delina Ibrahimi.
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se kryeministri Edi Rama është kthyer në një lypës për atdheun, referuar situatës së vaksinave gjatë pandemisë. E pranishme në Kuvend, Spiropali tha se në një situatë të tillë, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk do të merrnin as vizën për të zhvilluar udhëtime.
"Ne nuk biem dakort për asgjë, as aritmetika logjike nuk shërben më si një kriter bazë, si një mundësi për të parë të njëjtin realitet, kjo ndodh sepse një pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika. Është detyrim i fortë që të flasim për këtë pjesë. Ka probleme në Shqipëri? Pafund. Është vendi më mirë se dje? Padyshim që po. Bota, Evropa dhe Rajpni kanë hyrë në epokën e rreizkut të madh. Supozojmë se non grata dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019. Më pas pandeminë kur morëm vaksinën. Haxhiu as vizë s’do merrte. Pjestarët e çetës së rublaçorbës që janë gati të bëhen dhe me djallin kundër Shqipërisë. Kundër asaj pjese të mjerë shqiptarësh që ndezin me benzinë e zjarr gjithë hartën, nuk dua të merrem se historia do i mbulojë me turp. Kryeministri u shndërrua në një lypës zyrtar për Atdheun. Dora e shtrirë për solidaritet, mori mbështetje të pashembullt financiare. A mendoni çfarë do ndodhte nëse non-grata juaj të ishte në krye të qeverisë jo më larg se 3 vjet më parë. Nuk do ti afrohej asnjë qindarkë sepse të gjithë do dyshonin se do shkoni për çaj boronicash. Haxhiu as vizë nuk do të merrte sepse amerikanët i kanë vënë vizën. Shqipëria u vu në agresionin hibride nga Irani, por vendi pas sërish veten në një fron me NATO, SHBA, BE. Rubla e çorbës është e gatshme të bëhet me djallin kundër Shqipërisë,"- tha Spiropali.
TIRANË- Deputeti demokrat Helidon Bushati ka deklaruar se buxheti i vitit 2023 ka lënë në harresë totale veriun e vendit. Gjatë fjalës në Kuvend, Bushati tha se Rama është i vetmi kryeministër në vend që në kohë krize ndërton një vepër arti në kryeministri. Bushati tha se qytetarët nga veriu nuk dinë nëse të qajnë apo të qeshin që u anulua tenderi Milot-Balldren, duke shtuar se i duhet të presin dhe 5 vite për të ndërtuar këtë rrugë. Po ashtu ai ka theksuar se Ministria e Turizmit është më e persekutuara në këtë qeveri.
“Buxheti i 2023, buxheti i harresës për Veriun. Pse është i harresës? Sepse për 4 qarqe, Lezhës, Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, nga 340 mln euro fonde për investime, shkojnë vetëm 58.9 mln euro. Nëse i heqim kostot për rrugën e Arbrit, shkon vetëm 9.1%. Ja pra për investimet kjo qeveri për 4 qarqe i vlerëson as me 10 % të fondit. Më në fund ministrja e Infrastrukturës dha në Komision një lajm; Është anuluar tenderi për aksi Milot-Balldren. Ne veriorët, s’dimë nëse duhet të qeshim që mbaroi një aferë korruptive? Apo të qajmë që të presim dhe 5 vite të tjera me atë trafik që përballemi. Ministrja tha; nuk është në prioritetet tona të persekutuarit. S’janë në prioritet ata që po vdesin dhe s’kanë marrë atë që meritojnë? S’po marrim as këstet e tyre? Kjo është e turpshme. I njëjti fond si vitet e mëparshme 8.5 mln. E turpshme. Nuk ka fjalë tjetër. Projekti Eden për qytetarët që se dinë janë 4 mln euro për një vepër arti që do e shijojnë kryeministri dhe ministrat e tij. I vetmi kryeministër në botë që bën një vepër të tillë për veten. Nuk ka pse të kishte fonde për energjinë nëse kjo qeveri do të kishte menaxhuar situëtën si duhet. Këta i realizojnë planet me nga 250%. Ministria e Turizmit është më e persekutuara nga kjo qeveri. Turizmi duhet të ishte deri në dhjetor. Kjo është përqasja ndaj turizmit. Qasja e kësaj qeverie ndaj qarkut të Shkodrës është bajpasi i vitit 2011. Dhe ende nuk është mbaruar. Nuk ka asnjë lekë për ujsjellësja në qarkun e Shkodrës," tha Bushati.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ndërtuesit e vërtetë të Portit në Durrës janë vëllezërit Kariç, biznesmenë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një deklaratë jashtë Kuvendit, Berisha tha se biznesmenët janë aleatët e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe se i kanë kaluar paratë ndërtuesit nga Dubai, Mohamed Alabbar, të cilin kreu i qeverisë e prezanton si investitorin e këtij projekti.
