LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill ftesën, Bardhi: Bashkë të rrëzojmë regjimin e Ramës

• Partitë e opozitës kanë zhvilluar një takim ditën e sotme për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar e cila pritet të përballet me qeverinë. • Në këtë federatë morën Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Balli Kombëtar Demokrat dhe Partia Fryma e Re Demokratike ndërsa Partia Demokratike e vulës edhe pse pati ftesë, Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në takim. • Në këtë takim mbajtën fjalën disa krerë të partive ndër të cilët edhe Fatmir Mediu i cili u shpreh se ky takim ka si qëllim që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike. • Në mbledhje mbajti një fjalim edhe Flamur Noka i cili u shpreh se ky takim është përgjigje kundër sundimit të Ramës dhe se ky bashkim i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit. • Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për shqiptarët ndërsa ka theksuar se pavarësisht dallimeve tha se ata i bashkon dëshira për të parë demokraci në vend. • Federata e Opozitës së Bashkuar do të krijohet sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë pët mediat ka komentuar takimin mes partive të opozitës ku u shpreh se së bashku ta do të rrëzojnë regjimin e Ramës. • Dy prioritetet kryesore të kësaj Federate janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe nevoja për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

A ka vend për Bashën në tryezë? Bardhi: Kushdo që është në Opozitë, kjo është e vetmja rrugë të fitojmë

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është pyetur nëse do të ketë vend për Lulzim Bashën në këtë tryezë. Gjatë deklaratës për mediat, Bardhi ka theksuar se kushdo që ka marrë ftesë dhe ndihet opozitar duhet të vijë, pasi është e vetmja rrugë. 

A duhet të ketë vend në tryezë për Bashën?

Bardhi: Kushdo që është në opozitë dhe ndihet si i tillë e vetmja rrugë për tu forcuar është të bëhemi të gjithë bashkë. Nuk shoh asnjë rrugë tjetër për t’u përballur me një qeveri që po bashkohet, për shkak të përçarjes së opozitës.

2 VITE ME PARE

Bardhi pas takimit të Opozitës: Ditë e mirë, do rrëzojmë regjimin e Ramës

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krijimi i Federatës së Opozitës është një lajm dhe ditë e mirë. në një deklaratë për mediat, Bardhi ka theksuar se opozita e përçarë ka qenë një dhuratë për Ramën dhe tashmë kjo ka përfunduar. Po ashtu ai ka deklaruar se sot qytetarët kanë marrë një mesazh që ata po punojnë për rrëzimin e regjimit të Ramës.   

“Së pari besoj dhe biem dakord të gjithë se kjo është një ditë e mirë për opozitën, pas bashkimit të PD, sot kemi dhe bashkimin e forcave që janë në opozitë, për të formalizuar atë që prej kohësh flitej, Federatën. Opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë bashkë, për rrëzimin e qeverisë së Ramës dhe për t’u bërë alternativë. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë, që t’i bashkohet Federatës,” tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja mes partive të opozitës, Dule: Vota e diasporës dhe listat e hapura janë arsye themelore që na kanë bërë bashkë

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Pamje nga takimi

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar ditën e sotme mes partive të opozitës. Gjatë fjalës së tij Dule u shpreh se marrëveshja e sotme konsiston me dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës dhe listat e hapura.

Më tej ai shtoi se nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike.

Kjo është përgjigje pozitive ndaj një ftese për sinergji dhe për ti parapritë asaj që ndodh në shoqëri, dëshirën për t’iu kundërvënë autokratinë. Themeli i demokracisë është vota. Nuk mund të ketë një jetë kulturore, shoqërore, respektim të drejtash dhe parimesh, nëse i gjithë sistemi nuk mbështet te vota e lirë. Jemi vendi i vetëm, kandidat për BE që të organizojmë zgjedhje me standardet e kërkuara.

Vazhdojmë të shkojmë drejt së keqes. Vendimi për votën e diasporës, apo dhe vendimi për listat e hapura, janë ende të pazbatueshme. Janë dy arsye themelore këto që na kanë bërë bashkë. Po ashtu na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore. Nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca, që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike,” tha Dule.

2 VITE ME PARE

Takimi i partive të opozitës, Vasili: Të gjithë në këtë tavolinë duam një Shqipëri me demokraci

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar ditën e sotme për krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar. Vasili gjatë fjalës së tij e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për shqiptarët ndërsa ka theksuar se pavarësisht dallimeve ka disa vija që bashkojnë të gjithë të pranishmit në tryezë.

“Vendi është i rrezikuar si asnjëherë më parë në 30 vite. Këto interesa madhore janë prioritet i prioriteteve. Është e qartë për të tërë se shqiptarët që vuajnë, që plaçkiten, persekutohen nga ky regjim apo narko-regjim, janë një shumicë dërrmuese në Shqipëri që kërkon përfaqësim politik për këtë shumicë.

Ky kapital, kjo energji është detyrim dhe imponim për të gjithë ne. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, dhe për opozitën. Të gjithë kemi këndvështrime individuale, individualitete politike, por kemi disa vija madhore të gjithë në këtë tavolinë, që duan një Shqipëri me demokraci ku nuk ka të pandëshkuar," tha Vasili.

