Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns vizitoi ditën e sotme Kosovën. • Gjatë vizitës në Kosovë Burns u takua me dyer të mbyllura me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë. • Asnjëra palë nuk ka dhënë ende ndonjë hollësi rreth vizitës së Burns, që ndodh në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti. • Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit. • Para Prishtinës, drejtori i CIA-s, ishte në Sarajevë e Beograd, por lidhur me vizitat e tij nuk pati asnjë detaj.
3 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi vizitën e William Burns, kreut të CIA-së, në Kosovë, duke theksuar se Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane. Sipas Haradinajt, Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, për shkak të një bllokade të vendosur nga institucionet amerikane ndaj këtij të fundit. Në këtë rast sipas Haradinajt, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të Shtetet e Bashkuara, Burns është takuar vetëm me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar shumë kohë më parë, edhe po është praktike një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, shefi i CIA-s takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në Tv Dukagjini.
Aktualisht, Kryeministri Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike.
PRISHTINË- Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, u takua të enjten me dyer të mbyllura me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në Prishtinë, në kuadër të një vizitë në rajon gjatë së cilës qëndroi edhe në Sarajevë dhe në Beograd.
Asnjëra palë nuk ka dhënë ende ndonjë hollësi rreth vizitës së Burns, që ndodh në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti, i cili këto ditë po merr pjesë në Kuvendin e demokratëve në Çikago.
Zoti Burns arriti në Prishtinë nga Beogradi, por për vizitën e tij atje nuk ka pasur asnjë njoftim.
Të martën zoti Burns ishte në Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë, në një vizitë gjatë së cilës, sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, u diskutua lidhur me retorikën përçarëse dhe veprimet e presidentit pro rus të Republikës Serbe, Milorad Dodik.
Milorad Dodiku gëzon përkrahjen e Rusisë për qëndrimet e tij, ndërsa ekziston një frikë e përhapur në Perëndim se Moska po përpiqet të destabilizojë Bosnjën dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, për të zhvendosur të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga agresioni i saj në Ukrainë./VOA
KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur mesditën e sotmë në Kosovë. Mësohet se Burns takimin e parë në Kosovë e ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas do të ketë takime të tjera me zyrtarë në vend.
Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd. Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit. Para Prishtinës, drejtori i CIA-s, ishte në Sarajevë e Beograd, por lidhur me vizitat e tij nuk pati asnjë detaj.