Deklarata e Berishës:
Dubai City në Durrës është mega-afera më e madhe, në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçic, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendër e kësaj afere janë vëllezërit Kariç, që janë të mirënjohur si portofoli financiar i Aleksandër Lukashenkos.
Kompanitë e Dragomirit, Nebojshës dhe gjithë familjes Kariç, kanë qenë kompani mbizotëruese këto vite në Bjellorusi dhe Beograd. Këto kompani janë të sanksionuara ashpër nga e gjithë bota e lirë. Atëherë, poseduesit e ballit ujor të Beogradit shitën kompaninë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. I mori të gjithë Amaari i Edi Ramës. Kështu që ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç. Këtu del edhe një nga lidhjet me të fuqishme të Edi Ramës, që ka për flamur, flamurin e Beogradit, që ka për atdhe, Serbinë, që ka për zot, paratë që vjedh me Vuçiç. Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e afërës shumë miliardëshe të Portit të Durësit. Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë. Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin. Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata. Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm.
U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar sërish pas fjalës së Ministres së Ekonimsë e Financave Delina Ibrahimaj. Tabaku u shpreh se PPP-të e kësaj qeveria janë të gjitha korruptive, duke theksuar se shqiptarët po largohen masivisht nga vendi për shkak pamundësive ekonomike.
"Të thuash që ne po gënjejme është e turpshme nga ju. PPP i ke të gjitha korruptive. Sot shqiptarët po largohen masivisht dhe thua se në po gënjejmë. Inflacioni është rritur dhe ka shkuar në maksimum. Për çfarë gënjeva, nga që ke borxhe, apo nga që po i përdorni njerëzit si mish për top. Sot duhet që të tregoni përgjegjshmëri se ke një portofol të rëndësishëm. E di që ju jeni arrogantë të gjithë, por të thuash që ne genjëjmë me shifra të publikuar nga vet ju," tha Tabaku.
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku tha se Opozita është e shqetësuar sot, pasi po shikon që në të vërtetë janë socialistët ata që po realizojnë ëndrrat që kishin ata, por që s'i bënë kurrë realitet. Me këtë, Balluku iu referua projekteve rrugore. Teksa ajo fliste, në sallë u dëgjua të replikonte deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, por nuk u kuptua se çfarë tha.
"Duhet të jetë shumë e dhimbshme që të kaloni në ByPasse që i nisët por nuk i përfunduat sdot. Ka ëndrra që i keni pasur gjithë jetën, por s'i realizuat kurrë, e vuani që Shqipëria po zhvillohet. Qunai aferë një nga projektet më të mëdha të rajonit e Evropës. Merrni dhe bëhuni bashkë, bëjeni dyshe zërin, është procedurë dhe nuk ka asgjë për tu sharë, është goverment-goverment,"- tha Balluku.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli në Kuvend në lidhje me investimin që pritet të bëhet në Portin e Durrësit. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se ai projekt është afera më e madhe në Evropë e jo vetëm. Sipas Berishës, të përfshirë në këtë aferë janë vëllezërit Kariç, e Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
"Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi,"- tha Berisha.
TIRANË- Fjalori në Kuvend ka degraduar në momentin që kryeministri Edi Rama kërcënoi me procesin gjyqsor deputetin Ervin Salianji. Kreu i qeverisë iu drejtua Salianjit nga foltorja, duke i kërkuar që të rrinte urtë dhe e krahasoi me mizën në të ndjenjurat e kalit. Përgjigjia që mori prej ishte ‘nuk ojer* për proceset e tua, nuk të q* fare. Mes tyre ndërhyri dhe deputeti tjetër i PD-së, Gazment Bardhi, i cili i tha Ramës ‘nuk më plas k***’.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Jeni bedela, një bedel pasionant, jeni si miza në të ndjenjurat e kalit.
Ervin Salianji: Mos guxo të flasësh si ordiner se ke njerëz përballë që s'pjer*in për ty.
Edi Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s'ke faj, rri urtë se ke ditë të vështirë.
Ervin Salianji: Nuk pjer* unë as për ty as për proceset e tua, kërcëno ndonjë të mbaruar…
Edi Rama: Ti je si ajo miza e kalit që ngre flatrat dhe kujton se nget karrocën…
Ervin Salianji: Ti je si bajga e kalit që po kutërbon jo vetëm këtu.
Edi Rama: Ki kujdes se ke procesin sot, jeni bedela, mos i ngatërro jashtëqitjet këtu...
Ervin Salianji: Ta thashë dhe ta them stë pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua, ki kujdes me gjuhën, ordiner, hajdut, bandit... Nuk të q* fare ty.
Gazment Bardhi: Nuk më plas k***
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur me dy orë vonesë në Kuvend, por me paralajëmrime. Ai është ndalur para gazetarëve para parlamentit, por nuk ka dhënë prononcim për ta. Berisha u ka thënë se do të flasë njëherë brenda, pastaj jashtë.
“Do shkojë njëherë brenda pastaj do dal prapë, do vij patjetër, por do shkojë njëherë atje se…”,- tha Berisha.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike duke folur nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë se në projektbuxheti vitit 2023 nuk u shërben qytetarëve por vetëm një pakice pranë qeverisë. Tabaku tha se ky buxhet parashikon rritjen me 130 milionë euro të taksave duke rënduar kështu biznesin e vogël. Deputetja e Partisë Demokratike u ndal dhe tek largimi i të rinjve drejtë Britanisë së Madhe, për të cilët tha se nuk i ka komentuar kurrë por që sipas saj këto ikje janë shembulli i qartë i tre mandateve të qeverisjes. Sipas Tabakut buxheti i vitit të ardshëm godet më të dobëtit dhe u jep para PPP-ve. Ajo u bëri thirrje të rinjve që ta shikojnë të ardhmën e tyre këtu teksa 'thumboi' atë që e quan kaska e vjetër e politikës, për të cilët tha se 'kanë kapur për fyti' tranzicionin.
Jorida Tabaku: Taksat do të rriten me 130 milionë euro. E njëjta filozofi si në këtë 9 vite. Me pak fjalë taksimi progresivv e kanë shpallu të vdekur, ky nuk është një buxhet për familjet shqiptare por për bizneset. Duket se shqiptarët po jetojnë në një vend që askush nuk e ndjen. Ndërsa ky që sot ne po diskutojmë nuk ëhstë një buxhet historik as për ndihmën ekonomike por do të mbahet mend se në një kohë krize kjo qeveri rrit me 130 milionë euro taksat. Besoj e keni dëgjuar rëndomtë se ky është buxheti më i rritur nuk është kështu, është rritur në taksa. Ky buxhet ka rritjen më të lartë të taksave në 30 vitet e fundit. Ky buixhet ka vetëm një emërues të përbashkët, këmbëngulje deri në kokëfortësi që të paguguhen kontratat e PPP-ve. Sot 10 vite pasi kjo mazhorancë premtoj të bënte shtet, nuk mundi të luftonte me informalitetin. Ka goditur bizneset e dobëta. Kemi tre nivele taksimi për bizneset e vogla, dhe kjo i nxit ata që të aplikojnë tek fasha më e vogël. Tani të gjithë e dinë se pse larrgohen shqiptarët. Me një bilanc lufte dhe pse nuk jemi në luftë. Unë që kam jetuar në MB e kuptoj sesi priten lajmë të tilla në komunitettin shqiptar atje. Kjo ndikon në mënyrë të pandershme atje, me njerëz të jashtëzakonshmë, mjekë etj. Nuk ka dashur që ta përdor këtë si konsum politik se kemi boll dinozaurët politik që flasim për këtë. Kjo hemoragji është shembulli i tre mandateve qeverisjeje. Për shumë kënd rotacioni i pritshëm u bllokua dhe solli një kaos. Ftesa ime e parë ka qenë që në fillim, ta ndërtojmë europën këtë. Do të doja shumë që të rinjtë ta shihnin të ardhmen këtu, tek opozita. Ky tranzicion ka kapur për fyti Shqipërinë dhe ne do të shpëtojmë vetëm kur këta politikanë të largohen.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se ka dijeni për mënyrën se si do të vijojë procesi gjyqësor për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Nga foltorja e Kuvendit, teksa debatonte me deputetët e Opozitës, Rama i tha Salianjit që të rrijë urtë, pasi sot ka edhe një ditë të vështirë, kohë kur Salianji pritet të shgkojë sërish në procesin gjyqësor që ka nisur ndaj tij. Deputeti i PD-së e pyeti nëse po e kërcënonte, por nga kreu i qeverisë mori ofendimt si përgjigje. Rama e konsideroi Salianjin, si 'miza në të ndenjurat e kalit' që mendon se nget karrocën.