2 VITE ME PARE

Takimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar/ Noka: Ky bashkim u thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Flamur Noka

TIRANË- Në takimin e mbajtur ditën e sotme mes partive të opozitës ka mbajtur fjalën e tij edhe Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij Noka u shpreh se ky takim është një mesazh i fortë që vjen para protestës së 20 shkurtit. Ai më tej shtoi se kjo është përgjigje kundër sundimit të Ramës dhe se ky bashkim i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit.

"Dua të përshëndes në emër të PD 3 iniciatorët për krijimin e këtij fronti të bashkuar opozitar. Kjo vjen në një moment të vështirë e delikat të vendit dhe demokracisë. Kjo dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës së rendë politike e jo vetëm, që regjimi i Ramës ka fut Shqipërinë. Bashkimi i opozitës në përputhej dhe respekt të votës që qytetarët i dhanë opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Bashkimi opozitës po ndodh disa ditë para protestës së madhe të ftuar nga PD, tashmë nga opozita.

Bashkimi që ndodh është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit. Është sinjal për Ramën se ne përpjekjeve të tij për të rrëzuar pluralizmin do ti përgjigjemi në cdo formë e mënyrë, e më cdo armë të mosbindjes civile. Bashkimi i thotë shqiptarëve që kanë një alternativë përballë pushtetit. Bashkimi e vetmja formë për të ndalur Ramën në asgjësimin e Shqipërisë. Bashkimi është nevojë kombëtare," u shpreh Nolka.

2 VITE ME PARE

Takimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar/ Mediu: Të ngrihemi dhe të kthejmë pluralizmin e demokracinë

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Fatmir Mediu

TIRANË- Takimin e mbajtur ditën e sotme mes partive të opozitës për nënshkrimin e marrëveshjes që do të sjellë krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar e ka nisurkreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij Mediu u shpreh se ky takim ka si qëllim që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.

2 VITE ME PARE

Nis takimi mes partive të opozitës për krijimin e konfederatës

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Pamje nga takimi

TIRANË- Ka nisur takimi mes partive të opozitës për nënshkrimin e marrëveshjes që do të sjellë krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar. Në këtë federatë do të marrin pjesë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Balli Kombëtar Demokrat dhe Partia Fryma e Re Demokratike. Ndërkohë që bëhet me dije se ftesa për të marrë pjesë në këtë federatë i është bërë edhe Partise Demokratike të vulës, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë konformim apo refuzim nga Lulzim Basha.  

Kjo Federatë do të krijohet sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”. Dy prioritetet kryesore të kësaj Federate janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe nevoja për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.

2 VITE ME PARE

Federata e Opozitës së Bashkuar/ Publikohet marrëveshja që do të nënshkruhet sot: Bashkë kundër regjimit të korruptuar të Ramës

Krijohet Federata së Opozitës së Bashkuar, Basha shpërfill
Opozita

TIRANË- Marrëvesja që do të nënshkruhet ditën e sotme nga të gjitha partitë opozitare është bërë publike. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, do të krijohet Federata e Opozitës së Bashkuar, që pritet të përballet me partinë në pushtet. Kjo marërveshje vjen disa ditë, pasi bashkimit të Partisë Demokratike me deputetët që ndiqnin Gazment Bardhin.

Në këtë federatë do të marrin pjesë Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Balli Kombëtar Demokrat dhe Partia Fryma e Re Demokratike. Ndërkohë që bëhet me dije se ftesa për të marrë pjesë në këtë federatë i është bërë edhe Partise Demokratike të vulës, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë konformim apo refuzim nga Lulzim Basha.  

Kjo Federatë do të krijohet sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”. Dy prioritetet kryesore të kësaj Federate janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe nevoja për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.

Marrëveshja e Plotë:

Ne, përfaqësuesit e partive opozitare: Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vend anëtar i NATOs, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm që për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe një Shqipërie Europiane, është e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i një partneritet të qëndrueshëm me SHBA, BE dhe  vendet e NATOs;

Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmit politik të një Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet;

Duke konstatuar me shumë shqetësim braktisjen masive të vendit nga shqiptarët në tërësi dhe nga profesionistë, të rinj dhe të reja, për shkak të humbjes së shpresës dhe rrëshkitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, të bazuar në korrupsionin, krimin dhe drogën, persekutime, arrestime dhe burgosje politike të liderëve të partive opozitare; Duke vlerësuar si jetike pjesmarrjen e diasporës në votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeverisës;

Duke mbajtur në konsideratë mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë, mohimin e të drejtave kushtetutese të deputetëve të opozitës në Parlament, mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria, apo mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për shkak të përdorimit të shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;

Duke qenë të ndërgjegjshëm mbi nevojën për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale, krijimit të shpresës dhe besimit tek qytetarët, dhe nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve, përmes një politike që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, mundësimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;

Deklarojmë sa më poshtë:

Institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.
Rikonfirmojmë vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike.
Shpallim:
i) “garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe
ii) “nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”, si dy prioritete kryesore të axhendës politike të opozitës

federata e bashkuar e opozites

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë