Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë ditën e sotme. • Në raportin e FMN-së një pjesë i është kushtuar ligjit për 'Paqen Fiskale' në vend, ku vijon të mbetet kritik dhe kundër. • Në pjesën për 'Paqen Fiskale', FMN shkruan se ky ligj rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore. • Më tej raporti vëren se ekonomia e vendit parashikohet të rritet me 3.5 përqind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat. • Si një ndër faktorët kryesorë të kësaj cilëson turizmin, i cili sipas raportit vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik. • Si pasiguri, FMN konsideron tensionet gjeopolitike, përshkallëzimin e masave tregtare dhe paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave. • Sfida kryesore mbetet rënia e moshës së popullsisë, gjë e cila mund të përkeqësojë mungesat e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin dhe të kërkojë një qëndrim më të shtrënguar të politikës monetare.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Raporti i FMN-së për Shqipërinë tregon se vendi ka një rritje ekonomike. Raporti vëren se ekonomia e vendit parashikohet të rritet me 3.5 përqind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat. Si një ndër faktorët kryesorë të kësaj cilëson turizmin, i cili sipas raportit vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik.
Si pasiguri konsideron tensionet gjeopolitike, përshkallëzimin e masave tregtare dhe paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave. Sfida kryesore mbetet rënia e moshës së popullsisë, gjë e cila mund të përkeqësojë mungesat e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin dhe të kërkojë një qëndrim më të shtrënguar të politikës monetare. Në lidhje me marrëveshjen e "Paqes Fiskale", raporti thotë se rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore.
"Pas një mesatareje prej 4.3 përqind në periudhën pas pandemisë, PBB-ja reale parashikohet të rritet me 3.5 përqind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 përqind në vitin 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të zonës së euros. Efektet direkte nga tarifat e SHBA-së janë minimale, ndërsa efektet indirekte nga masat tregtare globale dhe pasiguria gjithashtu duken të kufizuara deri më tani. Pavarësisht njëfarë moderimi, turizmi vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik.
Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, paqëndrueshmëria e çmimeve të mallrave dhe pasiguria e zgjatur mund të ndikojnë te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe të dobësojnë kërkesën e jashtme. Paqëndrueshmëria e tregut financiar global dhe korrigjimet e çmimeve të aseteve mund të zvogëlojnë kërkesën për borxhin sovran të Shqipërisë dhe mund të çojnë në rreziqe të rifinancimit.
Brenda vendit, një rënie më e theksuar se sa pritej e popullsisë në moshë pune mund të përkeqësojë mungesat e fuqisë punëtore, të nxisë inflacionin, të kërkojë një qëndrim më të shtrënguar të politikës monetare dhe të dobësojë perspektivat e rritjes. Produktiviteti mbetet i ulët, me të ardhura për frymë në vetëm një të tretën e nivelit të BE-së, dhe boshllëqet në reforma në kapitalin njerëzor, qeverisjen dhe rregullimin e biznesit janë të gjera. Marrëveshja e "Paqes Fiskale", e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore", thotë FMN./Dosja.al
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë ditën e sotme. Në raportin e FMN-së një pjesë i është kushtuar ligjit për 'Paqen Fiskale' në vend, ku vijon të mbetet kritik dhe kundër.
Në pjesën për 'Paqen Fiskale', FMN shkruan se ky ligj rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore.
Marrëveshja e "Paqes Fiskale", e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore", shkruan FMN./Dosja.al