Pjesë nga replikat mes tyre:
Edi Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke. Ti je një kryebedel.
Ervin Salianji: Po më kërcënon? Po më kërcënon?
Rama: Jo, jo, jo absolutisht, s’të kërcënoj fare. Nuk ishte këtu dhe po të informoj se dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit tërheq karrocën, por qëndrojë nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.
Ervin Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajge qe kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!
Edi Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në saba dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.
Seanca në ngarkim të Salianjit u shty më 17 tetor për shkak të mungesës së avokatit të Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me sulmet ndaj deputetëve të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës në Kuvend, në momentin që deputeti Ervin Salianji ka shkuar në seance, Rama nisi me sulme e ofendime të tipit bedelë e mizë. Ndërkohë që në momentin që Alibeaj ka kërkuar masë disiplinore ndaj Ramës, për shkak të ofendimeve, Rama ka vazhduar me ofendimet sërish ndaj tij.
Pjesë nga debati:
Rama: Jeni bedela, si je një supër bedelë. Ti je i miza që shkon pas kalit. Rri aty se ke një ditë të vështirë sot e të mirëkuptojmë. Mos ngatërro jashtëdaljet. Ju jeni bedela, që nuk keni imam, nuk keni fe. Vetëm ju mund të ngriheni sot në mëngjes dhe të hyni me sharje e ofendime ndaj një kompanie, që do të ndryshojë portin e Durrësit. Ju jeni bedelë.
Alibeaj: Ky që po ikën, mirë do ishte të dëgjonte diçka. Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, jeni turp, të shitur, dele, këlyshë, i pafe, pa atdhe. Vetëm një njeri me hall të madh vjen në parlament me këtë gjuhë. Do të donte të shkonim aty e të zinim foltoren. Unë i kërkova një gjë të thjeshtë, nxirr letrat, bëj transparencë. Ju nuk e patët guximin kryetare që ndërsa nxirrte fjalorin që ndynte këtë parlament, këto fjalë ju vënë në pozicionin që t’i tërhiqni vëmendjen se në kodin e Etikës është gjuhë joparlamentare që kërkon sanksionim. Më mbetet vetëm të nënqesh por duhet të shpreheni tani. Nuk keni për të dëgjuar nga ne asnjë fyerje apo etiketim.
Rama: Dëgjo këtu zotrote, nuk ka asgjë më të shpifur se të quash njerëzit hajdutë, kriminelë, pazarxhi, vjedhës. Këto janë shumë më të rënda se e vërteta që jeni këlyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e SHQUP-it. Kjo ju shkon. Që bëni si llaxore, ky është fakt se vetëm llaxoret e pira që nuk gjejnë dot shtëpitë, cohen në pikë të sabahut e të ngrenë lagjen në këmbë se ndodh një krim i madh. Nuk dini të ndani as opinionet e ndryshme, as pozicionet e ndryshme. Jeni të gatshëm t’i bëni të gjithë ata që keni përballë hajdutë e kriminelë duke i çmendur të gjithë se po bëhet aferë e madhe në Durrës. Pazari i syve që nuk të shohin se i ke të mbyllura. Ti je vetëm një gojë që jeton duke bërë atë që ke bërë që kur ke hyrë në parlament, bishtin e ‘non gratës’. Koka jote s’ka shanse të shpëtojë nga ‘non grata’. Ky është fakt dhe s’ke pse kërkon që unë të kërkoj ndjesë se je kryebedel i bedelëve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konfiskime të tjera kullash. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Rama tha se Opozia ka nxitur edhe biznesin e vogël që të dalë në protesta, por që aksush nuk e ka ndjekur. Teksa fliste për buxhetin, kreu i qeverisë tha se edhe sot ka sekuestrime ndërtimesh pa leje. Por, nuk përmendi emra kullash, ai tha vetëm se nuk bëhet fjalë vetëm për Tiranën, por edhe për qytetet e tjera e zonën bregdetare.
"Për paketën fiskale kemi një ndryshim të vogël që ju jua bëtë biznesit të vogël e i nxitët që të dilnin në protesta, por në fakt nuk ndodhi, sepse sado që nuk na duan, ata nuk janë aq budallenj që të vijnë pas jush. Biznesit të vogël nuk i është 10-fishuar gjoba, biznesi i vogël ka qenë dhe është aleati i qeverisë tonë. Kemi vazhduar t'i paguajmë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në mënyrë që inflacioni të mos shkojë kacafiu. Bazuar në Këshillim Kombëtar ku morën pjesë gjysmë milioni shqiptarë, kemi vendosur tu rrisim penalitetet bizneseve të mëdha. Ne jemi ata që vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të atyre që i konsideroni oligarkë gabimisht, por nuk do kishin hallin e madh që do të dorëzojnë çdo metër katrorë që kanë ndërtuar pa leje. Edhe sot që flasim, ka konfiskime të reja, jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë Tiranës, në vijën bregdetare që janë ndërtuar pa leje. Ne nuk e konsiderojmë kriminel biznesin e madh, ju bëni kriminelë dhe njeriun që ka ndërtuar gjysmën e Dubait, çfarë e keni ju atë,"- tha Rama.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot Prokurorinë e Tiranës se ka rritur pazarin duke marrë ryshfet dhe duke penguar punën e autoriteteve për të konfiskuar ndërtimet pa leje. Gjatë fjalës sot në Kuvend, Rama tha se Prokuroria është një institucion me të cilin "qeverisë i ka ngecur sharra në gozhdë". Ai njoftoi se sot, Inspektoriati Kombëtar i Kontrollit të Territorit do të njoftojë konfiskime të reja.
"Ju nuk dini as kuptimin e fjalës oligark. Do rrisim penalitetin për biznesin e madh. Ndryshe nga ç'na pikturoni ju, jemi në krah të biznesit të vogël. Ne vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të atyre që ju i quani oligarkë. Nëse ata do të ishin me ne, nuk do të kishin hallin e madh që kanë sot që do të dorëzojnë metrat që kanë pa leje duke shkelur lejen. IKMT ka sot konfiskime të reja, ndërtime të bëra me qëllim fitimi. Do të rrisim penalitetin për biznesin e madh, do ti themi rri në vendin tënd, nuk e quajmë as mafioz as kriminel. Ju bëni kriminel edhe njeriun që ndërtoi gjysmën e Dubait. ça problemi i keni ju këta? Por këta duhet të mos përdorin biznesin e vogël për të shitur dhe shpërndarë pa fatura dhe të mos bëjnë evazion. Pavarësisht se na ka ngecur sharra në gozhdë në prokurorinë e Tiranës që për shumë vite ka shërbyer si sportel për të rritur pazarin për të mbyllur çështjet e dërguara nga institucionet tona. Duke marrë para dhe duke çuar letrat e prokurorisë tek PD-PL, si puna e rasteve të atyre të evazionit me të vdekur, që ishin raste të dërguara nga Tatimet dhe ata jo vetëm që nuk u ndoqën penalisht, por letrat iu dhanë Partisë së Lekut, që iu hodhi sa më shumë hi dhe baltë shqiptarëve"-tha Rama. /Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për buxhetin e vitit 2023 që po diskutohet në Kuvend. Nga foltorja, Rama tha se borxhi sot është 68.8 sot dhe parashikohet të ulet e të shkojë në 67.5. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se buxheti që Shqipëria ka sot është dyfishi i atij që ka pasur në vitin 2013.
"Borxhi nuk është në ato shifrat që përrallisni ju, është 68.8 sot dhe parashikohet të shkojë në 67.5. Rritja ekonomike këto vitet e fundit ka qenë më e lartë se huamarrja. Pra, e rëndësishme nuk është sa borxh merr por sa prodhon për ta kaluar atë borxh. Rritja është mesatarisht 3.7 herë e zgjerimit të ekonomisë në raport me borxhin. Ky buxheti është dyfishi i vitit 2013. Vijojmë me bonusin e bebes, përveç indeksimit të pensionëve, do të vijojmë dhe me bonusin e fundvitit, në fillm të dhjetorit dhe jo në fund. Gjithçka për pensionistët. Vazhdojmë me një shifër që është domethënëse, 76.1 miliard ishte kostoja e pensioneve në vitin 2013. Ndërsa sot arrin dyfishi. Kemi dhe bonusset për blerjen e shtëpive, që përfitojnë mjekët infemierët dhe të rinjtë,"- tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka fituar një tjetër proces gjyqësor. Pa përmendur emrin e personit, të cilin e ka 'mundur' në gjyq, Rama tha se anëtari i Foltores është dënuar si shpifëse. Kreu i qeverisë tha se nuk kishte nevojë as ta identifikonte sepse për të janë të gjithë njësoj.
"Më vjen shumë mirë t'ju bëj me dije që dje kam marrë njoftimin që kam fituar një tjetër gjyqme një shpifëse të forlotres përsa i përket kontrollit mjekësor bazë. Është dënuar si shpifëse. Nuk po ia përmend emrin se çfarë rëndësie kanë emrat këtu jeni të gjithë njësoj,"- tha Rama.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama para se të merrte fjalën për të debatuar me deputetët e Partisë Demokratike, zgjodhi që kafen e mëngjesit ta konsumonte gjatë seancës plenare. Në fotot e shkrepura nga LSA, ku Rama shihet kur pi kafen në pritje të marrjes së fjalës për të prezantuar projektbuxhetin 2023 që do të votohet sot në seancë, kryeministri diskuton me dy nga anëtaret e kabinetit. Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku qendrojnë krah kryeministrit ndërsa biseda është e pamundur të dekriptohet, por Rama shihet tejet i fokusuar në bashkëbisedimin me to. Për më shumë ndiqni galerinë:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ofendimet ndaj Opozitës. I pranishëm në foltoren e Kuvnedit, Rama tha se shumë prej tyre kanë marrë para, ndërsa të tjerë janë shitur 'falas' se janë gjela deti e kastraveca. Duke iu referuar si historia e rublave, Rama tha se të gjithë do të dilnin si kastravecë nga kjo histori.
"Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa të tjerë janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend e parlament jeni të gjithë ju. Ju do dilni siç hytë, kastravec, siç thotë poema e famshme që është këngë. Siç hyri dhe doli, kastravec. Kështu do dilni nga kjo histori,"- tha Rama.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se edhe Partia e Lirisë ka marrë para ruse. Teksa fliste në Kuvend, Rama e quajti PL, ndryshe "Partia e Lekut", duke e përfshirë në çështjen e financimit rus që sipas tij është duke vazhduar të hetohet. Rama tha se opozita ka marrë më shumë se 500 mijë dollarë për të bërë politikën e Putinit në Shqipëri.
Edi Rama: Ju keni dalë duarsh. Bedelë nuk shlyeni dot gjë. Historia e rublave është më e thellë se kaq. Misionin ua kanë dhënë që të vegjël te SHQUPI, iu kanë dhënë një dru që nuk dilni dot nga psikoza. Përse ua dhanë atyre ato para? 500 mijë dollarë, gjysmë milioni iu dhanë atyre për të rrëzuar qeverinë? çfarë kishin bërë? Një nga provat që ne dimë që kishin dhënë është bashkimi i votave me partinë e Putinit në Këshillin e Evropës? Pse i bashkuan votat me rusët? Pasi bashkuat votat atje, erdhën paratë këtej. Ato që dimë, se ato që nuk dihet do i dimë. Se kjo është diçka që vazhdon. Vazhdon edhe te Partia e Lekut, te ajo PL-ja./Dosja.al
TIRANË- Projektligji për Portin e Durrësit për të kaluar me procedurë të përshpejtuar është miratuar me debate në seancën e sotme. Me 62 vota pro dhe 20 kundër është miratuar kërkesa e qeverisë për të kaluar me procedurë të pershpejtuar.
Por ky votim ka sjellë përplasje në Kuvend, pasi u kundërshtua nga opozita.
TIRANË- Nuk janë ndalur sulmet e kryeministri Edi Rama ndaj Opozitës. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Rama tha se ata të gjithë kanë mohuar se ka një krizë energjitike që erdhi nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë. Sipas Ramës, kjo gjë ka ndodhur pasi ata ndjekin të gjithë lojën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Rama tha se ata ju thonë të gjitha të zezat shqiptarëve sepse janë rrahur që këlyshë dhe janë rritur si bishtat e non-gratës, referuar kryedemokratit, Sali Berisha.
"Ne jemi këtu për të mbrojtur çdo familje nga faturat e enrgjisë, ju kujtohet që dolët dhe zbardhet dhëmbët tuaj e thatë që këtu nuk ka krizë, kur unë thashë që jemi në një krizë energjitike që po pushton të gjithë botën. Në Shqipëri çdo familje dhe çdo biznes i vogël është e mbrojtur. Ndryshe nga çfarë bëni ju gërr-gërr si bedela këtu, kjo qeveri u del për zot njerëzve, familjeve e biznesit të vogël, duke i mbrojtur me një mburojë financiare që këtë vit deri më 31 dhjetor mund të shkojë deri në 460 milionë euro, nga buxheti që ato faturat e energjisë që vazhdojnë të shkojnë në familjet shqiptare por që ato të mos ndjejnë asgjë nga ajo që po shkakton diktatori në Kremlin. Siç po e ndjen gjithë bota. Jo se jemi më të zotë e më të fortë, por se në këtë pikë, kemi marrë këtë vendim, ne do ta mbrojmë çmimin e enetgjisë elekrike. Ju që bëni shërbimin tuaj ndaj pafytyrësisë, ndaj të keqes, ndaj mungesës së çdo feje e çdo atdheu, do të vazhdoni tu thoni shqiptarëve të gjitha të zezat sepse ju kanë rrahur që këlyshë, qëkur keni qenë të vegjël. Dhe ndaj tani që jeni rritur kuptoni që jeni vetëm një bisht i asaj non-gratës që edhe pse s'e keni në krye e keni në kokë. Unë po ju them që në këtë buxhet janë 50 miliardë, thuajse gjysmë miliardi dollarë që shkojnë për të mbrojtur njerëzit nga goditja e luftës e marramendëse e inflacionit. Nuk është rasrësi që Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon, sepse ka çmimin më të ulët për energjinë elektrike. Kështu që në çdo faturë, edhe na faturat e shtëpisë tuaj të falenderoni qeverinë që ju mborn, mbron familjet tuaja, prindërit tuaj që kanë bërë çmos t'ju rrisin por ju keni dalë duarsh,"- tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se deputetët e Opozitës kanë marrë para nga Rusia për të rrëzuar qeverinë shqiptare. I pranishëm në Kuvend, Rama tha se deputetët e opozitës e bëjnë këtë gjë sepse nuk kuptojnë, por sepse i tërheqin nga hunda të tjerët që kanë plane për ta. Me këtë të fundit, i referohej kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Edi Rama: Keni marrë para nga Rusia për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi, për të zbardhur dhëmbët tuaja që janë e qeshura e këtij vendi.
Lindita Nikolla: Mos flisni nga vendi, mos drejto dorën ti, kujt ia drejton dorën ti.
Edi Rama: Sot do flasim për buxhetin e vitit 2023, dhe ky buxhet po diskutohet në kushtet e tjetër krize, krizë që është e lidhur me atë që akuzoheni ju, ca nga badallallëku e ca se jeni bedelë. Ju nuk kuptoni as për çfarë jeni këtu e as çfarë bëni këtu. Ju i thoni njëri-tjetri atë që thotë Putini, ç'lidhje ka inflacioni e lufta me ne, çfarë lufte, s'a luftë, ne thjesht po bëjmë një operacion në Ukrainë, kundër disa nazistëve. Ngritët çadrën atje e u mblodhët si dele, pastaj ju turrët marrëzive për djegien e qendrave të votimit, disa prej jush janë të shoitur, njerëz që nuk dinë për çfarë janë këtu, por ju tërheqin për hunde ata që dinë se çfarë bëjnë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet në Kuvend. Nga foltorja, Rama i konsideroi deputetët e opozitës bedela e të pafytyrë. Drejtuar njëri prej tyre, Dashnor Sulës, Rama e quajti 'gjel deti' dhe i kërkoi të mos bërtiste. Opozita ju përgjigj duke i gjuajtur me grusht tavolinës.
Pjesë nga replikat:
Edi Rama: Me çfarë kurajoje ti çohesh këtu edhe hedh baltë mbi një personalitet, personalitet, përfaqësues i një prej komanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej të cilës po ndërtohn në zonën e Spitallës 2 mijë apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë bëhet një investim që nuk ëhstë bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë që e transfomron Durrësin në një nga pikat më të rëndëisshme në Mesdhe. Këtu as nuk u mitatuar gjë, duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne që duhet të jetë, sepse nuk kemi kohë për të humbur, kemi më shumë se një vit që negociojmë, është një kontratë ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione, ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, njerëz që nuk keni fe, as din e as iman.
Turp, turp, turp...
Edi Rama: Çoheni këtu dhe mirë ne, por akuzoni për aferë një nga kompanitë më të mëdha të botës, Jeni ca të pafytyrë, pa din e pa iman, këta jeni ju.
Turp, turp, turp të kesh...
Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit dakort se po të kishit ju fytyrë, ju nuk ia bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.
Enkelejd Alibeaj: Rregullorja është fare e qartë, ajo që po ndodh sot është një ndryshim i kalendarit të këtij parlamenti. Është e udhës që ata që kërkojnë futjen me procedurë të përshpejtuar një projektligj, ta japin argumentin, të respektojmë rregulloren.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u ka dhënë të drejtën 28 deputetëve që të kërkojnë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një akti ligjor që vjen nga qeveria. Kërkesën që kemi bërë është në përputhje me rregulloren. Nëse ju do të ishit dakort, ne do të jepnim mundësinë ta miratonim që sot. Thirrja ime është për deputetët e Durrësit, ta votojmë sot dhe në momentin që do të paraqitet në seancë. Qeveria ka sjellë një kontratë të besueshme që i jep mundësinë Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike, të kthehet në një prej pikave më të rëndësishme të këtij sektori që nuk ka ekzistuar. Do ta kthejë Durrësin në një prej atraksioneve më të rëndësishme.
Enkelejd Alibeaj: Po Vlora
Vlorën e kemi bërë ne Enkelejd, s’e mban mend ti Enkelejd se si e latë vlorën kur ikët nga pushteti. Jua them me sinqeritet, hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut. Ai e kundërshton për të tjera arsye sepse Saliu këto mundësi e ka parë gjithmonë si një mundësi për të mbushur xhepat e vet dhe të familjes së tij. Saliu është në borderotë e Kremlinit, nuk i intereson porti. Çohu dhe më thuaj, në cilën gërmë thuhet që kjo çështje nuk duhet të hyje me procedurë të përshpejtuar.
Enkelejd Alibeaj: Kryeministri mund ta kërkojë, mund ta kërkojë edhe 1/5 e deputetëve, sot teksa duhet që të diskutojmë gjërat më të rëndësishme që është buxheti, papritur e pa kujtuar sot sillni ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene, ky ligj kushton më shumë se çdo ligj në këto 30 vite. 2 miliard e 100 milionë euro. Kjo është kostoja e këtij projektligji me 5 nene. 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar, ta kaloni fshehurazi kur diskutohet buxheti. Shumë shpejt kjo mund të kthehet në një aferë korruptive. Sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Çfarë përfiton shteti? Jeni duke shiur 1 mln metra katrorë nga zemra e Shqipërisë. Kjo është një shumë e madhe që do të mbyllë gojën e shumë mediave, deputetëve e analistëve. Gojën e deputetëve të Opozitës që janë të pakapur, nuk keni për ta mbyllur dot kurrë. Çfarë pazari keni bërë? Me kë e keni bërë?